ATV

Author: G.O.

  • ​IPK: Aksion në pesë lokacione të ndryshme kundër organizimit të lojërave të fatit

    ​IPK: Aksion në pesë lokacione të ndryshme kundër organizimit të lojërave të fatit

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) e mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zhvilluar një aksion në pesë lokacione kundër organizimit të lojërave të fatit.

    Sipas njoftimit të IPK-së ky aksion është duke u zbatuar në kuadër të një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit.

    “Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, pak më parë ka përfunduar bastisja në një objekt në lagjen e spitalit afër shkollës “Pavarësia” në Prishtinë.

  • Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi, zgjedhjet në veri veç me peticion

    Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi, zgjedhjet në veri veç me peticion

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore vjen nga Beogradi, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet që brengosen për kërkesat që vijën nga Serbia dhe se dorëheqja e katër kryetarëve është akt moral.

    Ai shton se për të mundësuar zgjedhjet e parakohshëm në atë pjesë ata veç se kanë marrë masat duke hartuar edhe Udhëzimin Administrativ, duke shtuar se zgjedhjet në veri do të mbahen veç me peticion.

    “Kosova është palë konstruktive në këtë procesi, ne i kemi tashmë dy herë nga 25% të Policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë”.

    “Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim e kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdoqoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”.

  • “Xhindet” janë realitet dhe ekzistojnë, ne nuk i shohim por ato po – Hoxha tregon se si të mbrohemi

    “Xhindet” janë realitet dhe ekzistojnë, ne nuk i shohim por ato po – Hoxha tregon se si të mbrohemi

    Mbrëmë në emisionin “Libero”, në ATV i ftuar ishte hoxhë Ekrem Avdiu i cili foli për atë që sa herë ne kemi probleme shëndetësore, jemi mes metodave tradicionale të shërimit dhe atyre moderne, me fjalë të tjera, kur kemi nevojë për ndihmë ne i drejtohemi ose mjekësisë popullore ose asaj shkencore. 

    Gjatë këtij emisioni, hoxhë Avdiu u pyet se a ekzistojnë xhindet dhe çka janë ata. I njëjti tha se xhindet ekzistojnë derisa tregoi se si mund të mbrohemi nga ta.

    “Xhindet” janë realitet dhe ekzistojnë, ne nuk i shohim por ato po. Kështu thotë Kurani dhe nuk duhet të shndërrohet në frik sepse Kurani një gjë të tillë edhe e konfirmon, por gjithashtu e konfirmon se ata nuk kanë ndonjë dominim kush e di se çfarë dhe po aty thuhet se ka xhind të mirë dhe të këqij, por nuk duhet ta marrim atë si diçka që ka ndikim në çdo hap të jetës sonë, por ne duhet ta jetojmë jetën. Të mos bëjmë vepra të liga, të mos gjendemi në ambiente ku dominon e keqja, të mos konsumojmë substanca të dëmshme sepse mund të bëhemi subjekt i sulmit të xhindeve. Në këtë raste duhet lexuar rukje”, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Policia dhe inspektorët e MAShT-it shkojnë tek çerdhja në Fushë Kosovë ku dyshohet se u rrah fëmija trevjeçar

    Policia dhe inspektorët e MAShT-it shkojnë tek çerdhja në Fushë Kosovë ku dyshohet se u rrah fëmija trevjeçar

    Policia e Kosovës dhe inspektorët e MAShT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

    Familjarët kanë publikuar edhe video nga keqtrajtimi. E, nga fotografitë e publikuara shihet se i vogli ka marrë edhe lëndime nëpër duar.

    “Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiçike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh”, shkruan ndër të tjerash Fatos Geci.

    Ai ka kërkuar nga organet kompetente që të merren seriozisht me rastin.

    “Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar ai.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas rastit të keqtrajtimit të një fëmije në një çerdhe në Fushë-Kosovë.

    Ajo thotë se dhuna është e papranueshme andaj edhe pret që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

    “Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme”, njofton ministrja.

  • Keqtrajtimi i fëmijës te çerdhja në Fushë-Kosovë, reagon ministrja Nagavci

    Keqtrajtimi i fëmijës te çerdhja në Fushë-Kosovë, reagon ministrja Nagavci

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas rastit të keqtrajtimit të një fëmije në një çerdhe në Fushë-Kosovë.

    Ajo thotë se dhuna është e papranueshme andaj edhe pret që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

    “Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme”, njofton ministrja.

    Reagimi i plotë:

    Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.

    Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

    Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

    Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

    MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.

  • Sia: Pas divorcit u ballafaqova me depresion

    Sia: Pas divorcit u ballafaqova me depresion

    Këngëtarja Sia ka zbuluar gjendjen e saj emocionale pasi u divorcua nga ish-bashkëshorti, Erik Anders Lang.

    Ajo theksoi se ishte një periudhë depresioni që e la të shtrirë në shtrat për një kohë të gjatë.

    “Unë u divorcova dhe ishte një kohë kaq e errët saqë isha në shtrat për tre vjet, me të vërtetë në depresion të rëndë. Dhe kështu nuk mund të bëja asgjë për atë periudhë kohore”, shtoi ajo.

    Tutje Sia tha se: Nuk mund të grumbulloja energji për të punuar me muzikën time ose për të bërë gjëra të tjera.

    Sia dhe Erik Anders Lang u martuan në vitin 2014 ndërsa dy vite më vonë, ata i dhanë fund martesës së tyre.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Russel Brand akuzohet për sulme seksuale, ai thotë se gjithçka ndodhi me dëshirën e tyre

    Russel Brand akuzohet për sulme seksuale, ai thotë se gjithçka ndodhi me dëshirën e tyre

    Sipas ”Sunday Times”, Russel Brand ka sulmuar seksualisht katër gra mes viteve 2006 dhe 2013.

    Brand hedh poshtë të gjitha këto duke thënë se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e tyre.

    Njëra nga gratë ka thënë se është trajtuar në qendra rehabilitimi dhe se vazhdon të ketë probleme me atë që kishte ndodhur.

    Pastaj, një grua tjetër deklaroi se në atë kohë kishte qenë 16-vjeçare kurse Brand 31-vjecar.

    Dy të tjera akuzojnë atë për sulme të ngjashme seksuale./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Chris Brown paralajmëron lansimin e 11 këngëve

    Chris Brown paralajmëron lansimin e 11 këngëve

    Chris Brown në një intervistë tha se ka 15,000 këngë të papublikuara.

    “Vetëm në telefonin tim, kam ndoshta 1800”, shtoi këngëtari.

    Chris Brown në vitin 2017 pati thënë se kishte 800 këngë të papublikuara vetëm në telefonin e tij.

    Kurse gjatë kësaj bisede, Chris Brown tregoi se albumi i 11-të do të publikohet më 11 nëntor, me 11 këngë.

    Chris Brown ka filluar karrierën muzikore në moshën e re. Ai u bë i njohur në skenën muzikore kur ishte vetëm 16 vjeç, kur publikoi albumin e tij të parë në vitin 2005./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • BE: Kosova e Serbia rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët evropiane

    BE: Kosova e Serbia rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët evropiane

    Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate ka shprehur mbështetjen e plotë për përpjekjet e përfaqësuesit të lartë Josep Borrell në cilësinë e lehtësuesit të dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak, dhe kujton se rruga evropiane e Kosovës dhe e Serbisë kalon nëpër dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

    Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë, më 14 shtator në Bruksel, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj, për të cilat të dyja palët ranë dakord më herët këtë vit, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve.

    Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, nëpërmjet një deklarata thekson se BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.

    “Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm. BE-ja u kujton palëve përgjegjësinë e tyre për të respektuar parimin e konfidencialitetit në Dialog, i cili është një komponent kyç i çdo procesi negociator të ndjeshëm politik. BE-ja mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që la të plagosur qytetarë, trupa të KFOR-it, forca të rendit dhe përfaqësues të mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, hapat e ndërmarrë deri më tani mbeten të pamjaftueshëm dhe situata e sigurisë në veri mbetet e tensionuar. Në këtë kontekst, lëvizjet e Kosovës – duke përfshirë shpronësimet e tokës në veri të Kosovës, kërkesat për zhvendosje, telekomunikacionin, dhe përdorimin e forcave speciale të policisë për detyrat e policisë në komunitet – nuk janë në përputhje me sundimin e ligjit dhe rrezikojnë të kontribuojnë për rritjen e mëtejshme të tensioneve. Sulmet e vazhdueshme në shkallë të vogël nga grupet kriminale dhe frikësimi i kadetëve të policisë serbe të Kosovës të sapo rekrutuar/popullatës lokale janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Bllokimi nga Serbia i udhërrëfyesit të Energjisë, si dhe përpjekjet e tjera që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj, bien ndesh me frymën e procesit të Dialogut. Kërkesat e bëra në Deklaratën në emër të BE-së të datës 3 qershor mbeten plotësisht të vlefshme. Masat e kthyeshme që ka marrë BE-ja mbeten në fuqi, duke përfshirë pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën. BE-ja është e gatshme të heqë këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kërkesave ekzistuese, ose të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj të dyja palëve, nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

    BE-ja rikujton rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës për të ndihmuar në uljen e tensioneve. Është e nevojshme zgjidhja më e shpejtë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë serbët e Kosovës që të angazhohen plotësisht në procesin zgjedhor dhe të deklarojnë publikisht pjesëmarrjen e tyre të pakushtëzuar.

    BE nëpërmjet kësaj deklarate u bën thirrje të gjithë akterëve politikë, në të gjitha nivelet e qeverisjes, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin që çon në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës, të shmangin hapat e mëtejshëm përshkallëzues dhe të mbështesin përparimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

    “BE-ja shpreh mbështetjen e plotë për përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në cilësinë e Lehtësuesit të Dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak, dhe u kujton palëve se rruga evropiane e Kosovës dhe e Serbisë kalon nëpër Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësitë për të përparuar në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në deklaratë.

  • Moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell dhe me mot të kthjellët.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Peja me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 27 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjilanit me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 27  gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 33 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme: