ATV

Author: G.O.

  • Tahiri nga Jordania: Lufta mes Izraelit e Palestinës po e trazon botën

    Tahiri nga Jordania: Lufta mes Izraelit e Palestinës po e trazon botën

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron në Jordani.

    Tahiri ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Facebook, nga Deti i Vdekur i Jordanisë, më saktësisht afër Izraelit dhe Palestinës.

    Ai ka shtuar se lufta mes Izraelit dhe Hamasit po trazon rajonet por edhe botën.

    “Banorët e kësaj toke të bekuar janë duke u ballafaquar më një konflikt dhe luftë të tmerrshme. Lutemi që kjo të përfundojë sa më shpejtë, për shkak se është duke e trazuar rajonin këtu, mirëpo edhe gjithë botën”, ka thënë Tahiri.

  • Kurti për deklaratën e Lajçakut: Nëse Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës, paskemi humbur kohë

    Kurti për deklaratën e Lajçakut: Nëse Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës, paskemi humbur kohë

    Kryeministri Albin Kurti, i pyetur në lidhje me deklaratën e emisarit Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se çështja e Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se për këtë s’nevojitet nënshkrimi i Serbisë, ka thënë se në bazë të kësaj deklarate i bije që Kosova ka humbur kohë sa herë është ngritur Asociacioni në tryezën e dialogut në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

    Kurti ka thënë se kur çështja e Asociacionit ngritej si temë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ajo konsiderohej legjitime nga ndërmjetësuesit. Kurti ka theksuar se nuk ka thënë se do ta shkruaj Asociacionin.

    “Në bisedimet e Brukselit vazhdimisht është thënë që për një draft-statut duhet të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi dhe është sjellë në tryezën e dialogut. Më 2 maj kam dëgjuar me durim ish-deputeten e SNS-së, Daniela Vujeçiq, udhëheqëse e të ashtuquajturit Ekip Menaxhues, duke e laboruar gjysmë ore se si duhet të duket Republika Serbe në Kosovë. Ka pas shumë trysni mbi qeverinë që edhe ne të propozojmë një draft, ndërsa drafti i saj s’ishte zhvlerësuar nga ndërmjetësi”.

    “Paraprakisht kur ngritej nga presidenti i Serbisë çështja e Asociacionit dhe një gjë e tillë, një ngritje e tillë e temës konsiderohej legjitime nga ndërmjetësit unë pata ofruar më 18 mars, që në tri parime, të paraqesin principet mbi të cilit unë nënshkruaj draftin. Patën thënë se është e papranueshme për Serbinë dhe rrjedhimisht çështja pat ngecur”.

    “Dhe tash nëse draft-statuti i asociacionit prej ndërmjetësit thuhet se është një çështje e brendshme e Kosovës ky është regjistër tjetër i gjërave. Me fjalë tjera, ne paskemi humbur kohë sa herë është ngritur Asociacioni në tryezën e dialogut në Bruksel. Por, unë s’e kam ngritur asnjëherë, tjetërkush e ka bërë atë. Kjo i bie që koha në Bruksel për draftin për Asociacionin gjatë këtyre dy viteve paska qenë e panevojshme si temë, rrjedhimisht e humbur si kohë. Kjo është arsyeja pse thashë që nëse është një çështje ekskluzivisht e Kosovës, plotësisht dakord, atëherë Kosova për çështje të brendshme jo vetëm që ka Qeveri, por edhe ministra përkatës. Unë s’kam thënë se do ta shkruaj, por kam thënë se mund ta shkruaj draftin dhe kam treguar se cilët janë ministrat e mi se kush janë ata”, tha ai.

  • Sveçla tregon afatin kohor të ngjarjeve në ditën e sulmit në Banjskë: Qëllimi ishte aneksimi i veriut

    Sveçla tregon afatin kohor të ngjarjeve në ditën e sulmit në Banjskë: Qëllimi ishte aneksimi i veriut

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dalë në konferencë për medie sot së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Sveçla ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, i cili ndodhi më 24 shtator.

    Sipas tij, qëllimi i këtij sulmi nga Serbia ishte aneksimi i veriut.

    “Qëllimi i sulmit terrorist nga Serbia ishte të aneksohej veriu i vendit. Po ashtu sulmi është mbështetur dhe urdhëuar nga strukturat shtetërore të Serbisë.

    Më poshtë, Sveçla ka paraqitur në detaje të gjitha ngjarjet që ndodhë në atë ditë.

  • Kurti: U planifikua sulm hakmarrës ndaj Policisë në nëntor, u shtye shkaku i zgjedhjeve në Serbi

    Kurti: U planifikua sulm hakmarrës ndaj Policisë në nëntor, u shtye shkaku i zgjedhjeve në Serbi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në këtë konferencë Kurti shpalosi detaje rreth gjendjes së sigurisë në vend, ku bëri të ditur njohurit e tyre rreth planeve të Serbisë për sulme të reja në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç njoftoi i pari i ekzekutivit, gjatë muajit nëntor të këtij vitit u planifikua që pas sulmit të Banjskës të kryhet një sulm tjetër në komunën e Zubin Potokut.

    “Gjatë muajit nëntor të vitit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm të drejtim të komunës së Zubin Potokut ne qellim marrjen e viles së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi

    “Plani paraprak për sulme hakmarrëse ndaj Policisë së Kosovës kemi marr vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të përbashkët mes Policisë se Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it rreth kufirit të Serbisë, dhe masave të tjera të marra nga ne”, tha Kurti.

  • Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë, flasin rreth bashkëpunimit

    Presidenti i Bullgarisë takon Komandantin e KFOR-it në Prishtinë, flasin rreth bashkëpunimit

    Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka vizituar edhe zyrat e KFOR-it ku është pritur nga Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas në Film City në Prishtinë.

    Komandanti i KFOR-it në takim ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen dhe kontributin e Bullgarisë në misionin e KFOR-it

    “Presidenti i Republikës së Bullgarisë,Rumen Georgiev Radev ka vizituar komandantin Özkan Ulutaş, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e patundur të Bullgarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

  • Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000

    Numri i viktimave në Gazë kalon shifrën prej 20.000

    Lufta e Izraelit për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – ka vrarë mbi 20.000 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë, përderisa Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij dhe ka urdhëruar edhe dhjetëra mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Vdekjet në Gazë paraqesin pothuajse 1 për qind të popullsisë së territorit para se të niste lufta 11 javë më parë.

    Fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit ka qenë një prej fushatave ushtarake më shkatërruese në historinë moderne, duke zhvendosur pothuajse 85 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës dhe duke rrafshuar pjesë të mëdha të enklavës. Pothuajse gjysmë milion persona në Gazë – çereku i popullsisë – janë duke u përballur me uri, sipas të dhënave të prezantuara më herët gjatë javës nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera.

    Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

    Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se ka dokumentuar 20.057 vdekje në luftime dhe mbi 50.000 të plagosur. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Paraprakisht, zyrtarët shëndetësorë kishin thënë se dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

    Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

    Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime./REL/

  • Lëndohen tetë persona në një aksident trafiku në Malishevë, njëri prej të lënduarve në gjendje kome

    Lëndohen tetë persona në një aksident trafiku në Malishevë, njëri prej të lënduarve në gjendje kome

    Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mirushë të Malishevës.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje kome.

    “AKSIDENTTRAFIKU ME LËNDIME – Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

  • Mariah Carey ndahet nga Bryan Tanaka

    Mariah Carey ndahet nga Bryan Tanaka

    Pas shtatë vitesh së bashku, Mariah Carey dhe Bryan Tanaka janë ndarë.

    Page Six citoi një burim që tha se Tanaka dëshironte të kishte fëmijë.

    Carey është tashmë nënë e binjakëve 12-vjeçarë ,të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon. Cannon, natyrisht, është gjithashtu një prind i famshëm i 10 fëmijëve të tjerë nga nëna të ndryshme.

    Njohja mes tyre ka nisur në vitin 2006 kur Bryan filloi të punonte si balerin me Carey dhe më pas filluan të takoheshin së bashku.

    Një raport nga New York Post vlerësoi se këngëtarja fiton rreth 3 milionë dollarë çdo vit nga kënga ‘’All I want for Christmas Is You’’.

    Në vitin 2021 u pretendua se Carey ka grumbulluar më shumë se 60 milionë dollarë nga kjo këngë dhe ajo vazhdon të përfitojë çdo vit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Greta Gerwig rrëfen se është rritur në një familje anti Barbie

    Greta Gerwig rrëfen se është rritur në një familje anti Barbie

    Greta Gerwig, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘’Palm Springs’’, do të marrë cmimin për regjisoren e vitit dhe për suksesin e filmit ‘’Barbie’’.

    Në një intervistë për BBC Radio 4, Greta zbuloi se është rritur në një familje anti-Barbie.

    Mamaja ime nuk e pëlqente shumë kukullën Barbie. Ndoshta, shumë nëna të tjera do e gjykonin, por sipas nënës time kjo kukull nuk ishte shembulli më i mirë i gruas; lloji i trupit, gjithçka.

    Rikujtojmë se filmi “Barbie” thyer rekorde për fitimet e mëdha që ka marrë pas publikimit të tij.

    “Barbie” ka fituar më shumë se 575 milionë dollarë në arkat e Amerikës duke kaluar shifrën e Marios prej 574.2 milionë dollarësh.

    Kapërcimi i “Barbie” në krye ishte më i shpejtë se ai i “Mario”, duke arritur titullin rekord në vetëm 34 ditë që nga publikimi i tij./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Padia për sulm seksual: Vin Diesel mohon akuzat

    Padia për sulm seksual: Vin Diesel mohon akuzat

    Ish-asistentja e aktorit Vin Diesel pretendon se aktori e ngacmoi seksualisht atë gjatë xhirimeve të “Fast & Furious Five” në Atlanta në 2010.

    Sipas Deadline , një padi e ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit pretendon se Diesel ngacmoi Asta Jonasson në një dhomë të hotelit.

    “Vin Diesel e kapi me forcë atë, i preku gjoksin dhe e puthi”, thuhet në padinë për sulm seksual. Më pas ajo tha vazhdimisht “jo” me zë të lartë dhe u përpoq të shkëputej nga duart e Vin Diesel.

    Më pas, disa orë më vonë, Diesel thuhet se e pushoi nga puna.

    Sipas avokates së Jonasson, aji sot e kësaj dite ende vuan nga pasojat e sulmit, nga stresi emocional si dhe nga dhimbjet psikologjike dhe fizike.

    Ndërkohë, në një deklaratë u shpreh edhe avokati i Vin Diesel. Bryan Freedman deklaroi se klienti i tij i mohon akuzat: “Dua ta bëj shumë të qartë se Vin Diesel e mohon kategorikisht dhe plotësisht këtë pretendim’’, tha ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: