ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj kujton Masakrën në Abri dhe luftëtarët Demakun, Xhemajlin e Hajdarin

    Haradinaj kujton Masakrën në Abri dhe luftëtarët Demakun, Xhemajlin e Hajdarin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 27 vjetorin e rënies heroike të luftëtarit Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.

    Ai shkruan semësuesi me dy nxënësit e tij nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit.

    Haradinaj kujton edhe ekzekutimin që u bë në familjen Deliu në Abri, që ndodhi po në të njëjtën ditë.

    “27 vjet nga rënia heroike e luftëtarëve të lirisë, Vesel Demaku, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Mësuesi me dy nxënësit e tij, që nuk lëshuan pozicionet deri në frymën e fundit, për të mbetur frymëzim trimërie në rrugën tonë drejt lirisë. Po atë ditë, në Abri forcat serbe ekzekutuan familjen Deliu, duke mos kursyer askënd, nga foshnja disa muajshe e deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre! Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Pamje nga momenti tensionues i çiftit presidencial në helikopter: Melania tund kokën, Trump tregon me gisht

    Pamje nga momenti tensionues i çiftit presidencial në helikopter: Melania tund kokën, Trump tregon me gisht

    Kamera ka kapur një bisedë të dukshme të tensionuar mes Donald dhe Melania Trump ndërsa po ktheheshin në Shtëpinë e Bardhë me helikopterin Marine One pas vizitës në Kombet e Bashkuara në New York.

    Sipas një videoje të publikuar nga Sky News Arabia, çifti presidencial shihet duke u ulur përballë njëri-tjetrit ndërsa helikopteri po zbriste mbi barin e Shtëpisë së Bardhë. Në pamje, Melania (55 vjeç) tund kokën dhe bën gjeste ndaj bashkëshortit të saj Donald (79 vjeç), i cili i kthen përgjigje duke treguar me gishta.

    Pas asaj që duket të ketë qenë një debat i nxehtë, çifti doli nga helikopteri, duke ecur dorë për dore mbi barin, ndërsa presidenti bëri një përshëndetje të shkurtër për gazetarët e pranishëm.

    @skynewsarabia جدال حاد بين ترامب وميلانيا داخل مروحيتهما #سوشال_سكاي ♬ original sound – SkyNewsArabia

    Vizita në New York nuk ishte pa momente të tensionuara. Para fjalimit të Trump në selinë e OKB-së, shkallët lëvizëse ku ndodheshin ai dhe Melania u ndalën papritmas.

    Mediet konservatore e quajtën menjëherë incidentin “sabotazh”, dhe Jesse Watters nga Fox News madje sugjeroi se ndërtesa e OKB-së duhej të shkatërrohej. Një zëdhënës i OKB-së sqaroi më vonë se një kameraman i delegacionit amerikan kishte aktivizuar aksidentalisht mekanizmin e ndalimit.

    Pak më vonë, ndërsa po përgatitej për fjalimin para liderëve botërorë, teleprompteri i Trump duket se dështoi, duke e detyruar të ndalej për rreth 15 sekonda. “Mund të them vetëm se kushdo që operon këtë teleprompter është në vështirësi të mëdha”, tha presidenti.

    Në një intervistë për Fox News, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, paralajmëroi për pasoja. “Nëse zbulojmë se punonjësit e OKB-së përpiqeshin që qëllimisht të pengonin presidentin dhe zonjën e parë të SHBA-së, ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë do të kujdesem personalisht për këtë”, deklaroi ajo.

     

    Leavitt e përsëriti mesazhin edhe në rrjetet sociale, duke shkruar: “Nëse dikush në OKB ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse… duhet shkarkuar menjëherë dhe hetuar”.

    Ajo gjithashtu iu referua një artikulli të publikuar në Times of London, sipas të cilit punonjësit e OKB-së po qeshnin duke thënë se do të ndalonin shkallët dhe “do t’i thonë se janë pa para”, duke aluduar te reduktimi amerikan i financimit për organizatën. /Telegrafi/

  • Kërcënoi një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren

    Kërcënoi një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren

    Një person është arrestuar në fshatin Prevallë të Prizrenit, pasi dyshohet se javë më parë kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

    Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari gjatë incidentit e kishte kërcënuar duke i shfaqur një pistoletë.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia ka kryer një kontroll të detajuar në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë këtij kontrolli, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, për të cilën personi i arrestuar posedonte leje të rregullt nga organet kompetente të shtetit.

    Pavarësisht se arma ishte me leje, pas intervistimit dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori i rastit ka marrë një vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

  • Sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime të mitur.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit, shtetas kosovar, është kryer pas raportimit dhe hetimit të rastit që ka ndodhur gjatë këtij muaji.

    Të gjitha veprimet policore dhe hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kujdestar për të siguruar provat dhe për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

    Pas intervistimit në stacionin policor dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Osmani takoi presidentin Trump në New York, lajmin e bëri të ditur kongresmeni amerikan, Keith Self

    Osmani takoi presidentin Trump në New York, lajmin e bëri të ditur kongresmeni amerikan, Keith Self

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, gjatë qëndrimit në New York.

    Ky takim i nivelit të lartë, i pa konfirmuar zyrtarisht, u bë i ditur nga kongresmeni republikan amerikan, Keith Self, pas një takimi që ai vetë pati me presidenten.

    Përmes një postimi në Facebook, kongresmeni Self falënderoi Presidenten Osmani për takimin e së enjtes.

    Në shkrimin e tij, Self përmendi se Osmani u takua me të, menjëherë pas takimeve që ajo kishte pasur me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara.

  • Vendet anëtare do të vendosin kush merr pjesë në Eurovizion, teksa shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit

    Vendet anëtare do të vendosin kush merr pjesë në Eurovizion, teksa shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit

    Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, thonë se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, tha të premten se bordi i Unionit Evropian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.

    Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara për shkak të luftës në Gazë.

    Eurovisioni 2026 do të mbahet në maj në Vjenë. Është zakon që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit.

    Fitues këtë vit në Bazel, Zvicër, ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”.

    Eurovision është garë në të cilën këngëtarë nga vende të ndryshme të Evropës, dhe disa përtej saj, garojnë nën flamurin kombëtar me synimin për t’u shpallur kampionë të kontinentit, një lloj Olimpiade e muzikës pop.

    Është gjithashtu një arenë ku shpesh pasqyrohen politika dhe rivalitete rajonale. Rusia u përjashtua nga Eurovisioni pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022./REL

  • Trump zotohet se s’do ta lejojë Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor

    Trump zotohet se s’do ta lejojë Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua të enjten se nuk do ta lejojë Izraelit të aneksojë Bregun Perëndimor, duke i kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan ta zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe t’i shuajnë shpresat për një shtet palestinez.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me trysni të madhe nga disa aleatë brenda koalicionit qeverisës për të aneksuar Bregun Perëndimor, gjë që i ka shqetësuar liderët arabë, disa prej të cilëve u takuan të martën me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    “Unë nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

    “Mjaft është mjaft. Ka ardhur koha të ndalet tani”, shtoi ai.

    Franca, Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia janë ndër vendet që kanë njohur shtetin palestinez ditët e fundit, pjesërisht për ta mbajtur gjallë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete.

    Izraeli e ka dënuar vendimin e tyre për njohjen e shtetit palestinez.

    Ndërkohë, Netanyahu ka mbërritur në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara të premten.

    Zyra e Netanyahut tha se kryeministri do t’iu përgjigjet deklaratës së Trumpit sapo të kthehet në Izrael, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Vendbanimet izraelite janë rritur në madhësi dhe numër qëkurse Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor gjatë luftës së vitit 1967.

    Ato shtrihen thellë në tokën palestineze me një sistem rrugësh dhe infrastrukturë tjetër nën kontrollin izraelit, duke e copëtuar më shumë tokën.

    Një plan për vendbanime izraelite, i njohur si projekti E1 dhe i dënuar nga shumë vende, u miratua në gusht. Ky projekt do ta ndajë në dysh Bregun e pushtuar Perëndimor dhe do ta shkëpusë nga Jerusalemi Lindor.

    Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, një ultranacionalist në koalicionin e djathtë që mban Netanyahun në pushtet, tha në atë kohë se “shteti palestinez po hiqet nga tavolina”.

    Vendet arabe dhe myslimane e paralajmëruan Trumpin gjatë një takimi në fillim të kësaj jave për pasojat e rënda të aneksimit të Bregut Perëndimor – një mesazh që presidenti amerikan “e kupton shumë mirë”, sipas ministrit të Jashtëm saudit, princit Faisal bin Farhan Al-Saud.

    Rreth 700.000 kolonë izraelitë jetojnë mes 2.7 milionë palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e aneksoi në një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve.

    Izraeli nuk pranon të heqë dorë nga kontrolli mbi Bregun Perëndimor.

    Shumica e bashkësisë ndërkombëtare i vlerëson vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare.

    Izraeli e kundërshton këtë, duke cituar lidhjet historike dhe biblike me këtë tokë dhe duke thënë se vendbanimet ofrojnë thellësi strategjike dhe siguri./REL

  • Ngrihet aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey

    Ngrihet aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey

    Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit amerikan.

    Comey – i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump – akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.

    Duke reaguar ndaj aktakuzës, Comey tha se ndihet i pafajshëm dhe se “kam besim të madh në sistemin gjyqësor federal”.

    Avokati i tij, Patrick J. Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht akuzat e ngritura sot. Ne mezi presim ta shpallim të pafajshëm në gjykatë”.

    Nëse shpallet fajtor, Comey mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rrejshme dhe për pengimin e një hetimi nga Kongresi.

    Aktakuza u ngrit disa ditë pasi Trump i bëri thirrje kryeprokurores së vendit, Pam Bondi, që t’i hetojë në mënyrë më të ashpër kundërshtarët e tij politikë, përfshirë Comeyn.

    Trumpi i kishte kërcënuar me burgosje rivalët e tij politikë qysh kur kishte garuar për president në vitin 2015, por aktakuza e së enjtes nënkupton se kjo është hera e parë që administrata e tij ka arritur ta sigurojë një aktakuzë nga një juri e madhe kundër njërit prej tyre.

    Departamenti i Drejtësisë i Trumpit po heton gjithashtu kundërshtarë të tjerë, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe John Boltonin, i cili shërbeu si zyrtar i sigurisë kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit.

    Trump, i cili i ka bërë trysni prokurores së përgjithshme Bondi për t’i ndjekur penalisht Comeyn dhe kritikë të tjerë, e festoi lajmin.

    “Drejtësi në Amerikë!” shkroi ai në rrjetet sociale. “Ai ka qenë shumë i dëmshëm për vendin tonë, për kohë kaq të gjatë”.

    Trumpi e shkarkoi Comeyn në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar rregullisht Comeyn për mënyrën se si e kishte udhëhequr hetimin nga FBI-ja që dokumentoi kontaktet mes rusëve dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

    Qëkurse Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar dëshminë e Comeyt të vitit 2020, kur ai iu përgjigj kritikave republikane mbi hetimin për Rusinë dhe mohoi se kishte autorizuar publikimin e informacioneve të klasifikuara në media.

    Sipas aktakuzës, Comey e mashtroi Kongresin duke deklaruar se nuk kishte autorizuar askënd tjetër të ishte burim anonim në raportimet e mediave për një hetim të FBI-së./REL

  • Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, e rrezikshme për pjesën e kufirit – jo për qytetarët

    Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, e rrezikshme për pjesën e kufirit – jo për qytetarët

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit, për të cilat dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë. Ai tha se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po kryen monitorime të situatës.

    “Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, tha Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve.

    Ai theksoi se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.

    “Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR.”, u shpreh Hoxha.

    Më tej, ai bëri të ditur se institucionet ndërkombëtare janë njoftuar për këtë situatë dhe se përgjegjësia i takon KFOR-it.

    “Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim.”, tha Hoxha.

  • Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton ish-gruan me pushkë brenda një spitali

    Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton ish-gruan me pushkë brenda një spitali

    Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi brutal brenda familjes, i cili ka ndodhur në një spital në qytetin Kahranmarmaras.

    Në video shihet momenti kur ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Eser Karaca, i merr jetën asaj duke e qëlluar me një armë të llojit shotgun.

    Krimi makabër me autor 44-vjeçarin Atilla Aydintapli u regjistrua nga kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.

    Në video, Aydintapli shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij dhe duke mbajtur një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja shihet duke dalë nga zyra dhe duke vrapuar për të shpëtuar jetën.

    Në këtë moment, 44-vjeçari nxjerr një pushkë nga çanta dhe e qëllon 42-vjeçaren nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte. Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë para se të largohej drejt daljes.

    Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçares iu aprovua urdhri i ndalimit kundër ish-bashkëshortit. Aydintapli u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa prokurorët kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm.