ATV

Author: G.O.

  • Kusari-Lila kërkon që PDK-ja të tërheqë rezolutën për gjendjen në ministrinë e Tregtisë

    Kusari-Lila kërkon që PDK-ja të tërheqë rezolutën për gjendjen në ministrinë e Tregtisë

    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot që të tërhiqet rezoluta e PDK-së për gjendjen në ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë në seancën e Kuvendit se kjo rezolutë nuk ka as bazë kushtetuese dhe as vlerë përmbajtësore.

    “Të nderuar deputet përmirësimi i mjedisit për biznes ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë andaj iu inkurajoj që të shqyrtoni dhe të tërhiqni atë rezolutë, e cila nuk ka as bazë kushtetuese e as ndonjë vlerë përmbajtësore në raport me materialin që prezanton”, ka thënë ajo.

    Tutje, deputetja Kusari-Lila është shprehur se të akuzohet ministrja Hajdari për skandale të shumta nga një parti, e cila ka qenë pjesë e qeverisjes PAN është çudi.

    “Jeni në rrjedha të ngjarjeve ekonomike dhe me thënë që asnjëherë më shumë në ministri të Tregtisë nuk ka pasë skandale duke marrë parasysh se keni qenë partnerë koalicioni në PAN në qeverinë PDK-AAK-Nisma dhe ajo ministri jo që është keqmenaxhuar dhe është abuzuar skajshmërisht krejt çka ka qenë për tu abuzuar e gjallë dhe vdekur aty brenda e tash me e nxjerr dhe kërkuar atë çka ju mendoni që po bëhet përtej punës së qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi”, ka thënë ajo.

  • Shala: Dikush nga qeveria po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

    Shala: Dikush nga qeveria po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

    Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur mocion për rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili ka prezantuar këtë mocion ka listuar siç tha ai, disa nga dështimet dhe skandalet e Ministrisë së Industrisë.

    Ai u shpreh se “dikush i fortë nga Qeveria e Kosovës po qëndron prapa skandaleve dhe keqpërdorimeve në këtë ministri”.

    “Shqyrtim-propozimi i rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Qeveria dhe menaxhimi i MINT nga ministrja, Rozeta Hajdari ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës… Projekti i Bankës Botërore në vlerë prej 15 milionë euro, i keqmenaxhuar juridikisht dhe operacionalisht, duke trajtuar disa biznese e duke anashkaluar shumë të tjera meritore duke ridestinuar dhe keqmenaxhuar këtë projekt. Skandali i radhës është i ‘Dubait Ekspo 2020’ ku 8 muaj ditë arte faktet e Kosovës mbesin në Dubai, ndërsa kabineti qeveritar kthehet pas 8 muajsh, na vijnë pa e ditur saktë pa e ditur gjendjen e tyre, pra një ministre që i lë arte faktet kryesore shtetërore, historike në Dubai. Emërimi dhe shkarkimi deri më tan i 7 sekretarëve permanent. Një ministri e cila brenda një gjysmë mandati dyvjeçar shkarkon dhe emëron 7 sekretarë permanent do të duhej të reflektonim të gjithë ne për të ditur se çka po ndodhë”, tha ai.

    Duke iu referuar ministres Rozeta Hajdari, Shala tha se çdo vendimmarrje nga ajo tregon “keqmenaxhim të skajshëm”.

    “Nuk është vetëm çështje opozitare por edhe çështje ekonomike e çështje sociale, çështja e investimeve kapitale çka po ndodh në këtë ministri dhe pse ne duhet të heshtim. Çka duhet të ndodh tutje nga kjo qeveri për të marrë masat për shkeljet enorme që kanë ndodhur tash e dy vite për miliona euro dhe për degradimin njerëzor dhe ligjor që u bëhet kuadrot. Aferat e tilla të cilat po heshtën dashur e pa dashur na kanë sjell deri në inflacion kaq të lartë deri në import kaq të madh të produkteve deri tek një politikë e tillë që parimisht po e shkatërron mirëqenien e ekonomive tona familjare, por e dëmton rëndë buxhetin e shteti… Andaj sot si grup parlamentar iu kërkojmë që të debatojmë hapur që t’i ngirisim shqetësimet tona, që të nxjerrim në pah të vërtetën dhe të nxjerrim bashkërisht një rezolutë e cila do të na nxjerr nga situatë edhe ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë dhe pozicionin e qeverisë dhe kryeministrit Kurti nëse nuk është pas këtyre aferave. Nëse pas sodit kryeministri Albin Kurti nuk reagon dhe mazhoranca atëherë ta keni të qartë që dikush i fortë, shumë i fortë në qeveri po i qëndron prapa në mbulimin e këtyre aferave milionëshe në keqpërdorime që janë të prekshme e të matshme”, tha ai.

  • Mithat Micky Haxhiislami, promovuesi i Kosovës në Japoni flet për angazhimin e tij atje

    Mithat Micky Haxhiislami, promovuesi i Kosovës në Japoni flet për angazhimin e tij atje

    Mithat Micky Haxhiislami, kryetar i shoqatës së miqësisë japoneze-kosovare, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth kontributit të tij në në promovimin e vlerave të atdheut, Kosovës dhe atyre kombëtare, në Japoni.

    “Së fundi është krijuar shoqata e miqësisë kosovare në Japoni, po mblidhemi pak më shpesh, kjo shoqatë është krijuar gjatë kohës së pandemisë, shihemi shpesh jemi në kontakt të vazhdueshëm. Sigurisht që vështirësi ka pasur por para se të vendosem në Tokyo unë kam shkuar rregullisht, ndoshta çdo 6 muaj atje dhe jam përshtatur shumë atje., por do të thoja e një vështirësi do ishte komunikimi, sepse ata nuk janë njohës të mirë të gjuhëve të huaja dhe ndoshta sepse ata e dëshirojnë privatësinë e vetë, gjithmonë ti duhesh me qenë ai që i afrohesh e komunikon”, tha ai.

    Ai tha se përveç angazhimit të tij për të promovuar Kosovën, ai përmendi martesën e tij me një japoneze, për çka tha se ishte edhe arsyeja kryesore, pse ai u vendosë në Tokyo.

    “Natyrisht që martesa ime dhe bashkëshortja ishte arsyeja primare që unë jam vendosë në Tokyo. Përndryshe Japonia nuk është vend i njohur për të huaj, nuk është vend shumë miqësor jo në atë aspektin negativ, por se komunikimi është i vështirë”, shtoi tutje ai./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Horizon Europe: Kosova vendi i parë jo anëtar i BE-së që ra dakord për t’u bashkuar me programin e kërkimit dhe inovacionit

    Horizon Europe: Kosova vendi i parë jo anëtar i BE-së që ra dakord për t’u bashkuar me programin e kërkimit dhe inovacionit

    Bernë, 25 maj -Me titullin « Horizon Europe: Gara e Kosovës për grante » (Horizon Europe: Kosovo’s race for grants) protalit researchprofessionalnews.com ka shkruar se ‘Kosova ishte bërë vendi i parë jo anëtar i BE-së që ra dakord për një marrëveshje për t’u bashkuar me programin e kërkimit dhe inovacionit Horizon Europe të bllokut prej 95.5 miliardë eurosh’, citon gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

    Mbështetja e pamjaftueshme dhe apatia e studiuesve po pengojnë një fillim premtues në programin e financimit të BE-së. Dhe që nga viti 2019, vendi i Ballkanit Perëndimor ka gjashtë institucione publike dhe 15 private të arsimit të lartë të akredituara, që i shërbejnë një popullsie prej më pak se dy milionë, të gjitha të grumbulluara në 11,000 km2.

    Bisedimet e shpejta shënuan herën e parë që Kosova ishte asociuar në një program të BE-së për R&I.

    Që kur marrëveshja hyri në fuqi në mars të vitit të kaluar, studiuesit në Kosovë kanë qenë në gjendje të kenë akses në grantet e BE-së dhe të udhëheqin bashkëpunime përgjatë programit shtatëvjeçar, si dhe të gëzojnë përfitime të shoqatës, si këshilla shtesë për shkencëtarët që duan të marrin pjesë në financim.

  • Ministri Peci nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kafshët shoqëruese

    Ministri Peci nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kafshët shoqëruese

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, akt ky ligjor që ua përcakton komunave kushtet se si duhet t’i trajtojnë kafshët shoqëruese.

    Ministri Peci, siç u bë e ditur në komunikatë, u shpreh se kanë se synim krijimin e ambienteve të sigurta për fëmijët dhe qytetarët në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare.

    “UA për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese mes tjerash rregullon edhe këto fushëveprime: Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurtë për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, theksoi Peci.

    Udhëzimi administrativ në fjalë përcakton qartazi kushtet, në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës.

    Këto strehimore, do të jenë të hapura për qytetarë, të cilët do të kenë mundësi që t’i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Po ashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet.

  • Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut ,​Izmir Zeqiri

    Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut ,​Izmir Zeqiri

    Në një seancë solemne në zyrat lokale në fshatin Çabër të Zubin Potokut u betua kryetari i ri i kësaj komune, Izmir Zeqiri.

    Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari premtoi se do të punojë drejt, ndershëm dhe në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët e kësaj komune pa dallim.

    Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

  • Betimi i tre kryetarëve të rinj, Policia nuk pret incidente ndërsa EULEX “në gatishmëri”

    Betimi i tre kryetarëve të rinj, Policia nuk pret incidente ndërsa EULEX “në gatishmëri”

    Policia e Kosovës ka bërë një plan operativ me rastin e mbajtjes së ceremonive të betimit të kryetarëve të rinj të tri komunave të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgatitur planin operativ dhe nuk pret asnjë incident, ndërsa EULEX-i ka thënë gjatë ditës së djeshme për mediat, se është në gatishmëri dhe shpreson që gjithçka të shkojë ashtu siç ka shkuar gjatë betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.

    Aktualisht situata në veri raportohet të jetë e qetë.

    Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

  • Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

    Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

    Me këtë rast, ai e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

    Ndërkaq, gjatë ditës, Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

  • ​USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

    ​USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

    Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka thënë se USAID-i do të punojë me Kosovën në zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale për qytetarët.

    Me rastin e prezantimi të aplikacionit “Diia” në Uashington, Power tha të martën se synojnë të ndërtojnë platforma inovative dhe të lehta për t’u përdorur, raporton KosovaPress.

    “Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë partnerët tanë të gjejnë mënyra për të përparuar në infrastrukturën publike digjitale. Jam e lumtur që USAID-i do të punojë me Kolumbinë, me Kosovën dhe me Zambinë, si fillim, për të eksploruar bashkëpunimet për çdo gjë, nga përmirësimi i sistemeve të tyre aktuale, te zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale për qytetarët, te ndërtimi i platformave inovative dhe të lehta për t’u përdorur”, tha ajo.

    Diia është aplikacion i zhvilluar nga Ukraina që lidh 19 milionë ukrainas me më shumë se 120 shërbime qeveritare, dhjetëra dokumente digjitale dhe e ka dalluar Ukrainën si një lider botëror në inovacionin e qeverisjes elektronike.

  • Një vajzë sulmohet nga babai i saj, mësuesja e raporton rastin në Polici

    Një vajzë sulmohet nga babai i saj, mësuesja e raporton rastin në Polici

    Një mësuese në Graçanicë dje ka raportuar në polici se një nxënëse e saj ishte sulmuar fizikisht nga babai i vet.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.

    Tutje, raportohet se rasti ka ndodhur më 23 maj të këtij viti.