ATV

Author: G.O.

  • Sulmi i djeshëm në Stamboll, arrestohen 40 persona

    Sulmi i djeshëm në Stamboll, arrestohen 40 persona

    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në lidhje me sulmin e djeshëm terrorist në Stamboll, tha se policia e Stambollit ka bastisur 25 adresa dhe se deri më tani janë arrestuar 40 persona.

    Një sulm terrorist ka ndodhur dje para Pallatit të Drejtësisë në Stamboll, ku një shtetas ka humbur jetën dhe gjashtë persona janë plagosur, mes tyre tre policë. Dy terroristë u neutralizuan.

    Yerlikaya dha detaje të arrestimit të personave që kishin lidhje me terroristët pas sulmit të djeshëm.

    “Menjëherë pas kësaj tentative të tmerrshme, policia e Stambollit ka kryer bastisje në 25 adresa dhe deri më tani janë ndaluar 40 persona dhe operacionet vazhdojnë”, tha Yerlikaya.

    Autorët e sulmit në postbllokun e policisë përpara gjykatës ishin anëtarë të grupit terrorist DHKP-C, tha më herët ministri Yerlikaya, raporton Anadolu Agency.

  • Të enjten dy seanca, PDK-ja kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit dhe për Gani Jakupin

    Të enjten dy seanca, PDK-ja kërkon komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Deharit dhe për Gani Jakupin

    Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë nesër dy seanca, njëra vazhdim e tjetra seancë plenare. E para ka të bëjë me Propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

    Ndërsa pas përfundimit të kësaj seance, nga ora 10:00, do të fillojë seance e re plenare. Në rend dite janë themelimet e dy Komisioneve Hetimore, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

    E para ka të bëjë me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti dhe niveli i menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Gjithashtu, në këtë seancë do të tentohet të votohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Pikat e rendit të ditës:

    Vazhdimi i Seancës së jashtëzakonshme

    Rendi i ditës

    I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 18 janar 2024: 1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.Vendi: Kuvendi Kosovës Koha: 09:45Seanca plenareRendi i ditës1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    8. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
    9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
    11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
    12. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
    13. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizimet e tilla,
    15. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    16. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, dhe për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar,
    17. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
    18. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
    19. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
    20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    22. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
    23. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,
    25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,
    26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    27. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
    28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,
    29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,
    31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
    32. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,
    33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
    35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,
    36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
    37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,
    38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,
    39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,
    40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
    41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,
    42. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
    43. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    44. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,
    45. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,
    46. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,
    47. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,
    48. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,
    49. Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
    50. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.

  • Katër burra rrihen mes vete në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje

    Katër burra rrihen mes vete në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje

    Katër burra janë rrahur mes vete mbrëmë, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës.

    Policia bën me dije se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje ndërmjet vete.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Një person dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

    Një person dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

    Një person nga Dragashi është dërguar mbrëmë pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës.

    Siç thuhet në raportin policor, viktima është i gjinisë mashkullore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar, për obduksion.

    Tutje, Policia bëri të ditur se rasti është në hetime.

  • Katër vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha

    Katër vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha

    Sot mbushen katër vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmije Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.

    E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare.

    Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm.

    Përveç këngëtare ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

    Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”.

    Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes: Erdha në Ballkan sepse jam i shqetësuar me situatën në Kosovë e Bosnjë

    Ministri gjerman i Mbrojtjes: Erdha në Ballkan sepse jam i shqetësuar me situatën në Kosovë e Bosnjë

    Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit.

    Në një intervistë për “Blic” në Serbi, ai tha se është i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

    “Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është e qetë. Megjithatë, pikërisht në Kosovë (ajo) është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve”.

    “Prandaj, së bashku me partnerët tanë, ne monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në gjendje të reagojmë shpejt, gjë që e dëshmuam në fund të vitit të kaluar”, deklaroi Pistorius.

    Duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ministri gjerman tha se “situata në rajon mbetet komplekse dhe ndonjëherë e tensionuar për shkak të konflikteve të ndryshme, të rrënjosura thellë dhe pjesërisht historike”.

    “Marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen ngadalë. Dialogu për normalizimin nën patronazhin e BE-së vazhdon të japë impulse të reja, por, për fat të keq, nuk arrin një përparim të qëndrueshëm. Progresi shpesh bllokohet nga mosbesimi i thellë. Nga njëra anë, kjo është e kuptueshme, sepse jo të gjitha plagët e së kaluarës janë shëruar ende. Nga ana tjetër, përparimi nuk mund të arrihet pa afrim dhe besim të ndërsjellë. Për mendimin tim, normalizimi i marrëdhënieve është hapi i parë drejt një të ardhmeje pozitive. Si në çdo konflikt, nuk ka kurrë vetëm një palë për të fajësuar. Të dyja palët duhet të rishqyrtojnë pozicionet e tyre të çimentuara më parë. Ua bëj të qartë të gjithëve me të cilët flas gjatë udhëtimit tim se provokimet nuk janë kurrë të dobishme. Bëhet fjalë që të gjitha palët të bëjnë një hap përpara dhe të dërgojnë shenja të dukshme gatishmërie për kompromis”, u shpreh ministri i Gjermanisë.

    Për çështjen e ndalimit të dinarit si valutë për transaksione në Kosovë, Pistorius tha se në këtë pikë kemi të bëjmë me përplasje të dy këndvështrimeve.

    “Nga njëra anë, rregullorja paraqet zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, dhe nga ana tjetër, Kushtetuta e Serbisë parasheh dinarin si mjetin e vetëm të pagesës. Për mua është e qartë se pjesa serbe e popullsisë, veçanërisht në veri të Kosovës, ende varet nga përdorimi i dinarit serb. Ndryshimi kërkon kohë. Dhe kjo kohë duhet t’i jepet vetes, për të arritur një zgjidhje përmes dialogut. Mendoj se edhe ky konflikt duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut të paqes të udhëhequr nga BE-ja. Deri atëherë duhet shmangur përshkallëzimi për shkak të veprimeve të nxituara”, tha ministri gjerman në këtë intervistë.

    Në lidhje me shtimin e numrit të ushtarëve gjermanë në KFOR, ai tha se vendi i tij nga prilli i këtij viti, do të dërgojë forca shtesë në madhësi të kompanisë dhe forca të nevojshme mbështetëse në Kosovë.

    “Kjo rrit ndjeshëm kontingjentin tonë nga rreth 70 ushtarë aktualisht në rreth 250. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se ushtria mund të kontribuojë në zgjidhjen, por nuk mund ta arrijë e vetme. Ne duhet të kemi sukses në stabilizimin e situatës në afat të gjatë përmes një qasjeje të integruar të sigurisë. Këtë e bëj të qartë edhe në bisedat e mia gjatë këtij udhëtimi”, tha ai.

  • Qalaj: Vendimet e pakoordinuara, sjellin shqetësim te ndërkombëtarët – Aleatët janë të zhgënjyer nga Kurti

    Qalaj: Vendimet e pakoordinuara, sjellin shqetësim te ndërkombëtarët – Aleatët janë të zhgënjyer nga Kurti

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i sheh shqetësuese reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në vend. Ai për Ekonomia Online thotë se i druhet shtimit të masave nga Bashkimi Evropian.

    Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, mbyllja e zyrave në Pejë e Dragash, janë disa nga vendimet që sipas ndërkombëtarëve janë marrë nga institucionet kosovare pa koordinim.

    “Është fakt që gjatë këtyre ditëve, e sidomos gjatë vikendit se ka pasur reagime të shumta nga partnerët ndërkombëtar e evropian, mirëpo edhe nga ambasadori amerikan të cilët kanë qenë të shqetësuar me veprimet e qeverisë së Kosovës, sidomos me çështjet konkrete, si mbyllja e zyrës në Pejë e Dragash, çështjen e  dinarit si dhe çështjen e qendrës afër stacionit policor”, thotë Qalaj për EO.

    Ai deklaroi se gjatë këtyre reagimeve është përdorur një gjuhë e ashpër që mund të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

    “Unë mund të them se Kosova është dëmtuar mjaftë shumë deri më tani, dihet se 300 milionë euro janë vlera monetare në Kosovë dhe çdo masë tjetër do e dëmtoj edhe më shumë, aleatët janë të zhgënjyer nga politika e udhëhequr nga zotëri Kurti”, thotë tutje Qalaj.

    Qalaj i druhet edhe vendosjes së masave tjera si pasojë e këtyre vendimeve. Thotë se Kosova do të dëmtohej shumë.

    “Masa shtesë edhe mund të ketë, e që do kishte pasoja shumë të mëdha, mirëpo shpresoj që Kosova të filloj koordinimet me aleatët ndërkombëtar në mënyrë që t’u ikë masave tjera që do e dëmtonin Kosovën”, u shpreh ai.

  • AAK-ja sot dorëzon tek Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale

    AAK-ja sot dorëzon tek Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë të mërkurën tek Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale.

    Deputeti nga kjo parti, Shemsedin Dreshaj, të mërkurën dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

    Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, te hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit, ka njoftuar kjo parti.

  • Rusia kryen sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase

    Rusia kryen sulme të reja raketore në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase

    Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, njoftuan zyrtarët ukrainas.

    Disa pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e sulmeve, thanë zyrtarët.

    Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari në muajin shkurt. Mbrojtja ajrore u angazhua për t’i shkatërruar raketat ruse, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitscho, në Telegram.

    Së paku dy njerëz u plagosën në qarkun e Dniprovskit, i cili shtrihet përgjatë lumit Dnjepër, shtoi Klitschko.

    Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruar në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse nëpër vend.

    Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 7 të mëngjesit në Kiev.

    “U frikësova kur u lëshuan sirenat, dhe ne erdhëm këtu me vrap”, tha për Reuters Tetyana, një 49-vjeçare që po strehohej në qendër të Kievit.

    “Shpresoj se ata do t’i rrëzojnë të gjitha [raketat]. Lutem për mbrojtjen tonë”, shtoi ajo, derisa i përqafonte mbesën e vet dyvjeçare dhe një qen të vogël.

    Shkalla e ndikimit të këtyre sulmeve nuk u bë e ditur menjëherë.

    Kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, DTEK, tha se qarku i Dniprovskit mbeti pa energji elektrike pjesërisht. Klitschko tha se rënia e copëzave të raketave të rrëzuara ruse i dëmtoi disa linja të energjisë elektrike.

    Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, tha se raketat ruse e goditën infrastrukturën joresidenciale në qytetin e Harkivit, administratën qendrore të këtij rajoni./REL/

  • Rëndësia e lëngut të karotës në shëndetin e njeriut

    Rëndësia e lëngut të karotës në shëndetin e njeriut

    Lëngu i karotës njihet tashmë prej 400 vitesh, por popullaritet të veçantë ka fituar vetëm në shekullin njëzet. Po përse ka ndodhur kjo? Kësaj pyetjeje i përgjigjet studimi që e transmeton ‘Koha Jonë’.

    Lëngu i karotës për shëndetin tuaj:

    • Është zbuluar qe ai pastron mëlçinë. Lëngu i karotes pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Organizmi pastrohet aq intensivisht nga ndotjet që janë nxjerrë jo vetëm me anë të jashtëqitjes dhe urinës por edhe nga poret e lëkurës. Këto ndotje të shkrira përmbajnë pigmentin e verdhë ose portokalli, prandaj lëkura nganjëherë zverdhet. Kjo vetëm dëshmon rreth një proçes tepër intensiv të mëlçive.

    • shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet (tumore) të reja.

    • shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Fakti, që lëngu i karotës shëron ulcera dhe tumore, është zbulimi i shekullit 20. Në fakt, është hipotezë që një prej shkaqeve kryesore të formimit të ulçerëve dhe tumoreve është ngarkesa e vazhdueshme të sistemit nervor, sidomos gjatë fëmijërisë. Prandaj mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të fillojmë me sqarimin e shkaqeve, të cilat kanë stimuluar acarimin e sistemit nervor (urrejtja, frika, zilia etj.)

    • stabilizon tretjen dhe metabolizmin,

    • ndihmon të shërohesh nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës – p.sh. në rastin e pranisë së shume forunkujve (puçrrave në lëkurë), pezmatimin të lëkurës etj.,

    • nxjerrë jashtë gurët e tëmthi,

    • pastron gjakun,

    • forcon zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut

    • forcon organizmin, sidomos në rastin e ftohjes. Nëse keni rrufë, pikoni ne hundë lëng karote 3-4 herë në ditë.

    • Lëngu i karotës ndihmon në raste e lodhjes,

    • shton oreksin,

    • Forcon dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve,

    • përmirëson shikimin,

    • Të çliron nga stresi, këshillohet në rastet e depresionit,

    • Përdoret edhe për të shëruar shterpësinë (papjellori)

    Çfarë përmban?

    • Vitamina PP, B2, B6, C dhe E.

    • Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fort të imunitetit. Ai e forcon membranat mukoze në të gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e viruseve dhe e baktereve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe aktivizohet vetëm nga karotina.

    • Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezën e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshillueshëm për fëmijët e prapambetur në aspektin fizik dhe mendor.

    • Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvendësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qelizat nga proceset e liga.

    Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër.

    Përdorimi:

    • Sipas shëndetit individual të personit, ai mund të përdor lëngun e karotës nga 0,5 deri në 3-4 litra në ditë.

    • Vini re! Nëse pini për ditë gjysmë litër lëng karote, organizmi juaj do të marrë një sasi të mjaftueshme të kalciumit. Nuk këshillohet të teproni me lëngun e karotës, sepse në rastin e mbidozimit të karotinës zverdhet lëkura.

    • Duke mjekuar veten me lëng karote, duhet të përjashtoni plotësisht nga menynë tuaj produkte që përmbajnë sheqer, niseshte dhe çdo lloj millesh.

    • Mbani mënd, që lëngu i karotës duhet të jetë i pastruar plotësisht nga pjesëzat e thata, çfarë është e mundur vetëm duke përdorur shtrydhësen elektrike.