ATV

Author: G.O.

  • “Lufta po vjen në Rusi”, Zelensky paralajmëron Putinin

    “Lufta po vjen në Rusi”, Zelensky paralajmëron Putinin

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se lufta do të zhvendoset në Rusi pas një sulmi me dron në kryeqytetin Moskë.

    Zelensky tha se sulmet në territorin rus ishin “të pashmangshme, të natyrshme dhe absolutisht të drejta” në kuadër të luftës midis dy vendeve, raportoi BBC.

    Ministria ruse e mbrojtjes tha se tre drone ukrainas u rrëzuan të dielën, ndërsa dy u përplasën në zyra. Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll gjithashtu për pak kohë. Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin.

    Dhe në një videomesazh të dielën nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Ivano-Frankivsk, Zelensky tha se Ukraina po forcohej.

    “Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit ‘Operacion Special Ushtarak’, për të cilin udhëheqja ruse mendoi se do të zgjaste disa javë. Gradualisht, lufta po shkon në territorin e Rusisë – në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Zelensky.

    Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdorte një armë bërthamore nëse kundërofensiva e vazhdueshme e Kievit ishte e suksesshme.

    Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë – një organ i kryesuar nga Putin – tha në mediat sociale se nuk do të kishte “asnjë alternativë tjetër” nëse Ukraina merr atë që ai e përshkroi si “tokën tonë”.

    Zyrtarët thanë se nuk pati të lënduar pas sulmit me dron në Moskë dhe kryetari i bashkisë së qytetit Sergei Sobyanin tha se fasadat e dy ndërtesave të zyrave ishin dëmtuar lehtë.

     

  • Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

    Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

    Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

    Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.

    Ai ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në orën 11:00.

  • Sot protestohet në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës të Klan Kosova nga MINT

    Sot protestohet në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës të Klan Kosova nga MINT

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

  • Begaj: SHBA, partneri strategjik më i madh i shqiptarëve

    Begaj: SHBA, partneri strategjik më i madh i shqiptarëve

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në këtë 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, ka shkruar se këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta.

    Begaj ka shkruar në Facebook se përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun e Shqipërisë.

    “Gjithmonë duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës. Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar ai.

  • ​Provokimet e tifozëve serbë, Mandl thirrje BE-së: Kënd do të sanksiononi?

    ​Provokimet e tifozëve serbë, Mandl thirrje BE-së: Kënd do të sanksiononi?

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas provokimeve të tifozëve serbë, të cilët kanë kërkuar që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Ai ka parashtruar pyetjen nëse BE-ja dëshiron ende të sanksionojë Kosovën.

    “Ju ende dëshironi të sanksiononi cilin vend? Kosova?”, ka pyetur ai, derisa ka etiktetuar diplomatët evropianë Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe Miroslav Lajçak.

    Ai ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ‘shoh atë që po ndodh’.

    “A mund ta shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, ka përfunduar ai.

  • Gati 200 milionë njerëz në SHBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje

    Gati 200 milionë njerëz në SHBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje

    Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose rreth 60 për qind e gjithsej popullsisë së SHBA-së, janë nën paralajmërim për të nxehtit ose për përmbytje, teksa temperaturat e larta po përhapen dhe stuhi të reja priten në zona të reja.

    Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. Stuhi të forta dhe përmbytje të shpejta parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug.

    Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem. Parashikimi për vapën e vazhdueshme vjen një ditë pasi Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus shpallën korrikun e vitit 2023 muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

    Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet e mëdha përgjatë Bregut Lindor, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, bënë që temperaturat të ishin ndjeshëm mbi 38 gradë Celsius.

    Për shkak të nxehtësisë ekstreme, dy nga rrjetet më të mëdha të energjisë në vend janë nën stres, gjë që mund t’ua limitojë amerikanëve mundësinë për t’u freskuar.

    Rrjeti më i madh energjetik i vendit, PJM Interconnection, shpalli alarmin e emergjencës energjetike të nivelit të parë për rrjetin e tij në 13 shtete më 26 korrik, që do të thotë se kompania është e shqetësuar për aftësinë e saj për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme.

    “PJM-ja aktualisht ka gjenerim të mjaftueshëm për ta përmbushur kërkesën e parashikuar, por operatorët vazhdojnë të monitorojnë kushtet e rrjetit për çdo ndryshim”, tha Jeffrey Shields, një zëdhënës i kompanisë.

    PJM-ja nuk është i vetmi rrjet elektrik që ka lëshuar një alarm të tillë. Operatori i Pavarur i Sistemit Midcontinent, i cili mbulon kryesisht shtetet në Rrafshnaltën e Mesme dhe Veriore, lëshoi një alarm të ngjashëm më 27 korrik.

    Operatori i Pavarur i Sistemit të Kalifornisë lëshoi gjithashtu një alarm emergjence energjie për mbrëmjen e 26 korrikut, pjesërisht për shkak të nxehtësisë së tepërt në Kaliforninë Jugore, por alarmi u shua në po të njëjtën ditë.

    Një zëdhënës i Këshillit të Besueshmërisë Elektrike të Teksasit tha se ata presin që rrjeti i tyre të funksionojë si zakonisht, përkundër valës së fundit të motit ekstrem në të gjithë vendin./REL/

  • Kosova, kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Kosova, kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka bërë të ditur që Kosovën e ka vizituar sot Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare.

    Çeku tha se po punohet vazhdimisht që në vendin tonë të organizohet një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, ministri Çeku tha se Kosova është kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    “Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Po punojmë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojmë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë. Programi i Lojërave Mesdhetare përmban 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve.

    Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, shkroi Çeku në “Facebook”.

    Ndërkaq, Çeku listoi edhe përfitimet e Kosovës nga ky organizim.

    “Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare. Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror. Infrastrukturë fizike të modernizuar. Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv. Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend”, shkroi Çeku.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullatës civile

    Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullatës civile

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet Z.A. i nacionalitetit serb.

    Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Z.A, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

    Po ashtu, i pandehuri Z.A. në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve i’a kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

    Me këto veprime i pandehuri Z.A. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

  • Musliu në Kuvend me fanelë ku Kurtin e krahason me “Pinokion”

    Musliu në Kuvend me fanelë ku Kurtin e krahason me “Pinokion”

    Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu në seancën e Kuvendi është parë e veshur me një fanelë ku kreu i Qeverisë, paraqitjes me hundë të gjatë si “Pinokio”.

    Ditën kur ndodhi përleshja në Kuvend, Musliu kishte vendosur një foto të njëjtë në foltore e më pas edhe një pankartë, duke e quajtur Kurtin mashtrues.

    Ajo bashkë edhe me deputeten tjetër të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e kanë hequr shiritin e vendosur që i ka penguar mediet të kenë qasje.

  • Kurti priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq, Feride Hyseni

    Kurti priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq, Feride Hyseni

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Agron Humolli.

    Përgjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës ndanë ​me kryeministrin Kurti shqetësimet dhe po edhe sfidat me të cilat ballafaqohen përgjatë punës së tyre. Kësisoj, ata kërkuan edhe mbështetje nga kryeministri në atë drejtim.

    Në kuadër të kësaj teme, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim të mëtejmë, si dhe për adresimin e shqetësimeve të tyre.

    Gjithashtu, ai tha se barazia e mirëqenia janë synime qëndrore të qeverisjes, duke vënë theksin te reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes si dhe masat në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike dhe pakove tjera në mbështetje të qytetarëve.

    Kryqi i Kuq i Kosovës është shoqata më e vjetër humanitare në Republikën e Kosovës, e themeluar në vitin 1945. Ajo numëron plot 26 degë në Kosovë.