Një veturë me targa të Serbisë ka tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vetura me targa të Serbisë është ndalur pasi gjatë legjitimimit ka rezultuar se e njëjta ka hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për pagat, konkretisht koeficientin e pagave, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro e jo 105 sa ka vendosur Qeveria.
Për këtë ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që të votohet një rezolutë që e obligon Qeverinë që ta fusë këtë ndryshim në Ligjin për Buxhetin.Kur foli për takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ai tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka degraduar tërësisht këtë proces dhe se po pranon që të diskutohet për çështje të brendshme.
“Kemi neglizhim total të kësaj Qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngitet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro , nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”.
“Në Bruksel dialogu ka degraduar totalisht, në një situatë kur do të duhet të ketë qartësi, ajo që ka bë Kurti ka pranuar që të diskutohet për çështje të brendshme, në vend se të diskutohet për këto çështje në Kosovë”.
Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka kritikuar trupin Prokurorinë e Gjykatën Speciale. Kjo për shkak operacioneve të realizuara të martën në Prishtinë.
Sipas tij si prokuroria ashtu edhe gjykata po veprojnë me mendësi të Misholleviqit.
Behrami ka thënë se operacionet e realizuara dje, kanë vetëm një qëlllim: frikësimin e dëshmitarëve.
“Prokuroria e Gjykatës Speciale tani po operon me mendësinë e Millosheviçit. Kur filloi të humbë të gjitha betejat në sallën e gjykatës, ka filluar bastisje dhe arrestime politike. Operacionet e djeshme kanë për qëllim frikësimin e dëshmitarëve“, ka shkruar ai.
“Por, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk kanë dhoma të mjaftueshme të burgut për të zënë të gjithë shqiptarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të treguar të vërteten për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës!”, ka ironizuar ai.
Doktoresha Sanie Abazi e cila me profesion është kirurge plastike, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli për trajtimin e djegieve, deformimet e veshëve, të hundës e shumëçka tjetër.
Derisa Abazi foli për operimin e hundës dhe komplikimet e mundshme gjatë këtij intervenimi, ajo iu përgjigj edhe pyetjes se deri në sa herë mund të operohet hunda.
“Mundet të operohet derisa të mbet pa hundë pacienti, pra mund të operohet disa herë, varësisht, pasi që dallon struktura e hundës. Duhet ta dish që në momentin të futesh në anestezion, d.m.th. anestezioni mund t’i ketë komplikimet e veta, pastaj kur hapet hunda ne mundemi me hasë në komplikime të reja të paparashikueshme ndonjëherë, sepse ka pacientë që kanë problem të tjera gjenerale, të tilla si diabeti, me tension të lartë të gjakut, problem me gjakderdhje të gjakut të cilat të dërgojnë në komplikime të intervenimit”, tha ajo.
Tutje ajo tha se ndër intervenimet më të vështira në këtë fushë janë ato nga djegiet./atvlive.tv/
Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell dhe me mot të kthjellët.
Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Ferizaj me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius.
Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjilanit me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 30 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:
Në prag të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se pret nga palët që të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar ka thënë se nuk ka marrë zotim nga kryeministri Kurti për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Sipas tij, zotim ka vetëm për të shkuar në Bruksel për takim, por jo për zbatim të marrëveshjes.
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka thënë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.
“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, ka thënë ai.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obiliqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të filloj nga ora 10:30.
Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.
Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njofton Zyra e Kryeministrit.
Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.
Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.
Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.
Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë.
Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Dyshohet se se viktima është një 30-vjeçar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.