ATV

Author: G.O.

  • Ekzekutori tregon si e planifikuan vrasjen e babait: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë

    Ekzekutori tregon si e planifikuan vrasjen e babait: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë

    Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 49 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

    KlanNews ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

    Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

    “Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm. E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek. Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.”, tha ai.

    Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

    Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

  • Policia konfiskon substanca narkotike në Burgun e Dubravës

    Policia konfiskon substanca narkotike në Burgun e Dubravës

    Substanca narkotike janë konfiskuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese Dubravë.

    Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të hapësirave brenda Qendrës Korrektuese.

    Në rastin e parë, më 12 shkurt janë gjetur 3 gramë marihuanë e ndarë në katër copa letre.

    “Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

    Kurse, më datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar 4 gramë marihuanë.

    “Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

    Ndërkaq, më 22 shkurt është gjetur 15 gramë marihuanë.

    “Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit rastet vazhdojnë të hetohen tutje nga anti-droga e Pejës.

  • Xhiro e re e Superligës në futboll nis sot me dy ndeshje, përballjet në Suharekë e Malishevë

    Xhiro e re e Superligës në futboll nis sot me dy ndeshje, përballjet në Suharekë e Malishevë

    Xhiro e 22-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje në program.

    Ballkani do të jetë nikoqir i skuadrës së SC Gjilanit.

    Lideri do të kërkojë t’i rikthehet fitoreve pas humbjes në mesjavë të pësuar nga Drita.

    ‘Portokallinjtë’ vazhdojnë të qëndrojnë lider në tabelë me 44 pikë, por përcjellësi i dytë, Llapi tani iu është afruar në vetëm një pikë, me 43 të mbledhura, e përcjellur nga Drita me 40 pikë.

    Gjilani ndërkohë vjen pas një humbje minimale nga Dukagjini, me skuadrën gjilanase që tashmë ndodhet në një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore (4 barazime, 2 humbje), me të fundit të arritur më 2 dhjetor 4-0 në udhëtim ndaj Lirisë. Skuadra gjilanase ndodhet në pozitën e 8-të me 21 pikë të mbledhura.

    Dueli tjetër që do të zhvillohet sot është ai mes Malishevës dhe Feronikelit.

    Malisheva ndodhet në superformë aktualisht në Superligën e Kosovës, ku ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit, në përjashtim të humbjes 2-1 ndaj Dukagjinit. Pas kësaj forme të mirë, ata ndodhen në pozitën e 4-të me 35 pikë të mbledhura.

    Feronikeli ndërkohë ka fituar dy duelet e fundit, ndaj Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, dhe pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë.

    Të dyja duelet fillojnë nga ora 13:00.

  • Amir Rrahmani feston ditëlindjen, FFK-ja me urim të veçantë për kapitenin

    Amir Rrahmani feston ditëlindjen, FFK-ja me urim të veçantë për kapitenin

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rahmani sot po feston 30-vjetorin e lindjes.

    Një urim të veçantë ia ka kushtuar Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    “Urime ditëlindja e 30 kapiten! Shpresojmë që ky vit të sjellë suksese të mëdha për ju dhe për Kombëtaren e Kosovës. Suksese dhe lumturi në rrugëtimin tuaj”, thuhet në urimin e FFK-së.

    Ndryshe, Rrahmani këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 19 paraqitje në Serie A duke shënuar një gol, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në pozitën e nëntë në renditjen tabelare, me 36 pikë të mbledhura pas 24 xhirosh në Kampionat.

  • Parandalohet kontrabanda me cigare të prodhuara në Serbi me vlerë të tregut rreth 60 mijë euro

    Parandalohet kontrabanda me cigare të prodhuara në Serbi me vlerë të tregut rreth 60 mijë euro

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë shtuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

    Sipas Policisë, sot në fshatin Smirë-Viti, policia ka identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa.

    Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari A. S., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderola të Kosovës.

    “Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro. I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatë.

  • Rreth 300 milionë euro të bllokuara nga masat e BE-së, po ndikojnë edhe te investitorët

    Rreth 300 milionë euro të bllokuara nga masat e BE-së, po ndikojnë edhe te investitorët

    Sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë dëmtuar vendin me rreth 300 milionë euro, derisa kjo shifër mund të rritet, pasi janë mbi tetë muaj nga vendosja e tyre. Kështu vlerësojnë disa njohës të ekonomisë, të cilët i bëjnë thirrje BE-së, t’i heqin ato.

    Të njëjtit vlerësojnë se nga këto masa, Kosova është duke humbur investitorë të huaj, pasi hezitojnë të investojnë në një vend që është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa thonë se është esenciale që të gjendet një zgjidhje para se BE të futet në ciklin e vet zgjedhor, pasi do të rrezikonte që këto masa të zgjasin me muaj të tërë. Megjithatë, kritikojnë edhe reformat e dobëta nga ana e qeverisë në ekonominë e vendit.

    Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Lulzim Rafuna thotë se nga sanksionet e BE-së, janë rreth 300 milionë euro, projekte të bllokuara.

    Rafuna derisa bënë thirrje institucioneve të BE-së që këto masa të hiqen, kërkon edhe nga institucionet e vendit që t’i plotësojnë kushtet, dhe të jenë në koordinim me BE-në, në mënyrë që Kosova mos të jetë e sanksionuar.

    Ai thotë se projektet kanë qenë të dedikuara në shpenzime ose investime kapitale që do të ndikonin drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe ngritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.

    “Kërkesa jonë është edhe për institucionet e BE-së, që të largohen sa më shumë këto masa, ndërsa kërkesa tjetër shkon për institucionet e vendit tonë që t’i plotësojnë kushtet në mënyrë që sa më të shpejtë këto masa të padrejta të na hiqen, dhe Kosova si çdo vend tjetër ta gëzojë të drejtën që të marrë pjesë në të gjitha forumet, gjitha fondet, iniciativat pa qenë e detyruar që mos të marrë pjesë si rezultat i këtyre masave. Masat padyshim që e dëmtojnë ekonominë e vendit në dy drejtime, në atë material për arsyeje se deri më sot kemi përafërsisht rreth 300 milionë euro, projekte të cilat janë bllokuar, konkretisht janë 292 milionë projekte, të cilat janë të bllokuara, mirëpo kjo shumë e këtyre projekteve do të shkojë duke u rritur në muajt në vazhdim, për arsyeje se kanë qenë projekte të parapara të implementohen dhe nuk do të mund të implementohen si rezultat i masave ndëshkuese. Këto projekte kanë qenë të dedikuara në shpenzime ose investime kapitale, që do të ndikonin drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe ngritje të mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës”, thotë Rafuna.

    Rafuna vlerëson se BE duhet të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, për agresionin që bëri në Banjskë gjatë vitit të kaluar.

    Ai rithekson se ka grante të cilat Kosova nuk ka mundësi t’i marrë më, siç është Fond për digjitalizimin, ku sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor morën hisen e vet, ndërsa vendi ynë ishte i përjashtuar pikërisht për shkak të masave që i kishim.

    Se këto masa janë duke e dëmtuar ekonominë e vendit e thotë edhe drejtori ekzekutiv i Institutit Riinevst, Alban Hashani.

    Hashani derisa thotë se masat e vendosura nga BE, janë të padrejta, shton se vendi është duke humbur edhe shumë investitorë të huaj.

    “Masat e BE-së kundër Kosovës vlerësoj se janë të padrejta duke pas parasysh gjithë konstilacionin dhe rrethanat që janë krijuar. Megjithatë, BE i ka arsyet e veta për vendosjen e tyre dhe në anën tjetër të njëjta masa krijojnë disa telashe në Kosovë, sepse dërgojnë sinjale jo të mira, jo vetëm tek institucionet e BE-së, por gjithashtu edhe te investitorët, sepse kemi parasysh se një vend i cili përballët me masa të tilla dërgon sinjale jo të mira për investitorët. Fjala e këtyre projekteve është për pjesëmarrjen e Kosovës në programet kornizë të BE-së, e kufizon qasjen në disa lloj financime, qofshin ato që janë të ndërlidhura me fondet e para anëtarësimit, por edhe me fonde të tjera që lidhen me programin e investimeve të Ballkanit Perëndimor, e në të cilin do të mund të kishin qasje jo vetëm sektori publik, por edhe privat”, thotë Hashani.

    Hashani vlerëson se është esenciale që të gjendet një zgjidhje para se BE të futet në ciklin e vet zgjedhor, pasi sipas tij, do të rrezikonte që këto masa të zgjasin me muaj të tërë.

    “Kërkesat e BE-së deklaritavisht janë të qarta. Sipas Qeverisë së Kosovës ato janë përmbushur, megjithatë ende nuk janë zhbllokuar masat. Është esenciale që të gjendet një zgjidhje para se BE të futet në ciklin e vet zgjedhor, sepse do të rrezikonte që këto masa të vazhdoheshin derisa cikli zgjedhor në BE, që do të mund të zgjaste edhe me muaj të tërë. Sipas vlerësimeve të Qeverisë, masat do duhej të largoheshin për shkak se ato kanë qenë të ndërlidhura me de-eskalimin në veri dhe sipas qeverisë këto kushte veçse janë përmbyllur, megjithatë vlerësimi i BE-së, është që këto ende nuk janë përmbyllur, dhe siç duket ka një ndërlidhje të këtyre masave edhe me rrjedhën e procesit të dialogut, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shton Hashani.

    Anën tjetër, njohësi tjetër i ekonomisë, Florin Aliu vlerëson se ekonomia e vendit ka ngecur për shkak reformave jo të mira nga Qeveria, dhe jo për shkak të masave nga ana e BE-së.

    “Zhvillimi nuk varët prej këtyre sanksioneve, varet më shumë prej reformave që merren brenda Qeverisë së Kosovës, reforma që ajo i vendos për ekonominë tonë. Në atë aspekt po shoh ngecje, ndërsa sa i përket sanksioneve, besoj se janë kriteri bazë që e determinon zhvillimin apo një kriter shumë i parëndësishëm në zhvillimin tonë”, thotë Aliu.

    Kujtojmë se këto masa nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës kanë ardhur për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

  • U pa me armë në hapësirat e shkollës, arrestohet i mituri në Prishtinë

    U pa me armë në hapësirat e shkollës, arrestohet i mituri në Prishtinë

    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të mitur në Prishtinë, pas raportimeve se i njëjti është parë në hapësirat e shkollës së mesme me një armë.

    Pas intervistimit, i njëjti është liruar.

    “Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Kanoset një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, arrestohet një e dyshuar

    Kanoset një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, arrestohet një e dyshuar

    Një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale për të Mitur, është kanosur nga një vajzë e cila ishte për vizitë në këtë qendër.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se kjo e fundit është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan 23.02.2024 – 10:00. Viktima femër kosovare, zyrtare e QPS-së për të mitur, ka raportuar se ishte kanosur nga e dyshuara femër kosovare, e cila ishte në vizitë në këtë qendër. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i Policisë.

  • Një dekadë nga themelimi i partisë Nisma Socialdemokrate

    Një dekadë nga themelimi i partisë Nisma Socialdemokrate

    Pikërisht para një dekade është themeluar partia Nisma Socialdemokrate.

    Me rastin e ditëlindjes së 10-të të kësaj partie, sot do të mbahet një aktivitet në Hotel “Emerald” duke filluar nga ora 18:00.

    Ky subjekt politik u themelua nda dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, ku në fillim quhej Nisma për Kosovës.

    Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë ishte zgjedhur, Fatmir Limaj, i cili është kryetar i Nismës.

    Ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, i cili nuk mund të jetë i pranishëm në festën e sotshme, për shkak se ai po përballet me drejtësinë në Hagë.

  • Dy vjet nga pushtimi rus i Ukrainës, katër liderë perëndimorë bëhen bashkë në Kiev

    Dy vjet nga pushtimi rus i Ukrainës, katër liderë perëndimorë bëhen bashkë në Kiev

    Lufta në Ukrainë prej dy vitesh ende nuk është ndaluar duke sjellë një numër të lartë viktima dhe shkatërrime të mëdha për vendin.

    Numrat zyrtar i civilëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 janë shumë larg së vërtetës, sepse deri tani nuk është publikuar asnjë një raport me të dhëna të sakta.

    Gjatë pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet thonë së që nga qershori 2023, kanë qenë në gjendje të numërojnë 10,368 civilë, trupat e të cilëve janë gjetur.

    “Ne vlerësojmë se numri ka të ngjarë të jetë pesë herë më i lartë. Prandaj dyshojmë se mund të kemi rreth 50,000” viktima, deklaronte në atë kohë Oleg Gavris, këshilltari kryesor i shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky.

    Edhe OKB gjithashtu se numri i viktimave të jetë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuara.

    Autoritetet ukrainase vlerësojnë se vetëm rrethimi i Mariupolit (nga shkurti deri në maj 2022), një qytet port i madh në Ukrainën jugore aktualisht nën kontrollin rus, kushtoi jetën e të paktën 25,000 njerëzve, të cilët u varrosën në varre masive.

    Ndërkohë sot në Kiev pritet të mbërrijnë katër liderë perëndimore, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian.

    Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri belg Alexandre De Croix udhëtuan së bashku në kryeqytetin ukrainas gjatë natës me tren nga Polonia, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.

    Meloni pritet të mbajë një konferencë sot nga Kievi me liderët e G7, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar gjithashtu të bashkohet me diskutimin.