ATV

Author: G.O.

  • Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse i’a mbanë, e di që e ka humbur fuqinë politike

    Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse i’a mbanë, e di që e ka humbur fuqinë politike

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri i është përgjigjur deklaratave të kryeministrin Albin Kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita, raporton Ekonomia Online.

    Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Kurti e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë politike, duke e ftuar që të dalë në zgjedhje “nëse i’a mbanë”.

    Sipas tij, vendin është në qorr-sokak dhe se Qeveria nuk po bënë asgjë për asnjë sektorë.

    Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike

    “Jeni dëshmitarë që sot edhe një herë u vonua mbledhje e Kryesisë. E para Kosova është në një qorr-sokak është nën sanksion nënë masa më të rrepta nga aleatët e saj ndërsa Kurti vazhdon të flet dhe të mos thotë asnjëherë. Kjo çështje e dëmtoj Kosovës dhe është duke penguar rrugën e saj drejt BE”.

    “Një qasje shumë më serioze duhet të ndodh përndryshe kjo Qeveri duhet të shkarkohet ose të vetë-dorëhiqet. Një temë që do ta trajtojmë si grup është për të drejta e punëtorëve në sektorin privat. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për punëtorët e sektorit privat. Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejta dhe avancim të punëtorëve në sektorin privat, kjo duhet të trajtohet në një seancë”.

    “Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike”.

  • Abdixhiku shpalos 100 projektet e Rrugës së Re: E ardhmja jonë është e ndritshme

    Abdixhiku shpalos 100 projektet e Rrugës së Re: E ardhmja jonë është e ndritshme

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do t’i shpalosë 100 projektet e zotimet më të mëdha të “Rrugës së Re”.

    Abdixhiku shkroi në Facebook se këto projekte janë “të elaboruara në një program voluminoz të detajuar i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti”.

    Projketet, përfshijnë buxhet 4.5 miliardë euro në fund të mandatit të parë, ndërtimin e një centrali me gaz, ndërtimin e një qendre të re spitalore në Prishtinë, ndërtimin e stadiumit kombëtar, e të tjera.

    “Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm – do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën”, shkroi Abdixhiku.

    “Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet. Duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane”, shtoi ai.

    Abdixhiku tha se “e ardhmja jonë është e ndritshme”.

  • Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

    Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

    Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, është shkarkuar nga posti i saj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, ka konfirmuar qeveria e vendit.

    Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar përditësime të përditshme mbi përparimin e vendit në terren.

    Ndërsa pesë zyrtarët e tjerë nuk janë identifikuar ende, ata janë identifikuar si zëvendësministra të tjerë.

    Qeveria nuk ka dhënë një arsye për shkarkimin e saj.

    Megjithatë, kjo ka ardhur pasi Volodymyr Zelenskyy emëroi Rustem Umerov si ministër të ri të mbrojtjes të vendit në fillim të këtij muaji.

  • Aksident i rëndë në Turqi – përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol

    Aksident i rëndë në Turqi – përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol

    Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i ngarkuar plot me dinamit, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, njoftojnë mediat turke.

    Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, deri sa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.

    Ndërkohë, dinamiti i shpërndarë në rrugë është grumbulluar në mënyrë të kontrolluar dhe është transportuar për në destinacionin ku ishte nisur. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.

  • Konstituohet Komisioni Hetimor për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale e në familje

    Konstituohet Komisioni Hetimor për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale e në familje

    Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje e ka mbajtur mbledhjen konstituive, raporton Ekonomia Online.

    Komisioni do të pasqyrohen veprimet në pesë vjetët e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.

  • Bislimi thotë se mediat i’a shtrembëruan deklaratën: Kosova s’ka hequr dorë nga njohja de-fakto nga Serbia

    Bislimi thotë se mediat i’a shtrembëruan deklaratën: Kosova s’ka hequr dorë nga njohja de-fakto nga Serbia

    Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se Qeveria nuk ka hequr dorë nga njohja de-facto nga Serbia, pasi sipas rij, këtë e mundëson plani franko-gjerman, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se fjala “lëshim” është lëshuar nga një media kosovarë e cila sipas tij financohet nga Serbia. Bislimi, është pyetur nga gazetarët që të tregoj se cili është mediumi që ai thotë që paguhen nga Serbia për des-informata.

    Ai tha se “për mua media kosovarë me financim nga Serbia janë ato media që regjistrohen në Kosovë, me pronar nga Serbia”.

    “Mandatin që ka Ljaçak është që negociojë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë kërkesë e propozuesve që të ketë një ndërmjetës, pra për marrëveshje franko-gjermane, e cila Kosovës i ofron njohe de-facto, por që njohja de-juro mbetët për më vonë”.

    “Ky nuk është lëshim, fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga një medie kosovare që është financuar nga Serbia. Jo që kemi hequr dorë nga marrëveshja finale. Kjo marrëveshje, franko-gjermane, është fazë e ndërmjetme drejt marrëveshjes finale. Kjo marrëveshje e ndërmjetme siguron njohjen de-facto nga Serbia”, tha ai.

    Ditë më parë Bislimi e ka cilësuar si lëshim të madh të Kosovës faktin që ka pranuar marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë në kuadër të dialogut mes dy vendeve, në të cilën nuk bën pjesë njohja formale.

    Në një intervistë për median serbe “Danas”, Bislimi ka deklaruar se Serbia është pajtuar me tekstin e kësaj marrëveshje dhe se zbatimi i plotë i saj çon në një situatë të re dhe më stabile.

  • Kurti: Lajçaku t’i japë llogari BE-së, kemi bërë mjaftueshëm për heqjen e masave

    Kurti: Lajçaku t’i japë llogari BE-së, kemi bërë mjaftueshëm për heqjen e masave

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, është pyetur nëse do të kërkojë nga Bashkimi Evropian zëvendësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në procesin e dialogut.

    Ai theksoi se lidhur me punën e tij ai duhet t’i jap llogari institucioneve të BE-së, raporton Ekonomia Online.

    “Emisari evropian Lajçak natyrisht që nuk më jep mua llogari si kryeministër i Kosovës, por ai duhet t’i japë llogari Komisionit Evropian, Këshillit Evropian, Parlamentit Evropian dhe unë besoj se ajo çfarë kam thënë ditëve të fundit e në veçanti sot është më se e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha ai.

    Përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

    Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit.

    Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit.

    E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

  • Vuçiq pret presion të ri për dialogun me Kosovën, paralajmëron zgjedhje në Serbi

    Vuçiq pret presion të ri për dialogun me Kosovën, paralajmëron zgjedhje në Serbi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.

    “Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë ”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

    Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme.

    BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.

    Vuçiq paralajmëron zgjedhje në mars

    Vuçiq njoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi – që janë pjesë e kërkesave të opozitës – mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.

    “Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiq për televizionin Pink.

    Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiqit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.

    Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës.

    Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

    Vuçiq mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s

    Vuçiq po ashtu tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësojë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani”.

    Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulin shpejt do të zëvendësohet, Vuçiq tha për Pink se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.

    “Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiq.

    Ai mohoi se Vulin do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s nga Marko Gjuriq, ambasadori aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

    Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë.

    Pas kësaj, Vuçiq deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira.

  • Hoxhaj: Kjo lloj pjesëmarrje e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së, si dekor dhe nuk përmbushë asnjë interes

    Hoxhaj: Kjo lloj pjesëmarrje e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së, si dekor dhe nuk përmbushë asnjë interes

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi duke thënë se kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë, pjesëmarrka e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjitshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, “sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.

    “Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument për menaxhimin e krizës në veri, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjitshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare! Me rëndësi pjesëmarrja si dekor dhe si qëllim!”, ka shkruar Hoxhaj.

  • Kurti: Lajçaku e Vuçiqi ishin koordinuar, shkuan shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës

    Kurti: Lajçaku e Vuçiqi ishin koordinuar, shkuan shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar qytetarëve me një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

    Për takimin e 14 shatorit që rezultoi i pasuksesshëm, Kurti dha detaje bashkë me zëvendëskryeministrin parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Ai edhe një herë ka ripërsëritur propozimin që u bëri përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE).

    Sipas tij, takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

    Ai shton se Asociacioni nuk mund të jetë kusht, për zbatimin e marrëveshjes dhe se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dhjetë pikave të Marrëveshjes bazë.

    Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një poziccionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Aty tha se u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

    “Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në ftesën për takim nuk ishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendi të ditës, por aty thuaje për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur. Unë shkova propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte që çdo nene duhej të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirejs nuk është që e ka zbuluar unë”.

    “Detyrimin për të zbatuar secilin nene e thotë aneksi. Në atë aneks prezantohet që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe palët duhet ta zbatojnë. Në takimin e parë me Borellin dhe Lajçakun mu kërkuar që të kalojmë menjëherë ne negociata në lidhje me neni 10, ju bëra të qartë se nuk mund të dakordohemi pa zbatimin e neneve. Ju bëra të qartë se hapi i për duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit. Në takimin e për nuk arritëm tek një kuptim”.

    “Në takimi i dytë me pjesëmarrjen e u ekspoziva përball një skenari që Lajçak duke që e keishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova planin e zbatimit të sekuencimit presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjti mendim. Ju thash nëse po e refuzoni propozimin tim a ka bërë Serbia një propozim të tillë, Lajçak tha me bindje po”.

    Pas disa orësh takime të ndara me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pas një takimi trepalësh, Kurti dhe Vuçiq nuk kanë arritur të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

    Përderisa përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

    Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit.

    Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit.

    E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.