ATV

Author: G.O.

  • Kurti: Bashkësia ndërkombëtare të dënojë Serbinë për sulmin terrorist në Veri

    Kurti: Bashkësia ndërkombëtare të dënojë Serbinë për sulmin terrorist në Veri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist i së dielës në veri ka cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe sigurinë kombëtare.

    Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë si dhe vigjilencë më të madhe të kontrollit të kufirit me Serbinë.

    Kurti shtoi se dëshmia për pjesëmarrjen e në kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojinçiq në këtë sulm terrorist paraqet nevojën për pluralizëm politik të serbëve në Kosovë.

    Ndërkaq, tha se pas këtij sulmi terrorist është dëshmuar edhe profesionalizmi i policisë dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

  • ​Digjet një veturë në Leposaviq

    ​Digjet një veturë në Leposaviq

    Në Leposaviq, dy persona i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.

    Një grua kosovare ka lajmëruar se para derës së shtëpisë së saj i kanë djegur veturën dy persona të panjohur.

    Policia njofton se janë duke hetuar rastin në fjalë.

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

  • Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmia e dëshmitarit të 27-të vazhdon në seancë të mbyllur

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmia e dëshmitarit të 27-të vazhdon në seancë të mbyllur

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mërkurën po vazhdon dëshmia e dëshmitarit të 27-të në këtë çështje (me kodin 04781), në seancë të mbyllur.

    Ky dëshmitar ka filluar dëshminë në seancën e djeshme, po ashtu edhe atë në seancë të mbyllur pas miratimit të kësaj kërkese nga trupi gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Para mbylljes së seancës, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka dhënë urdhër me gojë lidhur me kërkesën e mbrojtjes për të zgjatur afatin për përgjigje ndaj mocionit të tretë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për pranim të provave.

    Gjykatësi Smith ka thënë se mbrojtja ka demonstruar arsye bindëse për zgjatje të kohës duke pasur parasysh volumin e punës dhe përmbajtjen e këtij dokumenti dhe se miratimi i zgjatjes së afatit për mbrojtjen nuk cenon palët e tjera dhe pjesëmarrësit dhe sipas tij nuk shkakton vonesë të procesin gjyqësor.

    Por se ai ka thënë se trupi gjykues ka vlerësuar se zgjatja e këtij afati deri më 27 tetor do të ishte e tepërt dhe do të vononte zgjidhjen e çështjes, andaj edhe afati është zgjatur deri më 17 tetor 2023.

    Në anën tjetër, trupi gjykues ka zgjatur edhe afatin për ZPS-në për t’iu kundërpërgjigjur deri më 31 tetor 2023.

    Seanca po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun.

    Ndryshe, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

    Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

    Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

    Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

    Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

    Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.

    Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i 11-të i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i 12-të, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

    Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.

    Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik dhe e mbaroi më 19 korrik, ku nisi dëshminë dëshmitari i 15-të, i cili e përfundoi më 20 korrik.

    Kurse, më 14 gusht filloi dhënien e dëshmisë dëshmitari i 16-të, e që e përfundoi më 16 gusht dhe më 17 gusht përfundoi dëshminë dëshmitarja e 17, Dragica Bozhaniq.

    E dëshmia e dëshmitarit të 18-të ka filluar më 28 gusht dhe ka mbaruar më 29 gusht, në ditën kur filloi dëshminë dëshmitari i 19-të, i cili përfundoi dëshminë më 30 gusht.

    Më 4 shtator përfundoi në të njëjtën ditë dëshminë dëshmitari i 20-të, kurse pa masa mbrojtëse, dëshmitari i 21-të, Agim Idrizi filloi të dëshmojë, i cili përfundoi dëshminë më 5 shtator, ku edhe filloi dëshmia e zyrtarit nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, të Frederick Abrahams, i cili përfundoi më 11 shtator.

    Më 11 shtator ka përfunduar edhe dëshmia e dëshmitarit të 23-të, ndërkaq më 12 shtator ka filluar të dëshmojë dëshmitari i 24-të.

    Në të njëjtën ditë ka filluar dëshminë dëshmitari i 25-të Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka përfunduar dëshminë më 14 shtator.

    Kurse, më 25 shtator ka filluar dëshminë dëshmitari i 26-të, i cili ka përfunduar më 26 shtator, ku në seancë të mbyllur ka filluar dëshminë dëshmitari i 27-të.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020

  • Ankthi i mëngjesit, pse ndodh dhe si ta menaxhojmë atë?

    Ankthi i mëngjesit, pse ndodh dhe si ta menaxhojmë atë?

    Mëngjesi është momenti i fillimit të një tjetër dite të jetës tonë dhe për shumë njerëz, ky moment mund të shoqërohet me ndjesinë e ankthit.

    Në fakt, ankthi në mëngjes mund të jetë një problem i zakonshëm që ndikon në shëndetin dhe performancën tonë gjatë gjithë ditës.

    Hulumtues të Universitetit Stenford në Shtetet e Bashkuara pohojnë se çdo i treti person mund të përjetojë ankth, së paku një herë në jetë.

    Sidoqoftë, sipas po të njëjtëve hulumtues çrregullimet dhe pasojat e ankthit mund të trajtohen me sukses.

    Por përse ndodh kjo ndjesi e pakëndshme në mëngjes dhe si mund të menaxhohet?
    Kortizoli njihet si hormoni i stresit sepse është i përfshirë në reagimin e trupit ndaj stresit.

    Gjatë 30 deri në 45 minutat e para që jeni zgjuar çdo ditë, nivelet e kortizolit rriten.

    Në momentin kur zgjoheni, mund të ndjeheni të pasigurtë për atë që do të ndodhë gjatë ditës.

    Hulumtimet thonë se më shumë se 50% e të rriturve, raportuan se ankthi i tyre shpesh shkaktohet nga mendimet që tentojnë të parashikojnë ngjarje të ardhshme, të cilat nuk kanë ndodhur ende dhe mbase mund të mos ndodhin asnjëherë.

    Gjumi i keq ose mungesa e tij është një faktor kryesor që mund të shkaktojë ankth në mengjes sepse ndikon në humorin dhe nivelet e energjisë.

    Sheqeri I ulët në gjak, mund të shkaktojë simptoma ankthi, si nervozë, dridhje dhe rritje të rrahjeve të zemrës, të cilat mund ta rrisin ankthin.

    Stresi i përditshëm, si detyrat e punës, marrëdhëniet personale, ose shqetësimet financiare, mund të bëhen një peshë shtesë në kohën e mengjesit.

    Njohja e një problemi dhe burimi i tij është hapi i parë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur dhe drejt përmirësimit.

    Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe të kujdeseni për cilësinë e tij.

    Vendosni një orar të caktuar për të shkuar në gjumë dhe për të zgjuar në mënyrë të qetë.

    Planifikimi i punëve dhe detyrave për ditën mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit.

    Në këtë mënyrë, do të ndiheni më të organizuar dhe të gatshëm për sfidat e ditës.

    Për të qetësuar ankthin e mëngjesit, hani një mëngjes të shëndetshëm, gjithashtu preferohet të shmangni kafeinën.

    Menaxhimi i ankthit ka shumë metoda të ndryshme, dhe metoda fizike mund të jenë efektive për disa njerëz si relaksimi I muskujve, ushtrimet e frymëmarrjes së qetë dhe të thellë, preferohet të mbahet frymës për 7 sekonda dhe lëshimi I saj për 8 sekonda, kjo metodë del të jetë efektive për shumë njerëz.

    Aktiviteti fizik është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ulur nivelet e ankthit. Ushtrimi i rregullt, si ecja, noti, ose stërvitja, lëshon endorfinat, të njohura si “hormonet e lumturisë,” që mund të ndihmojnë në ndjenjën e mirëqenies dhe zbutjes së ankthit.

    Me ndihmën e një rutine të rregullt të gjumit, teknikave të relaksimit, dhe ndryshimeve të thjeshta në mënyrën e jetesës, ju mund të menaxhoni këtë ndjesi të pakëndshme dhe të filloni ditën me më shumë energji pozitive./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Edita Tahiri: Pa u ndëshkuar Serbia, Kosova nuk duhet të shkoj në dialog

    Edita Tahiri: Pa u ndëshkuar Serbia, Kosova nuk duhet të shkoj në dialog

    Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se Kosova nuk duhet të shkoj në dilaogë, pa u ndëshkruar Serbia.

    Pas situatës në veri BE-ja dhe ShBA-ja u kanë bërë thirrje të dyja palëve që t’i kthehen dialogut dhe të shmangen veprimet që nxisin më tej tensione.

    Postimi i saj i plotë:

    Pa u ndeshkuar Serbia, Kosova nuk duhet te shkoj ne dialog – eshte njesoj sikur ‘Ti me bisht e une pa djale’ thenie e vjeter e jona e fuqishme!

  • Vajza e vetme e reperit Eminem, tejet krenare për të atin

    Vajza e vetme e reperit Eminem, tejet krenare për të atin

    Vajza e reperit Eminem, vazhdon të jetë fansja e tij më e flaktë.

    Hailie përmes një video ndau reagimin e saj me ndjekësit e rrjeteve sociale duke thënë se është jashtëzakonisht e lumtur me performancën e Eminem së bashku në skenë me reperin 50 cent.

    “Ne shkuam në koncertin e 50 Cent dhe isha shumë e lumtur,” u shpreh ajo.” Kur e mendoj, unë nuk e kam parë atë të performojë që kur isha në klasën e gjashtë. Ka kaluar

    kaq shumë kohë.”
    Hailie konfirmoi se nuk ishte spontane paraqitja e Eminem në skenë me 50 cent, por theksoi se ishte një befasi për publikun të cilin e kishin menduar të dy reperët.

    Tutje ajo tha se gjithnjë përjeton emocione të forta kur sheh se sa shumë përkrahës vazhdon të ketë babai I saj, Eminem.

    Eminem, ka një marrëdhënie të fortë dhe të ngushtë me vajzën e tij Hailie, e cila është vajza e tij e vetme nga martesa e tij me Kim Scott. Hailie lindi në vitin 1995, para se karriera muzikore e Eminem të kishte sukses të madh botëror./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kerry Washington rrëfen për herë të parë sekretin e familjes së saj

    Kerry Washington rrëfen për herë të parë sekretin e familjes së saj

    Aktorja Kerry Washington për revistën ‘’People’’, zbuloi se kohëve të fundit ka kaluar periudhën më të vështirë të jetës së saj.

    Ajo tha se e kuptoi se babai I saj, Earl Washington, nuk është babai I saj biologjik.

    “Me të vërtetë mu kthye bota përmbys,”- tha ajo.

    Këtë sekret familja e aktores e kishte ruajtur gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur Kerry Washington, I tregoi se do të merrte pjesë në ‘’Finding Your Roots” ,një serial ku të famshëm mësojnë për paraardhësit e tyre përmes testimit të ADN-së.

    Prindërit e saj menjëherë kishin kontaktuar drejtuesin e emisionit I cili I këshilloi që të flisnin me aktoren, përpara se gjithcka të xhirohej, në mënyrë që ajo mos ta përjetoj rëndë para të gjithve.

    Përveë se e kishte përjetuar rëndë, aktorja rrëfeu se ka filluar të ndjejë edhe më shumë dashuri për prindërit e saj.

    ‘’E vendosa veten në vendin e tyre dhe të mendoj për gjërat që u është dashur të kalojnë dhe të gjitha sakrificat ndër vite që kanë pasur. Me të vërtetë kjo më bëri të ndihem më afër me ata’’, u shpreh Washington./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • ‘’The Rolling Stones’’ publikojnë nesër bashkëpunim me Lady Gaga dhe Stevie Wonder

    ‘’The Rolling Stones’’ publikojnë nesër bashkëpunim me Lady Gaga dhe Stevie Wonder

    “The Rolling Stones” ditën e nesërme, do të publikojnë këngën me titullin ‘’Sweet sounds of heaven’’, në bashkëpunim me Lady Gagan dhe Stevie Wonder.

    Ata njoftuan se kënga është pjesë e albumit ‘’Hackney Diamonds’’, album I cili është I pari që nga vdekja e bateristit, Charlie Watts.

    Përveç bashkëpunimit Lady Gaga dhe Wonder, albumi do të ketë gjithashtu këngë si “Bite My Head Off”, me bas nga Paul McCartney dhe “Get Close” dhe “Live By the Sword”, të cilat luajti në piano Elton John .

    Grupi ‘’The Rolling Stones’’ u formua në vitin 1962 dhe është një nga bendet më të famshëm të historisë së muzikës rock.

    Ata vazhdojnë të jenë aktiv edhe sot, duke treguar që pas tyre është një histori e pasur dhe e fuqishme e muzikës së vërtetë rock and roll./atvlve.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Detaje të reja nga aksioni i policisë, u gjetën armë në disa shtëpi në Banjskë

    Detaje të reja nga aksioni i policisë, u gjetën armë në disa shtëpi në Banjskë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e disa armëve gjatë kontrollit në disa shtëpi në Banjskë.

    Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Nuk raportohet për të arrestuar.

    Rastet janë hapur për armëmbajtje pa leje.

    Të gjitha rastet:

    Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    ·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    ·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin”  pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    ·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

  • Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

    Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

    Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, tha se sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë.

    Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

    Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar, raporton rtk.

    Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

    Gjithashtu ka Arrestuar të dyshuar për sulmin terrorist të së dilës.

    Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.