ATV

Author: G.O.

  • Kurti takohet me Vasfije Krasniqin, flasin për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës

    Kurti takohet me Vasfije Krasniqin, flasin për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Vasfije Krasniqi Goodman, ish deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
    Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Gjatë takimit u diskutua edhe fillimi i punës në dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë përmes Institutit të themeluar rishtazi.
    Kryeministri Kurti e falënderoi Goodman për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
  • Thyhet zyra e AAK-së në Istog

    Thyhet zyra e AAK-së në Istog

    Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

    Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie në Istog, Bekë Berisha.

    “Më kanë njoftuar më herët që është thyer xhami i zyrës, bash një ku ka qenë një fotografi. Kam pyetur se a ka pasë edhe thyerje të xhamave të tjerë, por kam dyshime se është thyer vetëm ajo dritare”, tha Berisha.

    Ai më tej bëri të ditur se ngjarjen e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, duke mos pranuar të komentojë mbi atë se pse ka mundur të ndodhe kjo ngjarje.

  • Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë

    Kitara e Kurt Cobain u shit për më shumë se një milion e gjysmë dollarë

    Kitara e këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, u shit në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë.

    Kitara elektrike ikonë blu “Skystang I” Fender Mustang, të cilën Cobain luajti gjatë turneut të tij të fundit, u shit të premten për pak më shumë se 1.58 milionë dollarë (1.45 milionë euro) në ankand në Nashville, Tenesi.

    Xhinset e grisura që Cobain veshi në videoklipin e këngës “Heart-Shaped Box” dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë. Pantallonat vlerësoheshin nga 10.000 deri në 20.000 dollarë.

    Ankandi ishte pjesë e ankandit treditor “Të luajtur, të veshur dhe të grisur: Rock N’ Roll Iconic Guitars and Memorabilia”, i cili shfaqi më shumë se një mijë artikuj të madhështorëve të muzikës si Cobain, Eric Clapton, Elvis Presley, Prince, Beatles dhe Frank Zappa.

  • ​Raketa më e fuqishme në histori humbi kontaktin pas dhjetë minutash

    ​Raketa më e fuqishme në histori humbi kontaktin pas dhjetë minutash

    Starship i SpaceX, një anije kozmike e gjeneratës së ardhshme e zhvilluar për të transportuar astronautët në Hënë dhe më gjerë, la atmosferën e Tokës pa një ekuipazh për herë të parë, por kontakti u humb menjëherë pas ngritjes.

    Raketa me dy faza u nis nga baza e nisjes “Starbase” e Elon Musk në Boca Chica, Teksas.

    Ishte dashur të fluturonte 90 minuta në hapësirë, por kontakti humbi dhjetë minuta pas ngritjes, njoftoi kompania.

    “Kemi humbur kontaktet në fazën e dytë. Mendoj se humbëm fazën e dytë”, tha John Insprucker, drejtuesi i transmetimit të drejtpërdrejtë të SpaceX.

  • ​Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet nga e marta bëhet me dy kahje

    ​Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet nga e marta bëhet me dy kahje

    Komuna e Prishtinës ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm për ngasësit e automjeteve në kryeqytet.

    Ajo ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e martë, datë 21 nëntor, rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet rrugë me dy kahje.

    “Segmenti i rrugës, i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahe fillon nga udhëkryqi me rrugën “Robert Doll” deri në udhëkryqin me rrugën “Bekim Fehmiu””, thuhet në një njoftim në Facebook.

  • Trashëgimia kulturore në Kosovë, ambasada amerikane jep detaje mbi projektin në Dresnik

    Trashëgimia kulturore në Kosovë, ambasada amerikane jep detaje mbi projektin në Dresnik

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka folur për projektet, të cilat janë duke u zhvilluar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

    Në një postim në Facebook, ambasada ka bërë të ditur se projekti i fundit në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut është duke u zhvilluar, me aktivitete të hartimit dhe dokumentimit në vazhdim.

    “Projekti ynë Dresnik AFCP u zgjodh si një nga gjashtë projektet nga i gjithë rajoni i Evropës dhe Euroazisë, dhe një nga vetëm 28 projektet e përzgjedhura në mbarë botën”, shkruan ambasada.

    Projekti Dresnik AFCP përkrahet bashkërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatohet nga CHwB Kosova.

    Ndryshe, qe nga viti 2005, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur 22 projekte të trashëgimisë kulturore dhe të ruajtjes në mbarë Kosovën, me një vlerë totale prej afro 3.5 milionë dollarë.

  • Zelensky paralajmëroi konflikte në Ballkan, Peleshi: Rreziku për t’u rizgjuar konfliktet e fjetura ekziston

    Zelensky paralajmëroi konflikte në Ballkan, Peleshi: Rreziku për t’u rizgjuar konfliktet e fjetura ekziston

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë shqetësimin se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se Zelensky mund të jetë disi nga konteksti, por shtoi se ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë, stabiliteti është goditur.

    “Kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston”.

    “Tri nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE-së. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabel ku të gjithë të ishim pjesë e Aleancës dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht”, tha Peleshi për Euronews.al.

    Më tej, Peleshi tha se zhvillimet në Ukrainë kanë riaktivizuar disa vatra tensioni, ku përmendi ngjarjen në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se “kemi agresionin  e 24 shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist”.

    “Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtare e NATO-s është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë”.

    “Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor”, tha Peleshi.

  • Emisari Special i Francës në Prishtinë, bashkë me ambasadorin Guerot takojnë Komandantin e KFOR-it

    Emisari Special i Francës në Prishtinë, bashkë me ambasadorin Guerot takojnë Komandantin e KFOR-it

    KFOR-i ka njoftuar se sot në kampin “Film City” kanë qëndruar për vizitë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i shoqëruar nga Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

    Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

    Nga KFOR nuk kanë treguar më shumë detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot.

  • Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

    Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapin e parë drejt një zgjidhjeje paqësore në konfliktin në Ukrainë.

    “Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal të Gjermanisë më 18 nëntor.

    Megjithatë, në pyetjen nëse negociatat e paqes janë të mundura, kancelari gjerman tha se aktualisht nuk ka asnjë sinjal që Putin synon të tërheqë trupat.

    Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij që të përdorë trupat për të aneksuar pjesët e Ukrainës fqinje, tha Scholz.

    Kancelari gjerman përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

    Këto deklarata të bëra nga Scholz vijnë në ditën kur ushtria ukrainase njoftoi për sulme masive ruse me dronë në jug dhe veri të Ukrainës, që shënjestruan infrastrukturën e energjisë.

    Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e vitit 2022 – dimrin e vitit të kaluar shënjestroi infrastrukturën energjetike, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë dhe ngrohje për periudha të gjata kohore.

  • “Piranjat” pretendojnë se kanë incizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen ‘substanca narkotike’

    “Piranjat” pretendojnë se kanë incizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen ‘substanca narkotike’

    Emisioni investigativ “Piranjat” në episodin që ka transmetuar mbrëmë pretendon se ka zbuluar një skandal që lidhet me një ushtar armen që shërben në kuadër KFOR-it, e i cili shihet në videon e publikuar teksa “blen substancë narkotike” nga disa persona të panjohur.

    “Piranjat” në videon e publikuar, kanë biseduar me dy shpërndarës droge, të cilët pretendojnë se gjatë pesë  viteve të fundit u “shesin marihuanë dhe kokainë dhe se në këmbim, marrin para, naftë e xhaketa ushatarke”.

    Një prej shpërndarësve pretendon se ka edhe pamje “ku shihen ushtarët e KFOR’it duke marrë substance narkotike”.

    “Po një shok ka video duke pirë mall me të. Është brenda me ta, duke pirë me disa pajisje, duke pirë bashkë, brenda në kamp është futur. Ai thotë se ata që shihen në video janë të veshur me uniforma të Kfor.Edhe ka pas më shumë se një video, pasi rri me ta, pi me ta  së bashku, u shet bari”, dëgjohet ai duke thënë.

    Për t’i vërtetuar këto pretendime, ekipi i “Piranjave” ka shkuar në pikën ku zakonisht ata pretendojnë se u shesin “substanca narkotike” ushtarëve të KFOR’it. e që është në afërsi të bazës ushtarake të KFORit tek Aeroporti i Prishtinës.

    Aty paraqitet një person i veshur në unfiromë ushtarake të ushtrisë armene, që del nga një furgon. Shpërndarësi i jep atë që thotë se është “marihuanë”, të mbështjellë në një letër alumini.

    “Unë po pres atë gjënë. Ti shko mere, sille dhe më merr në telefon. Unë do të shkoj tek aeroporti (baza) që të presa ty. Ti shko mere dhe hajde. Një orë, në orën 3. Unë jam në pritje, këtu armallë”, dëgjohet të thotë ushtari.

    Më pas, shpërndarësi i drogës i kërkon atij që në këmbim t’ia jap uniformën ushtarake, ku ushtari i thotë se s’ka problem.

    “Këtë xhaketë. S’ka problem do ta jap “, dëgjohet duke thënë ai.

    Më pas, ushtari i thotë që të shkojë sërish gjatë natës në afërsi të bazës dhe se do t’ia sjellë xhaketën, naftë, ushqime dhe ujë, derisa i kërkon që t’i sjellë kokainë,.

    “Sonte natën në 02:00, ti vjen dhe unë të jap naftë. Më telefono, hajde këtu dhe unë të jap naftë, ushqime, ujë dhe xhaketë. Ti më sill mua kokainë dhe do të të jap naftë. Unë do të largohem 10 minuta dhe do të të vij ta sjell natën”, dëgjohet duke thënë.