ATV

Author: G.O.

  • Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar pro që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka.

    “Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës!Na priftë e mbara!”, shkruan ai në Facebook.

    Në fund të muajit gusht, edhe Mitrovica e Veriut ishte bërë anëtare e këtij Asociacionit.

  • Hoti thotë se Nagip Krasniqi merr ende rrogë edhe pse është në paraburgim

    Hoti thotë se Nagip Krasniqi merr ende rrogë edhe pse është në paraburgim

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur Kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 përqind të pagës që thotë se i bie rreth 1700-1800 euro,  edhe pse ndodhet në paraburgim.

    “Kryeshefi i KEK-ut është në paraburgim njeri, edhe dua me prezumuar pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 për qind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim”.

    “I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës”.

  • Haradinaj kërkon mbështetjen e opozitës: Ta ndihmojmë Kosovën, ta shkarkojmë Kurtin

    Haradinaj kërkon mbështetjen e opozitës: Ta ndihmojmë Kosovën, ta shkarkojmë Kurtin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha që qytetarët dhe deputetët nuk duhet të presin ndryshim të situatës nga vetë shkaktarët e kësaj situate, duke iu referuar Qeverisë Kurti.

    Haradinaj ka deklaruar se rruga të cilën po e ndjek Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Haradinajt, shkarkimi i Kurtit do ta sillte një moment të ri politik të Kosovës edhe brenda por edhe jashtë.

    Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe atyre të pozitës për të votuar mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

    “Nëse ne në parlament e shohim qeverinë tonë që udhëheq vendin në drejtim të gabuar edhe i sjell goditje vendit, humbje të njëpasnjëshme, si të veprojmë ju lutem?.

    “Nëse dikush prej nesh ende shpreson që qeveria Kurti do ta nxjerrë Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të dalë gabim. Pra, nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjellë Kosovën në pozitën e të ndëshkumit e të goditjeve të njëpasnjëshme të humbjeve edhe në planin e brendshëm të sigurisë, edhe në planin ndërkombëtar të shpresojnë që ai ta nxjerrë”.

    “Besoj që o detyrë e parlamentit me e nxjerrë Kurtin dhe qeverinë nga drejtimi i gabuar. Detyrë e të gjithë deputetëve, jo vetëm opozitarë, pra besoj që ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ne e kemi votu, parlamenti e ka votu këtë qeveri, edhe ne ia kemi dhanë besimin qeverisë Kurti në këtë rast shumica, ju lus shqyrtojeni a është në rregull me vazhdu në drejtimin çfarë e kemi në vend, apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë qeverinë Kurti”.

    “Sikurse Kosova ta bashkonte votën me mocionin për qeverinë Kurti, demokracia jonë, mundësitë tona, të të gjitha subjekteve politike, do të vazhdonin në një situatë të re, në një moment politik në Kosovë në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm”.

  • Zhdukja e mostrave të Deharit – Tahiri i drejtohet Qeverisë: E patolerueshme si heshtni

    Zhdukja e mostrave të Deharit – Tahiri i drejtohet Qeverisë: E patolerueshme si heshtni

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, është produkt i Qeverisë Kurti.

    Tahiri ka thënë se është e patolerueshme heshtja e Qeverisë për këtë rast

    “Produkt i qeverisjes tuaj është edhe zhdukja e mostrave të Astrit Deharit. Kjo është e patolerueshme se si heshtni ju dhe merrni mbështetje keqpbërsit, kryesit e kësaj vepre”, ka thënë Tahiri.

    Tutje, ai ka paralajmëruar se PDK-ja s’do të marrë pjesë në asnjë votim.

    “Prandaj ne si Grup Parlamentar i PDK’së nuk do t’ju mbështesim në asnjë rrethanë, në asnjë votim, në asnjë marrëveshje ndërkombëtare, në asnjë projektligj. Angazhimi jonë do të jetë që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt, të shkojë në shtëpi sa më shpejt, mandate t’ju kthehet qytetarëve dhe të shkohet në zgjedhje sa më shpejt”, ka thënë Tahiri.

  • Deklarohet Vuçiqi pas takimit me diplomatët evropianë: Filluan bisedimet e vështira në Bruksel

    Deklarohet Vuçiqi pas takimit me diplomatët evropianë: Filluan bisedimet e vështira në Bruksel

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun.

    “Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

    Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiqin, nga ora 9:00.

    Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

  • Vuçiq takohet me Borrellin dhe Lajçakun

    Vuçiq takohet me Borrellin dhe Lajçakun

    Rundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka filluar në orën 09:00 të mëngjesit me takime të ndara midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrellit, dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçakut, së pari me delegacionin e Beogradit të kryesuar nga Aleksandar Vuçiq.

    Borrelli dhe Lajçaku, me fillim nga ora 10:00, do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

  • Prokuroria Themelore në Prishtinë prin me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022

    Prokuroria Themelore në Prishtinë prin me numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022

    Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Lavdim Makshana, gjatë prezantimit të raportit me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura gjatë vitit 2022.

    Makshana tha se këto shifra të larta tregojnë për mosefikasitetin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në zgjidhjen e lëndëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Sa i përket numrit të lëndëve të pazgjidhura Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë prin edhe në këtë aspekt me 45 mijë e 514 lëndë të pazgjidhura. Shprehur në përqindje i bie që 85.38% e lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura deri në fund të vitit 2022. Kjo përqindje e lartë e lëndëve të pazgjidhura tregon për mosefikasitetin e Prokurorisë Thmemelore në Prishtinë në zgjidhjen e lëndëve, pasi gjatë vitit 2022 janë zgjidhur vetëm 7 mijë e 793 lëndë apo vetëm 14% e lëndëve në pun.”, tha Makshana.

    Hulumtuesi i IKD-së tha se gjatë vitit 2022, Departamentet e Përgjithshme të Prokurorive Themelore kanë trashëguar mbi 70 mijë lëndë nga vitet paraprake.

    “Gjatë vitit 2022 kanë pasur në punë gjithsej 103 mijë e 645 lëndë penale. Nga të cilat 70 mijë e 520 lëndë apo 68.03% kanë qenë lëndë të trashëguara nga vitet paraprake. Sipas statistikave të raportit të Prokurorit të Shtetit gjatë vitit 2022 janë pranuar 33 mijë e 125 lëndë, ku prej tyre janë zgjidhur 26 mijë e 929 lëndë, ndërsa në fund të periudhës raportuese të vitit 2022 kanë mbetur të pazgjidhura 76 mijë e 716 lëndë apo 74% e tyre”, tha Makshana.

    Ai tha se duke u referuar në statistikat e Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë prin sa i përket ngarkesës me numër të lëndëve.

    “Referuar të dhënave statistikore të PSh-së, DP-ja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë prin sa i përket ngarkesës me numër të lëndëve me 53 mijë e 307 lëndë në punë”, tha ai.

    Tutje, Makshana tha se më pak e ngarkuar gjatë vitit 2022 del të jetë Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë me 4 mijë e 853 lëndë.

    Lidhur me këtë çështje, Makshana tha se edhe duke ju referuar statistikave të Raportit Vjetor të Prokurorit të Shtetit, numri i lëndëve penale të pazgjidhura në fund të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, ka shënuar rritje për 6 mijë e 196 lëndë ose 8.78%

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të enjten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022.

  • Ish-oficeri i ushtrisë britanike vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Ish-oficeri i ushtrisë britanike vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 25-të (me kodin 03724), Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike po vazhdon dëshminë e tij edhe në seancën e të enjtes.

    Ky dëshmitar, ka filluar dëshminë e tij më 13 shtator duke iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe kundër-pyetjeve të ekipit mbrojtës të Selimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I njëjti po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e avokatit Geoffrey Roberts në seancë publike.

    Ndryshe, gjykatësi Charles Smith ka urdhëruar ZPS-në që deri në fund të ditës së nesërme të paraqesin listën e dëshmitarëve që do të thirren për tri javët në vazhdim.

    Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

    Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

    Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

    Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

    Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

    Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.

    Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i 11-të i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i 12-të, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

    Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.

    Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik dhe e mbaroi më 19 korrik, ku nisi dëshminë dëshmitari i 15-të, i cili e përfundoi më 20 korrik.

    Kurse, më 14 gusht filloi dhënien e dëshmisë dëshmitari i 16-të, e që e përfundoi më 16 gusht dhe më 17 gusht përfundoi dëshminë dëshmitarja e 17, Dragica Bozhaniq.

    E dëshmia e dëshmitarit të 18-të ka filluar më 28 gusht dhe ka mbaruar më 29 gusht, në ditën kur filloi dëshminë dëshmitari i 19-të, i cili përfundoi dëshminë më 30 gusht.

    Më 4 shtator përfundoi në të njëjtën ditë dëshminë dëshmitari i 20-të, kurse pa masa mbrojtëse, dëshmitari i 21-të, Agim Idrizi filloi të dëshmojë, i cili përfundoi dëshminë më 5 shtator, ku edhe filloi dëshmia e zyrtarit nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, të Frederick Abrahams, i cili përfundoi më 11 shtator.

    Më 11 shtator ka filluar edhe dëshmia e dëshmitarit të 23-të, i cili pas një ndërprerja ka përfunduar dëshminë më 13 shtator, ndërkaq më 12 shtator ka filluar të dëshmojë dëshmitari i 24-të, që po ashtu përfundoi dëshminë në seancën e 13 shtatorit.

    Në të njëjtën ditë ka filluar dëshminë dëshmitari i 25-të Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së qëndruan në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

    Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së qëndruan në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

    Me ftesë të partnerëve britanikë, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër.

    Në suaza të vizitës, Ministri Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Jashari të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, SH.T. Ilir Kapiti, Atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Londër, Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë u takuan me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.

    Fokus i takimit ishte njoftimi me Ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ministri dhe Komandanti i FSK-së, falënderuan Ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në.

    Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundur dhe të përkushtuar në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar.

  • Nisin takimet në Bruksel

    Nisin takimet në Bruksel

    Ka nisur takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Bëhet e ditur se Borrelli ka pritur Vuçiqin para takimit.

    Sipas njoftimit të BE-së, pas takimit me Vuçiqin, të dy diplomatët evropianë do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trelateral.

    Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media për të dhënë detaje për takimet.