ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër

    Arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër

    Një grua (shtetase e Turqisë) është arrestuar pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në aeroportin “Adem Jashari”.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar.

    “ANP-së Adem Jashari/ 05.03.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Turqisë, pasi që njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Kulla e Jasharëve i mbijeton kohës, por u dëmtua!

    Kulla e Jasharëve i mbijeton kohës, por u dëmtua!

    Luftës i qëndruan në këmbë, por pas saj muret e kullave të Jasharëve në Prekaz u mbushën me shkarravina. Aty është e dëmtuar edhe platforma e dedikuara për vizitorë, andaj kërkohet intervenim urgjent në mbrojtjen e tyre.

    Sot, këto vizitohen në baza ditore, sidomos, me 5,6 dhe 7 mars, me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.

    Njësoj edhe këtë vit mijëra qytetarë erdhën për vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Qenë pikërisht vizitorët, që u siguruan të lënë shenjë që ishin këtu.

    Në verën e vitit 2024, u kontraktua një konzercium ndërkombëtar, për hartimin e masterplanit për kompleksion memorial “Adem Jashari”, me kosto tetë milionë euro, brenda 22 muajsh.

    Plani do të aplikohet në një hapësirë prej 450 hektarësh.

    Kullat do të mbështjellen me xham transparent, ndërsa ish-fabrika e municionit do të kthehet në muze kombëtar të rezistencës.

    Dikush ka shpresë që puna në terren do të fillojë në pranverë.

    Pushtetarët nuk ishin të disponuar të prononcohen të enjten.

    Ndërkaq, insitucionet, kanë bërë intervenime në strukturat e rrezikuara.

  • Amendamentet kushtetuese për presidentin dërgohen në komisionet përkatëse për shqyrtim

    Amendamentet kushtetuese për presidentin dërgohen në komisionet përkatëse për shqyrtim

    Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar komisionit të shqyrtojë amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.

    Sipas këtyre amendamenteve, presidenti/presidentja zgjidhen nga populli.

    Ai theksoi se këto amendamente mbështeten me arsyetimin se një model i tillë do të ndihmonte në eliminimin e ngërçeve politike që në të kaluarën kanë penguar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin institucional.

    “Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, ka thënë Adnan Rrustemi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

  • Haxhiu pas kërkesës së Osmanit: I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve

    Haxhiu pas kërkesës së Osmanit: I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të proceduara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

    Përmes një njoftimi publik, Haxhiu ka theksuar se këto amendamente synojnë të shmangin ngërçet institucionale që lidhen me zgjedhjen e kreut të shtetit dhe të sigurojnë stabilitet më të madh institucional.

    “Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.

    Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

  • Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

    Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me votë nga populli.

     

  • Shtyhet për 12 mars seanca paraprake për çështjen ndaj Ilir Metës

    Shtyhet për 12 mars seanca paraprake për çështjen ndaj Ilir Metës

    Seanca paraprake ndaj ish-presidentit të Shqipëria, Ilir Meta, është shtyrë për më 12 mars për shkak të mungesës së avokatëve të Pirro Xhixho.

    Në këtë proces janë të përfshirë edhe Monika Kryemadhi dhe disa të pandehur të tjerë. Në seancën e 26 shkurtit, Meta dhe Kryemadhi kishin kërkuar pushimin e çështjes.

    Sipas SPAK, ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa hetimet kanë zbuluar disa skema të dyshuara korrupsioni dhe përdorim të pushtetit politik.

  • Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

    Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion gjatë një kontrolli në një shtëpi të braktisur në komunën e Leposaviqit, pas pranimit të një informacioni për praninë e tyre në atë lokacion.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut, ku njësitë policore kanë dalë në terren për të verifikuar informacionin e pranuar.

    Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, një kallash, një pistoletë me dy karikatorë të zbrazët dhe 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thuhet në njoftim.

  • Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete – policia nis hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete – policia nis hetimet

    Një rast i vdekjes së dyshimtë është regjistruar sot në veri të vendit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fshat të Zveçanit.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar gjatë ditës së sotme, pasi autoritetet janë informuar nga stafi mjekësor për një person që dyshohej se kishte ndërruar jetë.

    “Në lidhje me këtë informatë, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.M (1962).”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Kërkohet paraburgim për Mossin dhe dy tjerët për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë për reperin Mossi dhe dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

    “Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën në gjykatën kompetente për të tre personat”, ka thënë ajo.

    Tre të dyshuarit ndërkohë gjenden në ndalim nga e mërkura.

    Sipas Prokurorisë, artisti nga Prishtina dyshohet për tri vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    “Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

  • Dogana ndalon produkte kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

    Dogana ndalon produkte kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

    Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave kozmetike të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës.

    Gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në vend, zyrtarët doganorë zbuluan 610 produkte kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për lëkurën, flokët, maska për fytyrë dhe parfume të markave të njohura.

    Drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por pas kontrollit të detajuar u konstatua kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave.

    Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet procedurale sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar.