ATV

Author: G.O.

  • Policia zhvillon një aksion në veri, bastisen katër lokacione

    Policia zhvillon një aksion në veri, bastisen katër lokacione

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka zhvilluar një aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës në mëngjesin e së shtunës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.

    “Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.

  • Sindikatat të zhgënjyera me Qeverinë: Sa ishin në opozitë gjenin kohë për ne

    Sindikatat të zhgënjyera me Qeverinë: Sa ishin në opozitë gjenin kohë për ne

    Përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të publik dhe privat janë shprehur të zhgënjyer me mospërgjigjen ndaj kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Sipas tyre, ata nuk e kanë pritur këtë raport me Qeverinë, por kanë qenë të bindur për një bashkëpunim të frytshëm, raporton Ekonomia Online.

    Ata kanë thënë se gjatë kohës sa VV-ja ka qenë në opozitë gjithmonë kanë gjetur përkrahje, ndërsa tani kanë edhe mungesë të komunikimi me Qeverinë për t’i adresuar problemet e tyre. Krerët e sindikatave po paralajmërojnë greva e protesta nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

    Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, i tha Ekonomia Online, se kanë pritur qasje dhe bashkëpunim më të mirë nga ana e ekzekutivit, por ka ndodhur krejt e kundërta.

    Madje ai thotë se Qeveria i ka i stimuluar punëdhënësit që t’i shkelin të drejtat e punëtorëve.

    “Thjeshtë është e habitshme për faktin se këta janë Qeveri socialdemokrate e gjatë krejt opozitës kanë pasur mirëkuptim e mbështetje për të gjitha kërkesat e sindikatës veçmas edhe për kërkesat e punëtoreve apo edhe të minatorëve, është e habitshme si ka mundësi njeriu të ndërroj gjatë rrugëtimit tij kaq shumë. Ne si sindikata kemi pritur krejt një qasje tjetër kemi pritur një bashkëpunim kemi pritur adresim të kërkesave dhe njëkohësisht kemi pritur angazhim të inspektorëve në mënyrë që të respektohen maksimalisht të drejtat  e punëtoreve dhe të penalizohen abuzuesit apo ata që i shkelin të drejtat e punëtoreve  e që në këtë rast ka ndodhur krejt e kundërta, Qeveria i ka stimuluar secilin  punëdhënës qe të i shkel të drejtat e punëtoreve dhe të ju ofroj qasje të kufizuar sindikatave”.

    Ai tha se zhgënjimi më i madh ndaj Qeverisë ka qenë arroganca dhe mos komunikimi në adresimin e kërkesave e çështjeve që sipas tij, kanë merituar trajtimin e institucioneve.

    “Më së shumti na ka zhgënjyer arroganca që e ka pas dhe mbyllja mos komunikimi në adresimin e kërkesave dhe çështjeve cilat ne kem besuar që meritojnë trajtim, është hera e parë që Qeveria e Kosovës mbyllet dhe nuk ka dialog social për t’i adresuar shumicën e kërkesave dhe shfuqizimi i disa kontratave kolektive sektoriale apo disa kontratave sektoriale dhe mungesa e kontratës kolektive dhe veçmas mos gatishmëria për bashkëpunim me akterët të tjerë që të caktohet paga minimale mbi kërkesat e sindikatave dhe punëtoreve”.

    Edhe Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut tha se kanë kërkuar ngritje të pagave që nga viti 2018, por që nuk janë përfillur thirrjet e tyre.

    “Kemi kërkuar ngritje të pagave që punëtorët e KEK-ut që nga viti 2018 nuk kanë pasur ngritje të pagave. Në kohën e fundit tregu i punës ka ndryshuar në Kosovë dhe pagat e KEK-ut më nuk janë paga atraktive më nuk janë paga të lakmueshme nga qytetarët e Kosovës dhe kjo bën një hendikep të punëtorëve të KEK-ut sepse nuk kanë motiv të mjaftueshëm kur e shohin që për punën e njëjtë mund të paguhen  shumë më shumë në sektorin privat apo në vende tjera, edhe ne kemi  shumë punëtor që kanë filluar  ta lirojnë vendin e punës”.

    Ai më tej shtoi se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre mund të ketë greva e protesta, raporton EO. Llumnica i ka quajtur legjitime kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, për çka tha se nuk do të kërkojmë më diskutime, por veç realizmin e tyre.

    “Ne nuk kemi nevojë me biseduar me dikon, ne kemi nevoja me i realizuar kërkesat e punëtorëve pra kërkesat e drejta dhe të ligjshme. Ne e kemi pagesën për fundjavë për punëtoret me ndërrime që edhe pse të gjitha Gjykatat e kanë dhënë në favor të punëtoreve ajo ende nuk është duke aplikuar vetëm ata të cilët e kanë marr me përmbarues. Nëse nuk  realizohen kërkesat do të veprojmë sipas statutit sindikal ajo do të thotë protesta grevë e deri në realizimin e këtyre”.

    Ndërsa Jusuf Azemi Kryetarë në Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) tha se përtej kërkesave që i kanë pasur nuk kanë realizuar asnjë takim me krerë të institucioneve dhe se kanë hekur dorë nga mundësia për takim, raporton EO.

    “Me Kryeministrin dhe Ministrinë e financave asnjëherë deri më tani për kundër shumë kërkesave që i kemi pasur që nga ardhja e tyre në pushtet nuk kemi pasur asnjë takim dhe tani kemi hequr dorë nga kërkesat tona që takohemi më ta, sepse në bazë të dhënave që po kemi edhe me institucionet tjera dialogu me ta kanë problem jo vetëm ne si sindikata po ndoshta kanë probleme ende me të mëdha me partner të tjerë të cilët janë të obliguar që të komunikojnë me Qeverinë e Kosovës”.

  • Pesë flamujt më të vjetër në botë, në mesin e tyre edhe ai i Shqipërisë

    Pesë flamujt më të vjetër në botë, në mesin e tyre edhe ai i Shqipërisë

    Flamuri kombëtar përfaqëson dhe simbolizon një komb i cili dizajnohet me kuptime specifike për ngjyrat dhe simbolet e tij, të cilat gjithashtu mund të përdoren veçmas nga flamuri si simbol i kombit.

    Dizajni i një flamuri kombëtar ndonjëherë ndryshohet pas ngjarjeve të rëndësishme historike. Djegia ose shkatërrimi i flamurit të një shteti, mund të cilësohet si një akt shumë simbolike por megjithatë për kombin e atij cilësohet akt vandal.

    Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete, disa nga flamujt më të vjetër kanë histori që bazohen në legjenda, të cilat mund të mos jenë të sakta historikisht.

    Për më tepër, flamujt shpesh pësojnë disa ndryshime dhe është e rrallë që flamuri i një vendi të duket i njëjtë me atë që ishte kur u përdor për herë të parë, përkundër këtyre sfidave, është përpiluar një listë nga ‘oldest.org’ që përfaqëson më së miri atë që besohet gjerësisht se janë flamujt më të vjetër në botë.

    Në ranglistën e pesë flamujëve më të vjetër në botë, kjo listë fillon me shtetin e Zvicrës, flamuri i të cilës daton nga viti 1470, por ndoshta edhe më herët, megjithatë zyrtarisht është miratuar në vitin 1889.

    Ky flamur përbëhet nga ngjyra e kuqe, dhe me një kryq të bardhë, historia e flamurit zviceran mund të gjurmohet në tre legjenda të ndryshme: Legjioni Theban, gjatë shekullit të 12-të dhe Arma Christi në shekullin e 13-të.

    Në vendin e katërt si një nga flamujt më të lashtë, ndodhet Shqipëria, ku viti i parë në të cilin është përdorur është viti 1443, megjithatë mendohet që edhe më herët, zyrtarisht flamuri kombëtar shqipëtar u vendos në 1912, pas shpalljes së pavarsisë.

    Ngjyra e kuqe dominante, të vendosur sipër shqiponja e zezë dykrenare, simbolizon të gjithë popullin shqiptarë.

    Imazhet e një shqiponje të zezë dykrenare në një sfond të kuq u përdorën nga familjet fisnike të Shqipërisë që nga mesjeta, këto familje huazuan shqiponjën dykrenare nga flamuri i Perandorisë Bizantine. Dizajni i flamurit modern të Shqipërisë gjurmohet drejtpërdrejt në stemën e Shtëpisë së Kastriotit.

    Gjergj Kastriot Skënderbeu përdori një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare kur drejtoi një revoltë kundër Perandorisë Osmane që rezultoi në pavarësinë e Shqipërisë.

    Në vendin e tretë rënditet Letonia, ku besohet se viti 1279 ishte viti i parë i përdorur, derisa u miratua zyrtarisht në vitin 1918.

    Ngjyrat kryesore, e kuqe me brez të hollë të bardhë, flamuri Letonez duket i ngjashëm me shumë prej flamujve më të vjetër në botë, të cilët gjithashtu kanë një skemë ngjyrash të kuqe dhe të bardhë. Ndërsa askush nuk e di me siguri se kur u përdor për herë të pare. Flamuri kuqezi në Letoni, ka prova historike që tregojnë se flamuri mund të ishte përdorur qysh në shekullin e 13-të.

    Pozita e dytë i takon, shtetit të Austrisë, ku është dokumentuar zyrtarisht se në vitin 1230 është përdorur për herë të parë, ndërsa më pas është zyrtarizuar në vitin 1918.

    Ngjyrat kryesore: Tribanda e kuqe dhe e bardhë, po ashtu flamuri austriak shpeshë herë ka qenë edhe një nga pretendentët kryesorë për flamurin më të vjetër në botë, ku besohet se Tribanda e kuqe dhe e bardhë, mund të jetë përdorur në vitin 1105, dhe bazohet në dinastinë mesjetare Bebnberg.

    Flamuri më i vjetër në botë sipas, oldest.org është ai i Danimarkës, ku për herë të parë është përdorur nga Vikingët e atëherëshëm në 1219, derisa zyrtarisht është miratuar në 1625.

    Përbërja e ngjyrave të falmurit danez është e kuqe me kryq të bardhë nordik, megjithëse disa vende pretendojnë të kenë flamurin më të vjetër, flamuri i Danimarkës konsiderohet gjerësisht se është flamuri më i vjetër ekzistues në botë.

    Zyrtarisht, flamuri njihet si Dannebrog dhe tregon historinë e tij që prej së paku 1219, flamuri njihet nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness si flamuri kombëtar më i vjetër i përdorur vazhdimisht./atvlive.tv/

  • Bajrami: Çdo gjë që kemi importuar, qytetarët e kanë paguar 20.5% më shumë

    Bajrami: Çdo gjë që kemi importuar, qytetarët e kanë paguar 20.5% më shumë

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për çdo gjë që është importuar në vend, qytetarët kanë paguar 20.5 përqind më shumë.

    Duke iu referuar të dhënave të Doganës, Bajrami ka thënë se importi në vitin 2022 në sasi ka rënie për 14.5% dhe ka rritje në vlerë prej 20.5%.“

    “Çdo gjë që kena importu në Kosovë, qytetarët kanë pagu 20.5% më shumë”, ka deklaruar Bajrami në emisionin “Kallxo Përnime”.

    Deklarata e Bajramit është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.

    “Nuk është ashtu, mund të jetë import i ndonjë materiali të veçantë p.sh. mund të importojë dikush thëngjill dhe ka sasi më shumë por jo sasi kokë për kokë e çdo malli, d.m.th. këtë të dhënë nuk e ki nga Dogana por e ke si tërësi” – tha Muja.

  • Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 565 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.

    Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe pesë janë dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, voziti i dehur e më pas e sulmoi fizikisht një polic

    Arrestohet një person në Prishtinë, voziti i dehur e më pas e sulmoi fizikisht një polic

    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit e më pas në stacion e ka sulmuar fizikisht një polic.

    Sipas policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor.

    “Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

  • Ky është i riu që vdiq në aksidentin në rrugën Ferizaj-Kaçanik

    Ky është i riu që vdiq në aksidentin në rrugën Ferizaj-Kaçanik

    Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

    Personi që ka mbetur i vdekur në këtë aksident është i riu Lorent Trena. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi. Ai ka ngushëlluar të gjithë të afërmit e Lorentit.

    “Me këtë rast ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, duke bashkëndjerë dhembjen së bashku. Lutemi që raste të tilla asnjëherë të mos përsëriten, ndërsa shpirti i tij hyjnor të pushoj në paqen e paskajshme. ”, ka shkruar Ilazi në Facebook.

  • Për dhjetë muaj mbi 5 mijë vjedhje – Ekspertët e lidhin me kushtet socio-ekonomike

    Për dhjetë muaj mbi 5 mijë vjedhje – Ekspertët e lidhin me kushtet socio-ekonomike

    Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje, raporton Ekonomia Online. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 502 vjedhje, 2 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare. 

    Për këtë njohës të çështjeve të sigurisë kanë thënë se rritja e numrit të vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues dhe këtë çështje ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.

    “Ky numër është shqetësues por vlen të theksohet se edhe më herët ka qenë shqetësues. Si shembull konkret se sa shqetësuese është ne e kemi rastin në Ferizaj, kur ndodhi plaçkitja atje dhe e pame se për çka janë në gjendje të bëjnë këta grabitës, ose këta kriminel. Duke i parë edhe statistikat e përdorimit të substancave narkotike, delikuentet bëjnë çdo gjë që të arrijnë deri të ajo drogë ose substancat tjera narkotike dhe për këtë janë në gjendje që të plaçkitin dhe të bëjnë vjedhje të rënda, pa i menduar pasojat. Definitivisht se kjo ka të bëjnë edhe me situatën ekonomike”, tha ai.

    Ai bëri thirrje që Policia të jetë me vigjilente dhe të rris numrin e patrullimeve.

    “Delikuenca është rritur në Kosovë dhe ajo çka duhet të bëjë policia në aspektin e sigurisë dhe gjithmonë sipas mendimit tim se policia në bashkësi duhet që të veprojë më shumë, duhet të organizohet më shumë dhe sidomos lagjet kur janë të dyshimta, ndriçimi publik duhet të jetë. Dhe patrullat definitivisht duhet që të shtohen më shumë, jo se nuk ka pasur patrulla edhe më herët, por situata dhe statistikat se po shtohen numrat duhet që të shtohen edhe patrullimet”, tha ai.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, tha se numri kaq i madh i vjedhjeve është duke ndodhur për shkak se {olicia është më shumë e fokusuar në pjesën veriore të vendit, për këtë ai ka thënë se kriminelët po i shfrytëzojnë këto raste.

    “Tani në situatën në të cilën po jetojmë edhe problemet që po paraqiten sidomos situatat konfliktuoze që munden me ardhë deri teke një lufte mesë Serbisë dhe Kosovës, krejt opinioni është i orientuar për këtë çështje të mbrojtjes se sovranitetit të Kosovës. Dhe në këtë situatë gjithsecili mundohet me i shfrytëzuar situatat e veta edhe kjo strukturë e këtyre njerëzve që merren me krime janë permanent edhe ecin ne hap me kohën sepse shfrytëzojnë kohën. Tash ne një numër të madh të policisë i kemi të orientuar edhe i kemi dërguar atje në mbrojtjen e sovranitetin në pjesën e veriut”, tha ai.

    Ai tha se për këtë një kritik të madhe duhet që t’i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi sipas tij, ajo duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës, raporton EO.

    “Është një kritik e madhe që duhet me ja drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se e kemi situatën siç e kemi. Ministria duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës. Luftimin e krimit duhet të bëhet në mënyrë permanente, në ato pjesë që ndodh më shpesh ato vepra duhet edhe me u përgjigj. Nga ana e policisë kërkohet që non-stop të është i mbuluar tereni sidomos në ato vende ku shpesh herë përsëriten. Normal që gjithë ndërlidhet me shkaqet ekonomike, institucionet e sigurisë në mënyrë permanente ti përcjellin këto, t’i kenë me vigjilent detyrat e tyre”, tha ai.

  • Vizita e Sekretarit të NATO-s në Ballkan, kjo është agjenda e takimeve

    Vizita e Sekretarit të NATO-s në Ballkan, kjo është agjenda e takimeve

    Nga e diela, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të nis një vizitë në Ballkan, në kuadër të së cilës do të vizitojë edhe Kosovën. Vizita e tij do të përfundojë të mërkurën, më 22 nëntor.

    Këtë vizitë, Stoltenberg do ta fillojë në Bosnjë e Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës. Pas Bosnjës, ai do të vijë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave.

    Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

    Të martën, më 21 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

    Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

    Ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

    Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s.

  • Palushi kërkon nga Qeveria t’i subvencionojë prodhuesit për pesë vjet: Duhet t’i rrisim pagat që mos të ikin të rinjtë

    Palushi kërkon nga Qeveria t’i subvencionojë prodhuesit për pesë vjet: Duhet t’i rrisim pagat që mos të ikin të rinjtë

    Qeveria e Kosovës duhet që të subvencionojë prodhuesit vendës të paktën për një periudhë pesë vjeçare, i the Ekonomia Online, Shaqir Palushi pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka e cila merret me prodhimin e pijeve të frutave “Relax” dhe pijes energjike “Golden Eagle”.

    Krejt kjo sipas tij, për shkak të krizës të shkaktuar nga pandemia dhe krizave tjera globale që kanë ndodhur viteve të fundit. Ndonëse thotë se ekzekutivi u ka ndihmuar në uljen e tatimeve e taksave, po që këtë nuk e konsideron të mjaftueshme.

    “Përkrahja më e madhe e Qeverisë dhe përgjithësi e institucioneve është vet fakti që tatimet dhe taksat përgjithësi janë të ulëta ndoshta edhe më të ulëta në rajon, por kjo sigurisht që nuk do të mjaftojë aq më tepër për një ekonomi të brishtë çfarë është ekonomia e Kosovës në veçanti sektori prodhues si sektor më strategjik i vendit, unë besoj që Qeveria mund të bëjë shumë më tepër në këtë drejtim duke subvencionuar prodhuesin të paktën për një periudhë pesë vjeçare sidomos në këtë kohë edhe për shkak të krizës të shkaktuar nga pandemia dhe krizave tjera globale që kanë ndodhur viteve të fundit”.

    “Duhej ndoshta të subvencionohet sektori prodhues për një periudhë pra pesë vjeçare në mënyrë që ne të fuqizojmë dhe të i bëjmë ballë edhe kompanive  të cilat pothuajse  kanë monopol dhe të cilat çdo ditë e më tepër janë prezent në tregun e vendit tonë”.

    Palushi tha se sektori ku ai operon nuk ka mungesë të punëtorëve, por pas liberalizimit të vizave pritet të ketë ikje të të rinjve, për çka tha se bizneset duhet të rrisin ngase kjo është arsyeja kryesore që ata po e lëshojën vendin.

    “Kompaninë tonë aktualisht nuk ka ndonjë lëvizje të madhe të punëtoreve dhe nuk ka mungesë të punëtoreve përkundrazi vazhdon të ketë kërkesë për të punësuar, por kjo ndoshta pa marrë parasysh dy fakte, fakti i parë  është që sektori prodhues është pak më i lehtë se sektori qysh është ndërtimtaria apo sektor të tjerë në të cilën sektor ka një mungesa të shprehur e punëtoreve tek ne pra nuk ka mungesë të punëtoreve kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk mund të ketë mungesë të punëtoreve për më tepër kur dihet që nga janari do të bëhet liberalizimi i vizave, unë mendoj që edhe ne si biznes përgjithësi”.

    “Në Kosovë kemi përgjithësi edhe kombëtare mënyrë që bëjnë më shumë duke rritur pagat sepse arsyeja kryesore se të rinjtë sot që largohen nga vendi sigurisht janë pagat, sepse Evropa sot nuk është larg duke marr parasysh infrastrukturën lëvizjen mundësin e shkuarjes atje dhe gjetjes së punëve të reja atje besoj që do të jetë  edhe ky një apel edhe për të gjithë bizneset në Kosovë  që të i rrisin pagat mënyrë që të kem të ruajmë këtë strukturë të punësuarave të cilët janë Kosovarë, sigurisht që bizneset do të bëjnë zgjidhje po zgjidhjet që do bëjnë duke i zëvendësuar punëtoret vendor me ata të huaj të ardhur sidomos nga vendet të Azisë sigurisht që nuk do të jenë as për nga cilësia as për nga gatishmëria e tyre për të kultivuar në zhvillimin e vendit por edhe do të kenë një kosto shtesë ndoshta mund të rrinë tre deri në katër muaj deri sa të ambientohen ose të gjejnë forma tjera”.

    Duke folur për rritjen eventuale të çmimeve, ai tha se nëse ka rritje të kostos së prodhimit kjo është e pashmangshme, por që nuk do të ketë ngritje drastike, raporton EO.

    “Sa i përket rritjes së çmimeve sigurisht bizneset nuk do të operojnë asnjëherë me humbje nëse jemi të detyruar të i rrisim pagat e punëtoreve sigurisht që do të rritet kostoja e prodhimeve përkatësisht produkteve në rritjen e produkteve  do të këtë ndonjë lëvizje të çmimeve, por nuk do të ndonjë rritje drastike sepse pjesëmarrja e pagës në produkt është vendimtare në krahasim me koston të tjera të cilat janë kostoja e lëndës të parë apo shpenzime tjera operative përndryshe tek punëtoret tek lëvizja e të punësuarve një të tillë ndodh pothuajse gjithë vendet e Evropës edhe në Gjermani ka probleme me lëvizjen e punëtoreve sepse njerëzit sot janë shumë të zgjuar shumë me të zgjuara se më parë ata mundësin e parë bëjnë lëvizje ndoshta për një dallim të vogël bënë lëvizje unë vizitoj shpesh në Evropë dhe shohë që edhe atje kanë probleme me staf sepse njerëzit janë vazhdimisht në kërkim më të mirës”.

    Ndër të tjera ai tha se problem mbetet furnizimi i rregullt me energjinë elektrike dhe mosimplementimi i Ligjit për investime strategjike.

    “Një ndër problemet sa i përket prodhues në rend të parë është problemi me furnizim të rregullt me energjinë elektrike ani pse nuk janë probleme të shumë të larta qysh kanë qenë viteve më parë po prapë se prapë vazhdojnë të jenë probleme të cilën e rrisin koston por edhe probleme tjera sidomos Ligji për investitor strategjik do duhej të ishte shumë më shumë fleksibil dhe më i gatshëm që të pranoj edhe investitor lokal përkatësisht vendor mënyrë që kompanitë të rriten dhe të shfytyrojmë këto potenciale të vendit tonë”.