ATV

Author: G.O.

  • Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

    Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë.

    Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore.

    Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.

    Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

    Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.

  • Policia sekuestron mbi 200 monedha nga 2 euro false në Graçanicë

    Policia sekuestron mbi 200 monedha nga 2 euro false në Graçanicë

    Në Kosovë po vazhdon qarkullimi i monedhave 2 euroshe false.

    Një zyrtare e bankës në Graçanicë ka njoftuar policinë se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 245 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

    “Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Jasharaj për rezultatet në PISA: Shkollat s’i ngjasojnë shekullit 21, Kurti ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve

    Jasharaj për rezultatet në PISA: Shkollat s’i ngjasojnë shekullit 21, Kurti ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë për Ekonomia Online se rezultatet në testin PISA, janë shqetësuese dhe se fajtor për këtë janë vendimet e Qeverisë.

    Shkaktar sipas Jasharajt janë vendimet që janë marrë nga Ministria e Arsimit, për të cilat thotë se u dëmtuan nxënësit. Faj tjetër sipas tij është mungesa e digjitalizimit nëpër shkolla. Thotë se ende mësimdhënësit punojnë me shkrumbs e tabela.

    Jasharaj ka kërkuar që të gjitha palët që janë të përfshira në arsim duhet të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë problemin se çfarë po ndodhë.

    “Dita që ministrja para medieve i shpalli rezultatet ishte një lajm shumë i keq dhe unë nuk besoj që dikush në Kosovë është njëri i lumtur, por jemi ndier të pikëlluar të gjithë nga se është hera e tretë që Kosova po del shumë keq në testin PISA, që është njëri prej instrumenteve matëse ndërkombëtare. Nagavci ishte shumë e matur kësaj radhe dhe tha se mund të ketë ndikim koha e pandemisë, që mund të jetë njëri prej faktorëve. Kosova nuk ishte fortë e përgatitur sidomos shkollat dhe kjo me fajin e institucioneve, nuk ishin përgatitur tërësisht me mjete të teknologjisë bashkëkohore për të bërë mësimin në nivel të lartë, por mund të jete ky vetëm një element”, u shpreh Jasharaj.

    Gishtin për rezultate të dobëta në testin PISA, Jasharaj e drejton kah institucionet gjegjëse, pasi siç thotë “Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21”. Ai ka kërkuar digjitalizim të shkollave në vend.

    “Ajo që duhet ta thotë Nagavci në qeveri është një element tjetër. Shkollat e Kosovës nuk i ngjasojnë shekullit 21, e kam thënë disa herë por me jepet mundësi vetëm në media, sepse komunikimi MASHT-SBASHK është i bllokuar disi me fajin e Nagavcit. Tani që nga greva unë konsideroj që  qeveria Kurti në vend të fjalëve të mëdha ti zëvendësoj me vepra konkrete, për këtë duhet që zërin ta grisë në qeveri Nagavci që shkollat të zëvendësojnë shkumësin e shpuza, tekste që më zi i bëmë deri në fund të tetorit ti zëvendësoj me mjete bashkëhore të punës. Të digjitalizohen shkollat, të ketë llaptop e projektor në mënyrë që shkollat të jetë ambient shumë më i dashur për fëmijët”, u shpreh Jasharaj për EO.

    Kryesindikalisti ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit pasi thotë se rrezikojmë që rezultate të njëjtë viteve të ardhshme. Ai ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci që t’i lë inatet me Sindikatën.

    “Konsideroj që Nagavci duhet t’i leje inatet, t’i thërras përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave e Artëve sepse konsideroj se janë kokat më të mençura të këtij vendi. Ta thërras SBASHK-un, t’i thotë prindërve t’i dërgojnë përfaqësuesit e vetë që konsiderojnë që janë më të merituarit, ne do ti dërgonim ekspertët që i kemi nga fusha e arsimit. Të jenë aty edhe përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit sepse ai është prodhuesi i kuadrove. Dhe bashkarish të shohim ku e kemi punë me kurrikulen, a është më i qëlluari, si i kemi punët me tekste shkollore që shumë nga njerëzit që e njohin këtë lami i kanë kritikuar vazhdimisht, si i kemi kushtet e punës dhe nëse ndodhë sikur dy herëve të kaluara që për një javë rresht të behët me gisht herë andej e këndej dhe të kërkohet fajtori e të lejohet që të fyhet më shumë figura e mësuesit, dhe prapë PISA e ardhshme do të na gjejë në këtë situatë tepër të keqe”, thotë Jasharaj.

    Jasharaj e ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti për nënçmimin ndaj mësimdhënësve. Thotë se ishte nismëtar i fyerjeve publike ndaj mësimdhënësve.

    “Unë jam i bindur pa dashur ti  mbrojë mësimdhënësit ata bëjnë angazhime një pjesë e madhe e tyre, por duhet të shohim edhe disiplinën në shkollë, edhe kushtet e punës. Unë po them shtetet e tjera kanë bërë shumë në këtë aspekt, por fjalët Kurti i ka pasur tmerrësisht të mëdha, do ta bëjmë këtë, do të ndërtojmë qindra çerdhe, do t’i kemi shkollat ashtu e kështu, mirëpo ndodhi e kundërta, ai ishte nismëtar shpesh edhe për fyerjen publike të figurës së mësuesit. Nuk e mbrojti figurën e mësuesit dhe mësuesit në Kosovë nuk po i krijon kushtet për punë të shekullit 21”, thotë Jasharaj.

  • Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

    Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

    Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka bërë të ditur se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

    Në raport thuhet se vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.

    “Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Qalaj me lëvdata për Policinë: Në kohë rekorde po i zbulon kriminalët, Qeveria s’po bën asgjë

    Qalaj me lëvdata për Policinë: Në kohë rekorde po i zbulon kriminalët, Qeveria s’po bën asgjë

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj, ka lavdëruara Policinë për profesionalizmin e treguar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për grabitje e vrasje gjatë muajve të fundit në Kosovë. 

    Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se asnjë Polici në botë, sa do që është profesionale, nuk ndodhë që në rast të rënda siç kanë ndodhur në Kosovë t’i zbuloj kryerësit e krimeve në pakë ditë, ashtu siç ka bërë Policia e Kosovës.

    Qalaj ka thënë se dy muajt e fundit në vend ka pasur një rritje enorme të rasteve të grabitjeve me armë. Sa i përket vrasjes së Liridona Ademajt, Qalaj tha se është një rast që ka tronditur Kosovën dhe është duke marr epilog pasi i dyshuari për vrasjen e saj është vetë burri i saj, i cili ka planifikuar vrasjen.

    “Është e vërtet që këta dy muaj të fundit kemi pasur një rritje enorme të rasteve të grabitjeve me armë. Në këto grabitje me armë ka pasur rasti shkëmbim zjarri në mesë grabitësve në këtë rast dhe Policisë së Kosovës dhe për fat të mirë nuk kemi pasur ndonjë lëndim serioz të Policëve të Kosovës edhe pse dy nga ata janë të plagosur dhe njeri nga ta është lënduar. Rasti parë ka qenë rasti i grabitjes në komunën e Suharekës, ku një policë është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është lënduar. Rasti i dytë kur është lënduar polici i Kosovës është rasti i fundit në arrestimin e këtyre grabitësve që kanë marr pjesë në grabitje në Suharekë. Dhe kemi pasur raste tjera që kanë tronditur Kosovën, siç e dini vrasja e gruas, një vrasje që sigurisht po e merr epilogu, kjo për shkak se nga të dyshimtit që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen ka qenë një lloj vrasje me pagesë”.

    “Mendoj që sa i përket çështjes së efikasitetit duhet lavdëruar shumë Policinë e Kosovës me qenë që nuk ndodh shpesh në asnjë polici në botë, sa do që të jenë profesional që në dy raste të kalibrit të tillë, siç është rasti i plaçkitjes me armë në Suharekë dhe ky rasti i vrasjes së një gruaje, një nënë të zbulohet brenda disa ditësh. Mendoj që është një punë shumë profesionale dhe policët kanë marr pjesë në këto hetime dhe zbulimin e kryesve meritojnë lëvdatën më të madhe”, tha ai.

    Qala, i cili është edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se është i shqetësuar për trajtimin jo të duhur që është duke ju bërë Policisë nga ana e Qeverisë.

    “Fillimisht ne si qytetarë në radhë të parë dhe e dyta si pjesëtarë të partive politike, jam i lumtur që Polica e Kosovës ka arritur që në afat rekord ti zbuloj kryerësit e këtyre veprave të tmerrshme. Dhe e dyta jam shumë i shqetësuar që Policia e Kosovës nuk është duke u trajtuar si duhet nga qeveria e vendit. Gjatë këtyre grabitjeve më armë dhe shkëmbimit të zjarreve dhe plagosjes së policëve nuk kemi pasur as edhe një deklarim të asnjë ministri, sidomos ministrit të Punëve të Brendshëm dhe as prej kryeministrit, sidomos për rastin e grabitjes në Suharekë. Prononcimi i vetëm ka qenë pas arrestimit të tyre që ndodhi ditë më parë”, tha ai.

    Qala theksoi që Policisë i duhet përkrahje jo vetëm nga Qeveria por edhe nga qytetarët, sipas tij, ndihma që qytetarët mund t’i dhurojnë Policisë është që ata të japin informacion sa herë që ajo ka nevojë për ndihmën e tyre.

    “Mendoj që Policia e Kosovës do përkrahje të vazhdueshme, do përkrahje jo vetëm nga partia në pushtet jo vetëm nga Qeveri, por do përkrahje nga populli i Kosovës dhe përkrahja nga populli është që sa herë që Policia e Kosovës kërkon ndihmë tekë qytetarët e Kosovës në identifikimin dhe zbulimin e aktorëve të kryerjes se veprave të ndryshme kriminale nga kriminelët e ndryshëm. Nëse qytetari ka ndonjë informacion ta plasoj, ta informoj Policinë e Kosovës dhe mendoj si qytetar kemi obligim ta bëjmë këtë gjë”.

    Ai tha se Policia duhet që të këtë mbështetja nga Qeveria me pajisje të nevojshme e ta kenë një pagë të mirë, pasi sipas tij, Policia nuk duhet që të vijë në atë gjendje që të dalë në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre.

    “Ndërsa çështja e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës është çështje tjetër. Mendoj që polici nuk duhet që të vij në gjendje që të dalë në protestë, me qenë që ata duhet që të mbështeten nga qeveria me pajise, duhet të mbështeten me mjete financiare, me buxhet që të kenë një mirëqenie më të mirë, që të kenë pagë më të mirë. Që të kenë uniforma, pajisje, logjistiken e duhur për t’i kryer punët e tyre”, tha ai.

  • LDK-ja mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm, pritet zgjedhja e Kryesisë së re

    LDK-ja mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm, pritet zgjedhja e Kryesisë së re

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga ku pritet edhe të zgjidhet kryesia e re e partisë.

    Siç njoftoi LDK, mediat do të kenë mundësi që të ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe më pas duhet të lirojnë sallën që Këshilli të vazhdojë punimet.

    “Mediet do të mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku më pas do ta lirojnë sallën, në mënyrë që Këshilli të vazhdojë me punimet”, thuhet në njoftim.

    Pas këtij takimi, kryetari i LDK-së do të mbajë një konferencë për media.

  • Pagjumësia rrezikon shëndetin e zemrës

    Pagjumësia rrezikon shëndetin e zemrës

    Personat që vuajnë nga pagjumësia mund të kenë një rrezik më të madh të sëmundjes së arterieve koronare dhe dështimit të zemrës, kanë thënë studiuesit.

    Shkencëtarët analizuan të dhëna nga 1.3 milionë njerëz dhe zbuluan se ata që kishin tipare gjenetike për pagjumësinë kishin gjasa më të larta për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

    Gjetjet nga ekspertët në Institutin Karolinska në Suedi bazohen në një fushë në rritje të provave që lidhin çrregullimin e gjumit me ngjarje vdekjeprurëse kardiake.

    Sidoqoftë, aktualisht është e paqartë nëse mungesa e gjumit është ajo që shkakton drejtpërdrejt problemet që kërcënojnë jetën ose nëse ato thjesht janë të lidhura gjenetikisht.

    Pagjumësia besohet se prek çdo tre nga dhjetë persona.

  • Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE – ekspertët e quajnë të padrejtë, proceset s’duhet të lidhen

    Asociacioni kusht për anëtarësim në KiE – ekspertët e quajnë të padrejtë, proceset s’duhet të lidhen

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kanë vlerësuar analistët.

    Ata i thanë Ekonomia Online se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KiE-së do ta kushtëzonin hyrjen e Kosovës në këtë Këshill me formimin e Asociacionit. Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE është i lidhur progresin që do të ketë në dialogun me Serbinë.

    Ai tha se do të ishte gabim që tani Kosova të kushtëzohej me këtë, pasi sipas tij, Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengoj Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare.

    “Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës unë mendoj që ka lidhja komplet me progresin që do të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, sepse hy në kuadër të marrëdhënieve rajonale dhe marrëdhënieve politike mesë Kosovës dhe Serbisë. Por që për mendimin tim do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të KE-së e kushtëzojnë hyrjen ose jo të Kosovës, sepse tashmë Serbia me pranimin e planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit ka dhënë zotime ndërkombëtare se nuk do ta pengoj Kosovën në as një organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

    Raci ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në KiE në këtë fazë është shumë e rëndësishme.

    “Në këtë fazë që gjendet Kosova është shumë e rëndësishme hyrja e Kosovës në KE sepse tregon që Kosova është e gatshme për të kontribuar edhe në këtë organizatë ndërkombëtare. Dhe natyrisht nëse hyet aty atëherë kjo dëshmon që Kosova ka plotësuar kriteret bazike që mund të bëhet anëtare e KE-së”, tha ai.

    Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se duke parë procesin e zgjerimit që ka ndodhur edhe në vendet e tjera të Ballkanit edhe anëtarësimi i Kosovës në KiE mund të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asociacionit.

    Kjo sipas tij, nuk është e drejtë që proceset të ndërlidhen  me njëra-tjetrën, raporton EO.

    “Faktikisht po për shkak se kemi parë edhe procesi i zgjerimit që ka ndodhur vendet e tjera të Ballkanit, ta zëmë rastin e Kroacisë ku përveç kriterit të Kopenhagës ka qenë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës nga Kroaci për dorëzimin e krimineleve të luftës dhe ky ka qenë kushte shtesë nga Unioni Evropian”.

    “Prandaj edhe për Kosovën varësisht nga konteksti politik, BE-ja përveç atyre kritereve bazike mund të shtoj edhe ndonjë kërkesë të veçanta, në këtë rast për Kosovën sigurisht do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Natyrisht që gjasat mund të jenë  të mëdha që në rast se Kosova nuk e krijon vetë atëherë obligohet të themeloj këtë Asociacion si kusht për anëtarësim ose për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.

    Kosova në maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të medieve, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

  • Rikthehet komunikimi mes familjarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Rikthehet komunikimi mes familjarëve dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Pas dy javësh nga kërkesa ‘urgjente’ e Prokurorisë së Specializuar dhe miratimi i përkohshëm i saj nga Trupi Gjykues për t’i ndaluar gjithë komunikimet mes ish krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen dhe familjarëve të tyre, gjendja ka ndryshuar.

    Derisa, pas rishqyrtimit të fakteve nga Regjistri dhe ankesave të ekipeve të mbrojtjes, gjykata pritet ta publikojë së shpejti vendimin me anë të së cilit lejon vizitat fizike të familjarëve në Qendrën e Paraburgimit, përveç komunikimeve me telefon dhe përmes Zoom siç kishte këmbëngulur ZPS.

    Të premten e 17 nëntorit, Prokuroria e Specializuar dorëzoi kërkesë urgjente për të ndaluar çfarëdo komunikimi me jashtë, përveç kontaktit bazik me ekipet mbrojtëse (apo komunikimi i privilegjuar siç iu referohet në parashtresë) për shkak se prokuroria ka zbuluar nga përgjimet disa-mujore se të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kishin zbuluar detaje nga dëshmitë e dhëna në seancë private me personat që i vizitonin ata në Qendrën e Paraburgimit, identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur si dhe kishin dërguar mesazhe përmes personave të tretë dhe të katërt tek dëshmitarët të cilët pritej të dëshmonin që ta zbusnin dëshminë e tyre.

    Për t’i vërtetuar këto pretendime, Prokuroria u dorëzoi gjykatës dhe ekipeve mbrojtëse edhe transkriptet e komunikimeve që ishin përgjuar.

    Mirëpo gjatë këtyre ditëve, mbrojtja e cila pranoi edhe një USB nga Zyra e Prokurorisë, nxori korrespodencë të re komunikimesh me të cilat pretendojnë se ish krerët e UÇK-së, nuk dhanë udhëzime për të ndërhyrë por për të qëndruar sa më larg nga dëshmitarët e prokurorisë, ngaqë çdo bisedë me ta do t’u shkaktonte dëm në procesin gjyqësor.
  • Njësiti Special Intervenues proteston sot para Qeverisë, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

    Njësiti Special Intervenues proteston sot para Qeverisë, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

    Njësiti Special Intervenues sot do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

    Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri.

    “Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. Nesër i merrni vesh kërkesat tona”, tha shkurt ai.

    Rikujtojmë se protesta e tillë u mbajt edhe me 1 nëntor para objektit të Qeverisë.

    “Ftoj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës të marrin hapa. Ju e dini rreziqet që bartin detyrat tona, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona, ne e kemi dëshmuar vetën tonë. Propozimin e dhënë për shtesat e sigurisë ta rishikoni edhe njëherë“, kështu ishte deklaruar para mediave njëri pjesëtar i kësaj njësie.