ATV

Author: G.O.

  • ​Rrëzohet avioni ushtarak rus afër Ukrainës, të paktën 65 të vdekur

    ​Rrëzohet avioni ushtarak rus afër Ukrainës, të paktën 65 të vdekur

    Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Të paktën 65 persona në bord mbeten të vrarë, sipas raporteve ruse që citojnë ministrinë e mbrojtjes.

    Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se personat në bord përfshinin anëtarë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës.

    Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.

    Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 sipas orës lokale (08:00 GMT).

  • Rohde kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, e lidh me anëtarësimin në KiE e BE

    Rohde kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, e lidh me anëtarësimin në KiE e BE

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

    Rohde tha se sundimi i ligjit “à la carte” (të zgjedhësh gjërat sipas dëshirës, jo sipas një parimi më të madh) nuk e hap rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e as drejt Bashkimit Evropian.

    “Mbështetja për Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian është për zemër, por edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

    Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës që i ka bërë dje Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar që vendimet e saj të zbatohen plotësisht.

    “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, është shprehur Szunyog.

    Szunyog viziton Gjykatën Kushtetuese, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

  • Szunyog viziton Gjykatën Kushtetuese, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

    Szunyog viziton Gjykatën Kushtetuese, kërkon zbatimin e aktvendimit për Manastirin e Deçanit

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar  Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast ka takuar kryetaren e kësaj gjykate, Gresa Caka-Nimani.

    Në platformën X, ai ka kërkuar që të zbatohet aktvendimi i kësaj gjykate për Manastirin e Deçanit.

    “Theksova se Gjykata duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimi dhe presioni politik. Për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të”, ka shkruar Szunyog.

    Ai ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Szunyog.

  • Bulliqi merr vendim, ndalohet posedimi i telefonit në shkolla për nxënësit dhe mësimdhënësit në Podujevë

    Bulliqi merr vendim, ndalohet posedimi i telefonit në shkolla për nxënësit dhe mësimdhënësit në Podujevë

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë, në mjediset shkollore të Podujevës.

    Kryetari Bulliqi ka njoftuar se ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti i këtij viti.

    “Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.
    Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar. Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurt 2024″ thuhet në njoftimin e kryetarit të Podujevës.

  • LDK-ja për Qeverinë Kurti: Qeveri e paaftë dhe krenare

    LDK-ja për Qeverinë Kurti: Qeveri e paaftë dhe krenare

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, dështimet që janë duke i bërë në shumë fusha po i përkthejnë si suksese rekorde, raporton Ekonomia Online.

    Për këtë ai ka thënë se kanë vendosur ta quajnë “Qeveri e paaftë dhe krenare me të”.

    Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacioni, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.

    “Dështimet për te cilat po flasim e kanë burimin e kësaj qeverie, me rëndësi është që të njëjta po vinë me faturë të shtrenjtë e që po paguhen nga qytetarët e vendit. E thash që kryeministri vazhdon ti paraqes si rekorde dështimet si Inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshu nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”, deklaroi ai.

    Tutje ai tha se 100 euro të vitit 2020, sot kanë vlerën e 81,65 euro.

    Dështime të radhës, Rukiqi i renditi deficitin tregtar me rritje prej 56.5% e Pastaj eksportin me 101 euro më pak se vitin e kaluar.

  • Bankat raportojnë afër tre mijë euro të falsifikuara

    Bankat raportojnë afër tre mijë euro të falsifikuara

    Një zyrtare e bankës në Lipjan ka raportuar në polici se një person ka dorëzuar 343 euro monedha metalike, të cilat dyshohet se nuk janë origjinale.

    Njëjtë ka vepruar edhe një zyrtar i bankës në Prishtinë, ka raportuar në polici se një mashkull i ka deponuar në bankë 2 mijë e 660 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

    Në të dyja rastet janë sekuestruar paratë, ndërsa është informuar edhe prokurori, njofton policia në raportin 24-orësh të policisë.

    Të dy ngjarjet kanë ndodhur të martën e kësaj jave, ndërsa rastet u cilësuan “Falsifikim i parasë”.

  • “Sot ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit”, Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

    “Sot ditë e rëndësishme për të ardhmen e qytetit”, Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e kryeqytetit. Ai ka njoftuar se gjatë gjithë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh për Prishtinën.

    “Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Ai ka theksuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

  • Çfarë është një kujtim i rremë?

    Çfarë është një kujtim i rremë?

    Kujtimi është një proces shumë i rëndësishëm i trurit që na lejon të ruajmë, rivendosim dhe kujtojmë eksperiencat dhe informacionin e mëparshëm.

    Megjithatë, truri ynë nuk është një sistem perfekt i ruajtjes së informacionit. Njëkohësisht me kujtimet e vërteta, gjithashtu mund të përjetojmë kujtime të rreme ose të ndryshuara.

    Një kujtim i rremë është një kujtim që nuk i përkon të vërtetës së ngjarjes apo përmbajtjes që përjetuam në të vërtetë.

    Psikologët kanë zbuluar se kujtimi ynë është i ndikuar nga shumë faktorë, përfshirë ndikimin e informacionit të jashtëm, ndryshimet natyrore në kujtesën tonë dhe ndikimin e emocioneve që kemi në kohëzgjatjen e ngjarjes.

    Dr. Elizabeth Loftus, një psikologe e shquar dhe pionierja e studimit të kujtimeve të rreme, ka vënë re dhe dokumentuar se kujtimet tona janë shumë më të ndryshme dhe më të ndjeshme sesa ne mund t’i besojmë. Ajo ka realizuar shumë eksperimente që tregojnë se kujtimi ynë mund të ndryshojë dhe të deformohet nga informacioni i jashtëm që marrim pas një ngjarjeje.

    Sipas Dr. Loftus, kujtimi nuk është si një video që ruhet në tru dhe përcillet në mënyrë identike, por më shumë si një skenar që ne krijojmë në mënyrë aktive.
    Trauma gjithashtu mund të shkaktojë ndryshime në funksionimin e trurit dhe të shkaktojë kujtime të ndryshuara, ose të deformuara.

    Një studim i publikuar në “Journal of Experimental Psychology” vuri në dukje se traumat emocionale mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në zakonet e ruajtjes së kujtimeve të një personi. Ky studim zbuloi se ndryshimet e mëdha në sistemin e kujtesës ndodhin pas përplasjes emocionale.

    Një studim i kryer nga Dr. Richard McNally, profesor i psikologjisë në Universitetin Harvard, vuri në dukje se përjetimi i një traumeje, si p.sh. një aksident automobilistik, mund të ndryshojë mënyrën se si një person i kujton ngjarjen.

    Në këtë studim, pjesëmarrësit që kishin përjetuar aksidentin kishin kujtime të ndryshme dhe krejtësisht të reja për ngjarjen në krahasim me të tjerët që nuk kishin përjetuar aksidentin.

    Megjithatë, e rëndësishme eshte se ndonjëherë ngjarjet traumatike mund të shoqërohen edhe me harresë të plotë ose të pjesshëm.

    Në disa raste, truri ynë mund të bëjë një mekanizëm vetëmmbrojtës, që synon të mbrojë individin nga dhimbja e mbrapshtë e kujtimit të ngjarjeve traumatike.

    Eksperimente të ndryshme kanë zbuluar se truri ynë është i prirë të ndryshojë dhe të deformojë kujtesën në përputhje me informacionin që marrim pas ngjarjes./atvlive.tv/

  • Dakota Johnson korrigjoi lajmet se ajo pëlqen të flejë 14 orë

    Dakota Johnson korrigjoi lajmet se ajo pëlqen të flejë 14 orë

    E ftuar në ‘’The Tonight Show” me Jimmy Fallon’’, aktorja Dakota Johnson korrigjoi lajmin e para një viti që raportohej se ajo pëlqen të flejë 14 orë.

    ‘’Nuk e thash fare ashtu’’, Thashë se mund të fle lehtë 14 orë. Por nuk më pëlqen ta kërkoj-tha Dakota .

    Tutje tha se ka dashur të shprehet se nuk merr ndonjë medikament për gjumë dhe se nuk vuan nga pagjumësia.

    Aktorja tha se gjumi është ‘përparësia e saj numër një’ dhe meditimi për të menaxhuar ankthin.

    Ajo tha: ‘Unë nuk kam një kohë të rregullt të zgjimit. Varet nga ajo që po ndodh në jetën time. Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam një ditë pushim të hënën, atëherë do të fle sa të mundem. Gjumi është prioriteti im numër një në jetë’’.

    Mes tjerash ajo shpjegoi se si ai lajm pati aq vëmendje të madhe sa njerëzit kishin shkruajtur komente si : Nuk e dija që është një dembele aq e madhe.

    Për këtë, ajo tha se tani ishte momenti që të përmirësoj lajmet që keqinterpretuan deklaratën e saj./atvlive.tv/

  • Hollywood mund të përballet me tjetër grevë, kësaj radhe nga muzikantët

    Hollywood mund të përballet me tjetër grevë, kësaj radhe nga muzikantët

    Federata Amerikane e Muzikantëve (FAM), organizata e cila përfaqëson muzikantët në industrinë e argëtimit, ka filluar bisedimet për kontratat me Alliance of Motion Picture and Television Producers, organizatën që përfaqëson rreth 350 kanale televizive amerikane dhe kompani të prodhimit të filmave.

    Muzikantët kanë prezantuar kërkesa të ngjashme me aktorët dhe skenaristët në grevën e tyre më parë.

    Ata synojnë të sigurohen nga përdorimi i inteligjencës artificiale (IA), të kenë sigurime shëndetësore më të mira, kushte të punës më të mira dhe një pagesë të drejtë për punën e tyre që transmetohet.

    Vitin e kaluar, aktorët dhe skenaristët ishin të përfshirë në një grevë për të siguruar paga më të mira dhe për të luftuar kundër përdorimit të inteligjencës artificiale./atvlive.tv/