ATV

Author: G.O.

  • Policia jep detaje për vetëvrasjen e të riut në Prishtinë

    Policia jep detaje për vetëvrasjen e të riut në Prishtinë

    Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në një veturë në Prishtinë, në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nga informacionet e para dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje.

    Lidhur me këtë rast, sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje, për çka njoftoi se viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Trump akuzohet se kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara

    Trump akuzohet se kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me akuza të reja në rastin për posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara. Prokurorët pretendojnë se ai i kërkoi një punonjësi t’i fshinte xhirimet e kamerave në pronën e tij në Florida, në një përpjekje për ta penguar një hetim federal për këto dokumente.

    Aktakuza e re përfshin akuza shtesë për pengim të hetimit dhe mbajtje të qëllimshme të informacionit të klasifikuar, duke shtuar kështu detaje të reja në çështjen penale të iniciuar muajin e kaluar ndaj Trump dhe një punonjësi të tij të afërt.

    Këto akuza të reja erdhën si befasi, raporton agjencia e lajmeve AP, në një kohë kur Trump kërkon ta rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Në Uashington është shtuar besimi se do të ngrihet edhe një padi tjetër për përpjekjet e Trump për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

    Aktakuza e përditësuar nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, përqendrohet në pamjet e kamerave në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, që kanë qenë prej kohësh dëshmi jetike për rastin. Trump dyshohet se kishte kërkuar fshirjen e xhirimeve pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë e vizituan pronën në qershor të vitit 2022 për të mbledhur dokumente të klasifikuara që ai i mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

    Aktakuza e re gjithashtu e akuzon atë për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti që ai pretendohet se ua ka treguar vizitorëve në Nju Xhersi.

    Një zëdhënës i Trump i ka hedhur poshtë akuzat e reja si “asgjë më shumë se një përpjekje e vazhdueshme e dëshpëruar” nga administrata e presidentit aktual amerikan, Joe Biden, “për të ngacmuar Presidentin Trump dhe ata përreth tij” dhe për të ndikuar në garën presidenciale të 2024-ës.

    Prokurorët e akuzojnë Trumpin se ka komplotuar me punonjësin e tij, Walt Nauta, dhe një menaxher pronash në Mar-a-Lago, Carlos De Oliveira, për t’i fshehur pamjet nga hetuesit federalë pasi ata i kërkuan ato pamje.

    Këto xhirime do të luanin një rol të rëndësishëm në hetim, thanë prokurorët, sepse aty shihej Nauta teksa lëvizte kuti dokumentesh brenda dhe jashtë një depoje , përfshirë edhe një ditë para një vizite të FBI-së. Kutitë u zhvendosën në drejtimin e Trumpit, thuhet në aktakuzë.

    Sipas aktakuzës, Nauta u takua me De Oliveira më 25 qershor 2022 në Mar-a-Lago, ku ata shkuan te një kabinë sigurimi ku shfaqeshin videot e kamerave të sigurisë dhe ecën me një elektrik dore nëpër një tunel ku ndodhej dhoma e magazinimit, duke vëzhguar dhe vënë në dukje kamerat e vëzhgimit.

    Dy ditë më vonë, sipas aktakuzës, De Oliveira eci nëpër një tunel bodrum me një punonjës të paidentifikuar të Trumpit, të cilin De Oliveira e pyeti se sa ditë i ruante pamjet serveri.

    De Oliveira, thanë prokurorët, i tha punonjësit se “shefi” donte që serveri të fshihej dhe e pyeti: “Çfarë do të bëjmë?”

    Gjatë një interviste vullnetare me FBI-në janarin e kaluar, prokurorët thonë se De Oliveira gënjeu kur tha se “kurrë nuk ka parë asgjë” në lidhje me kutitë e dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

    De Oliveira iu shtua aktakuzës, i akuzuar për pengim dhe deklarata të rreme në lidhje me atë intervistë të dhënë për FBI-në. Avokati i tij nuk pranoi t’i komentojë akuzat.

    Si Trump, ashtu edhe Nauta janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën origjinale me 38 pika. De Oliveira do të dalë në gjykatë në Florida më 31 korrik.

    Gjyqi për Trump dhe Nauta është caktuar për më 20 maj 2024. Është ende e paqartë nëse shtimi i një të pandehuri të ri mund të rezultojë në një shtyrje të këtij gjyqi.

    Akuzat e reja u ngritën ndërsa Trump po bëhet gati të përballet potencialisht edhe me një akuzë tjetër në lidhje me përpjekjet e tij për të zhbërë zgjedhjet e vitit 2020 në prag të trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.

    Javën e kaluar, ai zbuloi se kishte marrë një letër nga Departamenti i Drejtësisë që e informonte se ishte pjesë e atij hetimi dhe sugjeroi se mund t’i ngrihej akuzë./REL/

  • Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

    Dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

    Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është 50 metra, ndërsa për të dalë nga territori i Kosovës, mërgimtarët po presin deri në 50 minuta dhe kolona është 100 metra.

    Situatë e njëjtë në këtë pikë kufitare ishte edhe ditën e djeshme.

    Derisa në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 10 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

     

  • Vjen hiti më i ri nga Butrint Imeri

    Vjen hiti më i ri nga Butrint Imeri

    Është bërë hit ende pa dalë e më në fund doli e plotë!

    Fjala është për këngën më të re nga Butrint Imeri, ‘Moj dashni’.

    Këngëtari s’ka zhgënjyer as këtë herë duke sjellë më të mirën e tij në projektin e ri veror që po ashtu duket se do jetë super hit.

    ‘Moj dashni’ është lansuar në mesnatë me videoklip se në këto 9 orë nga publikimi i ka tejkaluar 100,000 shikime.

    Ndiqni të plotë në vijim: 

    LEXONI EDHE:

    “Ne në Gostivar ju themi mangupa”, kështu përgjigjet një burrë kur pyetet për kuptimin e fjalës ”delidakuz”

  • “Ne në Gostivar ju themi mangupa”, kështu përgjigjet një burrë kur pyetet për kuptimin e fjalës ”delidakuz”

    “Ne në Gostivar ju themi mangupa”, kështu përgjigjet një burrë kur pyetet për kuptimin e fjalës ”delidakuz”

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Prishtinë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “delidakuz”, e cila përdoret në Gjakovë, për ta quajtur ndryshe një fëmijë sherrxhi.

    Disa nga të intervistuarit thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë fjalë por nuk e dinë kuptimin e saj, derisa një burrë nga Gostivari tha se në këtë vend, një fëmije që bënë sherre i drejtohen me fjalën “mangup”.

    “Ne në Gostivar ju themi mangupa”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Këto janë temperatura për ditën e sotme

    Këto janë temperatura për ditën e sotme

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot kryesisht i kthjellët dhe temperatura stabile.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 29 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë 31 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 33 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • BE-ja preferon dorëheqjen e kryetarëve në veri për zgjedhje sa më të shpejta

    BE-ja preferon dorëheqjen e kryetarëve në veri për zgjedhje sa më të shpejta

    Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

    Një zëdhënëse e BE-së të enjten ka thënë se Bashkimi Evropian pret që “palët të zbatojnë kërkesat e BE-së siç është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare më 3 qershor 2023”. “Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e hershme duhet të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat me shumicë serbe në veri”.

    Të pyetur se si është forma që BE-ja përkrah shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundshme, BE-ja ka kujtuar se “dorëheqja e kryetarëve është rruga më e shpejt për të nxitur zgjedhje të parakohshme”, ndërsa ka kërkuar që “palët duhet të tregojnë konstruktivitet në realizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo për Koha.net.

    Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka thënë se dorëheqja është akt moral, e se qytetarët si zgjidhje e kanë nisjen e një peticioni që kërkon dorëheqjen e kryetarëve.

    BE-ja e ka cilësuar të paqëndrueshme status-quonë në veri të vendit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe bojkotit të zgjedhjeve në veri nga serbët.

    “Vazhdimi i protestave kundër kryetarëve të rinj, pa u nisur zgjedhjet e reja lokale në katër komunat, qoftë me dorëheqje apo peticione për dorëheqje, nuk është rruga përpara. BE-ja pret që zgjedhjet të jenë të lira dhe fer dhe që serbët e Kosovës të tregojnë angazhim konstruktiv në procesin zgjedhor, dhe të angazhohen për të marrë pjesë në to. Kjo do të ishte shenjë e qartë e synimit të serbëve të Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

  • Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

    Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

    Në një takim të përzemërt dhe lamtumirës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

    Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

    Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin.

    Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës.

     

  • Dua Lipa në Shqipëri, ndan fotot nga pushimet në bregdet

    Dua Lipa në Shqipëri, ndan fotot nga pushimet në bregdet

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se është në Shqipëri për pushime, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

    “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me flamurin shqiptar.

    Ylli shihet e veshur me një fustan të zi me rripa të bardhë. Të shumtë janë fansat shqiptarë që i kanë komentuar se ndihen të lumtur që ajo ndodhet këtu, dhe i kanë uruar të kalojë një kohë sa më të mirë.

    Edhe këngëtarja Rita Ora është në Shqipëri, duke zgjedhur që t’i kalojë disa ditë pushime në vendin e saj.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

  • Gjykimi për vrasjen në Hajvali, dëshmitari rrëfen se si e kishte dërguar viktimën në emergjencë

    Gjykimi për vrasjen në Hajvali, dëshmitari rrëfen se si e kishte dërguar viktimën në emergjencë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, dëshmitari Valdrin Rexha, ka deklaruar se viktimën e kishte dërguar në emergjencë pasi askush tjetër se kishte dërguar, në rastin ku Shkumbin Kryeziu po akuzohet për vrasje të rëndë.

    I pandehuri Kryeziu po akuzohet se së bashku me të miturin A.K pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privoj nga jeta në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Dëshmitari Rexha duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Besa Limani, tha se ditën kritike kishte qenë në rrugë afër shkollës në Hajvali ku kishte ndodhur ngjarja dhe aty kishte takuar viktimën dhe një grup njerëzish afërsisht dhjetë persona të cilët nuk i kishte njohur.

    Tutje, dëshmitari Rexha tha se, me të arritur tek vendi i ngjarjes kishte gjetur viktimën në tokë ku kishte menduar se e kishte shkelur ndonjë veturë.

    “M’kanë thanë a pe merr viktimën sepse nuk po e merr askush edhe i kam thanë unë e kam pasur makinën pikap dhe ju kam thënë që ta fusni në bagazh”, tha dëshmitari Rexha.

    Ai tha se, me ta marr viktimën, me dajën apo nipin pasi nuk e njihte por e dinte që ishte dikush nga familja e viktimës, kishin vazhduar për në emergjencë, ndërsa gjatë rrugës të njëjtit kishin thënë se ishte në gjendje shumë të rëndë dhe nuk mund të fliste.

    Ndërsa, i pyetur nga gjykatësi Kushtrim Shyti se gjatë kohës sa ishin duke e transportuar viktimën për në emergjencë a kishte biseduar me dajën apo nipin e viktimës.

    Dëshmitari Rexha tha se kishte biseduar me nipin/dajën e viktimës lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ai i kishte thënë se viktimën e kishin therur me thikë, ndërsa më tepër nuk e kishin zgjatur pasi ai dëshironte që të mbërrinin sa ma shpejt në emergjencë.

    Ai tha se, viktima nuk kishte pasur vetëdije të plotë, por që i njëjti kohë pas kohe hapte sytë dhe përcillte dritën e veturës e cila gjendej mbrapa.

    Tutje dëshmitari Rexha deklaroi se të akuzuarin Kujtim Pacolli nuk e njihte.

    Në këtë rast ishte paraparë që të dëgjohej edhe dëshmitari Mirsad Haxholli, për të cilin gjykatësi Shyti tha se gjendet në paraburgim në Dubravë.

    Sipas gjykatësit Shyti, nga zyrtarë e Burgut të Dubravës kishin marr përgjigje me 24 korrik 2023, se e kanë pranuar urdhëresën, mirëpo të njëjtit nuk e kanë sjellë dëshmitarin.

    “Gjykata kontaktoi tash në telefon me zyrtarin përgjegjës të cilët njoftuan gjykatën se ju ka ikur si gabim teknik duke mëndur se behet fjalë vetëm për të pandehurin Shkumbin Kryeziu por jo edhe për dëshmitarin Haxholli”, ka sqaruar gjykatësi Shyti.

    Paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarit Kryeziu, avokati Florent Latifja, propozoi që të ftohet eksperti i mjekësisë ligjore Arsim Gerxhaliu, i cili ishte hartues i raportit të autopsisë dhe e kishte kryer autopsinë ku, sipas tij, i njëjti do të përgjigjet lidhur me natyrën e plagëve e sa plagë i ka marr.

    Një propozim i tillë nuk u kundërshtua nga i akuzuari Kryeziu, prokurorja Limani, i dëmtuari Petrit Xhemshiti, kurse mbrojtësi i viktimave tha se ia lë në diskrecion gjykatës.

    Më pas, trupi gjykues përmes aktvendimit miratoi propozimin e avokatit Latifaj për dëgjimin e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxheliu.

    Bazuar në këto rrethana seanca e sotme u shty, ndërsa e radhës u caktua më datë 6 shtator 2023.

    Po ashtu u vendos që me thirrje do të ftohet eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ndërsa gjykata do të lëshoj urdhëresë për të pandehurin Kryeziu dhe dëshmitari Haxholli.

    Ndryshe, i Kryeziu akuzohej edhe për veprën penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, vepër për të cilën kishte pranuar fajësinë me 16 janar 2023 gjatë shqyrtimit fillestar.

    Kurse, për të miturin A.K. është zhvilluar një procedurë tjetër dhe i njëjti është dënuar tashmë.

    Sipas aktakuzës së ngritur me 29 dhjetor të vitit 2022, thuhet se me 10 dhjetor 2021, rreth orës 21:25, në rrugën “Tom Lantosh” në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës, dyshohet se i akuzuari Shkumbin Kryeziu me të miturin A.K në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rënd dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas aktakuzës pasi kanë zbritur nga autobusi dëshmitari Kujtim Pacolli me tani të ndjerin V.Xh, në të cilin autobus ishte edhe i pandehuri Shkumbin Kryeziu, tani i ndjeri V.Xh dhe dëshmitari Kujtim Pacolli janë nisur në drejtim të shtëpisë së tyre duke i rënë rrugës më të shkurtë në oborrin e shkollës “Afrim Gashi” në Hajvali, ku te oborri i shkollës ishin i mituri A.K., dëshmitarët Gojart Sejdiu dhe Mirsad Haxholli, ku i mituri A.K. i drejtohet tani të ndjerit V.Xh me falët “çka po më kqyr”.

    Ndërsa tani i ndjeri V.Xh ia kthen duke e sharë nga distanca prej rreth 3 metra, dhe të njëjtin moment i mituri A. nxjerr thikën nga xhepi i djathtë, derisa dëshmitari Kujtim ka reaguar menjëherë duke i thënë tani të ndjerit V.Xh “ik se ka thikë” dhe në ato momente ka arritur i pandehuri Shkumbin Kryeziu, i cili me thikë në dorë së bashku më të miturin A.K e kanë ndjekur tani të ndjerin V. me të cilin në ikje ishte dëshmitari Kujtim Pacolli, ku i njëjti është rrëzuar, ndërsa i pandehuri Shkumbin me të miturin A. kanë vazhduar ta ndjekin tani të ndjerin V. që të dy me thika në duar dhe nga hakmarrja për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishte i pandehuri Shkumbin Kryeziu me të ndjerin V.XH me dashje që ta privojë nga jeta.

    Tutje sipas aktakuzës i pandehuri Shkumbi dhe i mituri A. e godasin me thika në trup tani të ndjerin V. mirëpo ata kanë vazhduar që ta ndjekin dhe derisa ishte duke shkuar dëshmitari Kujtim në drejtim të tani të ndjerit V.Xh i pandehuri dhe i mitur i janë vërsulur me thika në dorë dëshmitarit Kujtim duke i thënë “Ik se ta bajna ma zi se atina”.

    Sipas aktakuzës dëshmitari Kujtim ka vazhduar në drejtim të tani të ndjerit V. i cili në ato momente ishte ende duke ikur kur përnjëherë ishte rrëzuar për toke dhe ka qenë i tërë i mbuluar me gjak, duke iu drejtuar dëshmitarit Kujtim me fjalët “thirre emergjencën” e pas kësaj nuk ka qenë në gjendje të flasë , ndërsa rreth orës 23:25 ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

    Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu ne bashkëkryerje me të miturin A.K ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1 pika 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Sipas dispozitivit të dytë , në vendin, kohën dhe ditën e njëjtë si në dispozitivin I të kësaj aktakuze, i pandehuri Shkumbin Kryeziu në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, ka mbajtur në pronësi armë, përkatësisht një thikë me gjatësi 6 cm, me mbishkrim “Leatherman Sidekick” të cilën e ka përdorur për ta kryer veprën penale si ne dispozitivin nën 1 të aktakuzës dhe të cilën policia e kanë gjetur dhe sekuestruar nga pandehuri Shkumbin Kryeziu. gjate arrestimit te tij.

    Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu, ka kryer veprën penale Mbajtje në pronësi kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve nga neni 366 par. 1 të KPRK –Së./BetimipërDrejtësi