ATV

Author: G.O.

  • Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

    Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

    Pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

    Gjatë qëndrimit në Bern, Kryeministri Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.

  • Hynë ilegalisht nda Serbia, ndalohen dy persona

    Hynë ilegalisht nda Serbia, ndalohen dy persona

    Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

    Rasti ka ndodhur në Bërnjak. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

    Kurse, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndaluar një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar, ku dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovës, duke iu shmangur pikë kalimeve kufitare.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

  • Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Prizren

    Arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Prizren

    Një ngjarje e rëndë tronditi të dielën Prizrenin, ku në orët e pasdites, për motive akoma të panjohura, 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga i dyshuari Aziz Gashi.

    Krimi ndodhi në lagjen “Arbana” dhe dyshohet se 50-vjeçari përdori një pushkë automatike për ta kryer vrasjen dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes.

    Policia e kishte shpallur Gashin në kërkim, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Aziz Gashi tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

  • Konfiskohen lëndë narkotike e armë, arrestohet i dyshuari

    Konfiskohen lëndë narkotike e armë, arrestohet i dyshuari

    Njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në konsultim me prokurorin është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.8 gramë kokainë, 15.1 gramë marihuanë, një revole, 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe disa qese për paketimin e lëndëve narkotike.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell dhe me mot të kthjellët.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Ferizaj me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 29 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Ferizajt me 14 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Policia nis hetimet për disa shkrime te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

    Policia nis hetimet për disa shkrime te nxitjes së urrejtjes në Zveçan

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar se gjatë patrullimit janë vërejtur disa parulla me motive nxitëse të urrejtjes në Zveçan.

    Tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ende është i panjohur, ndërsa për këtë çështje është hapur tashmë hetim.

    “Zveçan 21.09.2023 – 12:05. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur, në muret e disa shtëpive janë bërë disa mbi shkrime me motive të nxitjes së urrejtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të iniciohet rasti dhe të vazhdohet me hetime”, thuhet në njoftim.

  • ​Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

    ​Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që së shpejti ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe t’i japin vendit tonë njohjen që meriton.

    Begaj tha se rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global është më shumë se kurrë një domosdoshmëri për pajtim, mirëkuptim dhe më shumë bashkëpunim, pasi është e vetmja mënyrë se si mund të përballemi me sfidat e sotme të përbashkëta dhe globale, që nuk po prekin vetëm të tashmen, por po rrezikojnë edhe të ardhmen e brezave që do të vijnë.

    Sipas tij, gjithçka duhet të fillojë duke vlerësuar rajonet dhe vendet bazuar më së shumti në kontributet sesa në dështimet e tyre.

    “Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë. Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj integritetit dhe prosperitetit të Kosovës”, tha ai.

    Begaj theksoi të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës.

    “Kosova ia ka arritur të shërojë shumë plagë të thella nga e kaluara tragjike. Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon. Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje. Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

    Ai theksoi se akti i agresionit të paprovokuar dhe i pajustifikuar rus kundër fqinjit të tij, është një luftë absurde dhe keqdashëse që ka prekur drejtpërdrejtë dhe tërthorazi dimensione të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për Ukrainën dhe rajonin, por për të gjithë globin.

    “Kjo luftë e pakuptimtë ka prishur tregjet ndërkombëtare, ka shkaktuar paqëndrueshmëri ekonomike, ka shkatërruar infrastrukturën, përfshirë rrjetet e transportit dhe objektet industriale, dhe ka larguar vëmendjen dhe burimet nga adresimi i sfidave të përbashkëta të zhvillimit, dhe zbatimin e Agjendës 2030. Lufta në Ukrainë ka tensionuar stabilitetin rajonal dhe ka ndikuar në bashkëpunimin midis vendeve. Ka nxjerrë në pah tensionet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e tensionuara diplomatike, duke penguar bashkëpunimin ndërkombëtar për nismat e zhvillimit të qëndrueshëm. Efektet e përhapura të luftës, përfshirë zhvendosjen, migrimin dhe shqetësimet ekonomike dhe të sigurisë, siç e kemi parë, mund të kenë pasoja globale që pengojnë përparimin drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ)”, tha ai.

  • Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë te kthehen në kuadër të kompanisë

    Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë te kthehen në kuadër të kompanisë

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

    Ata kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie duke kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.

    Këta punëtor po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

    Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

  • Detaje të reja për zjarrin që shpërtheu mbrëmë në Lipjan

    Detaje të reja për zjarrin që shpërtheu mbrëmë në Lipjan

    Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Lipjan. Policia sot ka dhënë detaje të reja për rastin.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga zjarri janë djegur dy objekte përcjellëse, po ashtu janë djegur ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera.

    Njoftimi i plotë:

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Lipjan 21.09.2023 – 18:35. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura janë djegur dy objekte përcjellëse, po ashtu janë djegur ushqim për bagëti, disa pajisje të punës si dhe janë dëmtuar dy sera. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në hetime.

  • Zelensky bën vizitë të paparalajmëruar në Kanada

    Zelensky bën vizitë të paparalajmëruar në Kanada

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kanada në mision për të siguruar përkrahje sa më të gjerë ndërkombëtare për vendin e tij në luftën kundër pushtuesve rusë.

    Televizioni Kanadez e shfaqi kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, duke u takuar me Zelenskyn në pistën e një aeroporti në Otavë. Kjo është vizita e parë e presidentit ukrainas në Kanada që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton televizioni BBC.

    Zelensky arriti në Kanada nga Uashingtoni, ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe me zyrtarë të tjerë të fuqisë botërore.

    Presidenti ukrainas shpresoi që të siguronte më shumë mbështetje dhe fonde në ShBA për luftën e vendit të tij kundër Rusisë. Më herët këtë javë, ai u bëri thirrje në OKB udhëheqësve botërorë që ta vazhdojnë përkrahjen ndaj Ukrainës.

    Megjithatë, tensionet diplomatike janë në rritje, pasi Zelensky i ka kritikuar Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë për ndalimin e importimit të drithit nga Ukraina.

    Kongresi i Shteteve të Bashkuara tashmë ka dhënë dritë të gjelbër për ndarjen e më shumë se 110 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën, por anketat tregojnë se po bie përqindja e amerikanëve që e mbështesin vazhdimin e përkrahjes së mëtejme për shtetin e goditur nga lufta.

    Shumë republikanë argumentojnë se do të ishte më mirë që të hollat të shpenzoheshin për nevoja të brendshme, por gjatë vizitës së Zelenskyt, presidenti Biden miratoi pako të re të ndihmës me vlerë të 325 milionë dollarëve për Ukrainën.