ATV

Author: G.O.

  • Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime shëndetësore, ngjashëm si Somalia

    Dreshaj: Jemi vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime shëndetësore, ngjashëm si Somalia

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

    Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, Dreshaj e krahasoi Kosovën me Somalinë, vend që nuk ka sigurime shëndetësore.

    “Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat me vite me radhë në shëndetësi. Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon edhe Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore. Me sa di unë, vetëm edhe Somalia është në një situatë të ngjashme. Ligji për sigurime shëndetësore pritet të ndodh në vitin 2024 por me miratim e këtij ligji, ma merr mendja se çdo gjë nuk është e përmbyllur. Arsyeja se ky ligj kërkon shumë rregullore dhe udhëzime administrative. Rregulloret kërkojnë kohë të mjaftueshme por edhe ekspertë të nevojshëm. Sa paku dy vjet kërkohet që të hartohen rregulloret e domosdoshme për nevojat e zbatimit të ligjit”, tha ai.

  • Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

    Arrestohet një i mitur në Prishtinë, kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

    Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast.

    Policia e ka iniciuar rastin si “frikësim gjatë procedurës penale”.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm”, thuhet në raportin e PK-së.

    Tutje, në raportin policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • ShBA-ja po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

    ShBA-ja po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

    Administrata e presidentit Joe Biden, po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ushtarakë amerikanë ndihmë në Gazë, pasi dërgesat tokësore po bëhen gjithnjë e më të vështira. Kështu tha një zyrtar amerikan më 28 shkurt.

    Ofensiva e ushtrisë izraelite kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë ka rrafshuar shumicën e enklavës të populluar dendur, duke vrarë afër 30.000 persona dhe duke detyruar pothuajse gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset. Lufta ka shkaktuar krizë humanitare, teksa shumë përballen me urinë.

    Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, volumi i ndihmës humanitare që ka hyrë në Gazë në shkurt është përgjysmë më pak sesa në janar.

    Të paktën 576.000 persona në Rripin e Gazës – një e katërta e popullsisë – janë buzë urisë, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e OKB-së. Kjo zyrë tha se grupet e ndihmës po përballen “me pengesa të mëdha vetëm për të dërguar minimumin e furnizimeve në Gazë”.

    OKB shtoi se një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës vuan nga kequshqyerja akute dhe praktikisht të gjithë banorët në enklavën palestineze varen nga ndihmat ushqimore për të mbijetuar “që mjerisht janë të pamjaftueshme”.

    Zëvendësambasadori i SHBA-së në Izrael, Jonathan Miller, i cili ishte i pari që të martën përmendi mundësinë e dërgimit të ndihmave nga ajri, citoi disa zyrtarë amerikanë të cilët kanë thënë se ndihmat e dërguara në këtë mënyrë do të kenë efekt të kufizuar pasi avionët mund të hedhin ndihma në sasi që janë të barasvlershme me ndihmat që mund të transportohen nga një apo dy kamionë.

    Përveç SHBA-së, edhe Kanadaja ka deklaruar se po punon për të dërguar ndihmë humanitare nga ajri. Ndihma humanitare në këtë mënyrë në Gazë veçse janë dërguar nga ushtria jordaneze në bashkëpunim me Francën.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj me ofensivë të ashpër ajrore dhe tokësore. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se do të luftojë në Gazë deri në një “fitore absolute”, që siç ka thënë ai, nënkupton shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe udhëheqëse të Hamasit, grup që kontrollon Gazën./REL/

  • Arrestohet në Ferizaj një 18-vjeçar për falsifikim të parasë

    Arrestohet në Ferizaj një 18-vjeçar për falsifikim të parasë

    Një 18-vjeçar është arrestuar për falsifikim të parasë në Ferizaj.

    Policia njofton përmes një komunikate për media, se dje rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në një lokal në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 euro dhe ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.

    “Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Pas një pune intensive në terren, grumbullimit të informacioneve dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë automjetin Golf VI dhe të dyshuarin A.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilin në ora 01:30 të datës 29.02.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa i janë gjetur edhe pesë (5) kartëmonedha me nga pesëdhjetë (50) euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar”, thuhet tutje në njoftim.

    Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë”.

  • Sot në Kuvend rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

    Sot në Kuvend rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme.

    Seanca pritet të fillojë në orën 10:00, derisa në rend dite të saj është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

  • Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

    Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

    Të enjten në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë  mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

    Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

    Arritja e liderëve në samit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:30. Fjalët hapëse mbahen nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe komisionari Oliver Varhelyi nga ora 09:45. Fotot familjare do të bëhen nga ora 10:45. Firmosja e marrëveshjes bëhet në orën 12:00, ndërsa konferenca për media nga ora 12:30.

    Ndryshe, Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore: Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian, rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e ndihmës financiare.

    Bashkimi Evropian do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

  • Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te gratë

    Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te gratë

    Sipas disa studimeve të publikuara nga “Health” thuhet se ataku kardiak tek gratë ka disa simptoma të tjera nga burrat.

    Të tilla simptoma që paralajmërojnë për atak kardiak janë:

    Vështirësi në frymëmarre: është një nga simptomat e para që mund të tregojnë për atak kardiak.

    Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit: dhimbja në qafë, shpinë, nofull, krahë (zakonisht majtas) janë disa nga simptomat që paralajmërojnë sulmin në zemër.

    Të përziera, të vjella dhe stomak i irrituar: kjo ndodh për shkak se bllokohet furnizimi me gjak i arteres koronare të djathtë.

    Lodhja e vazhdushme dhe problemet me gjumin: sipas një studimi të “Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Zemrës” 515 gra që kishin  pasur sulm në zemër kishin ndjerë lodhje dhe ndjesi këputje 1 muaj para sulmit.

    Djersë të ftohta.

    Dhimbje, shtrëngim dhe presion i madh në gjoks.

  • Besiktas me ofertë për sulmuesin shqiptar Rey Manaj

    Besiktas me ofertë për sulmuesin shqiptar Rey Manaj

    Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, aktualisht është njeriu i momentit tek skuadra turke Sivasspor.

    Mediat në Turqi, kanë raportuar se gjiganti i mirënjohur Besiktas po synon që tq sjellë në radhët e veta sulmuesin kuq e zi në afatin kalimtar veror, dhe për ta lënë të lirë Manaj Sivasspor po kërkon rreth 15 milionë euro.

    Përndryshe kjo shumë për Besiktasin po konsiderohet si mjaft e madhe,teksa po dëshirojnë që t’i ofrojnë 10 milionë euro plus dy futbollistë për të siguruar shërbimet e Manajt.

    Në rast se Manaj transferohet në “Vodafone Park” ,atëherë pritet të bëhet futbollisti i tretë që transferohet tek Besiktas pas Milot Rashicës dhe përforcimit të fundit të kësaj skuadre Ernest Mucit.

    Kujtojmë që Rey Manaj është në formë fantastike tek Sivasspor,ku në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 18 gola.

  • Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje, vlera e mallit rreth pesë mijë euro

    Parandalohet një rast i kontrabandës në Jarinje, vlera e mallit rreth pesë mijë euro

    Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë parandaluar një rast të kontrabandës në pikë kalimin kufitar të Jarinjes.

    Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij.

    Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili.

    Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€.

    Komunikata e plotë:

    Gjatë një kontrolli rutinë, oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, parandaluan tentim kontrabandimi e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.

    Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij.

    Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili.

    Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin doganore të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm.

    Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës.

  • Shtohen edhe nëntë seanca të tjera për 2024-ën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Shtohen edhe nëntë seanca të tjera për 2024-ën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë janë paraparë disa ndryshime në kalendarin e seancave në çështjen gjyqësore ndaj Hahsim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Me anë të vendimit të trupit gjykues, në këtë çështje gjyqësore pritet që të mbahen edhe nëntë seanca të tjera shtesë gjatë vitit 2024, raporton” “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas asaj që u tha në seancën e sotme në këtë çështje gjyqësore si dhe sipas njoftimit të DhSK-së, ditët e parapara për seanca shtesë janë 10, 24 dhe 30 maj, 15, 16, 17 dhe 18 korrik dhe 31 tetor dhe 28 nëntor.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.