ATV

Author: G.O.

  • Brenda Lee personi më i moshuar në listën e këngëve më të mira në ShBA

    Brenda Lee personi më i moshuar në listën e këngëve më të mira në ShBA

    Brenda Lee ka thyer rekord në listat amerikane, pasi kënga festive “Rockin’ Around the Christmas Tree”, e publikuar për herë të parë në vitin 1958, më në fund ka arritur në vendin e parë në Hot 100.

    Shkruar nga Johnny Marks, kënga u regjistrua kur Lee ishte 13 vjeç.

    Rockin’ Around the Christmas Tree kryesoi listat për herë të parë këtë vit, 65 vjet pas publikimit, duke lënë pas Mariah Carey me këngën ‘’All I want for christmas is you’’.

    ‘’Around the christmas tree’’, ka rreth 35 milionë transmetime dhe është transmetuar 21 milionë herë në radio.

    Në moshën 78-vjeçare, Lee tani është personi më i moshuar që kryeson listën amerikane, duke kapërcyer një rekord të mbajtur nga Louis Armstrong që nga viti 1964, kur ai arriti në vendin e parë me Hello, Dolly!/atvlive.tv/

  • Nicole Kidman ambasadorja më e re e Balenciaga-s

    Nicole Kidman ambasadorja më e re e Balenciaga-s

    Balenciaga ka filluar të fokusohet për shfaqjen e modës së vjeshtës 2024.

    Nga ecja e fundit në pasarelë në fundjavë në Los Angeles, që ishin yjet duke përfshirë Kendall Jenner , Kim Kardashian,Cardi B. Shtëpia e famshme e modës njoftoi se Nicole

    Kidman është ambasadorja më e re e Balenciaga-s.

    Kidman u shpreh se “Balenciaga ka qenë me mua gjatë disa prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën time, nga dasma ime te tapeti i kuq i Oscars.”

    Së fundmi, Nicole Kidman pati vëmendje të madhe për shkak se humbi 20 kilogramë./atvlive.tv/

  • Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars

    Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars

    Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

    Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor.

    Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

    Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.

    Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz./REL/

  • ASK: Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2022

    ASK: Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2022

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022. Sipas të dhënave në vitin e kaluar janë regjistruar 2088 shkurorëzime.

    Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%.

    Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

    Shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

    Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.

    Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

    Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për kurorëzime, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

    ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për shkurorëzime SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

  • ​Reperi Daddy Yankee lë muzikën për fe

    ​Reperi Daddy Yankee lë muzikën për fe

    Superylli portorikan Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.

    Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror La Última Vuelta (Hera e Fundit).

    “Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para turmës.

    “Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    “Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”

    Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanreve, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale si “Barrio Fino”, “Con Calma” dhe “Rompe”.

    Pasi publikoi albumin e tij të parë solo në vitin 1995, ai u bë artisti latin më i shitur i viteve 2000 dhe bashkëpunoi me të gjithë, nga Justin Bieber te Snoop Dogg, Janet Jackson dhe Jonas Brothers.

  • Lansohet masa për punësimin e grave të dhunuara, 70 % e pagës subvencionohet nga Qeveria

    Lansohet masa për punësimin e grave të dhunuara, 70 % e pagës subvencionohet nga Qeveria

    Të gjitha gratë që janë të mbijetuara të dhunës në familje do të mund të përfitojnë nga masa e punësimit, ku 70 për qind e pagës së tyre për gjashtë muaj do të subvencionohet nga Qeveria. Deri më tani, shumica e grave të cilat janë viktima të dhunës në familje nuk janë të punësuara dhe përballen me kushte të rënda financiare. Kështu u tha në lansimin e kësaj mase në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku u tha se do të kujdesen për ruajtjen e konfidencialitetit të secilës grua.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale, sikurse edhe sigurisë dhe mirëqenies.

    “Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të drejtohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të sigurohen se ato ndërmjetësohen në biznese të regjistruara të cilat ofrojnë pozitat të lira të punës. Pasi që të bëhet ky ndërmjetësim e të fillojnë punën, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të subvencionojë 70 për qind të pagës të të punësuarave për gjashtë muaj me radhë. Duke iu dhënë mundësinë për të punuar dhe një burim të të ardhurave, atyre u jepet një shans i ri për të rimarrë kontrollin e jetës së tyre. Kur gratë janë në gjendje të sigurojnë vetën financiarisht ato kanë më shumë mundësi të largohen nga marrëdhënie e mundshme dhe të fillojnë një jetë të re normale”, deklaroi Kurti.

    Shefi i ekzekutivit u zotua se do të punojnë për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave në Kosovë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se ky lansimi i kësaj mase është aktiviteti më i rëndësishëm në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore. Ajo shtoi se të mbijetuarat e dhunës në familje për shkak të kushteve të rënda financiare detyrohen që të kthehen në vendin e krimit.

    “Edhe në bazë të kontakteve tona me të mbijetuarat e dhunës, në kontaktet që i kemi në terren me to por edhe nga informacionet që i kemi marrë nga strehimoret por edhe nga databaza e MD-së, sepse siç e dini Ministria e Drejtësisë e ka databazën ku adresohen rastet e dhunës në familje, shumica e grave të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje janë të pa puna. Pra, sfida më e madhe e tyre është mungesa e një vendi të punës sikurse edhe e strehimit. Dhe sot lansohet masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës, ndërsa ne urojmë shumë shpejt që Gjykata Kushtetuese të jap vendimin edhe për Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sepse edhe në komunikim me ministrin e Financave kemi theksuar që është e rëndësishme që pasuritë të cilat konfiskohen nga persona të cilët i kanë krijuar në mënyrë të pajustifikueshme të ju jepen kategorive që kanë më së shumti në nevojë dhe që janë edhe të mbijetuara të dhunës në familje”, u shpreh Haxhiu.

    Ajo shtoi se në këtë nismë, Ministria e Drejtësisë do të ketë rol kyç në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe strehimoret.

    Avancimi i rolit të gruas në shoqëri, siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, janë thelbësore për një shoqëri më të avancuar. Me masën e punësimit të viktimave të dhunës në familje, ai shtoi se do të ruhet konfidencialiteti i grave.

    “Ne si Ministri e Financave jemi kujdesur që ta përshtatim me masa që siç u tha, që në të njëjtën kohë edhe i mbështesim këto gra, mirëpo përmes një procesi të mirë dizajnuar, që ka marrë kohë derisa e kemi gjetur atë mënyrën se si ta ruajmë edhe konfidencialitetin, por edhe identitetin e këtyre grave duke e ditur që biznese të caktuara, apo pjesëtar tjerë të shoqërisë nëse e kuptojnë që kemi të bëjmë me një grua e cila është viktimë e dhunës në familje mund të ketë pra edhe më tej raste ku mund të ketë keqtrajtim apo abuzim, apo sjellje ndoshta që nuk do të bëhej në një rast tjetër. Siç e përmendi edhe kryeministri kemi të bëjmë me një masë e cila subvencionon 70 për qind të pagës për biznesin që punëson një grua që është viktimë e dhunës në familje, deri në masën 300 euro në muaj subvencioni, paga mund të shkojë edhe më lartë dhe për gjashtë muaj e parë ”, përfundoi ai.

    Në të ardhmen, ai shtoi se do të punohet që këto gra të jenë në prioritet edhe në trajnime, programe e kurse për rritjen e shkathtësive të tyre.

    Ministri Hekuran Murati theksoi se 190 mijë gra janë përfituese direkte të shtesave të fëmijëve. Ai theksoi se në fillim të mandatit të tyre kanë qenë mbi 111 mijë gra të punësuara, ndërkaq sipas tij, aktualisht janë të deklaruara mbi 142 mijë të punësuara.

  • Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive

    Osmani: Vrasja e Liridonës duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se fuqizimi i grave në jetën publike e politike dhe puna e tyre në interes të vendit ka bërë që të ketë më shumë sulem ndaj tyre, raporton Ekonomia Online. Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që dënimet ndaj dhunuesve të ashpërsohen.

    Osmani tha se institucionet e drejtësisë nuk janë duke dhënë dënimet e merituara ndajë dhunuesve dhe kjo sipas saj, është duke inkurajuar ata që të shkaktojnë dhunë.

    Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se vrasja e 30 vjeçares duhet të jetë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive.

    “Shumë grupe e shohim që me fuqizimin e gavre në jetën publike, themelet e tyre po shkunden. Shume vend e kanë menduar se arrihet për para nëpërmjet interesave te ngushta dhe metodave që nuk kanë qenë të mira. Rritja e përfaqësimit të grave, zëri i tyre, i ka bërë më arraogant ata që janë kundër integritete ne vendimmarrje. Duhet ta rrisim nivelin kundërpërgjigjes, duhet pa tjetër të marrim shembull në botë sa i përket defizofmitmi në baza gjinore. Duhet të sigurohemi që të ashpërsojmë dënimet për ata që kryejnë dhunë mbi baza gjinore dhe të punojmë bashkë”.

    “Ajo çfarë ndodhi pra disa ditës për vrasjen e Liridonës, duhet të jetë edhe një herë zgjim i ndërgjegjes sonë kolektive. Sepse për fat të keq ajo çka po ndodh është se po normalizohet dhuna. Është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë të mos të jenë të tilla që të mos inkurajojnë dhunuesit në sistemin tonë të drejtësinë nuk janë shpallur dënime të cilat parashihet me udhëzuesin e vetë sistemit tonë të drejtësisë, por shpallen dënime më të ulëta”, tha ajo.

    Ajo tha së është e rrezikshme edhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat online, për këtë ajo tha se ka një propozim për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, raporton EO.

    “Absolutisht i jepa krah krimit në përmasa të jashtëzakonshme. Pjesa tjetër e shoqërisë që nuk pajtohet me këtë primitivizmit duhet të pajtohet. Shumë shpejt do t’i prezantojmë disa prej masave që po immendojm disa prej masave qe po i mendojmë për të pasur një sistem me efektiv”.

    “Një prej shteteve ka ndërtuar një njësi të veçantë brenda policisë që është e specializuar dhe merret ekskluzivisht vetëm me  dhunën onlinë, unë do të ja propozoj një gjë të tillë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Sepse mendoj që pikërisht dhuna online duke arsyetuar dhunën fizike, duke promovuar dezinformat, duke nxitur urrejtje, pastaj po rezultat me dhunë në shtëpi, në rrugë në punë, pra rezulton edhe me vrasje”, tha ajo.

  • Presidentja Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit

    Presidentja Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, tha se t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, që javë më parë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti nga BE-ja e ShBA-ja, raporton Ekonomia Online.

    Ajo tha se me ta do të diskutoj në lidhje me komentet dhe vlerësimet sa i përket këtij drafti dhe se të gjitha ato komente të inkorporohen në përmirësimin e këtij drafti.

    “Atëherë ne do të presim në momentin që ata e publikojnë drafti nuk besoj që do të ketë ndonjë problem që të publikohen edhe komente e institucioneve. Në momentin që dokumenti shkon në Gjykatën Kushtetuese, siç është paraparë në draft statut si president e vendit do t’i dërgojë komete të cilat kanë për qëllim që ky draft të eliminoj disa prej këtyre paqartësive. Së shpejti do ti thërras edhe partitë opozitare ne takim që të dëgjoj, pasi që e kanë marr edhe ata draftin se cilat janë vlerësimet e tyre, cilat janë komente e tyre cilat janë çështje që ata dëshirojnë që ata të sqarohen dhe do t’i inkorporoj edhe ato komente, natyrisht të gjitha ato më të cilat pajtohemi dhe kemi vlerësimin e njëjtë në mënyrë që të përforcohen dhe të bashkohen zërat tanë për të gjitha ato çështje që mendojmë që të përmirësohet ky draft”.

    “Tani për fund vite do t’i ftoj partitë opozitare për konsultime për këtë temë dhe shumë tema të tjera, që kanë të bëjnë me interesin nacional. Do t’i njoftoj edhe ata për çështjet që i kam identifikuar  edhe unë dhe kabineti im. Jam e bindur që përderisa e kemi qëllimi që të mos lejojmë ndonjë trup, i cili i shkakton probleme Kosovës atëherë do të kemi mundësi që të arrijmë atë nëpërmjet mekanizmave që ekzistojnë në Kosovë”, tha ajo.

  • “990 ditë mungesa pa arsye”, PSD-ja kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci pas rezultateve të Testit PISA

    “990 ditë mungesa pa arsye”, PSD-ja kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci pas rezultateve të Testit PISA

    Pas publikimit të rezultateve të Testit PISA, ku Kosova u radhit pothuajse në fund, Partia Socialdemokrate mbajti sot një aksion simbolik pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Anëtarë të PSD-së ngjyrosën në objektin e Ministrisë mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”, drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, me ç’rast kërkuan edhe dorëheqjen e saj.

    “Në një rast normal, në një shtet normal, kritika ndaj pushtetit ishte dashtë me u drejtua drejt dështimeve të pushtetit, mirëpo këtu e kemi një rast special të një ministre e cila është 990 ditë në mungesë dhe këto mungesa i ka të paarsyeshme dhe është e pa përjashtuar nga kryeministri… Dje e morëm një rezultat shumë të dobët në PISA dhe e patëm një ministre që paturpësisht doli dhe gënjeu publikisht. Sipas organizatës që e organizon testin PISA, Covidi nuk është arsyetim i mjaftueshëm për dështimin e shteteve për këtë çështje”, tha Donjeta Demolli, anëtare e kryesisë së PSD-së.

     

  • Tri rregullat e arta për njerëzit me presion të lartë të gjakut

    Tri rregullat e arta për njerëzit me presion të lartë të gjakut

    Hipertensioni është një epidemi e heshtur globale që prek më shumë se 1.3 miliard njerëz në botë dhe pothuajse gjysma e tyre nuk e dinë as që presioni i gjakut është i lartë.

    Ata që e dinë se kanë presion të lartë të gjakut mund të ndërmarrin tre hapa për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Ushtroni, shmangni kripën, mos pini duhan

    Këshillat e zakonshme për një mënyrë jetese të shëndetshme shkojnë dyfish nëse dëshironi të shmangni sulmin në zemër, demencën, dështimin e veshkave dhe gjendje të tjera shëndetësore që mund të shkaktohen nga presioni i gjakut i neglizhuar. Kjo do të thotë shumë stërvitje, një dietë të ekuilibruar, pak kripë dhe një jetë pa cigare. Një mënyrë jetese e shëndetshme do t’ju ndihmojë gjithashtu të reduktoni nevojën për ilaçe për presionin e gjakut.

    Sportet e qëndrueshmërisë si çiklizmi, ecja ose noti janë më të mirat, në mënyrë ideale të paktën tre herë në javë për 30 deri në 45 minuta. Është më mirë të shmangni mbingarkesën e sistemit kardiovaskular. Nëse shkoni për vrap, për shembull, përpiquni të mos vraponi deri në pikën ku mezi mund të merrni frymë.

    Kontrolle të rregullta

    Nëse e dini se keni presion të lartë të gjakut, duhet ta matni rregullisht, për shembull një herë në javë ose çdo muaj. Është më mirë ta diskutoni këtë me mjekun tuaj. Gjatë matjes në shtëpi, vlerat zakonisht janë më të ulëta se te mjeku. Kjo për shkak se shumë njerëz në zyrë janë pak të shqetësuar, gjë që bën që presioni të rritet.

    Shkrimi i vlerave në një ditar ose aplikacion është një ide e mirë. Edhe nëse ndiheni mirë si pacient me hipertension, mjeku juaj duhet të matë presionin e gjakut në mënyrë periodike, për shembull çdo gjashtë muaj.

    Mos e ndaloni marrjen e ilaçeve

    Ilaçet duhet të merren saktësisht siç përshkruhet nga mjeku. Kjo do të thotë që edhe nëse ndiheni mirë, nuk duhet ta ulni dozën – të paktën jo pa “dritën jeshile” të mjekut tuaj.

    Kushdo që merr ACE, sartan ose diuretikë duhet të kontrollojë rregullisht funksionin e veshkave dhe nivelet e kaliumit. Kjo ndodh sepse këto barna që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut mund të dëmtojnë veshkat.

    Ekspertët e shëndetit të zemrës këshillojnë ekzaminimin një herë para fillimit të terapisë, katër javë pas, pas tre muajsh dhe më pas çdo gjashtë muaj.