ATV

Author: G.O.

  • Nagavci: 95% e atyre që kanë aplikuar për subvencionim për tekste shkollore u janë realizuar pagesat

    Nagavci: 95% e atyre që kanë aplikuar për subvencionim për tekste shkollore u janë realizuar pagesat

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se nga statistikat që kanë, rreth 95 për qind e atyre që kanë aplikuar për subvencionim për tekste shkollore u janë realizuar pagesat, raporton Ekonomia oNline.

    Sipas saj, deri më tani nuk kanw pasur asnjë raportim nga komunat për mungesë të librave nëpër klasa. Ajo ka thënë se ky vit ka qenë sfidues duke marr parasysh se kjo metodë është diçka e re, por që sipas saj, viti i ardhshëm do të jetë çdo gjë më mirë.

    “Kemi statistika, diku 95 për qind e të gjithë atyre që kanë aplikuar që janë mbi 170 mijë janë realizuar pagesat tashmë. Nga komunat nuk kemi as një raportim për mungesë në klasa. Nga vizitat që po vazhdojnë nga zyrtarët e arsimit dhe të inspektorëve që janë vizita në shkolla në teren është raportuar, po i referohem javës së kaluar, që gjendja ka qenë relativisht mirë. Ka dalluar përqindja prej shkollës në shkollë. Por e përsërisë, zyrtarisht nga komunat  të cilat janë të obliguar që të njoftojnë nuk kemi ndonjë njoftim për mungesa”, tha ajo.

    Ajo duke folura për pajisjen me libra për nxënësit nga klasa gjashtë deri në të nëntën, të cilët pajisjen me libra të përdorur më herët nga nxënësit, tha se ka pasur bashkëpunime nga shkolla me shkollë që të sigurohen librat.

    Nagavci tha se praktikat që në shkolla të ketë librat të cilat digjen, humben, ka përfunduar një herë e përgjithmonë.

    “Në bazë të statistikave që i kemi për numrin e nxënësve nga viti në vit, statistikat të raportuar nga komunat nuk është se ka rritje të theksuar të numrit të fëmijëve. Është e vërtet që mund të ketë ndonjë klasa apo shkollë që ka një numër më të madh se klasa tjetër. Për këtë arsye drejtorit komunale të arsimit kanë qenë të njoftuara me kohë që të sigurohen që për secilin nxënës ti kenë tekste në shkollë. Nga shkolla në shkollë ka pasur bashkëpunim që të sigurohen tekstet për të gjitha nxënësit”.

    “Unë jam informuar për një rast në shkollën ‘Naim Frasheri’ ku një klasë nuk është pajisur, po flas diku para 10 ditëve dhe jemi interesuar dhe janë marr veprimet që të mos ju mohohet kjo e drejtë. Praktika që në shkollat tona të ketë librat të cilat digjen, humben, për të cilat nuk kanë as pak as përgjegjësi e as respekt ndaj librit, ka përfunduar një herë e përgjithmonë. E di që ky vit mund të ketë qenë pak sa sfidues si gjithçka e re që fillohet por jam e bindur që do të reflektoj në fund si një veprim i duhur dhe se edhe në vitin e ardhshëm gjithçka do të jetë më mirë se sa sot”, tha ajo.

  • FIFA lavdëron strategjinë e FFK-së për futbollin e femrave

    FIFA lavdëron strategjinë e FFK-së për futbollin e femrave

    Muajin e ardhshëm, Federata e Futbollit të Kosovës planifikon të lansojë strategjinë e futbollit për femra. FFK ka punuar me FIFA-n për hartimin e kësaj strategjie që nga tetori i vitit 2022, teksa punëtoria e fundit e FIFA-s në Prishtinë, ishte një tjetër moment historik i rëndësishëm, shkruan Fifa.com lidhur me punëtorin e mbajtur ditë më parë në ‘Emerald’.

    Shkalla në të cilën futbolli i femrave është zhvilluar pozitivisht në vitet e fundit u demonstrua qartë në Kupën e Botës të Femrave të FIFA-s në Australi dhe Zelandë të Re 2023™ të këtij viti. Rreth tetë debutues ishin në mesin e 32 kombeve pjesëmarrëse, rekorde të shumta u thyen dhe parashikimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino para turneut për “Kupën e Botës më të mirë të FIFA-s për femra” ishte i padiskutueshëm. Futbolli i femrave po lulëzon!, shkruan FIFA.com.

    Kjo reflektohet në faktin se 88 për qind e federatave anëtare të FIFA-s kanë një strategji të futbollit për femra, ndërsa në listë së shpejti do të shtohet edhe një anëtare tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan tutje shtëpia e futbollit botëror në një artikull kushtuar strategjisë së FFK-së për futbollin e femrave.

    “Pas disa muajsh bashkëpunimi për një strategji të re të futbollit të femrave me FFK-në, u mbajt një punëtori në Prishtinë me palët kryesore të interesuara për të prezantuar gjetjet e deritanishme dhe për të marrë informacione të mëtejshme përpara finalizimit të strategjisë”, shpjegoi Sue Ronan për FIFA.com, konsulente teknike e FIFA-s për futbollin e femrave.

    “Të pranishëm ishin një përzierje e administratorëve, lojtareve dhe trajnerë të klubeve dhe kombëtareve, përfaqësues nga pushteti vendor dhe Komiteti Olimpik, si dhe stafi nga çdo departament brenda federatës. U zhvillua një ditë produktive diskutimi dhe idesh, e cila përfundimisht përcaktoi dhe prioritizoi qëllimet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e futbollit të femrave në Kosovë”, shtoi Sue Ronan.

    FFK-ja ka punuar me FIFA-n që nga tetori 2022 për të zhvilluar strategjinë e përmendur nga Ronan, e cila do të lansohet me një ngjarje të madhe muajin e ardhshëm.

    “Bashkëpunimi ynë me FIFA-n ka qenë i rëndësishëm në krijimin e strategjisë së parë të futbollit për femra”, tha Sanije Krasniqi, shefe e edukimit të trajnerëve në FFK dhe përzgjedhëse e ekipit kombëtar U-17 të Kosovës për femra.

    “Punëtoria e fundit shënoi një moment historik të rëndësishëm, duke bashkuar jo vetëm kolegët tanë, por edhe akterët tanë të rëndësishëm. Ky takim gjithëpërfshirës përfshiu si partnerët tanë të besueshëm nga e kaluara, ashtu edhe ata me të cilët do të vazhdojmë përpara për të pasuruar më tej peizazhin e futbollit të femrave për të gjitha gratë dhe vajzat e talentuara në Kosovë në të ardhmen”, shtoi Krasniqi.

    Gjatë seminarit, FFK-ja prezantoi vizionin e saj strategjik dhe caktoi secilin pjesëmarrës në një shtyllë specifike bazuar në përvojën dhe ekspertizën e tyre profesionale. Kjo qasje lejoi diskutime të gjera dhe prezantimin e njohurive dhe sugjerimeve të reja.

    “Strategjia jonë fokusohet në bërjen e futbollit si sporti më popullor dhe më i aksesueshëm për të gjithë. Ne synojmë ta arrijmë këtë duke promovuar pjesëmarrjen, zhvillimin teknik dhe konkurrencën ndërkombëtare”, shpjegoi Valbona Gashi, shefe e Futbollit të Femrave në FFK.

    “Për të rritur pjesëmarrjen, ne duhet të adresojmë barrierat sociale dhe të ndryshojmë perceptimet. Qëllimi ynë është të rrisim edukimin e futbollit në shkolla, klube dhe institucione arsimore, duke bashkëpunuar me organizata dhe institucione sportive. Ne e vlerësojmë mbështetjen e FIFA-s dhe i falënderojmë për kontributin e tyre, veçanërisht mentorët tanë Sue dhe Arbenita (Morina). Së bashku, ne mund ta bëjmë realitet këtë vizion”, shtoi ajo.

    Deklaratat e Valbona Gashit janë në përputhje me një nga objektivat kryesore strategjike të FIFA-s, në të cilën të gjitha federatat anëtare të FIFA-s kanë strategjinë e tyre gjithëpërfshirëse të futbollit për femra. FIFA dëshiron të rrisë futbollin e grave, të përfshijë në faza të hershme më shumë vajza në futboll, të mbajë më shumë gra në këtë sport për kohë më të gjatë dhe ta promovojë atë edhe më mirë, duke e përdorur futbollin më shumë për të mbështetur kauzat sociale.

    “Futbolli i femrave në Kosovë po përjeton një rritje të dukshme. Me zhvillimin e një strategjie të dedikuar për futbollin e femrave, ne jemi gati që jo vetëm ta njohim këtë potencial, por edhe ta ushqejmë dhe ta dërgojmë atë në drejtimin e duhur”, tha Albina Rrahmani, menaxhere e Grassroots dhe përzgjedhëse e ekipit kombëtar U-19 të Kosovës për femra.

  • ​10 personat e arrestuar dyshohet se dëmtuan 4 institucione financiare mbi 400 mijë euro

    ​10 personat e arrestuar dyshohet se dëmtuan 4 institucione financiare mbi 400 mijë euro

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale: “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

    Sipas Prokurorisë në këtë rast aktualisht janë të dëmtuar katër institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë euro.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e urdhër-kontrollit në 14 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe atë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

  • Nëna e një fëmije rrëfehet për një rast tjetër në çerdhen e Fushë Kosovës

    Nëna e një fëmije rrëfehet për një rast tjetër në çerdhen e Fushë Kosovës

    Mimoza Gjurkaj e cila deri në vitin e kaluar kishte një fëmijë në kopshtin publik në Fushë Kosovë, aty edhe ku po dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një tre vjeçari, ka pohuar se edhe fëmija i saj ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë në këtë kopsht.

    Gjurkaj e cila sot ka ardhë vetëm për të dëshmuar se rastet e tilla janë të shpeshta në këtë çerdhe, tha se fëmija i saj gjatë kohës sa ka qenë në atë çerdhe, ka pas vazhdimisht telashe. Madje, shton se të njëjtin edhe kanë dashur të përjashtojnë, pasi ka qenë fëmijë me hiperaktivitet, porse e njëjta është ankuar në Ministrinë e Arsimit.

    “Nuk e di për dhunim, mirëpo çdoherë është lëndu ndonjë fëmijë ose diçka, fajin ja kanë lënë djalit tim. Kam pas telashe tri vjet këtu në këtë kopsht. Nuk kam qenë brenda, por djalin kanë dashur të përjashtojnë, derisa jam detyruar të intervenojë në Ministri të Arsimit, duke u shtyrë me një fëmijë pesëvjeçar që është me hiperaktivitet. E ka kry tash djali. Por, kam ardhë sot të tregoj se edhe djali im ka pas këso telashe. Nuk e kam raportuar rastin veç kam intervenuar në Ministri Arsimit, kjo ka ndodhë para se të përfundojë kopshtin”, tha Gjurkaj.

    Gjurkaj po ashtu tha se me këso raste është ballafaquar edhe një shoqe e saj, e cila është detyruar të heq fëmijën nga kopshti.

    “Shoqja e ka heq vajzën prej kopshti për këto qëllime, ne po i sjellim t’i edukojmë e jo t’i rrahin. Ne i kemi lind, bëjmë çfarë të duam me dashtë. Dhuna nuk është zgjidhje”, tha ai.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it, se policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me rastin dhe ende është faza fillestare e hetimit. Ndërkohë, edukatorët janë shoqëruar në Polici, ku po vazhdojnë të japin dëshminë e tyre lidhur me rasti.

  • “Libero frymon LIRI” – Resul Sinani sqaron intervistën me Nazin që bëri bujë të madhe

    “Libero frymon LIRI” – Resul Sinani sqaron intervistën me Nazin që bëri bujë të madhe

    Javën e kaluar në transmetim të drejtpërdrejt në emisionin “Libero” në ATV ishte i ftuar figura kryesore e Grupit muzikor AURORA, Nazmi Sfishta – Nazi. Intervista me të u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale dhe nxiti reagime të shumta.

    Pikërisht për këtë intervistë që bëri bujë të madhe, moderatori i këtij emisioni Resul Sinani, pati një reagim. Ai tha se nuk duhet trajtuar pazakonshëm njerëzit e pazakontë, njerëzit që flasin dhe mendojnë ndryshe, pavarësisht problemeve në jetët e tyre personale, fesë, gjinisë,etj.

    “LIBERO, nuk i trajton pazakonshëm njerëzit e pazakontë, njerëzit që flasin dhe mendojnë ndryshe, që shoqëria jonë e ka vështirë t’i pranojë dhe këtë fatkeqësisht po e dëshmon për vite me radhë. Njerëzit jo-konvencional, në secilën fushë, nuk na japin asnjë të drejtë, as mua e as të tjerëve, t’i trajtojmë ndryshe, t’i fyejmë e t’i ofendojmë, veç pse janë apo flasin gjëra që neve na duken, apo edhe nëse në të vërtetë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Në raste të tjera, edhe po të kishim në emision njerëz që kanë çrregullime të natyrave të ndryshme, gjithashtu do t’i trajtonim njësoj sikurse gjithë të tjerët, sepse secili nga ta, është sikurse NE. Të barabartë pavarësisht problemeve në jetët e tyre personale, pavarësisht fesë, gjinisë, partive politike. Të barabartë, pavarësisht të gjithave!… Gjithashtu, është e rëndësishme që ta theksojmë, që në LIBERO ani pse mundohemi t’i përshtatemi edhe kohës moderne duke ekzistuar fuqishëm në shumësinë e mediave, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë primare të ftojmë mysafirë dhe të trajtojmë tema që kanë qëllim vetëm përfitimin material, e aq më pak përfitimin material personal!..
    Po e ndjej të nevojshme t’ua rikujtoj moton e emisionit tonë që “LIBERO frymon LIRI në qasjen dhe trajtimin e temave, përzgjedhjen e të ftuarve, shprehjen e ideve, qëndrimeve e bindjeve ndaj fenomeneve shoqërore. LIBERO fuqishëm respekton këtë moto që nga dita e parë e deri më sot, dhe do të vazhdojë ta bëj një gjë të tillë, derisa të ketë ekzistencë”, shtoi tutje Sinani./atvlive.tv/

  • KOMF reagon pas keqtrajtimit të 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë

    KOMF reagon pas keqtrajtimit të 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF kanë reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet duke u rrahur një fëmijë 3-vjeçar në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë.

    KOMF u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapat dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit lidhur me këtë rast.

    “Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. KOMF bën thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve përmes inspektorëve dhe konsultimeve me prindërit në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, shpreh shqetësim për pamjet filmike të publikuara lidhur me qasjen e edukatoreve dhe trajtimin ndaj një fëmije 3 vjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

    Momentet e të ushqyerit, pushimit, gjumit apo aktiviteteve dhe lojrave të tjera, janë të natyrës edukative dhe rekreative. Prandaj, çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë ato përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës.

    Çfarë nevojash kanë fëmijët?

    Nevoja më themelore e një fëmije është dashuria dhe kujdesi i prindërve, edukatorëve dhe gjithë atyre që e rrethojnë. Fëmijët kanë nevojë për dashuri, t’i përqafojmë, t’i shohim në sy, t’ua përmendim emrat, t’i lavdërojmë, të qeshim bashkë me ta. Ky është themeli i një lidhjeje të sigurtë dhe të shëndetshme emocionale me fëmijën.

    Fëmijët kanë nevojë të ndihen të sigurtë dhe të mbrojtur fizikisht dhe emocionalisht, në secilin mjedis, të cilin ne duhet t’ua sigurojmë.

    Fëmijët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje emocionale, për të kuptuar dhe trajtuar emocionet dhe sfidat e tyre. Ata duhet të ndihmohen për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë duke i nxitur aftësitë e vetëpërmbajtjes, vetëbesimit, vetëvlerësimit, aftësitë kongnitive dhe njohëse, përfshirë njohjen e vetes.

    Në Kosovë çdo formë e dhunës përfshirë dhunën fizike, atë psikologjike dhe neglizhimin, është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe legjislacionin tjetër përkatës.

    Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, KOMF bën thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të ndërmarrin menjëherë veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

    KOMF bën thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve përmes inspektorëve dhe konsultimeve me prindërit në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

    KOMF rithekson edhe një herë se kopshtet duhet të kenë politikë apo rregullore të posaçme për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës.

    Ne kemi përgjegjësinë kolektive për të garantuar se fëmijët tanë zhvillohen në mjedis të sigurtë dhe përkujdesës, ku të drejtat e tyre themelore mbrohen dhe janë themel i zhvillimit të shoqërisë.

  • Policia e Prokuroria me aksion – ndalohen dhjetë persona

    Policia e Prokuroria me aksion – ndalohen dhjetë persona

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e urdhër-kontrollit në 14 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe atë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së.

    Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€ (katërqind mijë euro).

    Po ashtu, nga ky aksion i realizuar janë sekuestruar prova të ndryshme të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura.

  • Arrestohen edukatoret që dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3 vjeçarit

    Arrestohen edukatoret që dyshohet se ushtruan dhunë ndaj 3 vjeçarit

     

    Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha është deklaruar për media pas rastit të dhunës ndaj një 3 vjeçari në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë. Ai ka bërë të ditur se edukatoret që pretendohet të jenë të përfshira në rast po intervistohen nga policia aktualisht.

    Ai për mediat ka thënë se rasti është publikuar përmes rrjeteve sociale dhe se ai ka qenë në çerdhe bashkë me policinë e Kosovës, drejtoreshën dhe Inspektoratin e Arsimit.

    “Për një situatë e cila e ka publikuar përmes rrjeteve sociale që është bë publike dje nga një familjar sipas pretendimeve se një fëmijë është përdorë dhunë ndaj tij. Unë kam qenë me policinë e Kosovës këtu, bashkë me drejtoreshën, Inspektoratin e Arsimit dhe në vazhdim do të jemi në bashkëpunim të plotë me të gjitha organet të cilat mirën me këtë çështje”, tha ai.

    Ai ka njoftuar se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në rast po intervistohen nga policia aktualisht.

    “Policia e Kosovës e ka bë ftesën në drejtim të edukatoreve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rast dhe në këto momente janë në stacionin e policisë duke u intervistuar”, tha ai.

  • Haxhiu reagon për rrahjen e 3-vjeçarit në çerdhe: Nuk do të tolerohet

    Haxhiu reagon për rrahjen e 3-vjeçarit në çerdhe: Nuk do të tolerohet

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet.

    Ajo tha se përderisa organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes.

    “Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale. QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla.

    Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes!”, ka shkruar Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet.
    Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes.
    Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale.
    QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla.
    Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat – përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes!

  • Rohde: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe pa vonesa

    Rohde: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe pa vonesa

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lexojnë deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për dialogun.

    Teksa e ka shpërndarë të njëjtin, ai ka thënë se deklarata e Borrellit, e cila përbën një paralajmërim për sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë, është thirrje e qartë e 27 vendeve evropiane që të dy palët (Kosova dhe Serbia) të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme.

    “Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Një thirrje e qartë e 27 vendeve të BE-së drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.