ATV

Author: G.O.

  • Të premten protestë para Gjykatës në Ferizaj, kërkohet “Drejtësi për Marigonën”

    Të premten protestë para Gjykatës në Ferizaj, kërkohet “Drejtësi për Marigonën”

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar organizim për të premten para Gjykatës Themelore në Ferizaj për të kërkuar “drejtësi për Marigonën”, në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj vrasësve të saj.

    Të premten mbahet seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe të premtën para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”, thuhet në njoftim.

    Kjo organizatë në njoftim e ka përshkruar  aktakuzën e Prokurorisë ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, duke shtuar se vrasjen nuk mund ta harrojë për shkak të dhunës mizore që u ushtrua ndaj viktimës.

    “Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën”, thuhet tutje në njoftimin e organizatës, të cilët kanë paralajmëruar udhëtim të organizuar nga Prishtina.

    Ndryshe, të martën në Gjykatën Themelore të Ferizajt është dhënë fjala përfundimtare, me ç’rast Prokuroria dhe mbrojtja e palës së dëmtuar, kanë kërkuar dënimin e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

    Në seancën e 24 janarit 2023, gjyqtari i çështjes Sahit Krasniqi, ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës, Admir Salihu, që të bëhej një ekzaminim psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës. Ndërsa, në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, të cilin e ka pranuar gjykata në fjalë, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

    Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

    Kurse, më 23 gusht 2022, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

    Ndryshe, më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

    Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, par. 4, nënpar 4.1, lidhur me par.1 të Kodit Penal.

    Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i pandehuri Arbër Sejdiu më 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje i kishte ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

    Sipas aktit akuzues thuhet se fillimisht dy të pandehurit kishin kontaktuar përmes telefonit dhe ishin takuar në qytet, pastaj së bashku ishin kthyer në banesë, ku i pandehuri Arbër posa kishte arritur, duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje kishte marrë veprime me të cilat lehtësohet kryerja e dhunimit.

    Tutje thuhet se dy të pandehurit së bashku kishin hyrë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilin veprim gjatë qëndrimit në banesë e merr disa herë, po ashtu dhe gjatë asaj kohe kishte përcjellë gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke lëvizur aty pari.

    Siç e përshkruan aktakuza, i pandehuri Arbër Sejdiu po ashtu edhe disa herë kishte dalë nga banesa për të blerë gjëra ushqimore, ndërsa gjatë gjithë kohës dy të pandehurit kishin biseduar mes vete, kështu tutje, të pandehurit Dardan Krivaqa i kishte dhënë telefonin për të thirrë kompaninë e cila menaxhon kamerën, që ishte e vendosur në korridorin e banesës me qëllim që të fshihen video-incizimet, gjegjësisht provat e veprës penale.

    Me këtë, Sejdiu akuzohet se ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, par 4, nënpar. 4.1, lidhur me par. 1 dhe nenin 33 të Kodit Penal.

    Kjo aktakuzë në dispozitivin e III-të, dy të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu i ngarkon për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

    Aty thuhet se më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtëmartesore.

    Tutje, sipas aktakuzës, përshkruhet se në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike, ku nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty.

    Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par. 1, nënpar. 1.3, 1.4 dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

    Ndryshe, dosja e plotë e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, tregon në detaje se si ka ndodhur i gjithë rasti.

  • “A din me m’kallzu kujna i thojnë cifun” – Pyetja e qytetarit e lë pa fjalë gazetaren

    “A din me m’kallzu kujna i thojnë cifun” – Pyetja e qytetarit e lë pa fjalë gazetaren

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Lipjan se a e dinë ata se cilës frutë i thuhet “veruke” (një mollë, kokërr-vogël).

    Derisa disa nga të intervistuarit thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë fjalë por nuk e dinë kuptimin e saj, një qytetar ia bëri një pyetje gazetares, me të cilën edhe gazetarja u habitë.

    “A din me m’kallzu kujna i thojnë cifun”, e pyeti ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    LEXONI EDHE:

    “Se kom ni valla loçkë”, mërgimtarin e kap “siklet” nga pyetja e gazetares

     

  • Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

    Zyrtare: Gjilani mbetet edhe pa trajner

    Pas largimeve të Albert Dabiqajt, Egzon Sinanit dhe së fundmi Arber Prekazit, nga Gjilani tani ka njoftuar largimin edhe trajneri Klodian Duro.

    Duro e njoftoi largimin nga skuadra e Gjilanit përmes një komunikate në profilin e tij zyrtar, raporton KosovaPress.

    “Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numër”, shkroi Duro në “Facebook”.

    “Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart si shqiponja. Faleminderit djem”, shkroi më tej Duro.

    Duro morri drejtimin e Gjilanit më 1 korrik të këtij viti, ndërsa largohet pas vetëm dy ndeshjeve me klubin gjilanas, me të cilin pati bilanc prej një barazimi dhe një humbje, që të dyja kundër Progres Niederkorn në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.

  • “Se kom ni valla loçkë”, mërgimtarin e kap “siklet” nga pyetja e gazetares

    “Se kom ni valla loçkë”, mërgimtarin e kap “siklet” nga pyetja e gazetares

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Lipjan se a e dinë ata se cilës frutë i thuhet “veruke” (një mollë, kokërr-vogël).

    Disa nga të intervistuarit thanë se vetëm e kanë dëgjuar këtë fjalë por nuk e dinë kuptimin e saj, derisa një mërgimtar edhe e kap “siklet” dhe përgjigjet me “se kom ni valla loçkë”.

    Për të ndjekur përgjigjet e qytetarëve, klikoni në videon e mëposhtme: 

  • Djemtë refuzojnë të takohen me Britney Spears

    Djemtë refuzojnë të takohen me Britney Spears

    Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline po zhvendoset në Hawaii bashkë me dy djemtë që ka me këngëtaren.

    Djemtë e Britney Spears nuk duan të shohin nënën e tyre përpara se të zhvendosen në Hawaii.

    Burimet folën për TMZ dhe zbuluan se djemtë e Spears nuk kanë plane të shohin nënën e tyre ndërsa lëvizin nga LA në Hawaii me babanë e tyre Kevi ndhe gruan e tij Victoria Prince.

    Gazeta raportoi se Kevin u kërkoi djemve të tij të shihnin nënën e tyre, por nuk i detyroi ata. Për më tepër, Daily Mail përmendi se vendimi i Kevin për të zhvendosur djemtë e tij në Hawaii u raportua në maj dhe në atë kohë, Britney e mbështeti atë.

    Burimi i tha Daily Mail se Britney “ka qenë gjithmonë një nënë e dashur dhe mbështetëse dhe kurrë nuk e ka kundërshtuar planin që djemtë e saj të zhvendoseshin”.

    “Britney i do fëmijët e saj, i ka mbështetur gjithmonë dhe dëshiron që ata të jenë të lumtur”, tha burimi./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Zbulohen arsyet e ndarjes së Rauw Alejandro dhe Rossalias

    Zbulohen arsyet e ndarjes së Rauw Alejandro dhe Rossalias

    Ndarja e këngëtares Rossalia dhe Rauw Alejandro ka qenë një befasi për fansat të cilët ishin kurioz të dijnë se kush ishte personi i cili përfundoi lidhjen.

    Por, pas konfirmimit të ndarjes, emri i modeles kolumbiane Valeria Duque ka filluar të përmendet si personi i tretë në lidhjen e tyre.
    Rauw Alejandro ka mohuar përfshirjen e modeles në lidhjen e tyre.

    Nga ana tjetër, modelja Valeria Duque ka mohuar gjithashtu përfshirjen në marrëdhënien e tyre, dhe ka akuzuar mediat se po shpifin për të shkaktuar skandale dhe shkatërruar reputacionin e tyre.

    Megjithatë, një mik i Rauw Alejandro ka folur për programin “Socialite” të Telecinco dhe ka ndarë disa detaje mbi ndarjen e tyre.

    Ai ka thënë se ekipi i Rosalias mendonte se Rauw po e kufizonte atë në karrierë, ndërsa Rosalia synonte të bënte një hap në Hollywood.

    Kjo konsiderohej si pengesë për projektin personal të Rosalias, sepse ajo ndikonte në karrierën e saj dhe konsultohej me të për shumë gjëra.
    Duke e bërë të qartë se ndarja është vendosur nga Rosalia./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rapperi Offset sqaron thashethemet për tradhtinë e Cardi B

    Rapperi Offset sqaron thashethemet për tradhtinë e Cardi B

    Reperi amerikan Offset, ka shpjeguar një postim në InstaStory të qershorit ku pretendonte se Cardi B, ishte jobesnike ndaj tij.

    Në një intervistë, ai e ka hedhur poshtë këtë pretendim dhe ka theksuar se ajo është gruaja e tij dhe e do atë shumë.

    Gjatë intervistës, Offset ka treguar se ata dy ishin duke kaluar një periudhë të vështirë.

    Reperi i “Migos” ka pranuar se gabimet e tij të së kaluarës kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre, duke thënë se ai është i hutuar me faktin që herë pas here, kur ajo ka probleme me dikë tjetër, mediat rikthejnë skandalet e tij të mëparshme, ndërsa ai përpiqet vazhdimisht të rregullojë marrëdhënien e tyre. Offset dhe Cardi B kanë dy fëmijë së bashku./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Tentim vrasje në Podujevë, një burrë sulmohet me armë sa ishte duke lëvizur me veturë

    Tentim vrasje në Podujevë, një burrë sulmohet me armë sa ishte duke lëvizur me veturë

    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Podujevë. Policia ka njoftuar se një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij, nga persona deri më tani të panjohur.

    “Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani  të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja të cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.

    LEXONI EDHE:

    Vritet një shtetase argjentinase në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari zviceran

  • Vritet një shtetase argjentinase në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari zviceran

    Vritet një shtetase argjentinase në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari zviceran

    Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një shtetase e Argjentinës, e cila ishte dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, në Fushë-Kosovë.

    Ky rast nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje, derisa për këtë është arrestuar një shtetas zviceran.

    “Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Policia njoftoi se rasti është në procedurë hetimore.

  • Moura rikthehet në Brazil

    Moura rikthehet në Brazil

    Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Lucas Moura është bërë me skuadër të re.

    Pasi që i skadoi kontrata me Tottenhamin, Lucas Moura karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Sao Paulos, të cilës i bashkohet si lojtar i lirë, raporton KosovaPress.

    Moura rikthehet në Brazil, ku ka nënshkruar kontratë me Sao Paolon deri në muajin dhjetor të këtij viti.

    Ish-ylli i Tottenhamit kalon te Sao Paulo si lojtar i lirë, dhe do të jetë në të njëjtën skuadër me James Rodriguez.