ATV

Author: G.O.

  • Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

    Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin

    Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë kohës kur ai po flet, po dërgohet në Gjykatë Kushtetuese dekreti i presidentes Osmani.

    Ai tha se afati 60 ditor për ta zgjedhur presidentin ka nisur mbrëmë dhe, sipas tij, afati 30-ditor që presidenti të zgjidhet pa i mbarur mandati presidentit aktual flet për nisje të procesit, jo për mbyllje të tij.

    “I kemi 60 ditë kohë të bëjmë zgjidhe e të mos kemi zgjedhje”, tha Kurti.

  • Kurti e akuzon opozitën për mosbashkëpunim të mirëfilltë për zgjedhjen e presidentit

    Kurti e akuzon opozitën për mosbashkëpunim të mirëfilltë për zgjedhjen e presidentit

    Kurti tani po i kritikon dy partitë kryesore opozitare, PDK dhe LDK, për mungesë të bashkëpunimi të mirëfilltë për një marrëveshje për president.

    Ai tha se nuk u morën vesh me PDK-në pasi ai tha se nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje ‘bllanko”, siç kërkonte PDK.

    “Nuk mund të bëj marrëveshje pa u ditur emri”, tha ai.

    “Kur s’më dhanë emra, thashë hajt të provoj unë t’ua japë një emër”, tha Kurti teksa përshkruante negociatat me opozitën.

    Ai tha se nuk u pranua propozimi i tij për emrin e Andin Hotin dhe nuk pranuan më as të takohen.

    Kurse për LDK-në tha se i ka thënë se mund të japin veç gjysmën e nënshkrimeve për njërin kandidat.

  • Kurti: S’mund të flasim për zgjedhjet e reja pa e thënë fjalën e vetë Gjykata Kushtetuese

    Kurti: S’mund të flasim për zgjedhjet e reja pa e thënë fjalën e vetë Gjykata Kushtetuese

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka folur për situatën politike tashmë të krijuar edhe pasi nuk munden ta zgjedhin presidenten/in, e që pasoi edhe me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

    Në këtë konferencë, Kurti ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo.

    “Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

    Kryeministri Kurti tha se sipas Kushtetutës, ai nuk është dashur të shpërndahej tani.

    “Ka afat 60-ditor për t’u zgjedhur presidenti dhe ne kemi qenë në sallën e Kuvendit vetëm 30 minuta”, tha Kurti.

    “Nuk është përmbushur kriteri prej 60-ditësh, nuk jemi më 5 maj sot, por më 6 mars”, shtoi ai.

  • Aksion në gjithë Kosovën për çmimet e derivateve, dalin në terren inspektorët

    Aksion në gjithë Kosovën për çmimet e derivateve, dalin në terren inspektorët

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Autoritetit të Konkurrencës.

    Aksioni është realizuar në kuadër të mbikëqyrjes së çmimeve të derivateve të naftës.

    Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni ka qenë kontrollimi i zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

    “Qëllimi i këtij aksioni ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse. Veprimet kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, luftimin e informalitetit dhe eliminimin e praktikave të padrejta tregtare.

  • Emiratet e Bashkuara Arabe kapën mbi 1 mijë dronë që nga fillimi i luftës me Iranin

    Emiratet e Bashkuara Arabe kapën mbi 1 mijë dronë që nga fillimi i luftës me Iranin

    Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me një tjetër sulm masiv ajror gjatë natës së të premtes dhe alarmet dhe paralajmërimet publike mbetën gjatë gjithë natës, raportoi korrespondenti i Euronews në Dubai nga terreni.

    “Një kontakt në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit tha se po dëgjojnë shpërthime përgjimi çdo 20 sekonda”, tha Jane Witherspoon.

    Që nga fillimi i luftës në Iran të shtunën, mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka kapur 1,072 dronë, 196 raketa balistike dhe tetë raketa kruiz.

    “Konsensusi i përgjithshëm për shumë njerëz është se ata mendonin se do të kishte mbaruar deri tani, dhe ndërsa gjithçka duket plotësisht nën kontroll, ekziston një shqetësim në rritje”, raportoi Witherspoon.

    Ndërkohë, njerëzit në Katar u zgjuan nga një alarm emergjence në telefonat e tyre gjatë natës të premten, pas të cilit Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte kapur një dron që synonte bazën ajrore Al-Udeid, baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

    Autoritetet lokale u kanë këshilluar njerëzve të shmangin grumbullimet në hapësira publike të hapura.

  • Arrestohen katër persona në Britani, dyshohen se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës iraniane

    Arrestohen katër persona në Britani, dyshohen se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës iraniane

    Katër persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar nën dyshimin se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës iraniane, në kuadër të një hetimi kundër terrorizmit.

    Policia tha se janë arrestuar një iranian dhe tre shtetas britaniko-iraniane, të dyshuar për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjent. Hetimi lidhet me dyshimet për mbikëqyrje të vendeve dhe individëve të lidhur me komunitetet hebraike në Londër.

    Komandantja Helen Flanagan, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, deklaroi se “këto arrestime janë pjesë e një hetimi të gjatë dhe pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ndërprerë aktivitetin keqdashës aty ku dyshojmë. Ne e kuptojmë që publiku mund të jetë i shqetësuar, veçanërisht komuniteti hebre, dhe u kërkojmë atyre të qëndrojnë vigjilentë dhe të kontaktojnë policinë nëse shohin ose dëgjojnë diçka që i shqetëson.”

    Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, siguroi publikun se policia dhe shërbimet e sigurisë janë ndër më të mirat në botë dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprime kundër çdo kërcënimi ndaj Mbretërisë së Bashkuar:

    “Ata do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet dhe fuqitë që kanë për ta mbajtur këtë vend të sigurt, me mbështetjen e plotë të qeverisë ndërsa kryejnë punën e tyre jetësore”, tha ajo.

    Pasi Irani nisi sulme hakmarrëse pas sulmit SHBA-Izrael në fundjavë, kryeministri Sir Keir Starmer dënoi veprimet e Iranit kundër “partnerëve në të gjithë rajonin”.

    “Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, regjimi iranian përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për disidentët dhe për komunitetin hebraik”, shtoi Sir Keir.

  • Trump: Asnjë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte

    Trump: Asnjë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit pa kushte, duke shtuar se SHBA dhe aleatët e saj do të punojnë për ta bërë Iranin “më të madh dhe më të fortë se kurrë”.

    Reagimi i tij vjen pas deklaratave të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili tha se disa vende po ndërmjetësojnë për paqe, por paralajmëroi se Irani do të mbrojë dinjitetin dhe sovranitetin e tij.

  • Balluku reagon për herë të parë për hetimin nga SPAK: S’kam as limuzina as jahte as helikopterë e as 300 apartamente

    Balluku reagon për herë të parë për hetimin nga SPAK: S’kam as limuzina as jahte as helikopterë e as 300 apartamente

    Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë ndaj hetimit që po zhvillon SPAK në ngarkim të saj.

    Në një deklaratë për shtyp, Balluku shprehet se ndaj saj po zhvillohet gjyq publik.

    “Unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale, as në banaqe mediatike por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon kushtetuta apo ligji. Kam zgjedhur të mos analizoj, të mos komentoj dhe të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë.

    Nëse do t’i ktheheni deklaratave të mia nuk do gjeni kurrë  një deklaratë të kundërshtojë tjetrën. Besoj se drejtësia e re do të jetë e lirë dhe e pavarur, si produkt i vizionit të Edi Ramës.  Ajo reformë u krye për t’i kthyer besimin qytetarëve te një drejtësi e drejtë. Unë besoj te kjo drejtësi, nuk do anatemoj kur kjo drejtësi prek interesat e mia personale.

    Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.

    Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”,u shpreh Balluku./TCh/

  • Apeli anulon vendimin e Themelores që kishte liruar të dyshuarit e kapur me rreth 1 milion euro në kufi

    Apeli anulon vendimin e Themelores që kishte liruar të dyshuarit e kapur me rreth 1 milion euro në kufi

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i cili kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve për veprën penale të shpëlarjes së parave.

    Në njoftimin e bërë publik të premten, Apeli bëri të ditur se e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe, sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur më 27 shkurt 2026 që të refuzojë kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet E.A., A.K. dhe A.L., të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave” sipas nenit 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në lidhje me dispozitat përkatëse të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    Me atë vendim, gjykata e shkallës së parë kishte urdhëruar që të pandehurit të lirohen menjëherë për t’u mbrojtur në liri nga data 27 shkurt 2026.

    Megjithatë, Kolegji i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të lidhura me zbatimin e gabuar të dispozitave materiale.

    Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme se si ka arritur në përfundimin se nuk ekziston dyshim i bazuar për kryerjen e veprës penale nga të pandehurit.

  • AAK-ja thërret konferencë për media

    AAK-ja thërret konferencë për media

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot nga ora 17:00.

    Gjithashtu para adresimit për media AAK do të zhvilloj mbledhjen e Këshillit të Brendshëm ku në rend dite janë dy pika.

    “Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”, ka njoftuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

    Ndërkaq sot, është zhvilluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive opozitare ndërsa Lëvizja Vetëvendosje refuzoi të ishte e pranishme.