ATV

Author: G.O.

  • Asamblistë të Cyrihut mysafirë në seancën e Kuvendit të Kosovës

    Asamblistë të Cyrihut mysafirë në seancën e Kuvendit të Kosovës

    Gjashtë asamblistë të qytetit të Cyrihut të Zvicrës ishin mysafirë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Tre prej këtyre asamblistëve janë shqiptarë.

    Me duartrokitje nga ligjvënësit kosovar u nderua prezenca e tyre në sallë, derisa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, uroi që numri i asamblistëve shqiptarë në Cyrih të shtohet.

  • Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur

    Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur

    Një helikopter u rrëzua në Siberi të Rusisë më 27 korrik, duke lënë gjashtë persona të vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur, njoftuan zyrtarët rusë të emergjencës.

    Helikopteri i llojit Mi-8 në Republikën Altai në Siberinë jugore mori flakë teksa po ateronte dhe u përplas me një linjë elektrike, tha dega e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë në Altai. Kjo zyrë publikoi një deklaratë në internet, ku shihej një foto e rrënojave të helikopterit të vënë në zjarr.

    Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi, duke cituar rregullatorin e aviacionit civil të vendit, se helikopteri i përkiste një kompanie private dhe po transportonte një grup turistësh.

    Ende nuk dihet saktësisht numri i njerëzve që ishin në atë helikopter para se të ndodhte aksidenti.

    Sipas RIA Novosti, në bord ndodheshin gjithsej 12 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, por Ministria e Emergjencave tha se numri i përgjithshëm në bord ishte 13.

    Agjencia e lajmeve AP nuk ka mundur ta verifikojë numrin e pasagjerëve.

    Mi-8 është një helikopter me dy motorë, i cili ishte projektuar në vitet 1960. Ai është përdorur gjerësisht në Rusi, ku përplasjet kanë qenë të shpeshta, në vendet fqinje dhe në shumë vende të tjera./REL/

  • “Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po se ndryshe s’po na pëlqen”, mërgimtari thotë se nuk e mendon asnjëherë rikthimin në Kosovë

    “Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po se ndryshe s’po na pëlqen”, mërgimtari thotë se nuk e mendon asnjëherë rikthimin në Kosovë

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë k’tu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.

    Kësaj radhe gazetarja e ATV-së i pyeti qytetarët se “çka e veçon qytetin e Prizrenit nga vendet e tjera”, me ç’rast përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

    Por, krahas pyetjes dhe përgjigjeve që i dhanë qytetarët në Prizren, shumë të tjerë edhe lëshuan deklarata interesante para kamerës së ATV-së.

    Një mërgimtar, i cili tash e tri vjet jeton në Zvicër, tha se nuk e mendon rikthimin në Kosovë.

    “Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po, se ndryshe nuk po na pëlqen”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

    LEXONI EDHE:

    Çka e veçon Prizreni nga vendet e tjera? “Qebapat e shijshëm, po na i sjellin shumë turistë”, thotë një prizrenas

     

  • Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi: Ka përmirësim në orët e fundit

    Situata me zjarret në Shqipëri, Peleshi: Ka përmirësim në orët e fundit

    Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë orëve të fundit janë shuar pjesa më e madhe e vatrave të zjarreve në vend.

    Aktualisht ka mbetur vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë dhe po punohet në terren për fikjen e tij.

    “Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim”, njofton Ministria e Mbrotjes./ TCh/

  • Çka e veçon Prizreni nga vendet e tjera? “Qebapat e shijshëm, po na i sjellin shumë turistë”, thotë një prizrenas

    Çka e veçon Prizreni nga vendet e tjera? “Qebapat e shijshëm, po na i sjellin shumë turistë”, thotë një prizrenas

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë k’tu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.

    Kësaj radhe gazetarja e ATV-së i pyeti qytetarët se “çka e veçon qytetin e Prizrenit nga vendet e tjera”, me ç’rast përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

    Disa thanë se Prizreni është vend antik, me një histori të vjetër e me kulturë më ndryshe nga vendet e tjera, derisa një qytetar tjetër përmendi edhe ushqimin.

    “Ka shumë veçori të mira Prizreni, por edhe qebapat shumë të shijshëm”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Një burrë në Mitrovicë raporton se vajza e tij është zhdukur

    Një burrë në Mitrovicë raporton se vajza e tij është zhdukur

    Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur.

    “Mitrovicë 26.07.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.

  • A e dinë qytetarët kuptimin e fjalës “gollovezhgë”, këto janë përgjigjet e tyre

    A e dinë qytetarët kuptimin e fjalës “gollovezhgë”, këto janë përgjigjet e tyre

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten, prej orës 21:10.

    Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Prishtinë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “gollovezhgë”, e cila përdoret në Berat.

    Me ndihmën e gazetares, disa nga të intervistuarit e qëlluan përgjigjen e kësaj fjale, derisa disa të tjerë thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë shprehje por nuk e dinë kuptimin e saj.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Italia vazhdon të luftojë kundër zjarreve në Sicili

    Italia vazhdon të luftojë kundër zjarreve në Sicili

    Italia po vazhdon përpjekjet për të shuar zjarret që nisën në fillim të javës në rajonet jugore dhe ishujt e vendit.

    Përpjekjet për kontrollin e zjarreve në pyje që shpërthyen pranë qytetit të Palermos në perëndim të ishullit të Sicilisë vazhdojnë edhe sot me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    Zjarri i cili shpërtheu natën në zonën rurale brenda kufijve të parkut kombëtar të vullkanit Etna, në lindje të ishullit, pranë qytetit të Catania, është përhapur herë pas here në autostradën A18.

    ANAS, agjencia përgjegjëse për autostradat, njoftoi se rreziku i zjarrit ka kaluar dhe transporti është siguruar në rrugët në të gjithë ishullin.

    Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë, raportohet se situata në Siçili po përmirësohet për sa i përket kontrollit të zjarreve, por situata në ishull mbetet ende kritike.

    Departamenti i Zjarrfikësve vuri në dukje se për shuarjen e zjarreve në Siçili, Kalabri, Pulia dhe Sardenjë u angazhuan 6000 personel, 1500 automjete, 14 avionë zjarrfikës dhe 2 helikopterë.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, bëri vlerësime në Facebook për breshrin dhe stuhinë e madhe në veri të vendit dhe zjarret në pyje në rajonet jugore përpara vizitës së saj zyrtare në SHBA.

    “Zjarret dhe fatkeqësitë meteorologjike që kanë ndodhur ditët e fundit po vënë në provë Italinë. Qeveria ka mobilizuar të gjitha mjetet e saj. Ne jemi në punë për të bërë reagime të shpejta dhe efektive”, tha Meloni.

    Këshilli i Ministrave u mblodh më 26 korrik (e mërkurë) dhe miratoi dekretin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të ndërtimit dhe bujqësisë përballë ngjarjeve emergjente klimatike.

  • Vritet me pesë plumba një shqiptar në Greqi

    Vritet me pesë plumba një shqiptar në Greqi

    Një shqiptar është vrarë në Greqi.

    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë mesnatës në Selanik.

    Raportohet se 37-vjeçari u qëllua me pesë plumba para banesës ku banonte.

    Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër./TCh/

  • Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë: Të neveritshme, Serbia t’i ndalë ato

    Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë: Të neveritshme, Serbia t’i ndalë ato

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë.

    Siç ka thënë ai, përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani.

    “Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës, zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter.

    KosovaPress të martën ka raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram.

    Zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

    Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur se policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

    “46 nga oficerët janë serbë, 17 boshnjakë, 8 romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe 3 turq. Të hënën kanë filluar. Tashmë përmes punës praktike aftësohen shtesë për të punuar në patrulla dhe detyra të tjera të nevojshme. Ata do të trajnohen në faza të ndryshme”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

    Publikimi e emrave të policëve të rijnë serb është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram.

    Aty janë publikuar emrat dhe mbiemrat e pesë serbëve.

    Postimi ka vazhduar me kërcënimin, duke thënë se “kjo nuk është lista përfundimtare, dhe se të tjerat do të publikohen më vonë”.

    KosovaPress nuk e ka bërë publik identitetin e serbëve në mënyrë që mos t’i kontribuojë rritjes së kërcënimit ndaj tyre.