ATV

Author: G.O.

  • Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer, arrestohen dy të dyshuar

    Prishtinë: Një burrë raporton se ishte rrëmbyer, arrestohen dy të dyshuar

    Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se ishte rrëmbyer nga një burrë tjetër dhe se për një kohë është mbajtur në një vend të panjohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “RRËMBIM -Prishtinë 02.08.2023 – 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në nje vend te njohur per te, ne prezence edhe te nje personi tjeter te dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Danimarka rrit kontrollet kufitare pas djegieve të Kuranit

    Danimarka rrit kontrollet kufitare pas djegieve të Kuranit

    Policia e Danimarkës është duke shtrënguar kontrollet kufitare pas djegieve të fundit të Kuranit, të cilat kanë ndikuar në situatën e sigurisë, ka thënë Ministria e Drejtësisë në këtë shtet.

    Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Suedia më herët gjatë javës.

    Aktivistët kundër-islamit në Danimarkë dhe Suedi i kanë dëmtuar dhe djegur disa kopje të Kuranit – libër i shenjtë për myslimanët – dhe diçka e tillë e ka zemëruar botën myslimane dhe janë rritur kërkesat që qeveritë t’i ndalojnë këto veprime.

    “Autoritetet besojnë se është e nevojshme në këtë kohë që ta rrisim fokusin se kush hyn në Danimarkë, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërcënimeve specifike”, ka thënë Ministria e Danimarkës përmes një deklarate.

    Kontrollet më të ashpra kufitare do të zbatohen fillimisht deri më 10 gusht.

    “Djegiet e fundit të Kuranit, siç kanë thënë edhe zyrtarët e sigurisë, kanë ndikuar në situatën aktuale të sigurisë”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard, përmes një deklarate.

    Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë dënuar aktet e djegies së Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e hartimit të ligjeve të reja që do të ndalonin diçka të tillë.

    Mirëpo, kritikët kanë thënë se vendime të tilla e rrezikojnë lirinë e shprehjes, që u garantohet qytetarëve me kushtetutë.

    Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si fjalë të Zotit dhe dëmtimi i qëllimshëm i librit është shumë ofendues për ta.

  • Sot hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut, këto janë kriteret

    Sot hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut, këto janë kriteret

    Sot do të hapet konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili I ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

    Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut dhe me këtë konkurs ky numër do të shkojë në 42.

    “15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti.

    Kërkesat e përgjithshme për pranim:

    -Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

    -Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

    -Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;

    -Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;

    -Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

    -Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

    Kërkesat e përgjithshme formale

    -Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në fushat: Arsim i larte i paspecifikuar.

    -Kualifikime të posaçme formale:

    -Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën

    zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

    Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

    -Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;

    – Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që

    ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;

    -Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;

    – Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;

    -Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe

    për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;

    – Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

    -Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

  • PDK-ja dhe LDK-ja thërrasin konferencë për media

    PDK-ja dhe LDK-ja thërrasin konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Njëra e mban konferencën në ora 10:30, ndërsa tjetra në ora 14:00.

    Në një njoftim për media, PDK ka njoftuar se sot mban konferencë për media në selinë qendrore të partisë.

    Konferenca fillon nga ora 14:00.

    Konferencë ka thirrur edhe LDK, në selinë qendrore të saj.

    LDK ka bërë të ditur se kjo konferencë fillon në ora 10:30.

    Në njoftimin për media, asnjë parti opozitare nuk ka njoftuar se për çfarë është thirrur kjo konferencë.

  • Kosova merr pjesë me katër xhudistë në World Judo Masters

    Kosova merr pjesë me katër xhudistë në World Judo Masters

    Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.

    Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.

    Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në secilën kategori.

    Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:

    1.Distria Krasniqi (-52 kg)

    2.Nora Gjakova (-57 kg)

    3.Akil Gjakova (-73 kg)

    4.Laura Fazliu (-63 kg)

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.

  • Deri në dy orë pritje për dalje nga Merdarja

    Deri në dy orë pritje për dalje nga Merdarja

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në dy orë te pikëkalimi kufitar Merdarë për të dalë nga Kosova.

    Ndërsa për të hyrë te kjo pikë kufitare, pritjet zgjasin deri në një orë e gjysmë.

    Pritje ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

    Mërgimtarët janë duke pritur deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë ata po presin deri në një orë e gjysmë.

    Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet maksimale për të hyrë në Kosovë janë 5 minuta, aq sa janë edhe pritjet për të dalë nga Kosova.

  • Vdes një grua në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

    Vdes një grua në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

    Një grua ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

    “Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Është raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartësia e njeh objekti dhe si pasojë e plagëve te marra ka ndërruar jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Parashikimi i motit, këto pritet të jenë temperaturat për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit, këto pritet të jenë temperaturat për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me vranësira.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Peja me 17 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjilani me 35 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike.

    Temperaturën minimale, për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjakovës me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me temperatura të larta dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 36 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Përleshje mes dy pushuesve nga Kosova në Shëngjin, njëri merr plagë të rënda

    Përleshje mes dy pushuesve nga Kosova në Shëngjin, njëri merr plagë të rënda

    Një pushues nga Kosova është therur me thikë mbrëmjen e të enjtes në Kune të Shëngjinit.

    Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

    I plagosuri, i identifikuar si Selim Bllaca, 59-vjeç, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

    Ai raportohet se për shkak gjendjes të rëndë shëndetësore është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

    Ndërsa policia njofton se është arretuar edhe një 66 vjecar, si i dyshuar për therjen e 59 vjecarit.

    Të njëjtit iu është sekuestruar në cilësimë e provës materiale, arma e ftohtë – thikë.

  • Protestë para gjykatës në Ferizaj, kërkohet ndëshkim maksimal për vrasësit e Marigona Osmanit

    Protestë para gjykatës në Ferizaj, kërkohet ndëshkim maksimal për vrasësit e Marigona Osmanit

    Kolektivi për mendim dhe veprim feminist ka bërë thirrje për protestë, në seancën përfundimtare për rastin e vrasjes të Marigona Osmanit, akt të cilin e kreu i dashuri i saj, Dardan Krivaqa, i shoqëruar nga shoku i tij, Arbër Sejdiu.

    Me këtë veprim synohet që të sigurohet drejtësia duke i dhënë të akuzuarve ndëshkimin maksimal.

    “Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe sot ditw e premte para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës, për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”. – thuhet në njoftim.

    Vrasja e Marigona Osmanit ndodhi në gusht të vitit 2021, ndërsa aktgjykimi do të shpallet sot nga ora 11:00.

    LEXONI EDHE:

    Vrasja e Marigona Osmanit, sot merret vendimi për Krivaqën dhe Sejdiun