ATV

Author: G.O.

  • Aktori rrëfeu për problemin që ishte ballafaquar për shkak të emrit të tij

    Aktori rrëfeu për problemin që ishte ballafaquar për shkak të emrit të tij

    Keanu Reeves ka zbuluar se në fillimet e karrierës së tij si aktor, menaxheri I tij kishte insistuar që ai të ndryshonte emrin, duke thënë se ai dëshironte diçka më të lehtë për t’u shqiptuar për Hollywood.
    Unë isha 20 vjeç, mora makinën time të parë, doja të bëja filma dhe shkova në Hollyëood, arrita atje dhe menaxheri im më thotë: “Mirë se erdheNe jemi të lumtur që ju shohim, por ne duam të ndryshojmë emrin’’, u shpreh aktori.

    Sipas Kenau Reeves, ata propozuan që emri tij të ishte Casey kurse aktori vazhdonte me propozime të emrave të komplikuar si Chuck Spadina dhe disa të tjerë.

    Si përfundim, Kenau kishte refuzuar që emri tij të vazhdonte të qëndronte I njëjtë duke besuar që emri tij, do të mund të ishte diçka e veçantë për publikun e tij./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

  • Ja se si do ta festojnë grupi BTS 10 vjetorin e themelimit të grupit

    Ja se si do ta festojnë grupi BTS 10 vjetorin e themelimit të grupit

    Koreja Jugore ka treguar mbështetje të madhe për grupin BTS për 10 vjetorin e themelimit të tyre.

    Festivali I tyre do të mbahet më 17 qershor dhe përmes fotografive u bë e ditur se qyteti Seuli po merr ngjyrën karakterizuese të bendit, që është ngjyra vjollcë.

    Ekziston gjithashtu një hartë, e ndarë nga zyrtarët e Seulit, që paraqet vendndodhjet specifike të “BTS”, duke përfshirë vende ku ata kanë performuar ose xhiruar videoklipe muzikore.

    Grupi “BTS” e shënoi paraqitjen e parë në toplistën “Billboard” në vitin 2013, kur kënga e tyre “No More Dreams” debutoi në venin e 14-të , ndërsa shtatë vjet më vonë u ngrit në pozitën e dytë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Spanjë-Itali, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

    ​Spanjë-Itali, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

    Kroacia, e cila të mërkurën e mposhti Holandën me rezultat 4-2 do ta mësojë sot kundërshtarin e finales së Ligës së Kombeve që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Italisë.

    Të dy ekipet luajnë për fitore duke e ditur se në rast të triumfit në finalen e madhe, atëherë do të kualifikoheshin direkt për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Spanja në përbërjen e tyre kanë disa mungesa, teksa Italia është e kompletuar.

    Ndeshja në mes tyre nis nga ora 20:45, derisa zhvillohet në De Grolsch Veste (Enschede), kurse drejtësinë do ta ndaj gjyqtari slloven Vinçiq.

  • Moti për sot dhe nesër me Erza Hotin

    Moti për sot dhe nesër me Erza Hotin

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot me reshje shiu.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 21 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Ferizaj 19 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot po ashtu me reshje shiu. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Fier me 28 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

    Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare.

    Seanca do të jetë vazhdim i asaj me pikat e papërfunduara të disa seancave të kaluara.

    Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 12:00.

    Ky është rendi i ditës:

    I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 qershor 2023:

    15. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
    19. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
    20. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
    21. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
    22. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill e 7 qershor 2023:

    4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur 20 prill 2023:

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
    10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 26 prill 2023:

    1. Votimi i Propozim Rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

    V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj 2023:

    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
    7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
    12. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë,
    13. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

  • Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se dhunoi një të mitur

    Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se dhunoi një të mitur

    Është arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare, njoftoi Policia e Kosovës.

    · Lipjan 07.06.2023 – 19:00. Më 14.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

     

  • 13-vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

    13-vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

    Sot shënohet 13 vjetori i vdekjes së një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, Bekim Fehmiu.

    Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

    Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

    Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë.

    Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë./KosovaPress/

  • Kidnapimi i tre policëve në Leposaviq, mblidhet Këshilli i Sigurisë

    Kidnapimi i tre policëve në Leposaviq, mblidhet Këshilli i Sigurisë

    Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

    Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

    Policia e Kosovës e ka cilësuar arrestimin si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

  • Këta janë tre zyrtarët e Policisë që u kidnapuan nga forcat serbe

    Këta janë tre zyrtarët e Policisë që u kidnapuan nga forcat serbe

    Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

    Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.

    Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    “Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.

    Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka konfirmuar raportimet, duke thënë se janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë.

    Mediat serbe publikojnë fotot e policëve kosovar të kidnapuar nga forcat serbe

  • Mediat serbe publikojnë fotot e policëve kosovar të kidnapuar nga forcat serbe

    Mediat serbe publikojnë fotot e policëve kosovar të kidnapuar nga forcat serbe

    Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.

    Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    “Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta”, ka shkruar Sveçla.

    Edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një reagimi ka konfirmuar raportimet, duke thënë se janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë.

    Policia e Kosovës: Dyshohet se tre zyrtarë kufitar janë kidnapuar nga forcat serbe