ATV

Author: G.O.

  • Akuzat e reja, Donald Trump del sot para gjykatës

    Akuzat e reja, Donald Trump del sot para gjykatës

    Ish-presidenti I SHBA-ve Donald Trump do të dale sot përpara në një seancë dëgjimore, për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës, raporton BBC.

    Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

    Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale.

    Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.

  • Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për Klan Kosovën

    Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për Klan Kosovën

    Gjykata Komerciale ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Klan Kosovës, duke shtyrë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.

    “APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”, thuhet në njoftim.

    Tutje, kjo gjykatë njoftoi se e ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të MINT-it, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.

    “II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.”, thuhet mes tjerash në vendim.

  • A e dinë pejanët kuptimin e fjalës “imonik”?

    A e dinë pejanët kuptimin e fjalës “imonik”?

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në krahina si në Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të zi.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së këtë radhë i ka pyetur qytetarët në Pejë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “imonik”, e cila fjalë përdoret në Korçë, e që ndryshe neve i themi “shalqi”.

    Me ndihmën e gazetares, disa nga të intervistuarit e qëlluan përgjigjen e kësaj fjale.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se burri i saj që ndodhet jashtë shtetit ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

    “Podujevë 02.08.2023 – 14:30. Viktima femër  kosovare,  ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar,  në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar një person për dhunë në familje.

    “Prishtinë  01.08.2023 – 14:12. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    E në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij.

    “Gjilan, 02.08.2023 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

    Ndërsa, në Pejë u arrestua një person për dhunë në familje, i cili gjendej në arrati.

    “Pejë,26.07.2023-20:00. Lidhur me rastin, më datë 02.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili ka qenë në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

  • Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq

    Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq

    Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, në Obiliq.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi i plotë:

    HETIM MBI VDEKJEN/Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Kryeministri kanadez divorcohet pas 18 vitesh martesë

    Kryeministri kanadez divorcohet pas 18 vitesh martesë

    Martesa e kryeministrit kanadez 51-vjeçar Justin Trudeau me gruan e tij 48-vjeçare Sophie Gregoire mbërriti në kapitullin e fundit.

    Divorcin pas 18 vitesh martesë, e njoftuan vetë çifti në rrjetet sociale, në një postim modest, ku bënë të ditur edhe vendimin e tyre.

    Trudeau dhe Gregoire kanë tre fëmijë nga martesa e tyre, 15-vjeçarin Javier, 14-vjeçaren Ella Grace dhe 9-vjeçarin Adrien.

    Çifti shkëmbyen betimet e besnikërisë së përjetshme në maj të 2005-ës në Montreal. Pothuajse dy dekada më vonë, megjithatë, të dy vendosën të merrnin rrugë të ndryshme nga njëri-tjetri.

    “Mirëmbrëma të gjithëve, unë dhe Sophie dëshirojmë të njoftojmë se pas diskutimeve të vështira, kemi vendosur të ndajmë rrugët tona. Megjithatë, ne do të mbetemi një familje, me dashuri dhe vlerësim të thellë për njëri-tjetrin, diçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë. Për hir të fëmijëve tanë, ju lutemi respektoni privatësinë tonë. Faleminderit”, përfundon njoftimi i Trudeau.

  • U aksidentua një ditë më parë në Ferizaj, ndërron jetë 62-vjeçari

    U aksidentua një ditë më parë në Ferizaj, ndërron jetë 62-vjeçari

    Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë 62-vjeçari me inicialet H.S., i cili ishte aksidentuar një ditë më parë ndërsa po lëvizte me biçikletë në Ferizaj.

    Aksidenti ndodhi të mërkurën në drekë në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte 39-vjeçarja me inicialet B.S., përplasi çiklistin tashmë të ndjerë.

    62-vjeçari ishte dërguar menjëherë për ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm është nisur drejt Prishtinës në QKUK.

    Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura të tjera hetimore.

  • Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

    Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

    Edhe mëngjesin e sotëm qytetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona në pikat kufitare në hyrje-daljet e Kosovës.

    Shumica e bashkatdhetarëve tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre evropiane, ku ata jetojnë e veprojnë.

    Njësoj sikurse ardhja e tyre, edhe tash me kthimin e tyre mërgimtarët janë duke u përballur me pritje e kolona në pikat kufitare.

    Sipas të dhënave të fundit që Qendra e Menaxhimit Kufitar i ka përditësuar në 07:49, shihet se kolonë e pritje më të madhe ka në pikën kufitare Merdar në dalje të Kosovës.

    Aty bashkatdhetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

    Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas këtyre të dhënave, në këtë pikëkalim pritja është deri në 40 minuta dhe kolona arrin deri në 250 metra.

    QMK-ja bën të ditur se nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e gjatë se pesë minuta.

  • ​Shpërthim në Krujë, dëmtohet 4 biznese

    ​Shpërthim në Krujë, dëmtohet 4 biznese

    Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) Kruja është tronditur nga një shpërthim duke dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

    Sipas policisë në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zim Zeneli” ndërsa lënda plasëse ka shpërthyer në asfalt.

    “Më datë 3 gusht rreth orës 02:25, në rrugën ‘Zim Zeneli’, në asfalt, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth”, njoftoi policia.

    Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Mërgimtari nga Franca ia la këtë “amanet” gazetares

    Mërgimtari nga Franca ia la këtë “amanet” gazetares

    Në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan po mbahet festivali “Mergata Fest & Sport”, i cili tashmë është tradicional dhe organizohet posaçërisht për diasporën. Festivali mbahen nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti.

    Të gjithë të interesuarit, në këtë festival patën mundësinë të argëtohen me yjet e estradës kosovare në koncertet të cilat u organizuan tri net radhas duke filluar nga ora 20:00.

    Mbrëmë, në mesin e shumë yjeve, në skenë u ngjit këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publik, Sabri Fejzullahu, i cili pa dyshim e çoi në këmbë Lipjanin me hitet e tij.

    E veç kësaj, shumë nga qytetarët e Lipjanit lëshuan edhe deklarata interesante para kamerës së ATV-së, derisa një mërgimtar nga Franca, kishte një “amanet” për gazetare e ATV-së.

    “As mos merr lakmi kurrë për me dalë jashtë vendin, kurrë hiç, mos shko në kurbet, se atje veç qato pare që janë atje. Unë kam dal i ri në kurbet, veç 18 vjet, por kur vijmë këtu kënaqemi krejt e kur po vjen koha për me ikë andej, tani s’po kam vullnet as me u qu në mëngjes”, tha ai.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: