ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet një serb në Jarinjë, dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

    Arrestohet një serb në Jarinjë, dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

    Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një serb të dyshuar, për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë. 

    “Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se ai është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinjë dhe është dërguar në polici për procedurat e mëtejme hetimore.

  • Disenjatorja Yllka Haxhiu zë vendin e parë në Bullgari

    Disenjatorja Yllka Haxhiu zë vendin e parë në Bullgari

    Disenjatorja Yllka Haxhiu nga Gjakova e ftuar në emisionin e mëngjesit “ALARM”, foli për garën që u mbajt në Bullgari nga ku edhe u kthye në Kosovë duke e zënë vendin e parë.

    Ajo tregoi se pjesëmarrësit e kësaj gare duhej të krijonin veshje, për të cilat do të inspiroheshin nga vizita e tyre një-javore, në Bullgari.

    “Ka qenë një javë dite, pjesa e parë ishte udhëtimi apo vizitë në qytete të ndryshme, me eksplorua muze e ambiente të ndryshme, pastaj për të skicuar 4 veshje, në bazë të inspirimit të këtyre vendeve që ne kemi vizituar. Pastaj është dashtë me dorëzua këto tek juria për vlerësim dhe pas tre muajsh, fituesit e kësaj gare duhet t’i dorëzojnë ato veshje. Sfidë e vetme ka qenë se koha ka qenë shumë e shkurtë dhe konkurrenca shumë e madhe, por pavarësisht kësaj unë dhashë maksimumin tim dhe zakonisht këtë profesion e bëj me shumë dashni dhe mendoj se punët rrjedhin më lehtë kështu”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohen tetë zyrtarë të doganës dhe një zyrtar policor, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

    Arrestohen tetë zyrtarë të doganës dhe një zyrtar policor, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njoftoi se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione.

    Sipas një komunikate dërguar mediave, PSRK-ja njoftoi se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”, me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor .

    Tutje, në komunikate thuhet se gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

    “Nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: Njëzet plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, 10 telefon së bashku me katër (4) sim kartela, Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje dhe 16 copë municion jo zyrtar’”,  thuhet mes tjerash në njoftim./atvlive.tv/

  • Arrestohet ish-drejtori i Policisë i Malit të Zi

    Arrestohet ish-drejtori i Policisë i Malit të Zi

    Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, mëson “Vijesti”.

    Stojanoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.

    Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit rast.

    Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në Mal të Zi.

  • Të paktën 7 të vdekur nga tërmeti në Filipine

    Të paktën 7 të vdekur nga tërmeti në Filipine

    Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një tërmet të madh që goditi së fundmi Filipinet, thanë mediat shtetërore të shtunën.

    Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive të vendit (NDRRMC) tha se shtatë persona ishin raportuar të vdekur deri më tani, ndërsa dy të tjerë mbeten të zhdukur në rajonin Sarangani të provincës Davao Occidental, sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve.

    Autoritetet, si dhe ekipet e shpëtimit dhe ekipet mjekësore tashmë në zonat e prekura, thanë se rreth 32 njësi të infrastrukturës u dëmtuan në qytetin e Davaos.

    Tërmeti goditi të premten pjesët jugore të Filipineve.

    Tërmeti raportua rreth orës 0814 GMT në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

    Sipas PHIVOLCS, instituti i vendit për monitorimin dhe zbutjen e shpërthimeve vullkanike, tërmeteve dhe cunamit, magnituda e tërmetit ishte 7.2 ballë, por më vonë u ul në magnitudë 6.8. (AA)

  • Të hënën fillon gjykimi i parë në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

    Të hënën fillon gjykimi i parë në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 20 nëntor 2023 pritet të fillojë me gjykimin e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999.
    Për Aksiq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar më 4 maj 2023 se kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për krime lufte dhe se risia e këtij rasti është se procesi gjyqësor do të zhvillohet pa prezencën e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Një gjë e tillë është paraparë dhe lejuar me Kodin e ri të Procedurës Penale Republikës së Kosovës (KPPRK).

    Si është i rregulluar me KPPRK, gjykimi në mungesë të të akuzuarit?

    Sipas nenit 303 të KPPRK-së, parashihet mbajtja e gjykimeve në mungesë dhe atë në rastet kur i akuzuari heq dorë vetë nga e drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.

    Mirëpo, për një rrethanë të tillë parashihet që trupi gjykues nën gjykimit e të cilit gjendet çështja e caktuar penale, duhet të mbajë seancë dëgjimore për të vendosur nëse kërkesa e të akuzuarit për t’u zhvilluar procesi gjyqësor në mungesë të tij, është e bazuar.

    Tutje, po në nenin 303, në paragrafin 7 thuhet se gjykimi mund të mbahet edhe në mungesë të të akuzuarit pa qenë fare prezent asnjëherë në çështjen penale ndaj tij, por se kjo mund të ndodhë vetëm kur prokuroria dhe gjykata të kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e të akuzuarit në procedurë.

    Çka thotë paragrafi 7 i nenit 303 të KPPRK-së?

    “7. Në rastet e veprave penale të përcaktuara në nenin 104 të Kodit Penal, gjykimi në mungesë mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret e parapara në këtë nen për praninë e të akuzuarit, nëse gjyqtari i vetëm gjykues apo kryetari i trupit gjykues bindet se janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin gjyqësor dhe për ta siguruar praninë e tij…”, përcakton ky nen.

    Gjithashtu, ndër të tjera në këtë nen sqarohet se i akuzuari edhe pse mungon në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij, si i akuzuar domosdoshmërisht duhet të ketë të paktën mbrojtësin e tij të angazhuar gjatë tërë procedurës penale.

    “….Në këtë rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë tërë procedurës penale, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë. Nenet 11 dhe 56 të këtij Kodi në lidhje me mbrojtjen e detyrueshme zbatohen përshtatshmërisht”, përcaktohet më tej në këtë nen.

    Andaj, në rastin konkret kur flasim për procedurën penale ndaj Akisq, nga PSRK por edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë me dije se kanë tentuar përmes të gjitha rrugëve ligjore të parapara me nenin 303, paragrafi 8, që të bëjnë sigurimin e të akuzuarit në procedurë, por që nuk kanë arritur.

    Çka thotë neni 303, paragrafi 8 i KPPRK-së?

    “8. Përpjekjet e arsyeshme në kuptimin e paragrafëve 6 dhe 7 të këtij neni përfshijnë procedurat sipas neneve 172 dhe 173 të këtij Kodi dhe një fushatë informative të plotë, duke e thirrur të akuzuarin të dorëzohet në juridiksionin e gjykatës. Po ashtu, ftesa së bashku me aktakuzën publikohen në ueb faqen e Prokurorit të Shtetit, gjykatës që zhvillon procedurën dhe në gazetën zyrtare, duke i bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet. Njoftimet e tilla i bëjnë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit që t’ia komunikojë atë informacion policisë”, përcakton paragrafi 8 i nenit 303.

    Në bazë të nenit 172 dhe 173 të KPPRK-së, del se edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, por edhe vetë Prokuroria e Shtetit kanë bërë publike ftesën ndaj Aksiq që të lajmërohet për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë dhe po ashtu janë ftuar edhe personat që mund ta kenë parë, që të njoftojnë Policinë.

    Andaj, me këto veprime edhe Gjykata por edhe Prokuroria del se kanë përmbushur obligimet e tyre ligjore sipas nenit 172, kur flet për thirrjen e të akuzuarit për t’u paraqitur dhe nenit 173 kur flet për urdhërarrestin.

    Prandaj, mbi bazën e nenit 303, paragrafit 7 dhe 8, fillimisht me propozim të PSRK-së pastaj edhe me aprovim të Themelores, po pritet të zhvillohet procesi gjyqësor në mungesë të të akuzuarit Aksiq, e që pritet të vazhdojë edhe me gjykimet tjera në mungesë të të akuzuarve, për veprat që parasheh KPPRK-ja.

    Gjykimi në mungesë të të akuzuarit në çfarëdo procedure penale sipas nenit 303, paragrafi 7, nuk parashihet vetëm për vepra penale krime lufte por edhe atë të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, vrasjes së rëndë dhe krimeve që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen.

    Por, duhet ditur se në rastet kur zhvillohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit, personi i akuzuar në momentin që ka njohuri për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës për kthimin e rastit në pikën zero.

    Çka thotë neni 303, paragrafi 9 i KPPRK-së?

    “9. Personi i gjykuar sipas paragrafit 7 të këtij neni ka të drejtë në rigjykim të pakushtëzuar, automatik e të plotë sipas kërkesës”, përcaktohet në paragrafin 9 të nenit 303.

    Prandaj, mbi këto rregulla ligjore është vendosur që gjykimi ndaj Aksiq të zhvillohet në mungesë të tij dhe kjo është hera e parë që Themelorja do të përballet me një praktikë të tillë.

    Deri më tani, rezulton se PSRK ka ngritur gjashtë aktakuza për krime lufte, duke propozuar që gjykimi ndaj të akuzuarve të zhvillohet në mungesë, me arsyetimin se sipas tyre janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për t’i gjetur të pandehurit.

    Krahas aktakuzës ndaj Aksiq, më 2 maj 2023, PSRK ka ngritur aktakuzë ndaj D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë, më 19 maj 2023, u ngrit aktakuza ndaj G.P., po ashtu për dhunim gjatë luftës në Kosovë, kurse më 10 korrik 2023, u ngrit aktakuzë ndaj I.B., për krime lufte në Kosovë, më 14 shtator 2023 u ngrit aktakuzë ndaj I.R dhe D.D., për dhunim gjatë luftës në Kosovë dhe më 2 tetor 2023, u ngrit aktakuzë ndaj M.J., po ashtu për dhunim gjatë luftës në Kosovë. Për të gjitha këto raste, është propozuar gjykimi në mungesë të të akuzuarve.

  • Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë

    Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, kanë vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin.
    Krasniqi tha se i gjetën të gjithë ish-krerët e UÇK bashkë ballëlartë dhe me Kosovën në mendje e zemër që sipas tij, vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.

    “Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”, tha Krasniqi.

    Tutje, Krasniqi tha se do të jenë me ta dhe pranë tyre deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë “sepse, dielli do të lind përsëri”.

  • Reshjet e shiut shkaktuan tollovi në kryeqytet, Rama thotë se po pastrohet e intervenohet në zona të ndryshme

    Reshjet e shiut shkaktuan tollovi në kryeqytet, Rama thotë se po pastrohet e intervenohet në zona të ndryshme

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po pastrohet e intervenohet në zona të ndryshme të Prishtinës, pas reshjeve të shiut të cilat shkaktuan tollovi në kryeqytet.

    Rama ka thënë se po punojnë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme e të mirëmbajtura.

    Po pastrohet e intervenohet në zona të ndryshme të Prishtinës, pas reshjeve të pandërprera të shiut të cilat ranë e shkaktuan jo pak tollovi në kryeqytet. Po punojmë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme e të mirëmbajtura”, ka shkruar Rama.

  • Kryeministri Kurti uron Festën e Mbretit belg

    Kryeministri Kurti uron Festën e Mbretit belg

    Me ftesë të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në shënimin e 157-vjetorit të Festës së Mbretit belg.
    Kjo festë ka filluar së shënuari nga viti 1866 dhe është një ditë ku nderohet Mbreti i belgëve dhe historia e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj.
    Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin tonë, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    E në këtë përpjekje për liri, Belgjika u shfaq si një aleat i palëkundur. Ajo ishte njëra nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite, teksa punojmë bashkë për përmbushjen e synimeve të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, veçoi kryeministri.

    15 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kryeministri tha se po dëshmojmë thellim të lidhjeve politike, kulturore, ekonomike, e sigurisë, teksa nënvizoi se Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënë asistencë të vlefshme për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës.

    Si shembull të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, kryeministri e mori avancimin e prezencës së saj diplomatike në Kosovë.  Në shtator të këtij viti, Belgjika ka hapur ambasadën e plotë në Kosovë dhe ka emëruar Gregoire Cuvelier si ambasadorin e saj të parë në Republikën e Kosovës.

    Krahas lidhjeve diplomatike, kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin ndërmjet bizneseve belge dhe ato nga Kosova, të cilat po japin rezultate premtuese.

    Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore.

  • Nesër zgjedhjet në LDK, Lumir Abdixhiku kërkon mandat të ri 4-vjeçar

    Nesër zgjedhjet në LDK, Lumir Abdixhiku kërkon mandat të ri 4-vjeçar

    Nesër Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur Kuvendin e X-të (dhjetë) Zgjedhor të kësaj partie më 19 nëntor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie dhe kryesia e re.
    Në zgjedhjen e parë, Lumir Abdixhiku kishte mandat të shkurtër dyvjeçar, ndërsa tash kërkon mandatin e plotë katërvjeçar si kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, shkruan Reporteri.net.
    Këto zgjedhje në këtë parti, kishin ardhur pas dorëheqjes së Isa Mustafës – si marrje e përgjegjësisë për rezultatin e dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Abdixhiku kishte arritur që në garën me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën të marrë besimin më të madh të delegatëve të kësaj partie.

    Ndryshe, edhe Faton Bislimi e ka shpallur kanditaturen e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se oferta e tij është për rikthimin e LDK-së te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.