ATV

Author: G.O.

  • Pas deklaratave të Kurtit ushtarët amerikanë patrullojnë pranë Leposaviqit

    Pas deklaratave të Kurtit ushtarët amerikanë patrullojnë pranë Leposaviqit

    Ushtarë amerikanë që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë kanë patrulluar bjeshkëve të Leposaviqit.

    Njoftimi është bërë përmes faqes së misionit të NATO-s në Faceboook, ku thuhet se “ushtarët amerikanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E_ kanë kryer një patrullim të sigurisë pranë Leposaviqit”.

    “KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244  të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar ambient për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në faqen e KFOR.

    Ky njoftim vjen pas një konference të kryeministri Albin Kurti, ku u tha se në Serbi janë duke u bërë plane të tjera për ta sulmuar Kosovën.

  • Xhaka në mesin e 100-shes së lojtarëve më të mirë për vitin 2023

    Xhaka në mesin e 100-shes së lojtarëve më të mirë për vitin 2023

    Gazeta e madhe britanike, “The Guardian”, ka publikuar listën me 100 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2023.

    Lista është përpiluar nga një panel prej 218 personash.

    Vendin e parë e ka zënë Erling Haaland, i ndjekur nga Jude Belingham, Mbappe, Kane e Rodri, që përbëjnë pesëshen më të mirë.

    Pastaj vijnë Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin De Bryne, Victor Osimhen dhe Lionel Messi.

    Ndërkaq, në top-100 është renditur edhe Granit Xhaka, i cili disa sezone i kaloi në Arsenal, kurse aktualisht është në Gjermani me skuadrën më në formë në ligat më të forta evropiane, Bayer Leverkusen.

    Në sezonin e tij të parë me skuadrën, Xhaka me shokë po e kryesojnë ligën gjermane, duke lënë prapa gjigantët si Bayern Munich e Dortmund.

    10 lojtarët e fundit në këtë listë janë: Antonio Rudiger (91), Riyad Mahrez (92), Granit Xhaka (93), Marcelo Brozovic (94), Theo Hernández (95), Alphonso Davies (96), Denzel Dumfries (97), Ollie Watkins (98), Warren Zaire-Emery (99) dhe Marcus Thuram (100). /KK

  • Ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të kapur në Gjermani

    Ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të kapur në Gjermani

    Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim janë lokalizuar në Gjermani dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

    Policia bën me dije se ata janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, raporton Euronews.al.

    “Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre. Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Capital 2’, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, dy shtetasit”, njofton policia.

  • Papastërti e infrastrukturë jo e mirë në Klinikën e Kardiologjisë

    Papastërti e infrastrukturë jo e mirë në Klinikën e Kardiologjisë

    Gjendja infrastrukturore dhe niveli i pastërtisë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK nuk është për t’u lavdëruar.

    Në brendi të objektit mund të shihet një pjesë e tavanit të dëmtuar, shkallët e pa pastruara, madje mund të shihen edhe cigare të hedhura në fund të shkallëve.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fillim të këtij muaji ka njoftuar nisjen e investimeve në këtë klinikë në vlerë mbi 750 mijë euro, ku përfshihen rinovimi i sportelit, zgjerimi dhe riorganizimi i dhomave të kujdesit intensiv, rinovimi i sallave operative. Po ashtu, për stafin, arkivat, depot e barnatores dhe materialit kirurgjik do të ketë hapësira të reja.

    Sipas tij, pas investimit, nga mesi i 2024 nuk do të ketë listë të pritjes, teksa me dyfishimin e numrit të shtretërve, rritet në 400 numri i pacientëve që mund të marrin shërbime nga 300 sa ishte.

  • Vdes ambasadori amerikan, John Kornblum, i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të ShBA-së në Kosovë

    Vdes ambasadori amerikan, John Kornblum, i cili bëri historinë duke hapur zyrën e parë të ShBA-së në Kosovë

    Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit amerikan John Kornblum.

    Ai kishte bërë hapjen e parë të zyrës së SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996, vendim ky historik në një moment historik në mbështetjen amerikane për Kosovën.

    Ambasada e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kornblum duke rikujtuar punën e palodhshme të tij për lirinë, demokracinë dhe raportet transatlantike.

     

  • ​BE-ja mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën ndaj Gazës

    ​BE-ja mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën ndaj Gazës

    Bashkimi Evropian përshëndeti një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten që kërkonte më shumë ndihmë dhe qasje më të mirë në Rripin e Gazës.

    “Unë mirëpres rezolutën e KS të OKB-së që bën thirrje për shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe të shkallëzuar të ndihmës për popullin e Gazës dhe hedh bazat për një ndërprerje të armiqësive”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në rrjetin social X.

    Komisioni po punon me partnerët në rajon dhe më gjerë “për të adresuar urgjencën humanitare dhe për t’u përgatitur për të nesërmen, tashmë sot”, tha ajo.

    Shefi i Politikës së Jashtme të bllokut Josep Borrell tha se ai përgëzoi përpjekjet e OKB-së për rezolutën dhe u bëri thirrje palëve të respektojnë detyrimet e tyre ligjore dhe të sigurojnë zbatimin.

    “Miratimi i rezolutës KS të OKB-së për rritjen e ndihmës humanitare në Gaza është thelbësore para së gjithash për civilët në terren”, shkroi ai në X.

    Borrell tha se ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për ta siguruar atë për “mbështetjen e palëkundur” të BE-së për rolin e OKB-së në ofrimin e ndihmës për civilët në Gaza.

    “Unë mirëpres theksin mbi nevojën për të respektuar IHL (të drejtën ndërkombëtare humanitare) dhe lëvizjen drejt një ndërprerjeje të qëndrueshme të armiqësive”, shtoi ai.

    Pas vonesave këtë javë, 13 vende anëtare të KS votuan pro rezolutës, ndërsa SHBA dhe Rusia abstenuan.

    Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka zhvilluar një luftë shkatërruese në Gaza, duke rezultuar në 20,057 të vdekur dhe 53.320 të plagosur, shumica prej tyre fëmijë dhe gra. Sipas burimeve palestineze dhe ndërkombëtare, ajo ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe një katastrofë humanitare të paprecedentë. /AA

  • Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

    Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

    Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video të publikuar në platformën “X”, ka thënë se ushtarët e tyre janë duke i bërë krenar.

    Ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

    “Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak,transmeton Telegrafi.

    Kujtojmë se rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

  • ​Kurti lavdëron punën e AKI-së: Me të mund të zmbrapsim çdo sulm

    ​Kurti lavdëron punën e AKI-së: Me të mund të zmbrapsim çdo sulm

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lavdëruar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për punën e suksesshme për ruajtjen e sigurisë në vend. Sipas tij, me punën e jashtëzakonshme të kësaj agjencie, Kosova është e gatshme të mposhtë çdo sulm kundër saj.

    Kurti në një konferencë për media vlerësoi po ashtu edhe bashkëpunimin me aleatët.

    “Kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Është e paparë edhe pse është çështje sekrete e inteligjencës, por edhe për shkak se këso rezultate janë të papara në historikun e kësaj agjencie, për çfarë i falënderoj shumë pjesëtarët e AKI-së dhe drejtorin e saj. Pra, kur kësaj i shtohet bashkëpunimi që kemi me partnerët dhe aleatët tanë, ne jemi tejet të përgatitur për çfarëdo sulmesh që mund t’i mendojë dikush, që t’i zmbrapsim suksesshëm”, tha Kurti.

  • ​Tahiri i kërkon Kurtit të tregojë pse e la të lirë Radojçiqin

    ​Tahiri i kërkon Kurtit të tregojë pse e la të lirë Radojçiqin

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri ka folur pas konferencë së sotme për media të kryeministrit Albin Kurti.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë atë gjatë sulmit terrorist më 24 shtator në Banjskë.

    “Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellë në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

    Sipas tij, Kurti po vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, teksa në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar.

    Ndryshe, kryeministri Kurti sot ka dhënë detaje për përgatitjet e strukturave terroriste dhe paramilitare serbe, për sulme tjera në Kosovë, duke thënë se ato kanë lidhje direkte me strukturat e shtetit të Serbisë.

  • Kurti e kritikon Prokurorinë: Ia kemi dërguar krejt të dhënat e 24 shtatorit, por ata s’po punojnë

    Kurti e kritikon Prokurorinë: Ia kemi dërguar krejt të dhënat e 24 shtatorit, por ata s’po punojnë

    Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria që ai drejton i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit të gjitha informacionet që i ka në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Ekonomia Online.

    Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ai tha se me gjithë dërgimin e dëshmive, Prokuroria e Shtetit shumë pak ka vepruar në këtë drejtim, ndonëse kanë kaluar pothuajse 3 muaj që kur ndodhi sulmi.

    “Nuk ka informacion të qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin në Banjskë që nuk i është dhënë Prokurorisë së shtetit. Janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorit ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Ka panumër fakte, dëshmi materiale që janë mëse të mjaftueshme për ngritje të aktakuzave. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave paraushtarake. Ishte vit i sulmeve terroriste, kriminale paraushtrake, por ka shpërputhje shumë të madhe midis fakteve e dëshmive në njërën anë dhe aktakuzave në anën tjetër. Është numër minor i njerëzve që ndodhen prapa grilave. Ky hendek s’mund të mbushet nga qeveria, por nga prokuroria”.

    “Unë jam për të ndihmuar, ata për të punuar”, tha Kurti, teksa hodhi akuza se Prokuroria e Shtetit nuk po e kryen punën e vet.

    Kurti për deklaratën e Lajçakut: Nëse Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës, paskemi humbur kohë