ATV

Author: G.O.

  • 48 raste të trajtuara brenda një jave nga Zyra për Mbrojtje të Viktimave

    48 raste të trajtuara brenda një jave nga Zyra për Mbrojtje të Viktimave

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 48 raste gjatë një jave në Kosovë, ku përfshihen raste të dhunës në familje, trafikimit dhe krimeve të tjera.

    Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe 80 seanca gjyqësore dhe janë dhënë dhjetëra këshilla juridike.

  • Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

    Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

    Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës vërehej edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

    Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Kenan Yildiz e la në gjysmë festën me skuadrën e tij, për të shkuar dhe për ta ngushëlluar Edon Zhegrovën.

    Pamjet u bënë mjaft virale në rrjetet sociale, ndërsa tani ka reaguar edhe vet ylli turk.

    Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram, postoi një fotografi me Zhegrovën, në momentin kur po e ngushëllonte pas përfundimit të ndeshjes.

  • Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada

    Rritja e madhe e çmimit të naftës, në Gjermani po kërkohet të merret një vendim “drastik” për vozitjen në autostrada

    Në Gjermani ka përsëri një debat nëse duhet të kufizohen të paktën përkohësisht kufijtë e shpejtësisë në autostrada për të kursyer karburant.

    Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburantit, ekonomistja Veronika Grimm është e hapur ndaj futjes së kufizimeve të shpejtësisë. “Nuk do të ishte turp – ndoshta edhe një sinjal i zgjuar për t’i bërë njerëzit të kuptojnë seriozitetin e situatës”, tha për gazetën Rheinische Post një anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Zhvillimit Ekonomik të qeverisë gjermane.

    Grimm beson se masat e marra deri më tani nuk janë veçanërisht efektive: “Qeveria duhet t’i lërë çmimet të funksionojnë për të ulur kërkesën për energji.” Subvencionet shtetërore të karburantit, kufizimet administrative të çmimeve dhe një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës janë, sipas mendimit të saj, “rruga e gabuar”, shkruan Deutsche Welle.

    Grimm përmendi gjithashtu “vendet në jugun global”. Atje, tha ajo, “po zbatohen masa drastike, të tilla si puna e detyrueshme nga shtëpia dhe kufizimet në përdorimin e automjeteve”. “Sa më shumë shpenzojmë, aq më keq përfundon për ato vende”, shpjegoi Grimm.

    Presidenti i të Gjelbërve , Felix Banaszak, kërkoi futjen e një kufizimi të përkohshëm të shpejtësisë. Kjo, siç i tha ai revistës Spiegel, “zvogëlon menjëherë konsumin e karburantit, ul çmimet dhe në solidaritet dhe thjesht ndihmon të gjithë ata që varen nga një makinë për punë”. Kolegia e tij e partisë Ricarda Lang, në gazetën e grupit mediatik Funke, kërkoi të drejtën për të punuar nga shtëpia në mënyrë që të lehtësonte punën e punonjësve.

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka këshilluar tashmë masa për të ulur konsumin e karburantit në dritën e krizës së naftës të shkaktuar nga sulmi ndaj Iranit. Sipas IEA-s, masa të tilla si më shumë punë nga shtëpia, kufizime shpejtësie dhe kalimi në transportin publik mund të jenë të dobishme.

    Kufizimet e shpejtësisë në autostrada janë diskutuar disa herë më parë në Gjermani — duke përmendur mbrojtjen e mjedisit ose sigurinë në trafik. SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët janë në favor të kufizimit, ndërsa Unioni, AfD dhe FDP janë kundër tij. Ministri gjerman i Transportit Patrick Schnieder tha së fundmi në stacionin ARD se kufizimi i shpejtësisë “nuk është ndonjë gjë e madhe” në masat shtrënguese: “Në kontekstin e përgjithshëm është mjaft i vogël”, tha politikani i CDU-së. “Ne duhet të propozojmë masa që njerëzit mund t’i pranojnë, që mund t’i përballojnë dhe që janë ekonomikisht të qëndrueshme.”

    Gjermania është praktikisht i vetmi vend në të cilin nuk ka kufizim të përgjithshëm shpejtësie në autostrada, domethënë i vetmi me një rrjet autostradash prej mbi 13 mijë kilometrash pa asnjë kufizim të përgjithshëm shpejtësie. Megjithatë, kufizimet e shpejtësisë vendosen në një pjesë të madhe të këtij rrjeti për arsye të tjera, dhe dendësia e trafikut rrallë lejon drejtimin vërtet “të lirë”. /Reporteri.net/

  • Arben Mustafa: Rritja e çmimeve po ndodhë si pasojë e mosveprimit nga Qeveria

    Arben Mustafa: Rritja e çmimeve po ndodhë si pasojë e mosveprimit nga Qeveria

    Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, për çmimet e derivateve të naftës foli deputeti Arben Mustafa, raporton Ekonomia Online.

    Mustafa në foltoren e Kuvendit tha se rritja e çmimeve po vjen si pasojë e mosveprimit nga qeveria.

    “Po kalojmë në një valë të re të rritjes së çmimeve. Dhe kjo rritje e çmimeve nuk po vjen vetëm nga jashtë, po vjen nga brenda si pasojë e mosveprimit të kësaj qeverie. Dhe kjo nuk është hera e parë. Ngjashëm ka ndodhur në vitin 2022. Edhe atëherë e lat inflacionin të shpërthejë lirshëm, ndërsa qytetarët i latë të vetëm të ballafaqohen me rritjen e çmimeve.

    Çmimi i naftës ka rritur rreth 1.80 cent për litër me sa i pashë disa raportime edhe me 2 euro. Për një ndër vendet më të varfra në Evropë, ky çmim i naftës është i papërballueshëm. Por problemi nuk qëndron vetëm te nafta. Kur rritet çmimi i naftës, rritet kostoja e transportit, rritet kostoja e prodhimit, kostoja e furnizimit, dhe si rezultat rriten çmimet e të gjitha produkteve që qytetarët i konsumojnë. Por në këtë rritje zinxhirore, shteti nuk është vetëm spektator, shteti është edhe përfitues. Është përfitues për shkak se nga 1 euro e 80 për një litër naftë që paguan qytetari, rreth 60 cent janë taksa që i merr shteti nga qytetarët. Pra përherë që një qytetar furnizohet me naftë, ai nuk paguan vetëm karburantin, por paguan edhe taksat për buxhetin e shtetit.

    Kjo do të thotë se sa më shumë që rritet çmimi i naftës, aq më shumë rriten edhe të hyrat e shtetit. Dhe përderisa familjet detyrohen të reduktojnë shpenzimet bazike, përderisa bizneset përballen me kosto më të larta dhe bujqit hyjnë në sezon me kosto të rënduara financiare, përfituesja e vetme e kësaj rritje të çmimeve është qeveria të cilës i rriten të hyrat buxhetore. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi kryesor“, tha Mustafa.

  • Papa Leo bën thirrje për dialog mes Izraelit dhe Iranit

    Papa Leo bën thirrje për dialog mes Izraelit dhe Iranit

    Papa Leo i ka kërkuar presidentit izraelit, Isaac Herzog, rifillimin e dialogut diplomatik me Iranin për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

    Deklarata e Vatikanit vjen në një periudhë të tensionuar në rajon, ku përplasjet ushtarake mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar viktima dhe kanë rritur pasigurinë për banorët lokalë.

    Vatikani thekson nevojën për një zgjidhje paqësore mes përplasjeve në rritje në rajon.

  • OSBE publikon udhëzime për të ndihmuar zbatimin e ligjit të ri për rininë dhe themelimin e Këshillave Rinorë në Kosovë

    OSBE publikon udhëzime për të ndihmuar zbatimin e ligjit të ri për rininë dhe themelimin e Këshillave Rinorë në Kosovë

    Për të mbështetur zbatimin e kornizës së re ligjore për rininë, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar dy publikime të ndërlidhura, Dokumentin për Avokim “Nga Qëllimi në Ndikim – Zbatimi i Ligjit të ri për Rininë” dhe Doracakun “Themelimi dhe Menaxhimi i Këshillave Rinorë”.

    Këto publikime ofrojnë rekomandime mbi politikat dhe mjete praktike për t’u ndihmuar institucioneve dhe të rinjve ta zbatojnë në praktikë Ligjin e ri për Rininë dhe Rregulloren për Këshillat Rinorë, që përbëjnë një kornizë të re për pjesëmarrje të rinisë në nivel qendror dhe komunal.

    Mbi bazën e hulumtimeve, konsultimeve me palë interesi, dhe aktiviteteve informuese në 26 komuna, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka identifikuar disa sfida në zbatim, përfshirë mangësi në koordinim gjatë tranzicionit nga strukturat e mëhershme rinore, nivel të ulët ndërgjegjësimi te të rinjtë, mekanizma të paqartë financimi, pengesa për përfshirjen e të rinjve të margjinalizuar, dhe shqetësime të lidhura me qëndrueshmërinë e angazhimit vullnetar.

    Rekomandimet kryesore për institucionet janë:

    Forcimi i koordinimit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Agjencisë për Zhvillimin e Rinisë, komunave, këshillave rinorë dhe shoqërisë civile;

    Fillimi i zbatimit të programeve të strukturuara të trajnimit dhe mentorimit për ngritje të kapaciteteve të këshillave rinorë;

    Sigurimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në proceset e përzgjedhjes, veçanërisht për të rinjtë nga radhët e komuniteteve joshumicë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

    “Këto dy publikime, të përgatitura si pjesë e mbështetjes më të gjerë të Misionit të OSBE-së për forcimin e qeverisjes demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ndihmojnë që korniza e re të përkthehet në pjesëmarrje kuptimplote të rinisë në vendimmarrje,” tha Pascale Roussy, Drejtoreshë e Departamentit të Demokratizimit në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

    Doracaku shoqërues ofron udhëzime hap pas hapi për themelimin e Këshillave Rinorë dhe i përkthen dispozitat ligjore në instrumente, modele dhe shembuj të qasshëm që të ndihmojnë përfaqësuesit rinorë, autoritetet komunale dhe institucionet qeveritare në zbatimin e kornizës së re në mënyrë transparente dhe konsistente.

    Gjatë këtij viti, Agjencia për Zhvillimin e Rinisë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, do ta prezantojë doracakun në aktivitete promovuese nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

    Dokumenti për Avokim dhe Doracaku janë në dispozicion këtu:

    https://omik.osce.org/sq/mission-kosovo/662578

  • Hegseth ndryshon rregullin ushtarak të vendosur nga George H. W. Bush

    Hegseth ndryshon rregullin ushtarak të vendosur nga George H. W. Bush

    Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, deklaroi se do t’u lejojë pjesëtarëve të shërbimit të mbajnë armë personale në bazat ushtarake, duke iu referuar Amendamentit të Dytë dhe të shtënave të fundit në baza në mbarë vendin.

    Në një video të publikuar në platformën X, Hegseth tha se po nënshkruan një memorandum që do t’i urdhërojë komandantët e bazave të miratojnë kërkesat e ushtarëve për mbajtjen e armëve private “duke supozuar se ato janë të nevojshme për vetëmbrojtje”.

    Ai theksoi se çdo refuzim i kërkesave të pjesëtarëve të shërbimit duhet të arsyetohet në mënyrë të detajuar dhe me shkrim.

    “Në praktikë, bazat tona në të gjithë vendin kanë qenë zona pa armë. Përveç nëse ishit në trajnim ose pjesë e policisë ushtarake, nuk mund të mbanit apo të sillnit armën tuaj personale për vetëmbrojtje në bazë”, tha ministri.

    Pyetjet pse pjesëtarët e forcave të armatosura nuk kanë qasje në armë shpesh janë ngritur pas të shtënave në bazat ushtarake në të gjithë SHBA-në. Këto incidente kanë ndryshuar nga përplasje të izoluara mes ushtarëve deri te sulme masive, si ai i vitit 2009 në Fort Hood në Teksas, ku një psikiatër i ushtrisë vrau 13 persona.

  • ​Aro Muric: Ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve

    ​Aro Muric: Ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka reaguar me një mesazh emocional pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë.

    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Muric u shpreh krenar për ekipin dhe rrugëtimin që kanë bërë së bashku, pavarësisht rezultatit negativ.

    “Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup lojtarësh kaq të guximshëm dhe të bashkuar. Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vend dhe në mbarë botën për besimin dhe mbështetjen” – shkroi ai.

    Portieri theksoi se në futboll fitoret dhe humbjet ndahen së bashku, por sipas tij ajo që ka arritur kjo skuadër shkon përtej rezultateve, derisa në fund, ai dha një mesazh motivues për gjeneratat e reja, duke theksuar se kjo është vetëm fillimi.

    “Në futboll fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. I kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri. Për gjeneratën e ardhshme kjo është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë” – shtoi Muric.

    Reagimi i gardianit të Kosovës reflekton unitetin dhe besimin brenda skuadrës së Kosovës, pavarësisht humbjes ndaj Turqisë.

  • Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

    Vitia tregon pse profesionistëve shëndetësorë nuk u janë paguar kujdestaritë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se mos pagesa e kujdestarive për profesionistët shëndetësorë ka ndodhur për shkak të mos votimit të buxhetit të këtij viti me kohë, megjithatë tha se në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen të gjitha ato mjete që u kanë mbetur borxh atyre.

    Këto komente i pari i Shëndetësisë i bëri në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovë ku u miratua projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

    “Në muajt në vijim në mënyrë retroaktive do të paguhen edhe të gjitha ato që iu kemi mbetur borxh por pa fajin tonë edhe gjatë këtyre muajve të fillimvitit”, tha ai.

    Për mos ekzekutimin e pagës së 13-të për specializantët të cilët kontratën e kanë pasur deri në janar të këtij viti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk ka informacione për momentin.

    Ndërsa, kur u pyet se kur mund të ketë sigurime shëndetësore të aplikueshme, Vitia deklaroi se nuk bëjnë premtime boshe, por që deri në korrik të këtij viti të gjitha institucionet shëndetësore do të pajisen me infrastrukturën e Sistemit Informativ Shëndetësor, si parakusht për funksionalizim të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

    Mos i humb
    Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
    “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
    “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
    Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
    Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
    AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
    1
    2

    Të fundit nga Lajme
    13:02 / E Premte, 03 PrillBegolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës13:02 / E Premte, 03 PrillMurati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë12:55 / E Premte, 03 PrillTahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës12:52 / E Premte, 03 PrillHoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve12:50 / E Premte, 03 Prill​Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet12:39 / E Premte, 03 PrillLDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

  • Rreth 25 shtëpi të përmbytura në Greqi, shkak rreshjet e mëdha të shiut

    Rreth 25 shtëpi të përmbytura në Greqi, shkak rreshjet e mëdha të shiut

    Moti i keq i quajtur “Erminio” ka goditur disa zona të Greqisë gjatë 48 orëve të fundit, me erëra të forta dhe stuhi intensive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në ishullin Poros.

    Banorët e ishullit përballen me pasojat e stuhisë, ndërsa të mërkurën, ura në rrugën kryesore bregdetare të Askelit, pranë Panagitsa, u shemb për shkak të presionit të ujit dhe peshës së materialeve të transportuara nga stuhia.

    Për të vlerësuar dëmet dhe për të monitoruar situatën, Zëvendësministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Konstantinos Katsafados, do të vizitojë ishullin mesditën e sotme dhe do të kryejë një inspektim të zonave të prekura.