ATV

Author: G.O.

  • Memli Krasniqi takon shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët gjerman, francez e italian – PDK do të luajë rol konstruktiv

    Memli Krasniqi takon shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët gjerman, francez e italian – PDK do të luajë rol konstruktiv

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

    “Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar kreu i PDK-së.

  • Ministri Vitia premton investime 7 milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor

    Ministri Vitia premton investime 7 milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor.

    Vitia tha se studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë, ku pjesa e parë është viti 2024 e që janë këto 7 milionë euro.

    “Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, tha Vitia.

    Më tej, ai tha se si projekt, Sistemi Informativ Shëndetësor kushton shumë më shumë, bile sipas tij, në fazën finale, nga viti 2027 deri në vitin 2031, parashihet të ketë edhe potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale.

    Ai foli edhe për procedurën e furnizimit me barna, ku tha se për shkak të mosmarrjes pjesë të kompanive në disa tenderë furnizimi është shtyrë, por që në fund të janarit e në fillim të shkurtit të ketë me dhjetëra procedura për të gjitha barnat e munguara në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Vitia tregoi edhe kohën se kur pritet që pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret edhe diagnostikimin edhe për menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera të vijë në Kosovë.

    “Pet Scan-i vjen në shkurt. Më vjen që s’mund ta them datën e saktë njëherë. Por ajo që mund ta them është që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda hapësirave të QKUK-së”.

    “Është trajnimi duke vazhduar, pavarësisht se një pjesë e mjekëve kanë qenë të trajnuar më herët, por edhe pas ardhjes së Pet Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam i lumtur sepse e bën Kosovën, vendin e parë në Ballkanin Perëndimor në sistemin publik që ka Pet Scan”.

  • Furnizimi me barna, Vitia: Është rritur buxheti për 10%, pasi kompanitë farmaceutike s’kanë marrë pjesë

    Furnizimi me barna, Vitia: Është rritur buxheti për 10%, pasi kompanitë farmaceutike s’kanë marrë pjesë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë pasur problem me kompanitë farmaceutike për furnizimin me barna.

    Vitia, ka sqaruar se asnjë kompani s’ka marrë pjesë në procesin tenderik të 2023-ës, i hapur në muajin qershor kjo për shkak të shumës së vogël që ishte ofruar.

    “Nga muaji qershor-korrik mund të gaboj me pak javë ndoshta, kanë dalur shumë procedura tenderike për sigurimin e të gjitha barnave që i siguron ministria e Shëndetësisë, për kujdesin parësor shëndetësore”.

    “Fatkeqësisht për arsye të ndryshme, s’ka marrë pjesë asnjë kompani dhe procesi është dashur të përsëritet disa herë. Në muajin shtator, është bërë një plan brenda ministrisë së Shëndetësisë, se për shkak të kostos së ulët të disa produkteve të mblidhen në një llot më shumë produkte në mënyrë që të bëhet më atraktive për kompanitë dhe që të kenë arsye të marrin pjesë në këto llote dhe në këtë tender”, ka sqaruar ai.

    Ndërsa, ka shtuar se as ky proces s’ka pasur sukses.

    “Fatkeqësisht as ajo nuk u zbatua deri në fund. Pas disa diskutimeve që kemi pasur me ekspertët farmaceutik, ka ardhur përfundimi që shuma që ka qenë e parashikuar për blerjen e këtyre barnave nuk ka qenë e mjaftueshme, sepse brenda ministrisë së Shëndetësisë para çdo tenderi janë disa mekanizma kontrollues, disa filtra në mënyrë që kompanitë të mos abuzojnë me çmime”.

    Për këtë arsye, sipas ministrit më vonë është marrë vendim që shuma të rritet për furnizimin me barna.

    “Këta ekspertë kanë ardhur në përfundim që shuma e alokuar nuk është e mjaftueshme për blerjen e këtyre preparateve, për arsye se kompanitë nuk marrin pjesë, ashtu siç nuk kanë marrë pjesë kjo shumë është rritur për 10%, në gjithë vlerën e kësaj shume për këto produkte dhe tani që po flasim në fillim të janarit, në fund të janarit, në mes të shkurtit, por edhe në fund të shkurtit do të ketë me dhjetra procedura për të gjitha ato barna që kanë munguar në ministri”.

    Që nga paslufta në Kosovë, asnjëherë spitalet publike nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind.

    Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.

  • Aliu: Këtë vit do të fillojmë vazhdimin e autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë

    Aliu: Këtë vit do të fillojmë vazhdimin e autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se këtë vit do të nisë vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë.

    Aliu tha se kjo do të bëhet pikë e rëndësishme tranziti edhe për mallrat por edhe për qytetarët të cilët sipas tij, nga Durrësi do të mund të arrijnë në Bujanovc.

    “Do të fillojë këtë vit vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë. Pra nga Gjilani nga Bresalci deri në Dheun e Bardhë do të fillojmë autostradën e cila qytetarët e Kosovës, e po ashtu ata të rajonit e në veçanti qytetarët e Shqipërisë do të mund t’i lidhë me korridorin 10 përmes Prishtinës. Respektivisht përmes lidhjes së dy autostradave drejtë Bujanovcit dhe me këtë rast edhe shqiptarët në komunën e Bujanocit do të mund të bëhen pikë e rëndësishme e tranzitit, edhe të mallrave edhe të qytetarëve të cilët që nga Durrësi, sidomos pas aprovimit tash nga Bashkimi Evropian të lidhjes së dy autostradave nga Qafa e Dulës deri në Banullë në mënyrë të pashkëputshme deri në autostradë do të mund të arrijnë në Bujanoc”, tha Aliu.

  • Voziti nën ndikim të alkoolit, 27-vjeçari gjobitet me 200 euro dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

    Voziti nën ndikim të alkoolit, 27-vjeçari gjobitet me 200 euro dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

    Policia e Kosovës, njoftoi se është se sot rreth orës 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, një 27-vjeçar është gjobitur pasi ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.

    ” Policia e Kosovës, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test ka rezultuar me 0.80% promil”, thuhet në raportin policor.

    Tutje, Policia njoftoi se në lidhje me këtë shoferit me inicialet R.K. (27) iu është shqiptuar një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

     

  • Rita Ora mahnit me dukjen, e veshur me një kostum të zi derisa shijon Javën e Modës ‘Haute Couture’ në Paris

    Rita Ora mahnit me dukjen, e veshur me një kostum të zi derisa shijon Javën e Modës ‘Haute Couture’ në Paris

    Rita Ora dukej elegante si gjithmonë ndërsa doli nga hoteli “Mandarin Oriental” në Paris për të shijuar Javën e Modës “Haute Couture” të martën.

    Këngëtarja, 33 vjeçe, dukej shumë stil në të zeza ndërsa veshi një xhaketë të zezë dhe një palë pantallona që përputheshin, shkruan DailyMail.

    Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur gjithashtu një reçipetë me ngjyrë kafe dhe i shtoi lartësi figurës së saj me një palë taka të larta.

    Me flokët e saj të verdha dhe të lira mbi supet, Rita e bëri edhe më të bukur pamjen e saj me një kokore të zezë të vendosur në kokë për t’i mbledhur flokët e saj.

    Java e kaluar, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban dhe ndau një klip të shkurtër, e cila ishte si një ‘trailer’ i klipit të saj të ri në ardhje.

    Ajo ka ripërpunuar këngën e saj “Shape Of Me”, e cila është një dedikim për nënën e saj, dhe të gjitha gratë në përgjithësi.

    Kënga është pjesë e albumit të saj të tretë, “You and I”, të cilin ajo publikoi në korrik të vitit 2023. /Telegrafi/

  • Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE

    Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE.

    Tahiri ka folur edhe për arsyet pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni.

    “Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni”, ka thënë Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE!

    Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni.

    Gjatë kësaj vizite, diskutova në Komitetin për Çeshtje Politike dhe Demokraci, ku theosova se rrugëtimi i ndërtimit institucional të Kosovës dhe procesi i shtet-ndërtimit është unik, në vijë të plotë me standardet ndërkombetare dhe modern pasi që sistemi politik dhe qeverisës është ndërtuat nga fillim shekulli XXI.

    Në Komitetin nga i cili vjen edhe raportuesja për pergatitjen e raportit statutor për aplikimin e Kosovës per anetaresim në KiE, theksova se pavarësia jonë është e pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga jonë e integrimit euroatlantik. Theksin e vura edhe te nevoja që qytetarët e Kosovës të kanë qasje tek instrumentet e këtij institucioni, sidomos rreth çështjes së të drejtave të njeriut.

  • Kosova dhe Serbia do të vlerësohen individualisht nga Fondi i BE-së për rritje ekonomike

    Kosova dhe Serbia do të vlerësohen individualisht nga Fondi i BE-së për rritje ekonomike

    Fondet e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato.

    Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet.

    Ai ka thënë se pagesat nga Plani për rritje ekonomike do të kryhen vetëm pasi të ketë dëshmi se janë ndërmarrë reformat e nevojshme. Nga gjashtë vendet e rajonit kërkohet që të kenë plan të veprimit për reforma, dhe përmbushja e tyre do të vlerësohet dy herë në vit.

    Duke folur për kushtet, ai ka përmendur sidomos sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e vlerave demokratike.

    Koopman ka thënë se Kosova dhe Serbia do të kenë kushte specifike e ato lidhen me raportet mes tyre.

    “Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma”.

    Sipas Komisionit Evropian, gjysma e mjeteve nga Plani për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të shkojnë në kuadër të kornizës për investime, sepse mjetet ekzistuese që janë në dispozicion, nuk janë të mjaftueshme për t’i kryer investimet e duhura.

    Pjesa tjetër do të shkojë direkt në buxhetin e vendeve, për të financuar disa nga reformat e nevojshme.

    Koopman ka treguar se modeli do të jetë i thjeshtëzuar, për t’iu përshtatur Ballkanit Perëndimor, por duke respektuar edhe rregullat e BE-së.

    Komisioni Evropian beson se ky plan – nga i cili do të ndahen mjete specifike për secilin vend – do të ndryshojë shumë rajonin e Ballkanit dhe do të jetë gjenerator për rritje të konsiderueshme ekonomike.

    “Pa rritje të konsiderueshme ekonomike, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të avancojë në arritjen e qëllimeve për integrim në BE“, ka thënë ky zyrtar i BE-së.

    Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian ka sqaruar se një pjesë e mjeteve financiare do t’iu jepen vendeve të rajonit si asistencë pa kthim dhe një pjesë do të jetë në formën e kredive të favorshme.

    Ai ka thënë se këto kredi janë të domosdoshme, pasi vendet e rajonit nuk kanë mundësi që në tregun ndërkombëtar të sigurojnë kredi me kushte të favorshme.

    Disa deputetë kanë kërkuar që nga këto mjete të përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizatat joqeveritare e jo që ato të përdoren për forcimin e strukturave politike

    Mes tjerash, është kërkuar që fondet të orientohen drejt adresimit të sfidave demografike dhe largimit të të rinjve./REL/

  • Hajnat thyejnë një xhami në Lipjan, vjedhin arkën me paratë për bamirësi

    Hajnat thyejnë një xhami në Lipjan, vjedhin arkën me paratë për bamirësi

    Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale.

    Një rast i tillë ka ndodhur në Lipjan, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhaminë e fshatit Gumnasellë.

    Gazeta Sinjali mëson se përgjegjësi i xhamisë ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se hajnat kanë thyer kasafortën e cila ishte e dedikuar për mbledhjen e parave për qëllime bamirësie.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarit.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

  • Miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës iu mundësohet të blejnë prona në Kosovë

    Miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës iu mundësohet të blejnë prona në Kosovë

    Të mërkurën u miratua plotësim-ndryshimi i Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

    Përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës iu mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë.

    “Jemi zotuar se do të mbështesin bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe që do ta avancojmë pozicionin e tyre juridik. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë pra personat fizikë dhe juridikë nga ajo tretë, do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë sipas kushteve të parapara me ligj duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, tha Kurti.

    Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ligji aktual për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë përcakton se fitimi i të drejtës pronësore të shtetasve të huaj bëhet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.

    “Por, duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë, qytetarëve shqiptarë në Luginë me dispozitat e ligjit që është në fuqi iu bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra e kanë të pamundur që të blejnë prona në Kosovë. Prandaj, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, përmes së cilit ndryshim qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit”, u shpreh Haxhiu.