ATV

Author: G.O.

  • Grabitja e armatosur në Suharekë, gjashtë të arrestuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Grabitja e armatosur në Suharekë, gjashtë të arrestuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.

    Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.

    Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

    Edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

    Ndërkohë, paraburgimi u është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale. Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.

    Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

    Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë./BetimipërDrejtësi

  • “Lamtumirë letra ngjitëse”, ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë për çështjen e targave

    “Lamtumirë letra ngjitëse”, ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë për çështjen e targave

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar.

    Rohde, thotë se tani udhëtimi mes dyjave vendeve u bë më i lehtë.

    “Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikerave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkroi Rohde në platformën sociale, X.

  • Ibrahimi: Komunat treguan sukses më shumë se Qeveria për shpenzueshmeri të buxhetit për investime kapitale

    Ibrahimi: Komunat treguan sukses më shumë se Qeveria për shpenzueshmeri të buxhetit për investime kapitale

    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale.

    Ai ka thënë viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal.

    Ibrahimi ka thënë se komunat kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme sa i përket shpenzimeve në investime kapitale, ku sipas tij, nëse krahasohen me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror, diferenca është dyshifrore.

    “Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë. Komunat kanë shpenzuar mbi 75 për qind të mjeteve për investime kapitale në vitin 2023 dhe dallimi mes përqindjes mese shpenzimeve të nivelit lokal në krahasim me nivelin qendror dallimi është dy shifrorë”, ka thënë ai.

    Ibrahimi në këtë intervistë ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur komunat gjatë vitit të kaluar. Përmend mosbashkëpunimin e nivelit qendror me atë lokal. Ai pret përmirësim të bashkëpunimit këtë vit.

    “Sfidat kanë qenë që nga fillimi i viti të kaluar, kur Ministria e financave dëshironte të ja merrte komunave mjetet financiare nga të hyrat vetanake në vlerën mbi 100 milion euro. Pastaj ai projektligj u shndërrua në ligj, mirëpo përsëri pati dilema ku u vërejt nga AKK-ja  që rreth 37.5 milion euro niveli qendror dëshironte të ja merrte nivelit lokal nga ato 100 milion euro dhe pas reagimit tonë niveli qendror është bindur që ato mjete financiare duhet ti barten nivelit lokal. Problemi tjetër ka qenë pastaj tatimi në pronë ku me fillim të vitit 2023 niveli qendror në viti 2022 patë bërë rivlerësim e pronave ku faktuarat për vitin 2023 për tatimin n pronë ndaj qytetareve ishin dyfishuar në disa raste ndoshta vlera ka qenë më e madhe se sa e dyfishuar”, ka thënë Ibrahimi.

    “Pastaj problemi ishte se niveli qendror fajin ta hedhtë tekë komunat ku disa raste u theksua që kinse komunat e kanë bërë një ngritje të tillë. Pastaj kërkesa e nivelit qëndro që të behej falja deri në 100 euro, ku në mënyrë arbitrare niveli qendrore, përkatësisht Ministria e Financave e amandemantoi ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme pa as një konsullt me nivelin lokal dhe aty vendosi nenin 5 ku ja lejonte apo ja mundësohet komunave që të behej një falje deri në 100 euro. Pastaj 23 komunat e Kosovës nuk morën vendime apo nuk i shqyrtuan këto mundësi në Kuvendet Komunale për faljen e tatimit në pronë dhe kjo ishte si një alarm për nivelin qendror që kur të merrni vendime që prekin kompetencat e komunave që prekin buxhetin e komunave patjetër duhet të konsultohemi, sepse ligjet behën për tu zbatuar”, u shpreh ai.

    “Neve po besojmë që komunat e kanë dërguar edhe një sinjal shumë të fuqishëm sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror, ku ky bashkëpunim sipas shumicës absolutë të kryetarëve ka qenë nënë çdo nivel. Ky mos bashkëpunim është reflektuar edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2023 ku thuhet që marrëdhëniet mesë nivelit lokal dhe nivelit qendror duhet të përmirësohen, pra nuk ka marrëdhënie të mira”, deklaroi Ibrahimi.

    Ibrahimi konsideron se këtë vit, 22 komuna të Kosovës do të kenë mungesë të mjeteve financiare për investime të reja kapitale në raport me vitin e kaluar. Disa prej tyre, do të kenë mungesë deri në 700 mijë euro e disa më pak.

    “Sa i përket buxhetit këtë vit 22 komuna të Kosovës do të kenë mangu mjete financiare për investime të reja kapitale në raport me vitin e kaluar. Do të kemi komuna të cilat do të kenë mangu me 700 mijë euro, me 500 mijë euro, me 400 mijë euro. Mirëpo problemi tjetër është edhe zbatimi i kontratës kolektive. Komunat do të jenë të ballafaquar me shumë probleme këtë vit, ky konstatim është bërë edhe nga kryetarët e komunave në takimin tonë të fundit ku kanë theksuar që viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale”, u shpreh Ibrahimi, teksa kritikoi ligjvënësit për mosbashkëpunim me komunat e Kosovës. Thotë se Kuvendi nuk i dëgjoi kërkesat që nivelit lokal sa i përket buxhetit për vitin 2024.

    “Do të ketë pamundësi që të marrin edhe mjete të reja financiare sepse po thuajse për herë të parë ka ndodhur që ligji i buxhetit për vitin 2024 të miratohet në Parlamentin e Kosovës e që as një projekt i ri të mos merret parasysh nga Parlamenti mese dëgjimit të parë dhe dëgjimit të dytë. Komunat kanë përgatitur dhe kanë propozuar me dhjetëra projekte cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal, sa i përket çerdheve, sa i përket shkollave, mirëpo këto propozime janë mohuar në plotni nga Parlamenti i Kosovës. Komunat kanë konkloduar që ky vit do të jetë një ndër vitet me sfiduese sa i përket investimeve kapitale”, theksoi Ibrahimi.

  • Rikthehet në instagram Amber Heard me një falënderim për fansat

    Rikthehet në instagram Amber Heard me një falënderim për fansat

    Pas gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp , llogaria e Amber Heard në Instagram ka qenë shumë e qetë në pjesën më të madhe në muajt e fundit.

    Megjithatë, përkrahja që iu bë për aktrimin në Aquaman and the Lost Kingdom ishte mundësi që ajo të falënderojë fansat e saj.

    “Faleminderit të gjithë fansave të mi për mbështetjen dhe dashurinë për kthimin tim’’, shkroi ajo në postimin e saj të parë pas gjysmë viti.

    Megjithatë, përpara publikimit të “Aquaman: Lost Kingdom” – u bë e ditur se personazhi i Heard, Mera nuk do të kishte një rol të madh në film.

    ‘’Ajo luftoi shumë për të qëndruar në film”. Personat përgjegjës dyshohet se nuk e donin më atë në film’’, tha një burim./atvlive.tv/

     

  • Britney Spears: Nuk do të kthehem asnjëherë në industrinë e muzikës

    Britney Spears: Nuk do të kthehem asnjëherë në industrinë e muzikës

    Britney Spears hedhi poshtë thashethemet se ajo do të publikojë album të ri.

    Këngëtarja tha se këto lajme që janë përhapur nuk janë të vërteta dhe deklaroi se nuk do të kthehet asnjëherë në industrinë e muzikës.

    Ndryshe, Britney ka shkruar 20 këngë për artistë të tjerë në dy vitet e fundit.
    Thashethemet për një album të ri filluan pasi Britney Spears njoftoi një këngë të re të quajtur “Hate You To Like Me” në mediat sociale në fund të tetorit 2023.

    Kjo do të ishte kënga e saj e parë e re solo që nga publikimi i albumit të saj të fundit në studio shtatë vjet më parë.

    “Glory” ishte albumi i nëntë në studio i karrierës së saj në 2016. Që atëherë, këngëtarja qëndroi e distancuar nga muzika./atvlive.tv/

  • Rafuna: Bizneset janë të shqetësuara nga largimi i punëtorëve pas liberalizmit të vizave

    Rafuna: Bizneset janë të shqetësuara nga largimi i punëtorëve pas liberalizmit të vizave

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave. Megjithëkëtë, Rafuna pret një lajm të mirë për ta, pasi pritet ulja e inflacionit gjatë vitit 2024, raporton Ekonomia Online.

    Në konferencën për medie, Rafuna ka paraqitur një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023, sfidat e kompanive dhe rekomandimet për institucionet qendrore.

    Ai ka deklaruar se nga një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 67 për qind e tyre janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave.

    Ai tha se nga kjo analizë del që 70 për qind e kompanive si sfidë kryesore gjatë viti 2023 kanë pasur mungesë të personelit të kualifikuar.

    “Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të këtë rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit. Kemi bërë një analizë me 500 biznes të sektorëve të ndryshme dhe kemi nxjerrë se cilat kanë  qenë sfidat dhe barrierat më vitin 2023. Del që gjatë vitit ka pasur një mungesë të kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave, 53 për qind kanë deklaruar që ka mungesë të porosive. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesa të personelit të kualifikuar. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kane 28 për qind”, deklaroi ai.

    “67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, tha ai.

    Ai tha se bizneset kosovare gjatë këtij viti do ta përcjellin trendet e procesit të teknologjisë dhe digjitalizimit si dhe procesi i tranzicionit në ekonominë e gjelbërt, për të cilat tha se OEK do t’i ndihmoj.

  • Rafuna: Kosova humbi rreth 300 milionë euro nga masat e BE-së, s’është imazh i mirë në sytë e investitorëve

    Rafuna: Kosova humbi rreth 300 milionë euro nga masat e BE-së, s’është imazh i mirë në sytë e investitorëve

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, Kosova ka humbur rreth 300 milionë euro projekte të cilat do të kishin ndikim të drejtpërdrejt në biznese, raporton Ekonomia Online.

    Ai këto komente i bëri në një konferencë për media ku shtoi se këto masa kanë ndikuar edhe në imazhin e Kosovës në kuptimin e investitorëve të huaj.

    Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të punojnë në plotësimin e kushteve që vendit t’i largohen këto masa.

    “Si rezultat i masave të BE-së ne jemi dëmtuar në dy aspekte: e para është materiale ku deri me tani janë të bllokuara mbi 292 milionë, përafërsisht 300 milionë euro projekte që nuk kanë mundur që të implementohen, ato projekte janë kapitale që me pas impakt drejtpërdrejt te bizneset. E dyta është edhe si çështje e imazhit. Nuk është imazh i mirë kur ti si shtet ke masa ndëshkuese në kuptimin e investitorëve të huaj.  Ne kërkojmë që ato masa të hiqen sa më shpejt, kërkojmë nga institucionet që të plotësoj kushte dhe kriteret që të mos jemi nën masa ndëshkuese”, ka thënë ai.

  • Policia jep detaje për aksidentin tek zona industriale

    Policia jep detaje për aksidentin tek zona industriale

    Një tren dhe një automjet u përplasën mëngjesin e kësaj të premte në zonën industriale në Prishtinë.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

  • Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

    Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq.

    Haxhiu në një status në rrejton social X ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

    Sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

    “Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.

    Sanduloviqi raportohet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

    Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

  • Nikola Sanduloviq në gjendje të keqe shëndetësore dërgohet në burg, familja thotë se u rrah nga BIA dhe Radojiçiqi

    Nikola Sanduloviq në gjendje të keqe shëndetësore dërgohet në burg, familja thotë se u rrah nga BIA dhe Radojiçiqi

    Vazhdon drama me Nikolla Sanduloviqin, politikanin opozitar serb, i njohur për publikun e Kosovës për homazhet e tij te varri i Adem Jasharit në Prekaz dhe kërkim-faljen në emër të serbëve për krimet e luftës.

    Mbrëmë, atij i është bastisur shtëpia. Nuk i është gjetur asgjë, por prokurori ka dhënë urdhër që ai të dërgohet në paraburgim për 48 orë, raporton Ekonomia Online.

    Gruaja e tij ka dërguar një video, ku shihet si ai në gjendje të rëndë shëndetësore, po dërgohet sot në mëngjes nga Qendra Emergjente e Spitalin e Beogradit për në Burgun Qendror.

    Sanduloviqi ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA). Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke theksuar faktin se ai është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

    Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.