ATV

Author: G.O.

  • Aksident në Kroaci/ Tre të vdekur dhe 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    Aksident në Kroaci/ Tre të vdekur dhe 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

    Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

    Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia po heton për shkakun e ngjarjes. /GazetaSinjali/

  • Pamje të aksidentit në Hungari ku vdiqën dy mërgimtarë nga Kosova

    Pamje të aksidentit në Hungari ku vdiqën dy mërgimtarë nga Kosova

    Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.

    Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

    Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

    Tragjike: Humbin jetën dy mërgimtarë në një aksident trafiku

  • Ish-ambasadorët e shohin më dobët diplomacinë se në vitet 90-ta: Me sanksione e pa njohje të reja

    Ish-ambasadorët e shohin më dobët diplomacinë se në vitet 90-ta: Me sanksione e pa njohje të reja

    Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëta që nga shpallja e Pavarësisë, vlerësojnë ish-ambasadorët e akredituar në botë, ndërsa dështimin ia faturojnë Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

    Ish-ambasadorët për Ekonomia Online, përmendin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe mungesën e njohjeve të reja. Ata e shohin Kosovën si të izoluar nga BE-ja si pasojë e veprimeve të institucioneve kosovare.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, thotë se Kosova ngjashëm si Rusia e Bjellorusia nuk ka arritur të marrë statusin e vendit kandidat. Nikaj hedh kritika edhe për moszbatim të obligimeve të marra nga dialogu me Serbinë.

    “Unë besoj që Kosova gjendet në pozitat më të vështira në historikun e vet si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare. Në momentin kur ne po flasim  Kosova është një vend nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe është i vetmi vend, duke përjashtuar Rusinë e Bjellorusinë, e cila në kontinentin evropian nuk ka status të kandidatit zyrtar për dallim prej vendeve tjera dhe Kosova është në një trysni të shtuar nga aleatët tanë që të lëviz para disa nga obligimet të cilat i ka në raport me miqtë ndërkombëtar e posaçërisht me dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Nikaj.

    Nikaj ka përmendur edhe mungesën e njohjeve të reja e mosanëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ai thotë se diplomacia kosovare po kënaqet vetëm me fotografi nga takimet me liderë të huaj.

    “Rezultatet e kostot po i paguajmë ne me këtë stagnim në arenën ndërkombëtare. Diplomacia jonë është e kënaqur me fotografi nga takimet të cilat liderët i kanë pasur nëpër vende të ndryshme, mirëpo rezultatet e prekshme për vendin tonë s’kanë ndodhur. Jemi bllokuar në anëtarësime, nuk ka njohje të reja, dialogu është bërë kryetema e raporteve edhe me BE edhe me SHBA dhe s’po shohim asnjë përparim në këto fusha”, thotë Nikaj.

    E për gjendjen në arenën ndërkombëtare më i ashpër është treguar Avni Arifi, ish-ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Arifi thotë se diplomacia kosovare nuk ka vizion e strategji dhe se shtetet mike nuk po i mbështesin më veprimet e Qeverisë Kurti.

    “Ne kemi pasur në vitet 90-ta Kosova është udhëhequr nga një Lëvizje ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi qenë shtet por kemi qenë të respektuar. Politika e jashtme e Kosovës është më e dobët, është më e parespektuar dhe pa vizion e pa strategji dhe në krahasim me atë politikë të jashtme të viteve të 90-ta kur nuk kemi qenë fare shtet, tani jemi shumë më të dobët. As nuk jemi të respektuar, as nuk jemi të vlerësuar dhe sot mundesh me pa edhe në komunikimet pothuajse nuk e kemi asnjë vend të Evropës që fuqishëm qëndron prapa qëndrimeve të Qeverisë sonë, as në Evropë e as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Arifi.

    Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka kërkuar më shumë kujdes sa i përket politikës në arenën ndërkombëtare.

    Ai thotë se Kosova në 15 vite të shtet-ndërtimit ka arritur t’i ruajë raportet e mira me aleatët ndërkombëtar.

    “15 vjet të raporteve të Kosovës me botën sidomos me demokracinë perëndimore kanë qenë një rrugë e gjatë, e frytshme, me probleme sigurisht, por në këtë rrugëtim ne duhet të bëjmë përpjekje në rend të parë që të ruajmë miqësinë me vendet, sidomos ato që kanë ndihmuar shtet-ndërtimin e aspiratave të kosovarëve për pavarësi dhe duhet të jemi serioz në qasjen tonë në diplomacinë evropiane që në të merremi seriozisht”, thotë Spahiu.

    Ndonëse sanksionet nga Bashkimi Evropian janë ende në fuqi, Spahiu nuk i sheh të rënduara raportet me BE-në. Ai shton se nuk ka përkeqësim të raporteve me partnerët ndërkombëtarë por që kërkon më shumë kujdes, raporton EO.

    “Po them se kemi kaluar shumë sfida e shumë prova që Kosova i ka kaluar me sukses, kemi ndërtuar marrëdhënie dhe tani është detyrë që të bashkëpunojmë më këto vende dhe t’i riaktualizojmë aspiratat tona, interesat tona si shtet për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe integrimeve evropiane. Ne kemi pasur ngritje e zbritje në këto raporte, me rëndësi është që nuk ka pasur një përkeqësim apo acarim të hapur me këto vende, partnerët tanë por duhet të ndërtojmë vazhdimisht raporte, të jemi serioz në qasjen tonë edhe në raport me aleatët tanë”, u shpreh Spahiu.

  • MD-ja do të hartojë Ligj për gjykimin në kohë të arsyeshme – Qorrolli: Gjyqtarët s’do ta kenë komoditetin t’i lenë lëndët në sirtarë

    MD-ja do të hartojë Ligj për gjykimin në kohë të arsyeshme – Qorrolli: Gjyqtarët s’do ta kenë komoditetin t’i lenë lëndët në sirtarë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë (MD), Vigan Qorrolli, në një intervistës për Ekonomia Online ka thënë se në pjesën e parë të viti 2024 do të hartohet Ligji për gjykimin në kohë të arsyeshme, i cili sipas tij, do tu jap zgjidhje 200 mijë lëndëve aktualisht që janë të pazgjidhura në sistemin e drejtësisë.

    Madje sipas tij, ky ligj nuk do tu jap komoditet gjyqtarëve që t’i lënë lëndët nëpër sirtarët me vite të tëra, por që do të mundësoj që ato të zgjidhje në një kohë të arsyeshme.

    “Në pjesën e parë të vitit që po hyjmë do ta bëjmë edhe Ligjin për gjykimin në kohë të arsyeshme i cili do t’i eliminoj dhe nuk do të jep komoditet gjyqtarëve që ti lënë nëpër deskun e tyre me vite të tëra lëndët dhe 200 mijë lëndë aktualisht të pa zgjidhura në sistemin e drejtësisë shpresojmë që për një periudhë të shkurt të eliminohen dhe gjyqtaret ta shohin drejtësinë qysh po behët dhe jo të presin për një epilog katër-pesë vite në krejt instancat, por të bëhen nëpërmjet një ligji që është standard perëndimor. Ligji me gjykimin në kohë të arsyeshme të japë mundësi që gjyqtarëve të vendosin për një periudhë të favorshme, sepse nesër kur do të hyjmë në Këshillin e Evropës, do të bëhemi palë e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, kam friken që për shkak të stërzgjatje së proceseve gjyqësore Kosova do të paditet shumë nga personat fizik dhe juridik. Dhe Kosova do të paguaj miliona euro dëme për arsye të neglizhencës gjyqtare”, tha ai për EO.

    Zëvendësministri Qorrolli në këtë intervistë ka folur edhe në lidhje me ligjet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës, e për të cilat tha se ato ligje nuk janë anti-kushtetuese, por që sipas tij, ato po refuzohen nga Kushtetuesja pasi brenda saj ka gjyqtarët me bindje  konservatore dhe jo liberale për të ndërtuar reforma më të shpejta.

    Sa i përket kritikave që Qeveria është duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, në këtë rast në punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Qorrolli tha se nuk është qëllimi i Qeverisë për t’i kapur ato, por këto institucione sipas tij, po bëjnë rezistencë për mosreformimin e nivelit “korporatistë”.

    Ai ka shtuar opozita është duke e përdorur Gjykatën Kushtetuese për qëllime politike.

    “Unë si jurist edhe si pedagog i lëndëve juridike në Universitetin e Prishtinës nuk jam ithtarë që Gjykata Kushtetuese të përdoret për qëllime politike. Fatkeqësisht këtë instrument e ka përdorur jashtëzakonisht mirë opozita politike ne Kuvendin e Kosovës e cila krejtësisht për qëllime politike, në bazë të autorizimeve të cilat i takojnë  me Kushtetutë i ka dërguar disa prej ligjeve të cilat edhe janë shpallur jo Kushtetuese nga ana e gardianit të Kushtetutës. Nuk është se ligjet, ky është një debat për të cilin zakonisht bota akademike por edhe jeta politike përfshihet, tash kemi ne raste për ligjin e nxehjes në Gjermani i cili është shpallur jo Kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë dhe ka përplasje mesë qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese ose mos pajtime. Por kjo nuk do të thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë sakrale dhe nuk mund të komentohen. Këto do të komentohen sa herë që reformat, sepse inicimi i reformave gjithherë bëhet nga dikasteri qeverisës, do të thotë nga qeveri dhe mund të këtë rezistencë, mund të ketë gjyqtarë konservatorë brenda Gjykatës tonë Kushtetuese të cilët nuk mendojnë njëjtë me qeverinë për sa i takon dinamikës së reformës. Duke qenë se mandati i gjyqtarëve është me i gjatë se mandati i qeverisë ata mendojnë potencialisht siç ndodh tekë përplasjet e ndarjes së pushteteve dhe në ShBA”.

    “Tashmë ka konservatorizma brenda Gjykatës Kushtetuese, unë besoj kështu ose e lexoj të pakën dhe betejat politike të cilat pastaj Gjykata nuk duhet të përfshihet për arsye të tjera. Nuk është se ligjet po janë jo Kushtetuese ose po kanë dinamik tjetër por ligjet po bëhen me një dinamikë tjetër dhe po bëhen me një qëllim tjetër për ta bërë reformën sa më të pranueshme. Prandaj kjo rezistencë edhe opozitës edhe Gjykatës Kushtetuese, është rezistencë e cila mund të jetë anti-reforme për arsye të bindjeve të politikës, për shkak të opozitarizmit dhe Gjykatës Kushtetuese për shkak të bindjeve, besoj konservatore dhe jo liberale për ti ndërtuar disa reforma më të shpejta të cilat nuk kanë ndodhur këto 23 vite në Kosovë”, tha ai.

    Qorrolli tha se Qeveria në as një rrethanë nuk është duke u munduar që të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë dhe se në emër të llogaridhënies ka keqmenaxhime nga ana e KPK-së, për të cilin tha se nga mungesa e llogaridhënies KPK-ja është duke u shndërruar në një institucion korporatist, ku sipas tij, me këtë term është quajtur nga Komisioni i Venedikut.

    “Në asnjë rrethanë nuk ka ndërhyrje, ndarja e pushtet e cila është paraqitur qysh në shekullin 18 edhe në fillimin e shekullit 19 është kuptuar që llogaridhënia dhe kontrolli mesë tyre të jetë i barabartë. Në Kosovë në emër të llogaridhënies ka keqmenaxhime të fuqishme dhe ka keq menaxhime sidomos nga ana e Këshillit Prokurorila të Kosovës i cili nga mungesa e llogaridhënies pastaj po shndërrohet në një institucion, siç e ka quajtur edhe Komisioni i Venedikut si institucion korporatist. Nuk është çështja e ndërhyrjes është çështje e një rezistence të tyre për mos reformimin e këtij niveli korporatistë që është quajtur nga Venecia, po ta thoshim ne korportaist sigurisht që do të konsiderohej ndërhyrje, këtë e ka thënë me zë dhe figurë vetë Komisioni i Venedikut i cili beson fuqishëm që ai Këshill duhet që të reformohet në mënyrë që të eliminohen çështjet problematike në kuadër të kësaj”, tha ai.

    Ai tha se MD-ja e ka të drejtën e saj që të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se kjo nuk duhet të nënkuptohet si ndërhyrje në drejtësi, raporton EO.

    “MD- ja komplet ekipi drejtues i kryesuar nga ministrja Haxhiu në as një moment nuk ndërhynë në sistemin e drejtësisë, nuk ka një të tillë që mund të thotë që vendimet e kësaj Gjykate, sigurisht ajo ka të drejt ti komentoj, ekipi drejtues i MD-së ka të drejtë ti komentoj, sidomos në këtë rast Gjykata Kushtetuese nuk pajtohet me reformat. Gjykata Kushtetuese kur me shkrim i komenton edhe i vendos çështjet për të cilat ajo nuk pajtohet me shumicë votash për këto reforma, atëherë e drejta e komentimit është e drejtë e pa tjetërsueshëm po kjo nuk duhet të nënkuptohet si ndërhyrje në drejtësi. Sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjyqësorit të rregullt nuk janë sakrale, nuk janë instrumente për të cilat ne duhet të besojmë se ato janë. Ndërsa detyrimi i zbatimit të tyre është i patjetërsueshëm. Nëse qeveria nuk do t’i zbatonte këto vendime të institucioneve të pavarura atëherë ju do ta kishit shumë legjitime pyetjen, por qeveri ka të drejtë ti komentoj vendimet për të cilat me shkrim këta gjykatës nuk janë quajtur me vendimet e qeverisë, do të thotë janë dy anët të së njëjtës medalje. Nuk duhet të shihen  si ndërhyrje, në mënyrë që duhet që të shihen si një përpjekje e vetëdijshme për një reformë të thellë për të cilën thash që ka një rezistencë nga institucionet”, tha ai.

  • Shqipëria i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit duke çuar në Kushtetuese

    Shqipëria i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit duke çuar në Kushtetuese

    Shqipëria kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi siç thuhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

    Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj thekson se Kosova duhet të ndërmarrë hapat për të punuar në projektstatutin e prezantuar në tetor nga emisarët euro-amerikanë.

    Malaj thekson se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin.

    Diplomati shqiptar në Prishtinë, Malaj në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy vendeve, si dhe për hekurudhën Durrës-Prishtini dhe impaktin e saj në aspektin ekonomik në të ardhmen.

    “Janë gjëra të marra përsipër, po flas në këtë rast për Kosovën e mos të flas për Serbinë dhe padyshim që Serbia vendos ngërçet e veta dhe asnjë herë nuk shkon më tej, sa thotë ‘po’, e thotë ‘jo’ të nesërmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahe të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko gjerman dhe bërjen e Asociacionit. Kryeministri jonë (Edi Rama) ka paraqitur edhe një draft, por nuk ishte e thënë që të ishte ai draft. Kosova mund ta bëjë vetë draftin apo në rastin konkret që i është servirur nga aleatët ndërkombëtar. Por, unë di të them që Kosova e ka hedhur hapin e duhur dhe kryeministri jonë e ka mbështetur këtë gjë. Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë”, thekson Malaj.

    Ambasadori Malaj ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin politik konsiderohen të jenë ndër më të mirat e mundshme që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

    “Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë. E them këtë edhe nga marrëdhëniet që kam me politikën këtu në Kosovë, por edhe me njerëzit e thjeshtë, kështu që ato janë të mira dhe janë më të mirat e mundshme ndoshta që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është edhe fjala që kam marrë edhe nga politikanët këtu në Kosovë. Gjithçka funksionon, gjithçka ka atë lidhjen e vet në fusha të ndryshme qoftë për siguri, bashkëpunimin tregtarë, rend e shëndetësi, arsim dhe kulturë. A ka mundësi për të bërë shumë më tepër pa dyshim që ka, prandaj, janë institucionet qoftë në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë Malaj.

    Diplomati shqiptar, Petrit Malaj thekson po ashtu se mbi 50 marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare kanë nisë të zbatohen.

    “Kemi shumë marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Kam parë realizimin e tyre faktik. Rreth 54 marrëveshje nëse nuk gaboj prej tyre. Ndërsa, jemi duke parë atë që na ka ngecur dhe pse ka ndodhur pa ecur më tej. Prandaj jam katu pikërisht për të ndikuar për t’i zbutur këto situata ngërçi që mund të jenë ndonjë moment tek ndonjë marrëveshje, të cilat në shumicën e rasteve ngelin nga situata burokratike, por jo për vullnet dhe dëshirë”, thekson ai.

    Sa i përket hekurudhës Prishtinë – Durrës, një muaj më parë është shpallur kompania fituese e cila do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore e cila pritet te këtë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri.

    Këtë projekt për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, Malaj e ka quajtur madhor për zhvillim ekonomik.

    “Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është jetik, është domosdoshëm, nuk është vetëm shpirtëror, por është ekonomik, ka të bëjë me zhvillimin e dy vendeve… Kam takuar një nga ministrat e Qeverisë Kurti, pikërisht kemi biseduar edhe për investimet e tjera në infrastrukturë siç është edhe projekt ideja e hekurudhës Prishtinë-Durrës, kjo është një gjë madhore për zhvillimin ekonomik. Ajo do të sjellë zhvillim jo vetëm nga pikëpamja e lëvizjes së lirë dhe njerëzve, por edhe lëvizjes së mallrave… 15 Është e rëndësishme që po punohet, ishte një ide, më në fund gjeti terren. Tani po punohet dhe implementimi i saj do të fillojë menjëherë sa po të mbarojë ky fizibilitet projekti dhe më pas fillon ndërtimi i saj”, theksoi ai.

    Ndërkaq, sa i përket raporteve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, Malaj thotë se vendi i tij ka rritur eksportet drejt Prishtinë për 20 për qind gjatë vitit 2023.

    “Ne presim më shumë, por nga viti në vit nuk ka pasur një vit që të ketë qenë me rezultat negativ. Për çdo vit ka pasur rritje. Vjet ka qenë raporti tregtar ka qenë më i madh se sa parvjet, sivjet është rreth 20 për qind më i madh bilanci tregtar. Është me rëndësi që Kosova duhet të rrisë importet më shumë drejt Shqipërisë, ka eksportuar, por duhet të rrisë importet drejt Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe Shqipëria ka vend edhe më shumë për të bërë për ta ngritur këtë 20 për qindësh edhe më shumë gjatë vitit 2024… 18’19 Mund të jetë një nga shkaqet (ndalimi i importit nga Serbia) që ka ndikuar në rritjen e importit të Kosovës nga Shqipëria. Nuk është importuar aq shumë nga Serbia dhe mund të jetë një nga shkaqet, megjithatë do të thoja se nuk është dominant”, theksoi ai.

    Diplomati shqiptar ka folur në fund edhe për turizmin, i cili theksoi se shqiptarët e Kosovës përveç që shprehin një dashuri të madhe për Shqipërinë, kanë dëshirë që edhe financat e tyre nga shpenzimet për pushimet e verës të mbesin në bregdetin shqiptar.

  • Arrestohet njё person i dyshuar për dhunё nё familje në Isniq

    Arrestohet njё person i dyshuar për dhunё nё familje në Isniq

    Policia nё Pejё të premten është njoftuar se nё fshatin Isniq të Deçanit, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje” dhe kanё arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF-Deçan.

    “Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, ёshtё kryer kontroll-bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikator i sё njejtёs arme dhe dyzet e katёr fishek të kal. 9x19mm”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

  • Pesë persona në Podujevë sulmohen nga një qen endacak, thonë se e mbytën pas sulmit

    Pesë persona në Podujevë sulmohen nga një qen endacak, thonë se e mbytën pas sulmit

    Pesë persona në fshatin Sfeqël të Podujevës kanë pësuar lëndime, pasi janë sulmuar nga një qen endcak.

    Pas sulmit, ata kanë deklaruar se e kanë mbytur qenin.

    Policia ka iniciuar rast si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

    “Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport.

  • PDK e AAK e kritikojnë Osmani se s’ishte unifikuese, e quajnë asistentet të Kurtit – VV kërkon bashkëpunim për dialogun

    PDK e AAK e kritikojnë Osmani se s’ishte unifikuese, e quajnë asistentet të Kurtit – VV kërkon bashkëpunim për dialogun

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar qëndrimin që ka mbajtur presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, gjatë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi gjatë vitit 2023. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë thënë se ajo ka qenë konstruktive në disa çështje, por që do të duhej të ishte me bashkëpunuese me opozitën, raporton Ekonomia Online.

    Nga PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se presidentja Osmani ka qenë asistente teknike e kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo nuk e ka luajtur rolin unifikues që i takon në bazë të Kushtetutës.

    Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, ka thënë se në aspektin ndërinstitucional gjatë viti 2023 ka pasur  bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve të presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Por sipas tij, presidentja do të duhej që të ishte më bashkëpunuese me opozitën sa i përket procesit të dialogut.

    “Në aspektin ndërinstitucional mendoj ka qenë një bashkëpunim i mirë i institucioneve mesë presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Besoj që do të duhej të angazhohej më shumë dhe në bashkëpunim pak më të mire me opozitën edhe me aktoret tjerë sidomos në raport me dialogun, do të thotë përgatitjen e një strategjie të angazhimit në atë se çfarë duhet të angazhohemi për të dal prej kësaj situatës. Po ashtu mendoj që ka dhënë edhe një rol konstruktiv në një farë mënyre po e them në tensionimin e raporteve në mese kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka pas një rol kogja konstruktiv ku ka filluar një bashkëpunim pak më i mire se sa që ka qenë vitin e kaluar në mesë presidentes dhe kryeministri të Shqipërisë”, tha ai.

    Rrahmani tha se shpreson që në vitin 2024 të përmirësohen angazhimet, raportet e po ashtu që të ketë edhe unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që të punohet për mirëqenien e qytetarëve.

    “Kanë qenë disa angazhime, ka mund të jetë sidomos me opozitën një bashkëpunim më i mirë në aspektin e dialogut por edhe në çështje të tjera.  Besoj që edhe vitin e ardhshëm do te vazhdoj dhe të përmirësohen këto angazhime dhe raporte dhe të kemi një unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që ta përmbyllim një proces i cili po e mban peng Kosovën e sidomos në këtë kohë kur me duhet të angazhohemi secili që të kemi një mirëqenie më të mirë ekonomikë, një shëndetësi më të mirë, një arsim më cilësor edhe që duke marr parasysh që nga 1 janari do të jetë edhe  liberalizimi i vizave natyrisht që një ndër rreziqet më të mëdha është edhe ikja e të rinjve dhe fuqisë punëtore nga vendi. Kështu që na duhet një unifikim i shumë temave e kështu besoj që do të mund ti ndihmonim më së shumti Kosovës gjithë se bashku”.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se roli i presidentes së vendit përcaktohet me Kushtetutë, por që sipas saj, presidentja Osmani në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj dhe se ka heshtur e ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në vend. Ajo ka theksuar se Osmani e ka luajtur rolin e asistentes teknike të kryeministrit Albin Kurti.

    “Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj. Ajo ka heshtur dhe ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend”, tha ai.

    Musliu tha se presidentja ka heshtur në shumë probleme të cilat ka kaluar Kosova gjatë viti 2023, që sipas saj, kjo heshtje e ka bërë atë që të mos jetë kredibile në pozitën që ka.

    “Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë. Heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë presidentët të mos jetë kredibile, mos të flas se lista është e gjatë e problemeve për të cilat presidentja është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit”, tha ajo.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur se në historinë e pas luftës në Kosovë nuk ka pasur president më të heshtur dhe që nuk e ka luajtur rolin unifikues se sa presidentja Osmani.

    Sipas saj, ajo një zëri ka përcjell politikat e kryeministrit Kurti, herë duke i dal në krahë vendimeve të tij, e herë duke mos folur për çështje që i takojnë me Kushtetutë.

    “Në historinë e pas luftës ne nuk kemi pasur presidente më të heshtur edhe pa as një dyshim konkret nuk e ka luajtur rolin e unifikuesit. Sepse në plotë raste në situata në të cilat gjendet Kosova është dashtë me marr rol ashtu siç ja përshkruan vetë Kushtetuta e Kosovës, po kjo ka qenë një zëri i ka përcjell politikat e Albin Kuritit, herë duke dal në krahë të politikave të Albin Kurtit edhe herë duke mos u prononcuar duke ikur përgjegjësisë që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Nuk e ka luajtur një rol siç është dashtë me luajt një presidente, kam pritur më shumë prej Vjosës për shkak të punës që e ka bërë edhe si deputete, ka qenë një deputet e zëshëm”, ka thënë ajo për EO.

  • Babai raporton se e bija iu sulmua seksualisht në Gjakovë

    Babai raporton se e bija iu sulmua seksualisht në Gjakovë

    Të premten një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur me 26 dhjetor të vitit 2023.

    “Gjakovë 26.12.2023 – 17:50. Më 05.01.2024 është paraqitur në stacion policor ankuesi mashkull kosovar dhe i njëjti ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

  • Buleshkaj: Vetëm 20% kallëzime penale të dorëzuar në Prokurori kanë përfunduar me aktakuzë, 36 zyrtarë do të gjobiten

    Buleshkaj: Vetëm 20% kallëzime penale të dorëzuar në Prokurori kanë përfunduar me aktakuzë, 36 zyrtarë do të gjobiten

    36 zyrtarë të cilët gjatë viti 2023 nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë e të cilët do të detyrohen që të paguajnë gjobë mandatore prej rreth 30% të pagës që kanë realizuar për një muaj, kështu ka deklaruar për Ekonomia Online drejtori i Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj.

    Buleshkaj tha se gjatë viti 2023 ka pasur numër shumë të mirë të zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar me kohë pasurin dhe se ka pasur numër shumë të vogël të atyre të cilët nuk e kanë deklaruar me kohë pasurin.

    “Këtë vit kemi pasur numër shumë të mirë të zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar me kohë dhe kemi pasur numër tepër  të vogël të zyrtarëve të cilët nuk i kanë deklaruar në kohë. I kemi rreth 30 zyrtarë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë me kohë, për të cilët ne kemi përgatit gjobat dhe janë duke pritur për tu shqiptuar. 36 zyrtarë nga ata që s’kanë deklaruar me kohë do të pranojnë një gjobë mandatore e cila është 30% e pagës që kanë realizuar për një muaj”.

    “Kjo është hera e parë që testojmë këtë mekanizëm të Agjencisë, më herët nuk ekzistuar, na ka marr kohë më shumë derisa e kemi bërë përgatitjen teknike e ligjore që të mund të shqiptojmë gjobat, kjo është një masë më shumë si vërejtje për ta që të ardhmen mos të vonohen ndërsa sa i përket shkeljeve tjera të mundshme ato do të procedohen në prokurorinë në qoftë se identifikohen”, tha ai.

    Ai ka thënë se kjo Agjenci nuk është e kënaqur me trajtimi që Prokuroria e Shtetit po u bënë kallëzimeve penale që i kanë dorëzuar dhe se vetëm 20 për qind e tyre kanë përfunduar me aktakuzë.

    Ai po ashtu tha se nuk janë të kënaqur as me trajtimin e ankesave nga ana e Gjykatës së Apelit.

    “Tashmë është problematike sepse ne kemi dëshirë dhe pritja jonë ka qenë që gjitha kallëzimet tona penale të përfundoj me aktakuzë. Ajo çka ka ndodhur është se  një numër i vogël i tyre ka përfunduar me aktakuzë, do të thotë është ndoshta rreth 20% të cilët kanë përfunduar me aktakuzë dhe ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë trajtim. Ne nuk jemi të kënaqur as me trajtimin e ankesave tona që i ka bërë  Apeli. Ne të gjitha refuzimet e tilla i kemi ankimuar ndërsa Apelit nuk na e ka quajtur si palë të interesit dhe si ka trajtuar fare ankesat tona. Besoj se vitin e ardhshëm bashkë me Kryeprokurorin e Shteti e po ashtu edhe Këshillin Prokurorial do arrijmë deri te një sqarim i kësaj çështje sepse besoj që nuk ka institucion tjetër në Kosovë i cili është më adekuat për ta ankimuar rastin apo që është interesuar më shumë që deklarimi të shkoj në rregull”, tha ai.

    Drejtori i APK-së ka thënë se do të ishte mirë për vendin që të bëhej një koordinim dhe strukturalizëm më të mirë të mekanizmave  për parandalimin e korrupsionit e po ashtu edhe mekanizmave për luftimin  e korrupsionit.

    “Ajo që  besoj se i bën mirë Kosovës aktualisht është koordinimi dhe strukturalizmi më i mirë i mekanizmave qoftë për parandalimin e korrupsionit e po ashtu edhe mekanizmave për luftimin  e korrupsionit. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta shohim njëri tjetrin si konkurrent në këtë punë sepse qëllimi kryesor është që kjo punë të kryhet me sukses mirëpo më e rëndësishmja është që qytetari i Kosovës ta këtë një jetë më të mirë”.

    “Kosova  është  duke shënuar në progres të vazhdueshëm por nuk është i mjaftueshëm pasi ende nuk rangohet tek vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore edhe pse kemi pasur progres në raport me vendet e rajonit, por nuk duhet të jemi të kënaqur me të sepse ne synojmë tek më e mira e standardet Evropës perëndimore”, tha ai.

    Buleshkaj tha se për vitin 2024 pret që të vazhdojnë bashkëpunimet me institucionet e ndryshme duke shpresuar se nuk do të ketë nevojë për shqiptimin e asnjë mase për korrupsion, raporton EO.

    “Për vitin 2024 mendoj që përkrahja do  të vazhdoj nga institucionet të cilat na ofrojnë informata për ti trajtuar çështjet tona, pres që stafi ynë të vazhdoj me punën e mirë dhe pres që të gjithë qytetarët dhe zyrtarët të besojnë në ligj dhe ta zbatojnë ligjin. Ne do të jemi të kënaqur nëse vitin e ardhshëm s’do të ketë nevojë ta dorëzojmë asnjë kallëzim penal në Prokurori, që mos të ketë nevojë ta shqiptojmë asnjë gjobë dhe të parandalojmë korrupsionin në bazë”.

    “Tek konflikt interesi kemi shënuar mjaftë suksese, te sinjalizimi po ashtu e ky trend duhet të vazhdoj ndërsa zyrtarët publik duhet të na besojnë sepse deri tash s’ka pasur ndonjë arsye për të kundërtën e duke raportuar e besuar ata që kanë në plan për të bërë diçka të kundërligjshme do të dekurajohen dhe si fund Kosova do të jetë më e mirë për të gjithë”, tha ai.