ATV

Author: G.O.

  • “E detyruan ta përbi unazën e fejesës” – Dëgjojeni historinë e dhimbshme të politikanes

    “E detyruan ta përbi unazën e fejesës” – Dëgjojeni historinë e dhimbshme të politikanes

    Qëndresa Gërlica, një politikane kosovare në Belgjikë, qysh në moshë të re kontribuoj në mbrojtjen e të drejtave të shoqërisë por edhe të komunitetit të shqiptarëve, në Bruksel.

    E ftuar në emisionin ‘LIBERO’, në ATV ajo shpalosi shumëçka nga jeta e saj. Ajo ndër të tjera foli edhe për babanë e saj, Bashkim Gërlicën, i cili ka qenë aktivist afër presidentit historik, Ibrahim Rrugova dhe po ashtu punonte me Anton Qetën dhe Zekeria Canën në kuadër të pajtimeve të gjaqeve, por jo vetëm.

    Qëndresa rrëfeu se si babai i saj ishte i pikasur nga forcat serbe, për shkak të angazhimit të tij, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

    “Në këtë fotografi që kam zgjedhur është babi, në kohë e paraluftës dhe është koha kur babi ishte fejuar me mamin. Babi ishte shumë aktive në revolucionin kundër pushtetit serb në atë kohë dhe ka qenë i pikasur nga forcat serbe si një person shumë aktive, për të drejtat e shqiptarëve. Kjo fotografi na kujton kohën se si babi ishte detyruar ta përbi unazën e fejesës, si formë e maltretimit nga forcat serbe dhe është momenti kur mjekët ia kanë larguar unazën”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Vrau dhe groposi 31-vjeçarin në Krujë, arrestohet në Itali Agron Tufa

    Vrau dhe groposi 31-vjeçarin në Krujë, arrestohet në Itali Agron Tufa

    Është arrestuar në Itali Agron Tufa, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e 31-vjeçarit dhe groposjen e tij.

    Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

    “Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim”, njofton policia shqiptare.

    Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

  • Arrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në Iran

    Arrin në 91 numri i të vrarëve nga shpërthimet në Iran

    Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS), kanë vrarë 91 persona, raportoi media shtetërore më 6 janar.

    Kjo shifër paraqet rritje të numrit të viktimave nga shpërthimet vdekjeprurëse të 3 janarit.

    Dy shpërthimet në Kerman të mërkurën goditën turmat e njerëzve që po merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore pranë varrit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare që u vra nga një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Irak në janar të vitit 2020.

    “Numri i viktimave nga incidenti terrorist ka arritur në 91, pasi dy persona, përfshirë një fëmijë, që ishin në kujdesin intensiv, nuk u mbijetuan plagëve”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal i shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA.

    Të enjten, IS-i mori përgjegjësinë për shpërthimet. Përmes një deklarate, grupi militant tha se dy anëtarë të tij “aktivizuan jelekët e tyre me eksplozivë” në mes “të një turme të madhe të femohuesve të mbledhur afër varrit të liderit të tyre”.

    Të premten, Ministria e Inteligjencës në Iran tha se “një prej sulmuesve” ishte “me kombësi taxhike”, ndërkaq identiteti i sulmuesit të dytë ende nuk është përcaktuar.

    Të paktën 11 të dyshuar janë arrestuar në Iran, tha kjo ministri.

    Në funeralin e të vrarëve nga shpërthimet të shtunën në Kerman mori pjesë edhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe gjenerali Hossein Salami, që udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.

    Soleimani, para se të vritej, ishte udhëheqës i Forcave Kuds të Gardës. Në Iran, ai vlerësohet për rolin e tij në luftën kundër IS-it në Irak dhe Siri./REL/

  • Pritjet për dalje nga Kosova, në Merdarë kolonat deri në 4.5 kilometra

    Pritjet për dalje nga Kosova, në Merdarë kolonat deri në 4.5 kilometra

    Mërgimtarët vazhdojnë të kthehen nga Kosova në vendet e tyre në Perëndim.

    E një gjë e tilë ka bërë që fluksi i kalimeve në kufirin në Merdarë të jetë absolutisht i lartë.

    Një gjë e tillë ka shkaktuar kolona të gjatë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të dhënat e sëcilës publikohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kolona në Merdarë është deri në 4,5 kilometra.

    Ndërsa pritja për të kaluar kufirin është deri në 7 orë (420-430 minuta).

  • Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara

    Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara

    Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës.

    Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar.

    Sipas Doganës, vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10 mijë.

    “Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit.  Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të  vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

  • Arifi akuzon Kurtin se po i përçan shqiptarët e Luginës së Preshevës

    Arifi akuzon Kurtin se po i përçan shqiptarët e Luginës së Preshevës

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi akuzon kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për përçarje të spektrit politik në Luginën e Preshevës. Ai i quan servilë të shefit të ekzekutivit, Ardita Sinanin e Shaip Kamberin, teksa shton se i njëjti po tenton të sundojë në këto komuna. Madje, Arifi thotë janë tradhtuar në dialog, meqë marrëveshja e Ohrit nuk parasheh reciprocitetin me Serbinë. Në intervistën për KosovaPress flet edhe për tre milionët e ndarë nga qeveria, agresionin në Banjskë të Zveçanit e qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se në asnjë nga takimet që kryeministri Albin Kurti ka mbajtur me përfaqësuesit e luginës, ai nuk ka qenë i ftuar.

    “Në takimet të cilat i bën (Albin Kurti) në Prishtinë, mua si kryetar i partisë më të madhe, si kryetar i Preshevës, kurrë nuk më fton. E dëgjova një deklaratë një ditë që është thënë publikisht që unë kam qenë i ftuar. Nuk kam qenë i ftuar. Jo vetëm në këtë proces të zgjedhjeve parlamentare, por edhe dy vitet e fundit nuk kam qenë i ftuar. Përkundrazi, unë kam bërë kërkesë për takime të cilat janë injoruar nga Kurti”, shprehet ai.

    Për më tepër, Arifi akuzon kryeministrin për përçarje të spektrit politik në Luginë të Preshevës.

    “Për të zhvendosur fuqinë e tij politike në Luginë të Preshevës dhe për t’iu hakmarrë Edi Ramës, sepse ajo çfarë na ka unifikuar është marrëveshja e Tiranës, ka ndërhyrë me servilët e tij- me Sinanin dhe Kamberin duke e bërë një herë këshilltare Sinanin dhe pastaj duke e ulur edhe Kamberin për t’u sinkronizuar për zgjedhje parlamentare 2022. E pastaj e ka bërë edhe në Bujanoc ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, këshilltar të Besnik Bislimit. E ka lidh një parti për Vetëvendosjen në kryeministri. Dhe pse e ka bërë këtë? Për të trumbetuar, për ta prishur atë që e kemi arritur në vitin 2020. Ne kemi pasur unifikim, ne nuk jemi të përçarë në Luginë të Preshevës, neve po na përçan dikush në Luginë të Preshevës, me emër Kurti”, deklaron ai.

    Kritik shprehet edhe për shumën prej tre milionë eurove, të cilat janë paraparë për Luginën e Preshevës. Madje, thotë se edhe në buxhetin e vitit të kaluar ka ndodhur skandal korruptiv.

    “Ne e kemi faktuar, ka dëshmi, ka dokumente, ka rrjedhje të parave, ka përfitues ekskluzivë, nuk kanë përfituar qytetarët e Luginës së Preshevës, ka përfitues ekskluzivë, të cilët janë të Kamberit dhe të Sinanit, pra të Kurtit. Ka një lëndë e cila është në Prokurorinë Speciale, të cilën janë nën hetime, kanë ftuar pjesëmarrës në krejt këtë skandal korruptiv lokal këtu tek ne. Ne kemi fakte që janë keqpërdorur”, thekson Arifi.

    Arifi thotë se qeverisja e Ardita Sinanit u ka trashëguar disa problematika, të cilat kanë qenë edhe ligjore e më pas janë ballafaquar edhe në gjykata.

    Ai thotë se situata e tensionuar në veri të Kosovës ka ndikuar edhe në Luginë, ku asnjë projekt nuk është financuar nga Serbia.

    “Serbia ka vazhduar diskriminim të cilën e njohim që 30 vjet, nuk është diçka që nuk e njohim dhe është diçka e prekshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne jemi qytetarë të klasës së dytë në Serbi, nuk jemi qytetarë të klasës së njëjtë. Përdoren ende fjalë fyese ndaj neve në nivel edhe parlamentar, na njohin si komunitet, i cili këtu me ne ka pasur luftë dhe tash mundohen pa ndërprerë të hakmerren. Kemi pasur edhe nga Serbia më së paku investime në këtë vit 2023, sepse nuk kanë financuar me projekte”, deklaron ai.

    Kreu i Preshevës shprehet se pasivizimi i adresave ka vazhduar edhe gjatë vitit 2023, ku shqiptarët janë të privuar nga prona dhe të drejtat civile të tyre. Adresimi i këtyre diskriminimeve, sipas tij, po mungon nga Prishtina e Tirana zyrtare.

    “Ne e shohim te Vetëvendosja një qasje e cila është më brutale, radikale, e cila është më përçarëse dhe i përshtatet politikave të saj, të cilat i përdor edhe te Maqedonia e Veriut dhe që ka tentuar t’i përdorë edhe në Shqipëri për zgjedhje dhe vazhdon t’i përdorë edhe në Mal të Zi. Ju do ta shihni edhe vitin e ardhshëm. Në Maqedoninë e Veriut ka zgjedhje parlamentare. Ju do ta shihni një aktivizëm të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit e të tjerëve në përkrahje të njërës pjesë të spektrit politik dhe injorimit të pjesës tjetër të spektrit politik në Maqedoni të Veriut. Këtë e ka bërë te ne, e ka pasur si eksperiment, sepse është e interesuar jo të ndihmojë shqiptarët në Luginë të Preshevës, por është interesuar të transportojë apo të ekspandojë ideologjinë e saj në këtë vend dhe të ketë ndikim. Si e bën këtë? Përçaj dhe sundo”, thekson Arifi.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon reciprocitet në marrëveshjen me Serbinë, për çka konsideron se me marrëveshjen e Ohrit është shkelur një gjë e tillë.

    “Kemi kaluar nga asociacioni në drejtim të vet-menaxhimit. Në njëfarë forme, e cila mund të interpretohet si autonomi. Ne jemi larg prej asaj, me reciprocitet na ka tradhtuar me këtë fjalë. Me pranimin e Ohrit na ka tradhtuar neve shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilën e ka premtuar me vjet reciprocitetin. Ne nuk kemi më fare çfarë të presim, nëse është pranuar nga Kurti marrëveshja e Ohrit. Prandaj nuk presim nga dialogu asgjë më”, përfundon Arifi.

    Ai flet edhe për ikjet e të rinjve të Luginës, teksa krenohet se 400 deri në 500 të rinj kanë arritur t’i punësojnë brenda vitit.

  • Vdes trajneri dhe lojtari katër herë fitues i Kupës Botërore të Brazilit, Mario Zagallo

    Vdes trajneri dhe lojtari katër herë fitues i Kupës Botërore të Brazilit, Mario Zagallo

    Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo, i cili kishte fituar katër Kupa Botërore si lojtar dhe trajner, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

    Lojtari anësor Zagallo ishte pjese e skuadrës së Brazilit, i cili fitoi radhazi Kupat Botërore në vitin 1958 dhe 1962.

    Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, në të cilën bënin pjesë Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto, për të shkëlqyer në vitin 1970.

    Kupa Botërore e fundit e fituar nga Zagallo erdhi në kohën kur ai ishte ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në vitin 1994.

    Pas këtij turneu, ai u kthye si trajner i Brazilit dhe i udhëhoqi ata drejt finales në vitin 1998, ku u munden nga Franca nikoqire.

    Zagallo ishte personi i parë që fitoi Kupën Botërore edhe si lojtar edhe si menaxher – gjë që ishte arritur edhe nga Franz Beckenbauer nga Gjermania dhe Didier Deschamps nga Franca, transmeton BBC.

    Me vdekjen e Zagallos, nuk ka mbetur gjallë asnjë anëtar i ekipit të Brazilit që kanë luajtur në finalen e vitit 1958.

  • Trepça-Sigal Prishtina, super derbi zhvillohet sot

    Trepça-Sigal Prishtina, super derbi zhvillohet sot

    Ndeshjet e para të Superligës për këtë vit do të zhvillohen në fundjavë me javën e 16-të.

    Elita e basketbollit rikthehet me super derbi.

    Të shtunën zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë, ku përballen Trepça dhe Sigal Prishtina.

    Mitrovicasit janë liderë me 13 fitore e dy humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e tretë me dhjetë fitore e pesë humbje.

    Në dy ballafaqimet e këtij edicioni, ‘Xehetarët’ fituan 78:66 si vendas dhe 66:76 si mysafirë.

    Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe janë zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë sportive dhe kështu pritet edhe të shtunën.

    Sfidë po ashtu interesante pritet të shtunën mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.

    Prizrenasit janë në vendin e shtatë me katër fitore e 11 humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e pestë me shtatë fitore e tetë humbje, andaj është një duel shumë i vlefshëm për dy skuadrat.

  • Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

    Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

    Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha të premten se do të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump do të mbahet jashtë procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

    Donald Trump dëshiron të përballet me presidentin Joe Biden në votimin e ardhshëm, për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Euronews.

    Gjyqtarët në gjykatë e kanë parasysh nevojën për të marrë një vendim shpejt, pasi votuesit së shpejti do të fillojnë të hedhin votat e para presidenciale në të gjithë vendin.

    Kolorado e ka ndaluar që Trump të paraqitet në fletëvotim për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit në Kapitolin e ShBA-së.

    Gjykata e Lartë ka pranuar të marrë në shqyrtim ankesën e ish-presidentit amerikan kundër kësaj çështjeje.

    Një ditë para përvjetorit të tretë të trazirave nga mbështetësit e Trump që synonin ta mbajnë atë në pushtet, Presidenti i ShBA-së Joe Biden paralajmëroi se përpjekjet e paraardhësit të tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024 përbëjnë një kërcënim të madh për vendin.

  • Mediat sociale dhe dashuria: Studimi zbulon se sa të lumtur janë çiftet në rrjete sociale

    Mediat sociale dhe dashuria: Studimi zbulon se sa të lumtur janë çiftet në rrjete sociale

    Një studim ka zbuluar nëse çiftet janë më të lumtur kur postojnë foto së bashku në rrjete sociale.

    Ka foto të panumërta të çifteve në rrjetet sociale, shumica e të cilave kanë mbishkrime të ndryshme.

    Çiftet fotografojnë njëri-tjetrin duke bërë gjëra emocionuese, duke udhëtuar së bashku ose thjesht duke u përqafuar – gjë që natyrisht na bën të krahasojmë. Gjithçka është shumë romantike dhe krejtësisht e mrekullueshme: por a mund të jenë këto paraqitje edhe mashtruese?

    Janë anketuar rreth 2000 çifte nga mosha 18 deri në 50 vjeç.

    Sipas studimit, çiftet që ndajnë tre ose më shumë foto çift të tyre në rrjetet sociale çdo javë thuhet se janë më pak të lumtur se ata që e mbajnë lidhjen e tyre private.

    Vetëm 10 përqind e çifteve që ndajnë rregullisht foto të tyre e konsiderojnë veten shumë të lumtur në marrëdhënien e tyre. Gjërat duken krejtësisht ndryshe për çiftet që zbulojnë më pak për veten e tyre. Këtu, 46 për qind e konsiderojnë veten vërtet të lumtur.

    Arsyet pse disa çifte vendosin të tregojnë më pak përfshijnë mbrojtjen e privatësisë së tyre dhe mbrojtjen e privatësisë së partnerit të tyre.

    Ne nuk duhet t’i marrim shumë seriozisht mediat sociale, si për shëndetin tonë mendor ashtu edhe për marrëdhëniet tona. Instagram Facebooku, na japin frymëzim dhe mundësi për të shkëmbyer ide me të tjerët në të gjithë botën.

    Në këtë mënyrë, ne mund të japim një pasqyrë të jetës sonë dhe, të paktën sipërfaqësisht, të zhytemi në jetën e të tjerëve. Por, e rëndësishmja është të fokusohemi që të kemi një marrëdhënië të lumtur në jetën reale dhe jo online.

    Nëse përjetoni diçka të bukur së bashku, nuk ka asgjë të keqe ta ndani atë me të tjerët.

    Megjithatë, jo gjithmonë duhet të jetë kështu. Krahasimi është padyshim një nga zakonet që na bën të ndjehemi të pakënaqur . Shkakton pritshmëri të rreme dhe të parealizueshme dhe, në rastin më të keq, mund të rëndojë dashurinë.

    Sipas studiuesve , njerëzit që qëndrojnë me një lidhje jo fort të sigurtë, kërkojnë gjithnjë e më shumë vëmendje dhe vërtetim nga të tjerët dhe kanë një dëshirë më të madhe për tu parë nga të tjerët.

    Në një studim të kryer nga studiuesit, 108 çifte studentë duhej të mbanin ditarë për marrëdhëniet e tyre për një periudhë prej dy javësh. Rezultati doli që më së shpeshti njerëzit që ndjehen më të pasigurtë në një lidhje, aq më shumë ai ose ajo kërkon të jetë publik përmes fotografive në rrjete sociale./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: