ATV

Author: G.O.

  • Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për shpërshkallëzim

    Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për shpërshkallëzim

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përsëritur sot se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Megjithatë, ai ka theksuar se nevoijitet angazhim konstruktiv për të përmbushur shpërshkallizimin e situatës në veri.

    Kështu është deklaruar Szunyog pas takimit me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

    “Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se 🇪🇺Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata BE27 e 3 qershorit”, ka shkruar ai në Twitter.

  • Qeveria vendos sanksione të reja për Rusinë, Gërvalla e quan përkushtimit të Kosovës për paqe në botë

    Qeveria vendos sanksione të reja për Rusinë, Gërvalla e quan përkushtimit të Kosovës për paqe në botë

    Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, raporton Ekonomia Online.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paraqiti në mbledhjen e Qeverisës “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve”.

    Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.

    “Sot MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë si dhe zbatimin e vendimit të BE. Më 23 qershor këshilli i BE-së miratoj masa të reja kufizuese ndaj Rusisë”.“Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin Wagner dhe Riafan në listën e atyre që i nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla.

  • Drenas: Vdes një person pasi u rrëzua duke ngarkuar drunjtë në rimorkio, Policia fillon hetimet

    Drenas: Vdes një person pasi u rrëzua duke ngarkuar drunjtë në rimorkio, Policia fillon hetimet

    Një burrë dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrëzua duke ngarkuar drunjtë në rimorkio.

    Kështu njoftoi Policia në raportin 24-orësh.

    “Gllogoc 25.07.2023 – 11:21. Viktima mashkull kosovar është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi që dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raport.

    Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

     

  • “Pasha Zotin me jetu në Kosovë duhesh me kon milioner”, çuditë me deklaratën mërgimtari

    “Pasha Zotin me jetu në Kosovë duhesh me kon milioner”, çuditë me deklaratën mërgimtari

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët nga gazetarja e ATV-së ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?

    Përgjigjet e mërgimtarëve ishin të shumta, ku shumica u shprehen se do të ktheheshin me kënaqësi të jetonin në Kosovë për një pagë solide, mirëpo jo të gjithë menduan kështu. Një mërgimtar e cili thotë se jeton në Gjermani, e kishte një përgjigje më ndryshe.

    “Duhet me kon milioner, pasha Zotin me jetu në Kosovë… mundesh me jetu edhe me pak, por jeta nuk është bash e mirë me jetu me pak pare, ma mirë është kur ki shume pare. Edhe po shpresoj që ni dite kom me u bo milioner edhe me u kthy në Kosovë edhe tani jetoj si ni pasanik k’tu”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Ishte në kërkim policor, arrestohet një 37-vjeçar në Ferizaj

    Ishte në kërkim policor, arrestohet një 37-vjeçar në Ferizaj

    Është arrestuar një-37 vjeçar që ishte në kërkim të policisë në Ferizaj.

    “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Njoftimi I plotë:

    Sot, në ora 06:00 në rrugën ‘’Riza Matoshi’’ në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës L.O (M/K), i moshës 37 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej gjashtë ( 6 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

  • “Sa plakemi aq ma dreq po bohemi”, thotë një qytetar i Prizrenit derisa i përgjigjet pyetjes për kuptimin e fjalës ”xhixhivalle”

    “Sa plakemi aq ma dreq po bohemi”, thotë një qytetar i Prizrenit derisa i përgjigjet pyetjes për kuptimin e fjalës ”xhixhivalle”

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten, prej orës 21:10.

    Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët e Prizrenit se a e dinë ata kuptimin e fjalës “xhixhivalle”, e cila përdoret në Vlorë.

    Shumë nga qytetarët e Prizrenit nuk e kanë ditur kuptimin e kësaj fjale, por disa nga ta thanë se e kanë dëgjuar këtë shprehje.

    Por, krahas pyetjes dhe përpjekjes së tyre për të gjetur përgjigjen, shumë qytetarë lëshuan deklarata interesante para kamerës së ATV-së.

    Një qytetar i Prizrenit derisa u përgjigj në pyetje e gazetares tha se “sa po plakemi aq ma dreq po bohemi”.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Eurobasket 2025, Kosova përballet sot me Danimarkën

    Eurobasket 2025, Kosova përballet sot me Danimarkën

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll i kthehet sot parketit, ku do të përballet me Danimarkën në kuadër të raundit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

    “Dardanët” i nisën në mënyrën më të mirë kualifikimet në Eurobasket 2025, ku nën drejtimin e trajnerit të ri, Rami Hadar e mposhtën Zvicrën me rezultat bindës 76:49, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, ndeshjen e sotme kundër Danimarkës basketbollistët kosovarë do ta luajnë si mysafirë në “Arena Naestved” me fillim nga ora 18:00.

    Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Kosova sot mund të llogarisë në shërbimet e basketbollistit, Erjon Kastrati, i cili është rikthyer në grumbullim pas lëndimit.

    Pas Danimarkës, Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë si mysafire e Zvicrës më 29 korrik, kurse më 5 gusht e pret në shtëpi Danimarkën.

    18:00 Danimarka – Kosova (Palestra e Sporteve Arena Naestved)

  • Struga vazhdon sot ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës

    Struga vazhdon sot ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës

    Pas Ballkanit, radhën sot që të paraqitet në garat evropiane, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës e ka skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga.

    Me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Gradski” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Strugës dhe Buducnost, raporton KosovaPress.

    Të dyja skuadrat e nisën me kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që të dyja u eliminuan nga Breidablik, respektivisht nga Zalgiris.

    Struga u mposht me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga Zalgiris, ndërsa Buducnost u eliminua nga Breidablik me rezultat të thellë 5:0.

    17:00 Struga – Buducnost (Stadiumi Gradski)

  • Mehaj në Turqi, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Mehaj në Turqi, merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi e ku është takuar me homologun e tij Yaşar Güler.

    Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë së Kosovës.

    Më tutje, thuhet se Mehaj ka marrë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Programin për Paqe dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

    Njoftimi i plotë:

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj  është duke qëndruar në  vizitë zyrtare në Turqi,  ai në këtë vizitë është i shoqëruar nga Gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali  Krasniqi, kolonel Astrit  Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu. Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion   kanë zhvilluar  një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler.

    Ministri Mehaj fillimisht ka uruar  z. Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë  diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

    Ky bashkëpunim do të vazhdohet  në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona.

    Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.

    Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor.

  • Dwayne Johnson pritet të bëhet aktori më i paguar në histori

    Dwayne Johnson pritet të bëhet aktori më i paguar në histori

    Dwayne Johnson do të bëhet aktori më i paguar për rolin e tij në komedinë e Krishtlindjeve të Amazon Prime Video ‘Red One’, ku do të luajë së bashku me Chris Evans, Lucy Liu dhe Nick Kroll.

    Sipas një raporti në Puck, “The Rock” do të marrë 50 milionë dollarë për rolin e tij në film.

    Deri më tani pagën më të lartë, 40 milionë dollarë, e ka marrë Robert Doëney J. për rolin e tij në filmin ” Captain America: Civil Ëar” dhe Ëill Smith për filmin “King Richard”.

    Ndërsa, skenari i “Red One” me regji të Jake Kasdan po mbahet i fshehtë.

    Duke diskutuar për xhirimin e filmit me Johnson vitin e kaluar, Evans tha për comicbook.com se Dwayne Johnson është thjesht i jashtëzakonshëm./atvlive.tv/