ATV

Author: G.O.

  • Vajza e Jakup Krasniqit publikon letrën e tij me urimin për martesë: Sot nuk ndjej asgjë veç lirisë…

    Vajza e Jakup Krasniqit publikon letrën e tij me urimin për martesë: Sot nuk ndjej asgjë veç lirisë…

    Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka publikuar një letër mjaft prekëse, të babait të saj, me rastin e martesës.

    Me një foto të bashkëngjitur ku shihet Gresa dhe burri i saj, përballë një fotografie të Krasniqit, të ngjitur në mur, ajo ka publikuar vargjet.

    Kujtojmë se Jakup Krasniqi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

  • Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen tonë

    Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen tonë

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare, duke thënë se ky shtet është edhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës.

    “Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.

    Zvicra shënon Ditën Kombëtare më 1 gusht kur u themelua Konfederata Zvicerane u festua për herë të parë në këtë datë në vitin 1891.

  • 74 aktakuza kundër 84 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

    74 aktakuza kundër 84 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

  • Hyn në fuqi rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet pa pagesë që mund të marrin qytetarët?

    Hyn në fuqi rregullorja e re për banka, cilat janë shërbimet pa pagesë që mund të marrin qytetarët?

    Sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re për banka, ku sipas kësaj rregullore bankat duhet të ofrojnë shërbime bazike pa pagesë për qytetarët.

    Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 kishte miratuar Rregulloren për shërbime bazike, ndërkaq neni 5 paragrafi 4 do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

    BQK në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se, rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

    Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

    Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës.

    Detaje rreth rregullores së re mund të gjeni duke klikuar KËTU.

  • ​Zëvendësministrja e arsimit jep dorëheqje

    ​Zëvendësministrja e arsimit jep dorëheqje

    Zëvendësministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës, Edona Maloku-Bërdyna ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj, për arsye subjektive.

    Dorëheqjen ajo ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, duke thënë se e ka të pamundur të vazhdojë më tej angazhimin e saj, në këtë detyrë.

    “Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti. Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim. Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional. Jam krenare sidomos për kontributin e dhënë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, rritjen e përfshirjes së vajzave/grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (STEM), avancimin e gjithëpërfshirjes në arsim, zhvillimin e shkencës e inovacionit dhe urëzimin e bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare. U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë”, ka shkruan ajo në Facebook.

  • Policët e Kosovës bëhen me kamera të trupit, bëhet pranim-dorëzimi i donacionit

    Policët e Kosovës bëhen me kamera të trupit, bëhet pranim-dorëzimi i donacionit

    Policia e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media ku do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit të kamerave të trupit për Policinë e Kosovës.

    Ky është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

    Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës (PK), me datën 01 gusht 2023 do të organizojë konferencë për media, e cila i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

    Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel, Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z. Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

  • Aliu e Zogiani dalin në konferencë për medie

    Aliu e Zogiani dalin në konferencë për medie

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Avni Zogiani, do të mbajnë sot konferencë për medie.

    Konferenca do të mbahet nga ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    “Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Avni Zogiani, mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

  • ​Aksident i rëndë në Istog, humb jetën një person ndërsa lëndohen 9 të tjerë

    ​Aksident i rëndë në Istog, humb jetën një person ndërsa lëndohen 9 të tjerë

    Në orët e vona të së hënës në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilën ka humbur jetën një person ndërsa 9 të tjera janë lënduar.

    Nё aksident kanë qenë të përfshira njё traktor dhe dy automjete, ndërsa policia thotë se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

    Dhjetё personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

  • Heta: Murtaja afrikane e derrit s’përhapet te njeriu, u asgjësuan të gjitha derrat në fermën e dyshuar

    Heta: Murtaja afrikane e derrit s’përhapet te njeriu, u asgjësuan të gjitha derrat në fermën e dyshuar

    Drejtori i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUV, Sadik Heta, ka deklaruar për Ekonomia Online se kanë arritur që ta parandalojnë përhapjen e mëtejme të sëmundjes murtaja afrikane e derrit, pasi rasti i parë në Kosovë u konfirmua më 17 korrik në një fermë derrash në komunën e Kllokotit.

    Ndonëse kjo sëmundje transmetohet nga kontakti kafshë me kafshë, Heta thotë se ka raste kur mund të transmetohet edhe nga produktet e kafshëve.

    Ai thotë se fillimisht është izoluar ferma, e më pastaj pas marrjes së rezultateve, është bërë asgjësimi i derrave dhe produkteve të tyre.

    “Me të marrë njoftimin, ne si autoritet qendror kemi marrë masat tona, kemi shkuar në fermën e dyshuar, kemi bërë izolimin e asaj ferme, kemi marrë mostrat e derrave të ngordhur dhe e kemi sjellë në laboratorin e ushqimit dhe veterinarisë për analiza të mëtejme. Pra me të sjellë në laborator, të dielën ka dalë me konfirmime që në këtë fermë ekziston virusi mortaja afrikane e derrit. Ne si agjencion e kemi bërë asgjësimin e të gjitha kafshëve në fermë, produkteve të tyre dhe dezinfektimin e komplet fermës dhe oborrit përreth”, thotë Heta, teksa sugjeron që të kufizohet edhe lëvizja e njerëzve tek vendet e dyshuara.

    “Ajo çka mund të jetë rreziku në këto raste është transmetimi i sëmundjeve nëpërmjet lëvizjes së njerëzve apo edhe produkteve të ndryshme. Nënkupton që lëvizja e njerëzve, pra sëmundja mund të bartet edhe nëpërmjet njerëzve, këpucëve, rrobave e gjërave tjera. Pra është sëmundje që transmetohet direkt nga kontakti kafshë me kafshë, mirëpo në shumicën e rasteve, transmetohet nga produktet e kafshëve, nga gjësendet e ndryshme…”, u shpreh ai.

    Teksa ka folur për këtë sëmundje, Heta shprehet i bindur se nuk ka rrezik të bartjes tek njeriu. Thotë se mund të ketë vetëm dëme ekonomike.

    “Dua ta potencoj në fund, kjo sëmundje nuk ka karakter zonatik pra nuk bartet nga kafsha tek njeriu, ka karakter ekonomik. Pra humbjet mund të jenë shumë të mëdha nga ngordhja ose përhapja e kësaj sëmundjeje. Ju sugjeroj të gjithëve që mos të frikësohen nga kjo sëmundje, për arsye se nuk ka rrezik të bartet nga kafsha tek njeriu, mirëpo humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha”, u shpreh ai.

  • ​Tjetër sulm me dronë në Moskë

    ​Tjetër sulm me dronë në Moskë

    Dronët sërish kanë sulmuar Moskën, në atë që dyshohet të jetë kryer nga Ukraina, pasi në fundjavë ndodhi i njëjti skenar ndërsa e pranoi edhe vetë presidenti ukrainas Volodymr Zelensky.

    Cak i sulmit ishte sërish e njëjta ndërtesa sikurse edhe radhës së kaluar, ndërsa kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se kishte vetëm dëme të fasadës prej xhami në katin e 21 të cilat janë dëmtuar.

    Sobyanin tha në një postim në Telegram se nuk kishte asnjë të lënduar.

    Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në distriktet Odintsovo dhe Narofominsk pranë Moskës, ndërsa një i tretë u bllokua dhe u rrëzua në kryeqytet.

    Ministria fajësoi Kievin për sulmet ndërsa Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht.

    Ndonëse Ukraina nuk ka marr përgjegjësinë për sulmet, dy ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymr Zelensky tha se lufta ishte drejtuar në Rusi dhe se ky ishte “një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.