ATV

Author: G.O.

  • Kurti udhëton në Gjermani, publikohet agjenda e takimeve

    Kurti udhëton në Gjermani, publikohet agjenda e takimeve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kanë udhëtuar dje drejt Berlinit të Gjermanisë.

    Atje kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

    Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.

    Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.

  • Moti për sot dhe nesër, këto janë temperaturat

    Moti për sot dhe nesër, këto janë temperaturat

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius.

    Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 2-4 gradë Celsius.

    IHMK-ja tutje njofton se sipas ecurive sinoptike, deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore.

  • PSRK-ja kërkon masa edukative ndaj të miturit nga Peja që dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

    PSRK-ja kërkon masa edukative ndaj të miturit nga Peja që dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

    Prokuroria Speciale njoftoi se pas përfundimit të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues.

    Sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale dërguar mediave thuhet se i mituri B.M dyshohet për veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.

    Ndryshe, i mituri B.M u arrestua nga Policia e Kosovës të shtunën më 7 tetor 2023, nën dyshimin se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij.

  • Komuna e Podujevës merr vendim, falë tatimin në pronë

    Komuna e Podujevës merr vendim, falë tatimin në pronë

    Komuna e Podujevës ka marrë vendim për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 euro për vitin 2023 për të gjithë qytetarët.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

    Bulliqi ka thënë se për të gjithë qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024.

    “Për qytetarët të cilët tashmë e kanë paguar tatimin, vlera e falur iu llogaritet paradhënie për vitin 2024. I falënderoj asamblistët për votimin e urime qytetarëve”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

  • Ambasada e ShBA-së në Bagdad goditet nga disa raketa

    Ambasada e ShBA-së në Bagdad goditet nga disa raketa

    Ambasada e SHBA-së në Bagdad u sulmua nga disa raketa të premten në mëngjes që shkaktuan dëme të vogla materiale, por pa viktima, thanë zyrtarët amerikanë dhe irakianë.

    Shpërthimet u dëgjuan pranë ambasadës në kryeqytetin e Irakut rreth orës 4:15 të mëngjesit të së premtes.

    Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi më pas se Ambasada e SHBA u sulmua nga dy raketa, duke shtuar: “Vlerësimet janë duke vazhduar, por nuk ka viktima të raportuara në kompleksin e Ambasadës”.

    Sulmi i së premtes përfshinte 14 raketa, disa prej të cilave goditën pranë njërës prej portave të ambasadës, ndërsa të tjerat ranë në lumë, sipas një zyrtari irakian të sigurisë.

    Sulmi u konfirmua nga një zyrtar ushtarak amerikan, i cili tha se sulmi me shumë raketa ishte nisur ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit në Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë të Bagdadit, e cila strehon ndërtesat dhe ambasadat e qeverisë irakiane.

  • ​Paralajmëron Daut Haradinaj: Kosova nuk do të jetë e njëjtë nëse nuk ndryshon draft-statuti i Asociacionit

    ​Paralajmëron Daut Haradinaj: Kosova nuk do të jetë e njëjtë nëse nuk ndryshon draft-statuti i Asociacionit

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

    “Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar “, ka thënë Daut Haradinaj.

  • Moderatorët komentojnë foton skandaloze, ku shihet një majmun i lidhur dhe i hedhur në plehra, në një lagje në Prishtinë

    Moderatorët komentojnë foton skandaloze, ku shihet një majmun i lidhur dhe i hedhur në plehra, në një lagje në Prishtinë

    Një rast i keqtrajtimit të kafshëve është parë të ketë ndodhur dje në Prishtinë, ku një majmun ishte braktisur dhe i hedhur në plehra.

    Lidhur me këtë rast përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar edhe organizata “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, duke kërkuar mbrojtje të këtyre kafshëve nga abuzimet e ndryshme.

    “Jemi të shokuar nga rasti që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku shihet që një Majmun ishte i braktisur dhe i hedhur në plehra si të mos ishte kafshë e gjallë por vetëm një objekt i thjeshtë pa asnjë ndjenjë”, thuhet në reagimin e tyre.

    Mes tjera po aty thuhet se “Këto kafshë ekzotike mbahen në Kosovë pa asnjë monitorim dhe nuk janë të lajmëruara tek organet përgjegjëse. Edhe po të ishin të lajmëruara, organet përgjegjëse nuk merren fare me mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve të egra dhe ekzotike dhe i shohin ato vetëm si përfitim dhe atraksione”.

    Për më tepër, kjo fotografi e abuzimit me kafshë është komentuar edhe sot nga moderatorët e programit të mëngjesit “Alarm” në ATV, për të cilin rast, ende nuk dihen autorët./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:


  • Sandra Bullock tregoi reagimin e saj pasi kishte lexuar lajmet e pavërteta për të

    Sandra Bullock tregoi reagimin e saj pasi kishte lexuar lajmet e pavërteta për të

    Sandra Bullock vazhdon të jetë një yll hollivudi për më shumë se tre dekada dhe siç njoftoi ajo, nuk është në plan të përfundoj karrierën.

    Sigurisht, me një nivel kaq të lartë të famës , për të bëhen edhe disa kritika.

    Gjatë një fjalimi për ndarjen e çmimeve, Sandra Bullock zbuloi reagimin e saj ndaj thashethemeve të ndryshme rreth saj.

    Aktorja pranoi se kërkoi vetën në google sepse ishte kurioze se çfarë mendonin njerëzit për të.

    ‘’Kërkova vetën në google dhe lexova shumë lajme duke menduar se do të merrja disa informacione se çfarë mendojnë njerëzit me të vërtetë për mua’’.

    Bullock vazhdoi duke thënë se nuk i rekomandon askujt të bëjë atë që ka bërë.

    Ajo çfarë më bëri përshtypje ishin lajmet që kishin shkruajtur si psh, ‘’Sandra Bullock është mbi 40 vjeç’’. Unë e di që jam mbi 40 vjeç’’, u shpreh aktorja.

    Ajo iu drejtua Julia Roberts, e cila ishte e pranishme, se me sa duket, të dyja kishin një grindje edhe për George Clooneyn, gjë që bëri të pranishmit të qeshnin .

    Në pjesën e komenteve të videos së fjalimit të Sandrës,shumica prej tyre vlerësuan jo vetëm sensin e humorit të Sandrës, por edhe aftësitë e saj në aktrim./atvlive.tv/

  • Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora bashkë-prezantuese me Ryan Seacrest në Times Square për Vitin e Ri

    Rita Ora do të performoj dhe prezantoj një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri, të organizuar në Times Square të Neë Yorkut.

    Këngëtarja do të bashkë-prezantoj me Ryan Seacrest.

    Përmes rrjetit social Twitter, Ora u shpreh emocionuese që është pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.

    Kjo ngjarje vitin e kaluar arriti kulmin e shikueshmerisë në 17.9 milionë shikues./atvlive.tv/

     

  • Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje

    Selena Gomez konfirmon se është në një lidhje

    Selena Gomez konfirmoi se është në lidhje me producentin Benny Blanco , përmes një postimi në Instagram.

    Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi me producentin për të cilin tha disa fjalë, drejtuar fansave “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet. Benny është më i mirë se kushdo me të cilin “kam qenë”.

    Konfirmimi i Gomez u bë pasi një faqe në instagram shkroi se ajo dhe producenti Blanco mund të jenë në një lidhje dashurie. Këngëtarja komentoi : Është fakt!

    Tutje edhe nëna e Gomez ka në listën e ndjekësve të saj Benny Blancon.

    Selena më parë ishte në lidhje me Justin Bieber , nga viti 2010 deri në në 2018.

    Ndarje e cila bëri bujë dhe të gjithë ishin të fiksuar pas tyre, kjo sipas psikologes Melanie Greenberg, mund të ketë shpjegim. ‘’Hitet e tyre më të mëdha kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.

    Kjo ndihmon që vetë tekstet të pasqyrojnë një cikël humbjeje dhe keqardhjeje, ose, në rastin e Selenës, humbje, keqardhje dhe ecje me besim, tha Greenberg./atvlive.tv/