ATV

Author: G.O.

  • Inflacioni vjetor në Gjermani ishte 3.2 për qind në nëntor

    Inflacioni vjetor në Gjermani ishte 3.2 për qind në nëntor

    Inflacioni vjetor i konsumatorit në Gjermani u konfirmua në 3.2% në nëntor, norma më e ulët që nga qershori 2021, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten.

    Shifra ishte në rënie nga 3.8% në tetor me një ngadalësim të inflacionit të ushqimeve dhe një rënie të mëtejshme të çmimeve të energjisë, treguan të dhënat e Destatis.

    Norma e inflacionit u ngadalësua për të pestin muaj radhazi, thotë Ruth Brand, kreu i agjencisë së statistikave.

    Çmimet e produkteve të energjisë në nëntor ranë me 4.5% nga një vit më parë për shkak të një efekti bazë, duke përshpejtuar një rënie prej 3.2% në tetor.

    Kostoja e ushqimit u rrit me 5.5% nga viti në vit në nëntor, në pothuajse nivelin më të ulët të dy viteve, duke u ngadalësuar më tej nga rritja e tetorit prej 6.1%.

    Inflacioni bazë, duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë, u ul në 3.8%, më i ulëti që nga gushti 2022.

    Në baza mujore, çmimet e konsumit në muajin nëntor shënuan një rënie prej 0.4%, pasi nuk shënuan rritje në muajin tetor./AA

  • Djali i presidentit Biden akuzohet për shmangie nga tatimi

    Djali i presidentit Biden akuzohet për shmangie nga tatimi

    Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër Hunter Biden, një çështje e dytë penale kundër djalit të presidentit amerikan.

    Aktakuza me nëntë pika thotë se ai planifikoi të shmangte të paktën 1.4 milion dollarë në taksat federale nga viti 2016 ne vitin 2019.

    Tri veprat penale dhe gjashtë kundërvajtjet përfshijnë mosdeklarimin dhe pagesën e taksave, deklarimin e rremë tatimor etj.

    Hunter. Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi akuzat e reja të enjten mbrëma.

    Aktakuza vjen pasi republikanët e Kongresit vendosen marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden në qendër të një hetimi për shkarkimin e Presidentit Biden, i cili po kërkon rizgjedhjen vitin e ardhshëm.

    Nëse shpallet fajtor për çështjen tatimore, Hunter Biden mund të përballet me 17 vjet burg.

    Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, David Weiss, e ka hetuar Hunter Biden, që ësht♪7 avokat i shkolluar në Yale dhe i cili është trajtuar nga problemet me kokainen që nga viti 2019.

  • Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare – projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin.
    Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve.
    Projektligji është miratuar me 94 vota për dhe 77 kundër.
    Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane.
    Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.
    Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.
    “Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë, dhe me arsye… në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.

    Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

    Në fund të gushtit, kur Qeveria i ka propozuar ndryshimet, ka thënë se dëshiron të dërgojë sinjal te bota.

    Edhe Qeveria në Stokholm ka thënë se është duke shqyrtuar projektligj të ngjashëm.

    Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë shfuqizuar që një kohë ligjet për blasfeminë./REL

  • ​Itali, prodhimi industrial bie 0.2% në muajin tetor

    ​Itali, prodhimi industrial bie 0.2% në muajin tetor

    Instituti Kombëtar Italian i Statistikave – Istat tha të enjten se indeksi i tij i prodhimit industrial i rregulluar sezonalisht ra me 0.2% në tetor dhe 1.1% në krahasim me tetorin e vitit 2022.

    Në tre mujorin gusht-tetor, niveli i prodhimit ra me 0.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shtoi agjencia e statistikave.

    Në 10 muajt e parë të vitit 2023, prodhimi industrial ra me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, me një rënie prej 3.5% për mallrat e konsumit. /ANSA/.

  • Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim për krimet e luftës.

    Në takimin e parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti nënvizoi se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen.

    Këtë gjë e tha edhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, i cili premtoi ballafaqimin me të kaluarën dhe sigurimin që krimet e luftës mos të kalojnë pa u dokumentuar.

  • A e dini pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht?

    A e dini pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht?

    Britania njihet për përdorimin e lartë të çajit dhe kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës.

    Por ajo çka i bën edhe më të veçantë është shprehia e tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.

    Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje!

    Fillimisht hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.

    Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhëtinë e tij.

    Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.

    Nëse po mendoni të provoni këtë variant të çajit, duhet të dini se fillimisht hidhet qumështi në gotë e më pas çaji. Kështu shija do të jetë me e mirë për shkak se qumështi duke arritur temperaturën e çajit, shpërndan shijen në mënyrë të barabartë.

    Dhe nëse i shtoni çajit qumësht, ju do të ftohni çajin dhe mund ai të mos ketë shije aq të mirë.

  • Erdogan dhe Mitsotakis nënshkruajnë një marrëveshje

    Erdogan dhe Mitsotakis nënshkruajnë një marrëveshje

    Greqia dhe Turqia kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët për marrëdhënie të mira fqinjësore.

    Lëvizja vjen gjatë një vizite shumë të ndjekur të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Athinë.

    “Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë herë pas here në konfrontim. Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për t’i sjellë dy shtetet krah për krah, ashtu siç janë kufijtë tanë”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Reuters.

    Erdogan tha: “Nuk ka asnjë çështje mes nesh që është e pazgjidhshme. Përderisa fokusohemi te fotografia dhe nuk përfundojmë si ata që kalojnë detin dhe mbyten në lumë”.

  • ​Basketbollisti i Pejës thyen këmbën

    ​Basketbollisti i Pejës thyen këmbën

    Basketbollisti i KB Pejës Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet që t’i nënshtrohet operacionit.

    Fillimisht ai kishte pësuar lëndim në Holandë në FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit në nyjen e këmbës dhe ishte jashtë fushës këto javë, por pas testeve më të avancuara, rezultoi që ai e ka thyer këmbën.

    Klubi verdh e zi ka bërë të ditur se lojtarit do t’i duhen disa muaj për t’u rikuperuar.

  • “Shkollë lart, xhami poshtë” – Imami i fshatit Lubizhdë ka një falënderim të veçantë për mësuesin katolik të asaj kohe

    “Shkollë lart, xhami poshtë” – Imami i fshatit Lubizhdë ka një falënderim të veçantë për mësuesin katolik të asaj kohe

    E ndërtuar në vitin 1946, jo më e madhe se 30 metra katror, xhamia e vjetër në një fshat të vogël të Kosovës, Lubizhda fshat në komunën e Prizrenit ishte epiqendër e mësimeve në gjuhën shqipe në këtë xhami.

    Vetë ndërtimi i kësaj xhamie qëllim kishte arsimin e të rinjve shqiptar të asaj kohe, në gjuhën shqipe.

    Derisa sot imami i kësaj xhamie në këtë fshat të bukur të Prizrenit, në një rrëfim për këtë monument kulti tha se mësimdhënësi i parë në këtë shkollë i përkiste fesë katolike.

    Lubizhda, një fshat me pamje piktoreske, me popullësinë që brenda kishin atdhedashurinë, dhjetëra vite më parë u maltretuan vetëm pse zgjodhën të mësonin gjuhën e nënës së tyre në këtë xhami të vjetër që dikur ishte shkollë nga ku edhe dolën shumë kuadro.

    Shumë vite më pas, sot ata flasin, shprehen dhe mendojnë shqip./atvlive.tv/

  • Billie Eilish humb 100 mijë ndjekës në Instagram

    Billie Eilish humb 100 mijë ndjekës në Instagram

    Billie Eilish së fundmi në një intervistë ka zbuluar që e tërheqin edhe vajzat, për këtë këngëtarja humbi 100 mijë persona në rrjetin social ‘Instagram’.

    ‘’Më lini të qetë për këtë, ju lutem’’, tha Eilish.

    Para disa muajve, këngëtarja në një intervistë tha se mendon që të jesh grua është një luftë e vazhdueshme.

    Tutje Eilish ka deklaruar se ajo ballafaqohet me një çrregullim neurologjik që kur ishte 11 vjeç.

    Sindroma Tourette është një çrregullim që përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar që nuk mund të kontrollohen lehtë./atvlive.tv/