ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet një person për sulm seksual në Vushtrri

    Arrestohet një person për sulm seksual në Vushtrri

    Të mërkurën është arrestuar një person për sulm seksual në Vushtrri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshohet se sulmi është kryer më 22.05.2023.

    “Pas një hetimi intensiv në lidhje me rastin është raportuar se me 24.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Kurti: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

    Kurti: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

    Në konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW, organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID, Kurti tha se Kosova është në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik.

    “Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm”, tha Kurti.

    Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në integrimin në Bashkim Evropian.

    “Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat”, tha Hovenier.

  • Katy Perry ka gjasa të tërhiqet plotësisht si juri nga “American Idol”

    Katy Perry ka gjasa të tërhiqet plotësisht si juri nga “American Idol”

    Katy Perry do të tërhiqet si juri në “American Idol”, sipas “Daily mail”, ajo e beson se producentët kanë arritur ta bëjnë atë të duket si një ‘’gjyqtare e keqe’’.

    Këngëtarja shpesh akuzohej nga shikuesit e këtij spektakli për turpërimin që i bënë konkurrentëve si p.sh. , një 25-vjeçares kur ajo tregoi se është nënë e tre fëmijëve Katy e kishte përbuzur , duke mos e lënë me kaq, ajo me konkurrentët e tjerë shpesh i ndërpriste derisa ata flisnin dhe i jepte komente tejet negative të cilat nuk ishin edhe aq normale për një format si ‘American Idol’.

    Sidoqoftë, këngëtarja ka bërë pushim një muaj dhe u shfaq në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Charles III në Londër më 6 maj./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Një person i kërkuar është arrestuar dje në Ferizaj.

    Policia ka informuar se gjatë legjitimit dhe kontrollimit, të dyshuarit i është gjetur një thikë, ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

    “Dje, rreth orës 16:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën ‘’Zenun Beqa” në Ferizaj kanë ndaluar personin SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore”, është bërë e ditur në komunikatë.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

  • Kate Middleton pyetet për nënshkrim nga disa fëmijë, ajo nuk pranon

    Kate Middleton pyetet për nënshkrim nga disa fëmijë, ajo nuk pranon

    Kate Middleton nuk theu protokollin as për një grup fëmijësh që i kërkonin autografin e saj. Ajo iu përgjigj me butësi kur fëmijët i kërkuan nënshkrimin e tyre gjatë një vizite të në Chelsea Flower Show.

    “Nuk lejohet të shkruaj nënshkrimin tim, është vetëm një nga ato rregulla”, u dëgjua ajo duke thënë, sipas “People”, kur një fëmijë kurioz pyeti pse nuk do të shkruante nënshkrimin e saj.

    Megjithatë, Kate nuk i la i fëmijët plotësisht të zhgënjyer dhe në vend të kësaj krijoi disa vizatime të bukura për ta.

    “Unë nuk mund të shkruaj emrin tim, por mund të vizatoj,” shpjegoi Middleton fëmijëve.

    Ajo pastaj vazhdoi të vizatojë një lule për një vajzë 7-vjeçare të quajtur Ruby dhe një pemë për një nxënës tjetër.

    Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të nënshkruajnë autografin e tyre për fansat për të parandaluar rrezikun e falsifikimit, dhe rregulli mbretëror ka qenë në fuqi për vite të tëra.

    William, babai i tij, Mbreti Charles III, dhe të tjerë anëtarë të familjes mbretërore britanike nuk lejohet të vizatojnë nënshkrimin e tyre, megjithëse monarku 74-vjeçar thyen protokollin në vitin 2010 kur nënshkroi një autograf për një viktimë të përmbytjeve të rënda, duke shkruar “Charles 2010”.

    Ndryshe, ai nuk ka thyer protokollin që atëherë./atvlive.tv/

     

  • Ruzhdi Kukaj flet për vetitë ushqyese dhe shëruese të mjaltit

    Ruzhdi Kukaj flet për vetitë ushqyese dhe shëruese të mjaltit

    Mjalti kategorizohet si një nga produktet bio me një efekt të jashtëzakonshëm për shëndetin tonë.

    Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti.

    Ruzhdi Kukaj, i cili merret prej shumë vitesh me bletari, është njohësi më i mirë i kësaj fushe.

    “I kam 65 vjeç dhe gjysmën e jetës sime ia kam kushtuar bletarisë, pra përreth 30 vjet ia kam kushtuar bletarisë”, tha ai.

    Shumë e rëndësishme vlerësohet të jetë edhe përkujdesja ndaj bletëve.

    “Unë e kisha ndarë në tri etapa punën e bletarisë. Bletari së pari duhet pasur parasysh se në çfarë vendi i mban bletët, e dyta është njohuria për mbretëreshën, nëse kemi mbretëreshë të mirë edhe pasardhësit do të jen të mirë dhe e treta është trajnimi i bletës për sezonin e dimrit”, shtoi tutje Kukaj.

    Cilësia e mjaltës në vendin tonë, vazhdon të mbetet lider i shumë tregjeve, derisa për cilësinë e mjaltës, mund të dimë të gjithë ne konsumatorët.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Parashikimi i motit me Erza Hotin

    Parashikimi i motit me Erza Hotin

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht me reshje shiu.

    Temperaturën minimale do e mbajë Prizreni me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 21 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë me kthjellime të herëpashershme. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prizren me 21 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me intervale të lehta me diell por në disa zona pritet të ketë edhe reshje shiu. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Shkodër me 28 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • 25 vjet nga masakra e Lybeniqit

    25 vjet nga masakra e Lybeniqit

    Sot mbushen 25 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

    Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

    Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

    Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

  • Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00 Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ai në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

    Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

  • Komisioneri Evropian, Olivier ​Varhelyi sot viziton Kosovën

    Komisioneri Evropian, Olivier ​Varhelyi sot viziton Kosovën

    Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi, sot do ta vizitojë Kosovën.

    Ai pritet të takohet të takohet me krerët shtetërorë, si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

    Sipas njoftimit të presidencës, Varhelyi në ora 12:00 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.

    “Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.

    Është bërë e ditur po ashtu se komisioneri Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.