ATV

Author: G.O.

  • Një person përsëri tenton të futet në shtëpinë e Taylor Swift

    Një person përsëri tenton të futet në shtëpinë e Taylor Swift

    Një person është arrestuar pranë shtëpisë së këngëtares Taylor Swift.

    Një fqinj lajmëroi policinë, që më pas u vërtetua se personi i njëjtë është parë disa herë duke qëndruar tek shtëpia e Swift.

    Sipas fqinjëve, ai refuzon të largohet sa herë që qëndron me orë të tëra aty, madje sipas policisë së New York-ut, ai është munduar edhe ta hapte derën e shtëpisë së Swift.

    Këngëtarja sic thuhet është duke bashkëpunuar me autoritetet për të siguruar se ky veprim nuk do të përsëritet .

    Kjo nuk është hera e parë që Taylor Swift kishte përjetuar një stituatë të tillë.

    Një nga rastet e ngjashme ishte ai i Mohammed Jaffar, në vitin 2017 i cili i kishte shkruar mesazhe të shumta asaj për një periudhë të gjatë, e që më pas u arrestua sepse u zbulua se ai kishte qëndruar disa muaj në shtëpinë e saj pa qenë ajo në dijeni./atvlive.tv/

  • ​Përvjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

    ​Përvjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

    Sot bëhen 105 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. Ai dyshohet se u helmua.

    U lind në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

    Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës (1862), në Vilajetin e Danubit (1866-1876), në Filibe (1876), në Mardin 1883), në Bollu (1884-1889), në Bejrut (1889).

    Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

    Në vitin 1902 Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve që u organizua nën drejtimin e Princit Sabahedin dhe Lutfullahut, në Paris. Vetëm mbas rishpalljes së Kushtetutës (1908) Ismail Qemali u kthye nga Evropa. Në zgjedhjet që u bënë mbas rishpalljes së Kushtetutës, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit dhe u bë pjesë e partisë opozitare “Osmanlı Ahrar Fırkası”.

    Gjatë periudhës së kryengritjeve të shqiptarëve kundër dhunës së ushtruar nga administrata e xhonturqve që ishin në qeveri, Ismail Qemali u mundua të siguronte mbështetje nga shtetet Evropiane për të krijuar një administratë autonome brenda Perandorisë Osmane.

    Në kryengritjen e Malësisë së Madhe (1911) shkoi në Çetinje të Malit të Zi, ku me iniciativën e tij u firmos edhe memorandumi me 12 pika i Kuvendit të Greçës. Me kryengritjen e vitit 1912 u arrit një autonomi e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane, por fillimi i Luftës Ballkanike jo vetëm që e ndërpreu formimin e një strukture të tillë, por solli edhe pushtimin dhe copëtimin e trevave shqiptare. Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

    Në muajin mars 1913, nëpërmjet Dukës de Monpensier kaloi në Brindizi dhe më pas vizitoi kryeqytet e shteteve Evropiane për të siguruar mbështetje për çështjen e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë.

    Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.

  • Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në polici brenda 24 orëve

    Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në polici brenda 24 orëve

    Pesë raste të armëmbajtjes pa leje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

    Katër nga të dyshuarit kishin pistoletë dhe fishekë, ndërsa njëri nga ta vetëm fishekët.

    Njëra nga pistoletat është me gaz, ndërsa të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rastet janë nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Lipjani dhe njëri nga fshati Shtuticë të Gllogocit, bën të ditur raporti i policisë.

    Personi nga Lipjani e ka deklaruar dhe dorëzuar vetë armën e tij.

  • Të enjten jep dorëheqje qeveria e Maqedonisë së Veriut, kur pritet të marrë detyrën kryeministri shqiptar

    Të enjten jep dorëheqje qeveria e Maqedonisë së Veriut, kur pritet të marrë detyrën kryeministri shqiptar

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi se të enjten kabineti i tij jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike.

    Kryeministër i kësaj të fundit pritet të emërohet Talat Xhaferi, i cili do të dorëhiqet ndërkohë nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Qeveria teknike do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, të përcktuara të mbahen në 8 maj.

    “E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën 28 janar të votohet Qeveria teknike”, deklaroi Kovaçevski.

    Përpara votimit të saj ndërkohë, parlamenti do të votojë kryetarin e ri, Jovan Mitreski, i cili kryeson aktualisht grupin parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM). Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

    Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

    Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se ligjvënësit e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, sepse nuk pranojnë që ajo të drejtohet nga Xhaferi i BDI-së, të cilin e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë periudhës që shërbeu si kryetar i Kuvendit.

  • Shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari

    Shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka shantazhuar një grua me publikim të fotografive intime.

    “Rr. B, Prishtinë 23.01.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák

    Osmani pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur  të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák.

    Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.

    Dvořák, sot gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

    Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.

  • Kurti mbledh ministrat

    Kurti mbledh ministrat

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të radhës, të mërkurën.

    Mbledhja do të nisë nga ora 12:00.

    Ndërkaq, pikat e rendit të ditës nuk dihen akoma.

  • Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

    Vidhet vetura e një mërgimtari në Lubozhdë të Istogut

    Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një veture në garazhdën e një personi që jeton jashtë vendit në Lubizhdë të Istogut.

    Për rastin në polici, ka njoftuar nipi i të dëmtuarit. Rasti është duke u hetuar.

    “Fsh. Lubozhdë, Istog 23.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës mashkull kosovar (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

  • Grabitje në një market në Prishtinë

    Grabitje në një market në Prishtinë

    Një punëtore ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka kryer një grabitje.

    Sipas policisë, i njëjti ka marrë 1000 euro në arkë dhe cigare në vlerë rreth 500 euro.

    “Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Rasti është duke u hetuar.

  • Trump fiton zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire

    Trump fiton zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire

    Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin New Hampshire të martën, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur Trump.

    Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump.

    Kandidatja Haley i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

    Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Iowa dhe New Hampshire që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

    Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Iowa dhe New Hampshire, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

    Haley nuk ishte në gjendje të përfitonte nga tradita më e moderuar politike që ka shteti New Hampshire. Përpjekja e saj për t’u bërë bartësja e standardit republikan po zbehet me shpejtësi. Ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut më 24 shkurt.

    Ish-guvernatorja e këtij shteti shpreson se një fitore e dukshme në Karolinën e Jugut do t’i jepte vrull fushatës së saj drejt garës paraprake të Super të Martës më 5 mars.

    Por në një shtet thellësisht konservator, ku Trump gëzon popullaritet të madh, mund të jetë i vështirë realizimi i ambicieve të zonjës Haley dhe humbja në shtetin e saj mund të ketë pasoja politike për të./VOA