ATV

Author: G.O.

  • Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot është deklaruar duke i komentuar pretendimet për një largim të mundshëm nga kjo parti.

    Rrahmani tha se në këtë pozitë ka ardhur nga vota e votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe aty do ta vazhdojë mandatin e tij, mirëpo shton se nuk ka interes të inkuadrohet në të tjera aktivitete të partisë

    “Po, unë jam deputet, bëj pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetin e bëj aty. Votën e kam prej votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe mandati im do të jetë deri në fund në Lëvizjen Vetëvendosje. Në aktivitete tjera ka kohë që nuk kam marrë pjesë, as një zgjedhje të brendshme të cilat janë mbajtë as në aktivitetet e tjera partiake, për shumë aryse. Mirëpo, aktivitetin tim si deputet e bëj duke qenë pjesë e GP të LVV-së. Nuk jam i interesuar që të kem tjetër pozitë”, deklaroi ai në DPT te Fidani.

    Një nga arsyet pse Rrahmani ka marr këtë vendim ka të bëjë edhe me parimet e LVV-së dhe me disa prej lëvizjeve që i mbështesin.

    “Janë disa çështje parimore me të cilat unë nuk pajtoj, siç është Kodi Civil dhe disa që tashmë LVV i mbështet publikisht edhe që kam pasë dëshirë të mos jem pjesë organizative e partisë. Unë do të jap kontributin tim për programin me të cilin kemi kandidu”, ka deklaruar ai.

     

  • Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati mbrëmë një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

    Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

  • Rizvanolli: Kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

    Rizvanolli: Kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se ende pa u bërë një muaj janë pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve.

    Rizvanolli tha se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura. Kurse për më shumë informata për subvencionim qytetarët të vizitojnë këtë link.

    “Ende pa u bërë një muaj kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve. Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

    Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.

    Njëherit edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.

    Kurti ndër të tjerash ka thënë se këtë vit synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera, ashtu sikurse vitin e kaluar.

  • Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

    Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

    Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të avionëve luftarakë Gripen për Ukrainën, për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë trupat ruse, raportoi radioja publike suedeze (SR).

    Qeveria dëshiron të dijë, në mes tjerash, se si do të ndikonte dorëzimi i këtyre avionëve në kapacitetet mbrojtëse të Suedisë dhe sa shpejt mundet Suedia të posedojë avionë Gripen të rinj, raportoi SR.

    Ekzekutivi suedez ka të ngjarë që zyrtarisht të pyesë forcat e armatosura të enjten që zyrtarisht ta shqyrtojë këtë çështje, tha SR, duke cituar burime anonime.

    Ministria e Mbrojtjes së Suedisë nuk ka komentuar menjëherë këto raportime.

    Holanda dhe Danimarka po shtyjnë përpara procesin e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, në mënyrë që Kievi t’i kundërvihet superioritetit ajror të Rusisë.

    Sipas SR-së, Ukraina shpreson të pranojë një divizion të avionëve Gripen, që janë të prodhura nga kompania suedeze Saab, apo 16-18 avionë.

    Suedia këtë vit tha se synon që të mundësojë që pilotët ukrainas të testojnë avionët Gripen, por Qeveria tha po ashtu se ka nevojë për të gjithë avionët që ka për të mbrojtur territorin suedez./REL/

  • Presidentja Osmani takon ministrin izraelit, kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

    Presidentja Osmani takon ministrin izraelit, kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.

    Osmani ka përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj Deklarate në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit dhe shkëmbimit të përvojave.

    Në këtë drejtim, Osmani ka shprehur edhe nevojën që të finalizohet procesi i heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, i cili sipas saj, do të ndikonte në ndërveprim të shtuar në mes të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

    Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me Izraelin në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    Osmani është shprehur e kënaqur me nivelin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, ndërsa ka theksuar se forcimi i mëtejmë i raporteve ndërshtetërore do të rikonfirmohet edhe gjatë vizitës zyrtare të Presidentes në Izrael, me ftesë të Presidentit Herzog.

  • Çitaku: Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Zvicrës, skandaloze

    Çitaku: Përzierja e Kurtit në zgjedhjet e Zvicrës, skandaloze

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze përpjekjen e kryeministrit Albin Kurti për t`u përzier në zgjedhjet e brendshme të Zvicrës.

    Ajo ka vlerësuar se më mirë do të ishte që kryeministri të angazhohet për largimin e sanksioneve që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se koston e sjelljes së tij po e paguan Kosova.

    “Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi. Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova”, ka shkruar Çitaku.

  • Negociatat e 14 shtatorit – zbardhet agjenda e takimeve në Bruksel

    Negociatat e 14 shtatorit – zbardhet agjenda e takimeve në Bruksel

    Bashkimi Evropian njofton një takim trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Kurti dhe Vuçiq.

    Përmes një deklarate thuhet se Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

    Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

    “Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

    Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet në njoftim.

  • Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz takohet me kryeministrin Kurti

    Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz takohet me kryeministrin Kurti

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, raporton Ekonomia Online.

    Takimi i Kurtit me ministrin Katz është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë.Ministri, Haim Katz gjatë së hënës është takuar edhe me Grupin e Miqësisë Kosovë-Izrael në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

  • Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së, studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

    Gjykata anulon vendimin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të KD të UP-së, studentët kërkojnë shkarkimin e rektorit

    Unioni Demokratik Studentor ka mbajtur konferencë për medie pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Themelore ndaj padisë së tyre në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues, raporton Ekonomia Online.

    Festim Tasholli, sekretari i përgjithshëm i “Unionit Studentor”, tha se e veprimet në UP u udhëhoqën nga “grupe kriminale të interesit që për qëllim e kanë kapjen e Universitetit” dhe se vendimi i gjykatës vërtetoi se “Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

    Ai ka kërkuar anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga udhëheqja e Universitetit dhe që menaxhmenti i UP-së të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në UP.

    “Kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ku aprovohet si e bazuar padia jonë ndaj Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në rastin e votimit të anëtarëve të rijnë të Këshillit Drejtues”.

    “Me datë 24.06.2022 në mënyrë të kundërligjshme dhe me forca policore, studentët senatorë janë privuar nga e drejta e votës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues, duke u larguar dhunshëm nga ndërtesa e rektoratit të UP-së. Të gjitha këto veprime në UP janë udhëhequr nga grupe të interesit (kriminale) të cilat për qëllim kanë kapjen e Universitetit. Tashmë është vërtetuar edhe praktikisht që Universiteti i Prishtinës ka udhëheqje joadekuate që qëllim parësor ka interesat e ngushta grupore dhe jo zhvillimin e UP-së”.

    “I bëjmë thirrje të gjitha instancave përgjegjëse të UP-së që të reflektojnë tani kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me Vendim nga institucionet e drejtësisë. Pas këtij Vendimi Këshilli Drejtues i UP-së dhe menaxhmenti në tërësi më e pakta që duhet të bëjnë është dorëheqja që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina. Gjithashtu kërkojmë anulimin e të gjitha vendimeve të marra nga kjo udhëheqësi e jashtëligjshme, duke përfshirë zgjedhjen e rektorit, sekretarit të përgjithshëm dhe Statutin e ri të miratuar”.

    Gjykata e ka vlerësuar si të mangët dhe që “nuk i përmban elementet e nevojshme mbi bazën e të cilave do të duhej të ndërtohej arsyetimi”, argumentin e Senatit për vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues.

    Themelorja ka kërkuar, ndër tjerash, “riprocedurë dhe rivendosje” dhe kujdes nga Senati i UP-së gjatë hartimit të vendimit të ri.

  • Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

    Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të hënën komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

    Kurti ka njoftuar me komandantin Ulutaş pret të bashkëpunojë ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta, për paqe dhe siguri.

    “Pata kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të NATO-KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës. I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, shkruan Kurti në Twitter.