ATV

Author: G.O.

  • PDK-ja e LKD-ja e kritikojnë Muratin – kundërshton deputetja e VV-së, prezanton projektet e Qeverisë

    PDK-ja e LKD-ja e kritikojnë Muratin – kundërshton deputetja e VV-së, prezanton projektet e Qeverisë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar një varg kritikash në adresë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.

    Bajrami tha se të hyrat financiare janë rritur për shkak të inflacionit.

    “Nëse një produkt ka kushtuar një euro dhe TVSh-ja është 18 për qind, atëherë shteti i inkasuar 18 cent dhe nëse produkti është rritur në 1.50, atëherë i keni inkasuar 27 cent dhe arsyeja e rritjes së të hyrave është inflacioni dhe kjo i bie që në kurriz të qytetarëve”.

    E pas kritikave të Bajramit, reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadriu.

    Ajo tha se për shkak të neglizhencës, Vitia është lënë pa u kyçur në autostradë. Dhe sipas saj, kyçjen po e bën kjo Qeveri.

    “Kyçja e Vitisë në autostradë nuk është bërë për 12 vite dhe është lënë për shkak të 2 milionë eurove anash. Është pikërisht LDK që Ligjin për Çmimin për Tavan e ka dërguar në Kushtetuese dhe pikërisht një kryetar komune nga PDK e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë”, tha ajo.

    E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se gjetjet e vitit 2021 me atë të vitit 2022 janë të njëjta. Ai si shembull e mori pagesat e qytetarëve serbë të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, të cilët paguhen pa shkuar në punë.

  • Kurti: Këtë vit kemi rritur mbështetjen për komunitetet jo shumicë

    Kurti: Këtë vit kemi rritur mbështetjen për komunitetet jo shumicë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim ka thënë se një qeveri e mirë është ajo që është më afër popullit. Për këtë Kurti tha se këtë vit kanë rritur mbështetjen për komunitete jo shumicë duke ndarë mbi 3 milionë euro për qytetarët e këtij komuniteti.

    Kurti tha se për të qenë sa me afër qytetarëve, prioritet ishin edhe vizitat në teren për fëmijët në situatë rruge përkatësisht ato me komunitet.

    Ai tha se këto vizita do të jenë urë lidhëse edhe për partnerët ndërkombëtarë që të ndajnë ndihma për këto komunitete.

    Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se për herë të parë në historinë e kësaj ministrie janë shpallur subvencione të përbashkëta edhe për komunitete.

  • Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur 99 për qind

    Rama: Çmimet e “Internetit Roaming” ndërmjet Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur 99 për qind

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një lajm se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99 për qind.

    Gjithashtu shtoi se është konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit, në Tiranë.

    “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Avdullah Hoti në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53 milionëshit”

    Avdullah Hoti në cilësinë e dëshmitarit në rastin e “53 milionëshit”

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të dëshmojë para trupit gjykues në rastin e njohur si afera e 53 milionëshit, ku i akuzuar është ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

    Ditë më parë në ketë rast ka dëshmuar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, ku në kohën sa ishte në qeverisje ishte marr vendimi për te paguar 53 milionë euro, kompanisë që kishte ndërtuar autostradën Arbën Xhaferi.

    Hoti do të dëshmojë në cilësinë e ish-ministrit të Financave në Qeverinë Haradinaj.

    Haradinaj kishte deklaruar se nëse shteti i Kosovës nuk do e paguante vlerën prej 53 milionë euro ndaj Bechtel Enkës, çështja do të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit.

    Bashkëpartiaku i tij Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm për rastin.

  • Dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

    Dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

    Një femër kosovare ka ndërruar jetë dje në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.

    “Fsh. Novosellë – Kamenicë.  02.10.2023 – 10:25. Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, njoftoi Policia.

    Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

     

  • Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

    Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

    Gara më prestigjoze evropiane në futboll për klube, Liga e Kampionëve vazhdon këtë mesajavë me ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve.

    Sot do të zhvillohen tetë ndeshje nga grupet A,B,C dhe D që sjellin ballafaqime tejet interesante, raporton KosovaPress.

    Padyshim se sfida më interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, aty ku ballafaqohen Napoli me Real Madridin në kuadër të grupit C.

    Dy skuadra kanë nga tri pikë pas fitoreve në ndeshjet e parë dhe synojnë të bëjnë një hap tjetër të rëndësishëm drejt synimit për ta kaluar këtë fazë. Grupi A sjellë duelin e zjarrtë ndërmjet Manchester United dhe Galatasaray, kurse duel mjaftë interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Interti dhe Benfikës në grupin D.

    Këto janë të gjitha ballafaqimet e ditës së martë:

    Salsburg-Real Sociedad

    Union Berlin-Braga

    Kopenhag-Bayern Mynih

    Inter-Benfika

    Lens-Arsenal

    Manchester United-Galatasaray

    Napoli-Real Madrid

    PSV-Sevilla

  • Parlamenti Evropian sot diskuton për situatën në veri

    Parlamenti Evropian sot diskuton për situatën në veri

    Në Parlamentin Evropian sot (e martë) do të diskutohet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e dy te tjerë u plagosën.

    Ndërkaq gjatë muajit PE pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo është bërë e ditur nga deputeti kroat, Tonino Picula.

    Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.

    “Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”, tha Picula.

  • Mbyti vëllain dhe babanë në Mitrovicë të Veriut, 28 vite burgim të akuzuarit

    Mbyti vëllain dhe babanë në Mitrovicë të Veriut, 28 vite burgim të akuzuarit

    Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për të akuzuarin M.B duke i shqiptuar dënim me 28 vite burg për vrasjen e vëllait dhe babait të tij në Mitrovicë të Veriut.

    Në aktgjykimin e shpallur me 8 gusht 2023 nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, gjykata e Apelit kishte anuluar vendimin e shkallës së parë për dënim me 18 vite burg si dhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim për të akuzuarin M.B.

    Mbrojtja e të akuzuarit, avokati Mahmut Halimi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se janë duke e përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme.

    “Jemi duke përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme”, tha Halimi, transmeton klankosova.tv

    Kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përfaqësuesi i të dëmtuarës L. M, avokati, Miodrag Bërklaqi dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Mahmut Halimi.

    Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e Apelit, ka konstatuar se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe palës së dëmtuara janë të bazuara.

    “Kolegji penal i kësaj Gjykate, të akuzuarit M. B, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.3, 1.4 dhe 1.11 të KPRK-së, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 28 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi..”, thuhet në këtë vendim.

    Ndërsa, ndaj ankesës së mbrojtjes së akuzuarit, avokatit Mahmut Halimi, Apeli ka vendosur

    Ndryshe, i akuzuari për vrasje të rëndë të babait dhe vëllait të tij, M.B., vrasje e cila është kryer më 27 maj 2022 në Mitrovicë të Veriut, ishte dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi u konstatua se veprën e ka kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore.

    Ndaj të akuzuarit M.B., gjykata ka shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi është shpallur me 3 prill 2023 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Hajraj.

  • Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

    Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

    Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës shqiptare në Uashington janë mbledhur sot për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës nga sulmi terrorist organizuar nga Serbia.

    “Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

    I pranishëm në ceremoninë e nderimit për policin kosovar ka qenë edhe ambasadori William Walker.

    Në Ambasadën e SHBA-së në Uashington kanë qëndruar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.

    “Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

  • Pas vërshimeve në Nju-Jork, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    Pas vërshimeve në Nju-Jork, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Nju-Jorkut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

    “Po shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju-Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha Guvernatorja Kathy Hochul në platformën X, raporton BBC.

    Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten përpara se të rihapet më vonë.

    Deri në 20 cm shi ra në disa pjesë të qytetit, por qiejt ishin qetësuar pak nga mbrëmja.

    “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja.

    Ndërsa nuk është raportuar për vdekje apo lëndime kritike.

    Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në qytetin Hoboken të New Xhersit, pikërisht përtej lumit Hudson nga qyteti i Nju-Jorkut.

    Kryebashkiaku Eric Adams, paralajmëroi njerëzit se ishte koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.

    “Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është jashtëzakonisht e vështirë të lëvizësh nëpër qytet”, tha ai në një konferencë për shtyp.