ATV

Author: G.O.

  • Rikthehen 57 të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Rikthehen 57 të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë para disa ditësh u përfshi nga zjarri, e për shkak të kësaj të moshuarit u detyruan të largohen dhe të vendosen në një hotel.

    Por, pas sanimit të dëmeve dhe pastrimit të shtëpisë, tashmë të moshuarit janë kthyer në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar Adeline Sahiti, Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale.

    “Për shkak të një zjarri të shkaktuar nga një banor i shtëpisë jemi detyruar për shkaqe të sigurisë së tyre t’i largojmë nga aty. Për fat të mirë asnjë nga banoret( 57 sosh) nuk kane pësuar ndonjë lëndim. Pas dy ditësh, pas pastrimit gjeneral dhe sanimit të dëmeve nga NPB, banorët janë rikthyer sërish në Shtëpinë e të Moshuarve. Gjendja e tyre është e mirë dhe tashmë po vazhdon rutina që ka përcjell çdo dite tjetër”, u shpreh ajo.

    Ndryshe, policia kishte konfirmuar incidentin me zjarr, duke njoftuar se në vendngjarje kishin dalë zjarrfikësit.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes nga tymi”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ai kishte thënë se dyshohet se nga ndezja e një cigare nga një i moshuar është djegur një batanije ku më pas zjarri është përhapur.

  • Zelensky në fjalimin për shënimin e dyvjetorit të luftës: Ne do të korrim sukses

    Zelensky në fjalimin për shënimin e dyvjetorit të luftës: Ne do të korrim sukses

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se Ukraina do të ketë sukses dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të mbeten me shpresë për fitore gjatë një fjalimi që shënon përvjetorin e dytë të pushtimit të Rusisë.

    “Sot, për fat të keq, secili prej nesh ka dikë për të mbajtur një minut heshtje. 730 ditë dhimbje. Por, në të njëjtën kohë, 730 ditë shpresë”, u shpreh ai, Zelensky vazhdoi të inkurajojë bashkatdhetarët e tij duke u kujtuar atyre se çfarë është arritur gjatë dy viteve të fundit, shkruan CNN.

    “Ne jemi të aftë. Ne do të kemi sukses”, u shpreh tutje presidenti ukrainas.

  • ​Stoltenberg: Putin ka dështuar në qëllimin e tij, Ukraina është më afër se kurrë NATO-s

    ​Stoltenberg: Putin ka dështuar në qëllimin e tij, Ukraina është më afër se kurrë NATO-s

    Në dy vjetorin e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina kurrë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në NATO, dhe se presidenti rus Vladimir Putin deshi që asaj t’ia mbyllte këtë derë.

    “Sot shënuam dy vjet që kur tanket ruse u futën në Ukrainë. Fillimi i luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më lejoni të filloj duke nderuar të gjithë ata ukrainas trima që kanë rënë ose janë plagosur në mbrojtjen e atdheut të tyre. Situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai.

    Duke folur për gjendjen në Ukrainë, Stoltenberg tha se synimi i Putinit nuk ka ndryshuar dhe se Ukraina ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për vendosshmëri.

    “Synimi i Presidentit Putin për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar. Dhe nuk ka asnjë tregues se ai po përgatitet për paqe. Por ne nuk duhet të humbasim shpresën. Ukraina ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri vazhdimisht. Ukraina, nuk u shemb brenda javësh siç kishin frikë se do të ndodhte. Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia”, shtoi ai.

    “Ju e keni larguar Rusinë nga pjesë të mëdha të Detit të Zi dhe u keni shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse. Mbi të gjitha, Ukraina ruan lirinë dhe pavarësinë e saj. Kjo është bërë e mundur nga guximi dhe vendosmëria juaj. Mundësuar nga mbështetja e madhe ushtarake dhe ekonomike nga aleatët e NATO-s. Vetëm ditët dhe javët e fundit, aleatët e NATO-s kanë njoftuar paketa të reja ndihme me vlerë miliarda dollarë. Këto mbulojnë aftësi kyçe si municione artilerie, mbrojtje ajrore dhe anije luftarake. Si dhe pajisjet dhe pjesët rezervë F-16, dronët dhe pajisjet e çminimit. Më shumë mbështetje është në rrugë e sipër”, tha Stoltenberg në fjalën e tij.

    Ndërkaq, duke folur për mundësinë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, Stoltenberg tha Putin ka tentuar t’ia mbyllë derën Ukrainës për në aleancë, por se sipas tij ai ka arritur të kundërtën dhe se Ukraina është më afër se kurrë NATO-s.

    “Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte derën e NATO-s, duke i mohuar Ukrainës të drejtën për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai ka arritur pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ne po ndihmojmë për t’i bërë forcat tuaja gjithnjë e më të ndërveprueshme me aleatët. Së bashku do të hapim një qendër të re të përbashkët të trajnimit dhe edukimit të analizave në Poloni. Dhe ne po thellojmë lidhjet tona politike përmes Këshillit NATO-Ukrainë ku konsultohemi dhe marrim vendime së bashku. Ukraina do të anëtarësohet në NATO. Nuk është çështje nëse, por kur. Ndërsa ne ju përgatisim për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, për sigurinë tuaj dhe për tonën”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

  • Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Sot ka vdekur Qazim Qeska, ish-kryetar i Komunës së Rahovecit.

    Lajmi është dhënë nga familjarë të tij, ndërsa ngushëllimeve u është bashkëngjitur edhe kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi.

    Ai është shprehur i tronditur dhe i pikëlluar me lajmin për vdekjen e “njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska”.

    “Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore”.

    “Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja”.

    Rahoveci humbi sot një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet”, tha mes tjerash Latifi.

  • Vetëaksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

    Vetëaksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

    Një vetëaksident ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

    Nga ky aksident lëndime kanë pësuar tre persona, një prej tyre fëmijë.

    Fëmija fillimisht është dërguar në QMF e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

    “Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmjia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

  • Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

    Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

    Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok banesor në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.

    Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht.

    Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.

    Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.

    Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.

    Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër bllokun banesor. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

    Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.

    Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës./REL/

    LEXONI EDHE:

    Zjarri masiv në Valencia, Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

     

     

  • Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, sepse e di sa i lartë është çmimi për lirinë

    Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, sepse e di sa i lartë është çmimi për lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka thënë se Kosova qëndron krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e di se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke e përmendur luftën e fundit në Kosovë.

    Në rrjetin social “X” e para e vendit, Osmani ka thënë se liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri.

    “Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.

  • “Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, kërkohet që të rritet numri i grave në pozita udhëheqëse nëpër komuna

    “Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, kërkohet që të rritet numri i grave në pozita udhëheqëse nëpër komuna

    Është mbajtur të shtunën tryezë e rrumbullakët “Zbatimi i Rezolutës 1325 në nivelin lokal”, në kuadër të konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë tryezë u tha se pozita e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara, por që ende ka nevojë të madhe që të ketë më shumë gra në pozita udhëheqëse në nivelet komunale.

    Deputetja nga Lidha Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se kjo është rezoluta më e mira që është bërë ndonjëherë për gratë, paqen dhe sigurinë

    Ajo tha se rezoluta 1325 e miratuar nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së riafirmon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, negociatat e paqes, ndërtimin e paqes, paqe ruajtjen dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe përfshirjen e plotë në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë.

    Ajo tha se sot shifrat tregojnë se pozita e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal shkojnë në orientime pozitive, me gra nënkryetar, drejtoresha dhe kështu më radhë.

    “Në vitin 2009-2010 për herët të parë elektorati ka zgjedhur drejtpërdrejt kryetarin e komunave në Kosovë në këto zgjedhje të gjithë kryetaret ishin meshkuj dhe vetëm 9.4 për qind  ishin nënkryetare pra gra. Kishim këto parametra për pozitën e gruas në vendimmarrje në nivelin lokal, ndërsa sot shifrat shkojnë në orientime pozitive të grave nënkryetar, drejtoresha dhe kështu më radhë. Kemi gra që kanë kapërcyer të gjitha tabutë duke dalim më të votuara se burrat në nivelin lokal”, tha ajo.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke folur për kohën sa ishte kryetare e Komunës së Gjakovës tha se fokus ka pasur evitimin e martesave të hershme dhe largimin nga shkolla të vajzave nga komunitete rom, ashkali dhe egjiptian.

    Ajo tha se nga sa ka qenë kryetare nga 12 drejtori sa ka pasur komuna e Gjakovës, bartës kanë qenë gjashtë gra dhe gjashtë burra. Sipas saj, çdo komunë ka mundësi dhe potencial që të këtë më shumë gra bartëse të dikastereve në nivelin lokal.

    “Gjakova është një komunë e cila përqindjen e ka mjaftë të larët të komunitete rom, ashkali edhe egjiptian, ndërsa ikej nga shkolla të vajzave nga këto komunitet mbete ende shqetësuese. Komunikimi për evitimin i martesave të hershme ka mbetur fokus i imi për katër vite sa kam qenë kryetare e Komunës. Si kryetra kur e kam përfunduar mandatin nga 12 drejtori, bartës kanë qenë gjashtë gra dhe gjashtë burra. Unë mendoj se ka mundësi dhe potencial që secila komunë, jo ti ketë 50-50, por më tepër të këtë gra bartëse të dikastereve në nivelin lokal se sa burra për faktin se edhe kapacitet janë dhe fokusi i grave lidhet aktivitetin e grave profesioniste”, ka thënë ajo.

    Zëvendës-Kryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjancic, ka thënë se në këtë komunë nga shatat drejtori sa janë aktualisht, katër prej tyre udhëhiqen nga gratë që sipas saj, janë të suksesshme dhe me përvojë.

    “Kur u vendos emërimi im ju gjithë e dini si ishte situata politike atëherë. Qytetaret më thonin si përnjëherë takoheni me njerëz, ju thoja sa keni ju nevojë për mua kamë nevojë unë për ju, vetëm më thoni si të ja bëjë. Kështu e kuptova që është një punë sikurse ne minierë dhe se ka shumë punë. Kur komuna u krijuar ajo kishte shtatë drejtori. Katër gra drejtoresh të cilat janë të suksesshme dhe me përvoje. Kemi vendimin e kryetarit te komunës ku për çdo fëmije të lindur nga janari i këtij viti nëna e fëmijës do ti merr 300 euro, po ashtu edhe subvencion për qiftet e reja, ky është shembull i mirë edhe për komunat e tjera”, ka thënë ajo.

    Ish-Kryetarja e Komunës së Tetovës, nga Maqedonisë së Veriut,Teuta Arifi, duke folur për sfidat që ka kaluar si kryetare e kësaj komune tha se duhet të punohet brenda partive politike që për kryetare komunash duhet të kandidojnë edhe gratë.

    “Ne bëmë një bashkëpunim të ndihmuar nga NDI dhe OSBE për të bërë një ligj i cili siguronte që çdo e treta grua të jetë anëtare e listave, jo për parlament por për zgjedhjet lokale. Me qenë se qeveria nuk e pranoj amendamentin tonë edhe ligjin u dashtë që ta votojmë në parlament dhe të gjitha grupet parlamentare shkuam lobuma dhe e kaluam. Sfidë është çështja e të qenit kryetar komune. Të dy mandatet i kam fituar më shumë mbështetje”, ka thënë ajo.

    Kjo konferencë është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes fascilitimit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), nëpërmjet përkrahjes së Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë, si dhe Ambasadës Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë.

  • IPK-ja arreston një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    IPK-ja arreston një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

    “Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    Tutje, IPK-ja bëri të ditur se po ashtu në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, është  iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i rremë” .

  • Parandalohet kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia në Zubin Potok, Dogana tregon se çka u gjet

    Parandalohet kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia në Zubin Potok, Dogana tregon se çka u gjet

    Policia e Kosovës në koordinim me Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës sot kanë ushtruar kontroll tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

    Gjatë kësaj kontrolle janë gjetur mallra të paligjshme si: 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare.

    “Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatën për media.