Të hënën në orët e para të mëngjesit, konkretisht rreth orës 03:40, në Zveçan në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ekskavator.
Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti në polici është hapur si “zjarrvënie”.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE/Zveçan 24.04.2023 – 03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra.
Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup.
Koha në të cilën bie zilja e thirrjes së ndihmës e deri në momentet e fundit kur ndërmarrën të gjitha veprimet e një zjarrfikësi është punë minutash e presion i madh.
Të shërbyerit në këtë profesion është sfidë, rreziqet e shumta të cilat mund të vijnë nga çasti në çast nuk zbehin asnjëherë misionin për të cilin janë betuar.
Për Malë Gashin i cili është pjesë e zjarrfikësve, thotë se intervenimet në rastet më të rënda, kur arrijnë të shpëtojnë jetë njerëzish janë momente krenarie që na bëjnë t’i përkushtohemi me shumë kujdese punës dhe misionit.
Me shumë vështirësi, një lloje si në intervenime, ashtu edhe me kushtet jo të mira të punës, përballet jo vetëm Malë Gashi por edhe të gjitha kolegët me ndihmën e të cilëve arrihen shpëtimit e ndryshme.
Një profesion i tillë ndonëse ka krejt këto sakrifica, është i dashur për Malë Gashin për shkak të misionit që ka, ndihmën për njerëzit kur janë në rrezik dhe kjo ka ndikuar që ai të mos mendojë të tërhiqet ndonjëherë.
Përgjatë orarit të tij, thirrjet e rasteve për të intervenuar janë të shumta por edhe gatishmëria për të shërbyer është gjithnjë aty./ATVLIVE.TV/
Bujaria, mbështetja për atë që ka nevojë, si dhe mikpritjen kanë qenë gjithmonë virtyt i shqiptarëve.
Sondazhi i fundit i “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregon se Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes sociale.
Ndryshe është situata për shtetasit e Kosovës, që vazhdojnë t’í ruajnë e zbatojnë këto tradita, duke u renditur ndër të parët në botë sa i përket bujarisë.
Mbështetja sociale është një tregues që sipas metodologjisë së raportit lidhet me pasjen e dikujt ku të mbështetesh në kohë telashesh, transmeton atvlive.tv.
Shqipëria në këtë tregues renditet e fundit në Evropë dhe e 29-a nga fundi në botë.
Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Congo, Zimbabëe, Kenya, Honduras etj.
Në rajon, pas Shqipërisë, mbështetje më të ulët sociale ka në Maqedoninë e Veriut.
Kosova renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka të dhëna për Serbinë e Malin e Zi.
Shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda.
Edhe në indikatorin tjetër, atë të bujarisë, Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë.
Hulumtimet tregojnë se në të gjitha kulturat, duke filluar nga fëmijëria e hershme, njerëzit tërhiqen nga sjelljet nga të cilat përfitojnë njerëzit e tjerë.
Shqipëria është ndër vendet më pak bujare të Evropës, por rekordin negativ e mban Greqia, së bashku me Bullgarisë, Rumaninë, Portugalinë.
Shtetasit e Kosovës sërish renditen shumë më mirë sesa ne, ndër 25 shtetet më bujare në botë.
Mbështetja e ulët e pritshme nga miqtë e të afërmit, së bashku me të ardhurat e ulëta për frymë, e perceptimin e lartë të korrupsionit janë disa nga faktorët që e rendisin Shqipërinë ndër shtetet më të palumtura të Evropës.
Ndonëse të ardhurat për frymë të Kosovës janë më të ulëta sesa të Shqipërisë, sërish shtetasit e Kosovës renditen shumë më mirë se Shqipëria në indeksin e lumturisë, pasi fitojnë pikë nga mbështetja e lartë, që kanë për njëri-tjetrin./atvlive.tv/
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se forcat e armatosura sudaneze dhe Forcat rivale të Mbështetjes së Shpejtë kishin rënë dakord të respektonin një armëpushim mbarëkombëtar për 72 orë duke filluar nga mesnata.
“Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të mbajnë një armëpushim tre-ditor për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës në vendin e Afrikës Lindore”, ka thwnw Blinken.
Blinken tha se “negociatat intensive” çuan në marrëveshjen midis Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF), të udhëhequra nga gjenerali Abdel-Fattah Burhan, dhe gjeneralit të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) Mohammed Hamdan Dagalo, i cili zakonisht njihet si Hemedti.
“Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje SAF dhe RSF që të respektojnë menjëherë dhe plotësisht armëpushimin”, tha Blinken në një deklaratë, shkruan AA.
“Për të mbështetur një përfundim të qëndrueshëm të luftimeve, Shtetet e Bashkuara do të koordinohen me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, dhe palët civile sudaneze, për të ndihmuar në krijimin e një komiteti për të mbikëqyrur negociatat, përfundimin dhe zbatimin e një ndërprerjeje të përhershme të armiqësive dhe marrëveshjet humanitare në Sudan”, shtoi ai.
SHBA gjatë fundjavës mbylli ambasadën e saj në Khartoum dhe evakuoi stafin e saj nga vendi ndërsa dhuna vazhdonte. Uashingtoni po shqyrton aktualisht opsionet për rifillimin e aktivitetit të tij diplomatik në vend, potencialisht me një prani të re me bazë në qytetin e Port Sudanit në Detin e Kuq, tha të hënën Departamenti i Shtetit.
Të paktën 413 persona janë vrarë dhe 3,551 të tjerë janë plagosur që nga 15 prilli kur shpërtheu konflikti në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të tjera midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe RSF-së, të cilën ushtria e kishte shpallur një grup rebel.
Mosmarrëveshjet ishin nxitur në muajt e fundit midis ushtrisë dhe RSF-së mbi reformën e sigurisë ushtarake. Reforma parashikon pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri, një nga çështjet kryesore në procesin e negociatave të kryera nga palët ndërkombëtare dhe rajonale për kalimin në sundimin civil dhe demokratik në Sudan.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se shumë biznese prodhuese në vend kanë qenë të detyruara që të blejnë pajisje të automatizuara.
Rafuna i tha Ekonomia Online, se kjo ka ndodhur për shkak të mungesë së fuqisë punëtore. Madje ai ka përmendur shembullin që një kompani e prodhimit të karrigeve ka blerë 3 robotë për t’i zëvendësuar ata me katër punëtorë që kishte.
“Shumica e bizneseve për shkak të fuqisë punëtore, janë detyruar të riorganizohen. Kur them riorganizim e kam fjalën se kanë qenë të detyruar të blejnë pajisje të cilat janë të automatizuara, që të mos varen shumë nga fuqia punëtore”.
“Kjo ka ardhur edhe si rezultat e ngritjes së cilësisë së prodhimit, ngritjes së standardit, por ka ardhur më shumë si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore. E vizitova një prodhues tonin të karrigeve. Ai më tregoi se ka pasur katër punëtorë fizikë që kanë ngjyrosur në mënyre mekanike ndërsa tani ka sjellë tre robotë që e bëjnë ngjyrosjen e karrigeve”.
“Domethënës ai më nuk është i varur prej fuqisë punëtore fizike se atë punë ia kryejnë robotët. Kështu që kjo i ka shtyrë bizneset që të riorganizohen dhe sa më lehtë ta kalojnë mungesën e fuqisë punëtore”.
Ai shtrenjtimin e energjisë elektrike e ka parë si sfidën kryesore me të cilën po përballen bizneset, bashkë me mungesën e fuqisë punëtore.
“Frika ka qenë gjatë periudhës së dimrit se a do të ketë energji elektrike dhe se a do të rritet çmimi. Askush nuk e ka pritur që në pranverë, kur pritet ngritja e temperaturave dhe rënia e konsumit, të rritet çmimi i energjisë elektrike. Sfida e dyta për prodhuesin është mungesa e fuqisë punëtore, e kualifikuar dhe e pakualifikuar. Sfida e tretë, duhet më shumë subvencionime nga ana e Qeverisë”.
Rafuna tha se bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse kjo rritje reflektohet në koston e tyre e pastaj edhe te qytetarët përmes rritjes së çmimit të produktit final.
“Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, bizneset e kanë pritur me shumë shqetësim. Si një kosto shtesë, kjo në fund i faturohet qytetarit përmes produktit final. Do të shohim se a do të ketë ndonjë ndihmë prej Qeverisë, së paku ta mbulojë këtë dallimin e energjisë elektrike. Kur ju ndihmon bizneseve, ju ndihmon edhe qytetarëve”.
Shpërthimet në depon pakistaneze të municioneve kundër terrorizmit vranë të paktën 13 persona dhe plagosën mbi 50 të tjerë të hënën.
Shefi i policisë provinciale Akhtar Hayat tha se shpërthimet tronditën zyrën kundër terrorizmit në luginën veriperëndimore Swat, e cila më parë ishte e kontrolluar prej kohësh nga militantët islamikë përpara se ata të dëboheshin në një operacion ushtarak në 2009, shkruajnë mediat e huaja.
Zëdhënësi i tij tha në një deklaratë të lëshuar më vonë se municionet morën zjarr, “me shumë gjasa për shkak të një qarku të shkurtër elektrik. Asnjë dëshmi e një sulmi nga jashtë nuk është gjetur deri më tani”.
Policia dhe ushtria pakistaneze kanë një prani të konsiderueshme të stafit të tyre kundër terrorizmit në luginë, e cila ka qenë e prirë ndaj kryengritjes.
Shumica e të vrarëve në shpërthimet e sotme ishin oficerë të policisë kundër terrorizmit, tha Hayat, duke shtuar se një grua dhe fëmija i saj që po kalonin pranë ndërtesës u vranë gjithashtu.
Shefi rajonal i departamentit të kundër terrorizmit, Sohail Khalid, u tha gazetarëve se shpërthimet nuk dukeshin të ishin një sulm vetëvrasës apo akt tjetër terrorizmi.
“Kishte një dyqan ku kishim një sasi të madhe armësh dhe deri më tani besojmë se mund të ketë ndonjë shpërthim në të për shkak të një pakujdesie. Ne po i mbajmë të gjitha opsionet tona të hapura”, tha ai.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosovës po i shtohet një muze unik, duke prezantuar ndërtesën e Hidroelektranës në Prizren.
Ministri Çeku ka thënë se pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.
“Kosovës po i shtohet një muze unik- Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit. Menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës”, ka thënë Çeku.
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nderuar nga juria ndërkombëtare të ICMA ( International Classical Music Awards) me çmimin “Artisti i Vitit 2023”, gjatë një koncerti gala në Wrocław të Polonisë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë sopranoja në rrjetet sociale. Mes falenderimeve të shumta sopranoja shkruan se “Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit”.
Mes atyre që e kanë uruar sopranon Jaho ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. “Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!” shkruan zoti Begaj në Facebook.
“Ne të gjithë jemi ambasadorë të Shqipërisë në çdo moment që jetojmë, si brenda Shqipërisë ashtu edhe në çdo kontakt me botën. Mirënjohjen dhe duartrokitjet e shqipëtarëve i mbaj gjithmonë në zemër” është përgjigjur sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.
“Se çfarë instrumenti i rëndësishëm dhe i gjithanshëm është zëri i njeriut, tregoi Artistja e Vitit, Ermonela Jaho. Kjo soprano shqiptare i la të shkëlqejë të gjitha aftësitë e saj në arien e interpretuar plot lëvizje “Io son l’umile ancella” nga Adriana Lecouvreur nga Francesco Cilea nën shoqërimin e të orkestrës” shkruhet në faqen e ICMA në internet për prezantimin e Jahos në koncertin gala në Wrocław të Polonisë./RTSh
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aprovimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Haradinaj ka thënë se ky është hap i mbarë dhe i vështirë, ndërsa ka shprehur besim në anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.
“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Haradinaj ka shtuar se tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë fillimin e Partneritetit për Paqe.
“Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, është shprehur Haradinaj.