ATV

Author: G.O.

  • BE shqyrton futjen e karburantit E20 në Evropë – synohet ulja e çmimeve dhe emetimeve

    BE shqyrton futjen e karburantit E20 në Evropë – synohet ulja e çmimeve dhe emetimeve

    Bashkimi Evropian po planifikon një ndryshim të rëndësishëm në tregun e karburanteve, duke shqyrtuar futjen e benzinës E20, e cila përmban deri në 20% bioetanol.

    Sipas planit të Komisionit Europian, i udhëhequr nga Ursula von der Leyen, kjo iniciativë synon uljen e varësisë nga karburantet fosile dhe reduktimin e emetimeve të CO₂.

    Aktualisht në BE përdoren standardet E5 dhe E10, ndërsa E20 do të kërkonte ndryshime në direktivat për cilësinë e karburanteve. Komisioni ka theksuar se do të vlerësohet edhe ndikimi në motorët ekzistues të automjeteve dhe nevoja për investime në biokarburante.

    Sipas planit, E20 pritet të jetë më i lirë në pompë dhe të kontribuojë në uljen e emetimeve deri në rreth 15%, megjithëse mund të rrisë lehtë konsumin e karburantit.

    Disa shtete dhe kompani në Evropë kanë nisur testime, ndërsa në vende si Brazili dhe Tajlanda përdoren tashmë përzierje edhe më të larta të bioetanolit.

  • Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

    Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se i ka urdhëruar Marinës Amerikane të “qëllojë dhe vrasë” çdo anije që minon në Ngushticën e Hormuzit.

    Në një deklaratë në rrjetin e tij Truth Social, Trump deklaroi se “pastruesit e minave” po “pastrojnë ngushticën tani”.

    Ekzistojnë frikëra se Irani ka minuar rrugën ujore vendimtare, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

    Nëse e ka bërë këtë, do të kërcënonte të ndalonte trafikun përmes ngushticës – e cila në kohë paqeje është përgjegjëse për një të pestën e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë – në planin afatgjatë, duke dëmtuar më tej ekonominë globale.

    “I kam urdhëruar Marinës së Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo anije, sado të vogla të jenë, që po vendosin mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim”, shkroi Trump.

    “Përveç kësaj, pastruesit tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shtoi ai.

  • Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë në Prishtinë

    Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë në Prishtinë

    Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, zhvilluan patrulla në Prishtinë.

    Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, këto patrulla synojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt, rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e bashkëpunimit.

    “Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të mbështetur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

  • Ministri Krasniqi nënshkruan Udhëzimin për Bordin e Mitrovicës

    Ministri Krasniqi nënshkruan Udhëzimin për Bordin e Mitrovicës

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ për Bordin e Mitrovicës.

    “Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ që rregullon organizimin dhe funksionimin e Bordit të Mitrovicës.

    Ky bord po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy komunave dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

    Me këtë Udhëzim Administrativ:

    Sigurojmë qëndrueshmëri në menaxhimin e projekteve të përbashkëta;

    Fuqizojmë koordinimin mes nivelit qendror dhe dy komunave;

    Hapim rrugë për investime të reja që përmirësojnë infrastrukturën dhe jetën sociale

    Si ministri do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces për një bashkëpunim më efikas dhe zhvillim të qëndrueshëm në Mitrovicë”,  shkruan Krasniqi në njoftim.

  • Familja Thaçi telegram ngushëllimi për familjen Qosja

    Familja Thaçi telegram ngushëllimi për familjen Qosja

    Familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi ka dërguar telegram ngushëllmi për familjen Qosja.

    Në telegram thuhet se janë pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Qosja.

    ‘Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi’, thuhet ndër të tjera në telegram.

  • Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

    Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të premten, më 24 prill, do të shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”, nën masa të shtuara sigurie.

    Seanca pritet të nisë në orën 15:00, ndërsa hyrja në objektin e gjykatës do të lejohet vetëm deri në orën 14:40.

    Para trupit gjykues do të paraqitet vetëm i akuzuari Dushan Maksimoviq, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë kanë refuzuar të jenë të pranishëm në shpalljen e vendimit.

  • Haxhiu për Qosjen: Iku pikërisht në Ditën e Librit, bota shqiptare humbi një nga personalitetet më të mëdha

    Haxhiu për Qosjen: Iku pikërisht në Ditën e Librit, bota shqiptare humbi një nga personalitetet më të mëdha

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, tha se Kosova e humbi akademikun Rexhep Qosja, ndërkaq bota shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha të mendimit kritik, të letërsisë dhe të studimit.

    Ajo tha se u humb “një personalitet që për dekada me radhë ishte i pranishëm në jetën tonë kulturore, akademike dhe politike”.

    “Për më shumë se gjysmë shekulli, Akademik Qosja ishte i pranishëm në hapësirën shqiptare me libra, me studime, me debat dhe me qëndrim. Te ai bashkëjetonin studiuesi i letërsisë, kritiku, romancieri, eseisti, profesori dhe polemisti publik. Në studimet letrare, ai la pas trashëgimi të çmuar për letërsinë shqipe dhe për periudhat e saj vendimtare. Në prozë, me romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, solli një nga veprat që zgjeruan kufijtë e romanit shqiptar, duke e kthyer përvojën e frikës, pushtetit dhe shtypjes në letërsi me vlerë të qëndrueshme. Tek “Të fshehtat e treguara”, Qosja dëshmoi se edhe në fund të rrugëtimit krijues mbeti i mprehtë ndaj kohës, shoqërisë dhe ndaj rënies së vlerave”.

    Haxhiu tha se për shumë breza studentësh, lexuesish e studiuesish, Rexhep Qosja ishte shkollë më vete, duke shtuar ai vdiq pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit.

    “Përmes veprës së tij, shumëkush mësoi ta lexojë letërsinë si pasqyrim të shoqërisë, historinë dhe gjuhën si themel identiteti. Rexhep Qosja, iku për në amshim, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit, duke na kujtuar se krijuesi nderohet më së shumti me veprën që lë pas. Siç thoshte ai, heronjtë e mendjes i bëjnë ballë kohës më gjatë. Akademik Qosja ishte hero i mendjes, ndaj si i tillë do të jetë udhërrëfyes për brezat”.

    Haxhiu tha se shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve të shumtë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

    “I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”.

  • Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Franca 43-vjeçari i dyshuar për planifikim vrasjeje

    Operacioni “The Wanted”: Ekstradohet nga Franca 43-vjeçari i dyshuar për planifikim vrasjeje

    Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve në Franca, është ekstraduar drejt Shqipërisë një shtetas 43-vjeçar i identifikuar me inicialet A. S.

    Sipas autoriteteve, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën “arrest në burg” që në vitin 2022, për disa vepra penale, përfshirë sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në grup të strukturuar kriminal.

    Ai akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte planifikuar vrasjen e dy shtetasve, duke siguruar mjete dhe logjistikë, por pa arritur ta realizojë. Hetimet e lidhin gjithashtu me një rast grabitjeje me kërcënim në Francë, në kuadër të një bande të organizuar.

  • Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Turqia ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, si pjesë e përpjekjeve për të rregulluar hapësirën digjitale për të miturit.

    Sipas legjislacionit, të miturit nuk do të mund të hapin llogari në platformat sociale, ndërsa kompanitë teknologjike detyrohen të zbatojnë verifikimin e moshës dhe të reagojnë shpejt ndaj përmbajtjeve të dëmshme.

    Autoritetet e kanë arsyetuar vendimin me shqetësimet për shëndetin mendor, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, në një kohë kur përdorimi i internetit nga të rinjtë është në rritje.

  • Nesër ditë zie në Kosovë

    Nesër ditë zie në Kosovë

    Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka thënë se dita e nesërme (e premte) është shpallur ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    “Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar Haxhiu.

    Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

    Instituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen