ATV

Author: G.O.

  • Rrahje e të shtëna me armë zjarri shkaku i mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, arrestohen 10 persona në Gjakovë

    Rrahje e të shtëna me armë zjarri shkaku i mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, arrestohen 10 persona në Gjakovë

    Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dhjetë persona në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy prej tyre kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “POSEDIM, PËRDORIM I PAAAUTORIZUAR I ARMËS & LËNDIM I LEHTË Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Peci thotë se javën tjetër shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte

    Peci thotë se javën tjetër shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024.

    Kjo u bë e ditur nga Peci pas një vizite te blegtori vushtrrias, Gëzim Hajdari, për të cilin tha se është mbarështues i racës autoktone të buallicës.

    “Ai ka rritur numrin e krerëve nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”.

    “Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, tha Peci.

  • Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

    Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

    Partitë opozitare dhe shoqëria civile po i konsiderojnë manovra politike dhe të vonshme deklaratat e pushtetarëve se qeveria do të hartojë vetë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, qasja e ekzekutivit në dialog është në dëm të forcimit të subjektivitetit dhe përfundimit të procesit të dialogut.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, thotë për KosovaPress se qëndrimet e tilla të pushtetit nuk janë serioze dhe se po bëhen vetëm për fushatë elektorale.

    “Këto janë taktika elektorale, fatkeqësisht janë në dëm të forcimit të subjektivitetit të Kosovës dhe përfundimit të procesit të dialogut, sidomos në obligimet e marra që janë stërzgjatur në kuptimin e implementimit të tyre dhe që kanë derivuar edhe me një marrëveshje të keqe, siç është marrëveshja e Ohrit, me dy pika që janë tepër të kontestuar dhe problematike për Kosovën. Kjo sjellje është populiste në kuptimin edhe të menaxhimit të këtij procesi, por jo pa pasoja për Kosovën dhe shtetësinë e saj”, thotë Zemaj.

    Ndërkaq, sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, Qeveria e Kosovës përmes manovrave politike po tenton t’i ikë dërgimit në kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga euro-amerikanët.

    Ajo thekson se përveç kësaj deklaratat e pushtetarëve se Kosova do të hartojë draftin e vet për Asociacionin janë të vonshme, pasi Kurti e ka pranuar të njëjtin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

    “Thjesht po i shoh si manovra politike, taktika dhe të vonshme. Para se të dorëzohet drafti i asociacionit nga Bashkimi Evropian, aleatët tanë, amerikanët dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it që i kemi takuar në Komisionin për punë të jashtme kanë kërkuar që Kosova të hartojë draftin e asociacionit vetë. Në tavolinën e diskutimit ne të prezantohemi me draftin tonë, i cili normalisht nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thekson deputetja e AAK-së.

    Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se tendencat se tani Qeveria do të propozojë një draft për statutin e asociacionit janë amatorizëm politik.

    Sipas tij, ekzekutivi ka pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë shumë kohë më para, mirëpo ka anashkaluar kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe veçmas të ShBA-së.

    “Ky është amatorizëm politik që qeveria jonë po e tregon. Para se të arrihet marrëveshja bazë në Bruksel. Ne kemi pasur kërkesë eksplicite nga SHBA-ja që Kosova vetë të hartojë një draft të komunave me shumicë serbe, ndërkaq ne kemi rezistuar dhe nuk e kemi bërë këtë. Kemi pranuar marrëveshjen dhe aneksin e Ohrit dhe pavarësisht kësaj ne prapë kemi rezistuar dhe nuk kemi hartuar draft të statutit të asociacionit që e kanë kërkuar partnerët tanë ndërkombëtar, veçmas amerikanët. Kur ka ardhur një draft që është prezantuar nga BE-ja, kryeministri Kurti ka dalë dhe ka pranuar në parim atë draft, madje ka dërguar komente për të…Ne nuk është dashur lejuar që BE-ja të hartojë draft për asociacionin, por është dashur ne vetë duke u bazuar te Kushtetuta jonë, te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2015, ne të hartojmë draftin që është brenda kornizës kushtetuese”, deklaron Demahasaj.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, Qeveria në momentin e duhur do të propozojë draftin e vet për themelimin e asociacionit.

    “I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Mendoj se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së që të na e caktojë neve, kurse kompetencë e jona ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta zotëri Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft të asociacionit. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e paske kuptuar ti. Unë e kam kuptuar që Kosova me iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe Kosova të qëndrojë gatitu për draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

    Gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai ka potencuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

  • ShBA-ja vazhdon të hedhë ndihma nga ajri në Gazë

    ShBA-ja vazhdon të hedhë ndihma nga ajri në Gazë

    Ushtria amerikane ka hedhur ndihma nga ajri në Rripin e Gazës të premten, pasi enklava bregdetare palestineze po përballet me një katastrofë humanitare, raporton Reuters.

    Kjo është hera e katërt që ushtria amerikane hedh ndihma nga ajri për palestinezët në Gazë brenda një jave.

    Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.

    Presidenti amerikan Joe Biden – i cili njoftoi për hedhjen e parë të ndihmave nga ajri javën e kaluar – tha të enjten se ushtria amerikane do ta ndërtojë një port në Rripin e Gazës, për të mundësuar furnizim më të madh më ndihma në këtë territor përmes detit.

    Të martën, SHBA-ja dhe Jordania i hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime në Gazë, tha ushtria amerikane.

    Furnizimi me ndihma në Gazë, i përkeqësuar prej se nisi lufta më 7 tetor, është kufizuar skajshëm në muajin e fundit. Pjesë të tëra të këtij territori nuk kanë aspak qasje në ushqim.

    SHBA-ja i hodhi ndihmat e para nga ajri të shtunën, në bregdetin e Gazës jugperëndimore.

    Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë nga pjesëtarët e grupit radikal palestinez.

    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një çerek i popullsisë së Gazës është buzë urisë absolute.

    Shpresat për të arritur armëpushim para muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis javën e ardhshme, u zbehën të enjten, kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – tha se delegacioni i tij u largua nga Kajro, ku po mbaheshin bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.

    Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit do të kishte qenë edhe dërgimi i madh i ndihmave në Gazë./REL/

  • Dy ndeshje interesante sot në Superligë, derbi në Gjilan

    Dy ndeshje interesante sot në Superligë, derbi në Gjilan

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 24-të.

    Dueli më interesant i ditës do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan.

    Drita vjen pas një humbje shokuese nga Fushë Kosova 1-0 në udhëtim, ndërkohë Prishtina triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Lirisë, shkruan Sinjali Sporti.

    Gjilanasit pas hapit fals ndodhet në vendin e tretë me 43 pikë, katër më pak sesa vendi i dytë Llapi e pesë më pak se lideri Ballkani, ndërkohë kryeqytetasit pozicionohen në vendin e 5-të me 35 pikë.

    Dueli tjetër është ai mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë.

    Llapjanët do të kërkojnë tre pikët dhe të marrin kryesimin në tabelë, të paktën për një ditë, deri kur Ballkani zhvillon ndeshjen të nesërmen.

    Podujevasit janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, me 6 fitore e një barazim, me humbjen e fundit të pësuar në shtëpi ndaj Malishevës më 2 dhjetor.

    Së fundi ata fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit në udhëtim, duke mbajtur hapin me liderin Ballkanin në vetëm një pikë.

    Gjilanasit ndërkohë janë pa fitore në secilën nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat, teksa fitorja e tyre e fundit ishte më 2 dhjetor, me rezultat 4-0 ndaj Lirisë. Skuadra bardh e kuqe renditet në vendin e 8-të me 22 pikë.

    Të dyja duelet zhvillohen nga ora 13:00.

  • Mungesa e investimeve të huaja dhe tensionet – Dëmet që po i shkaktojnë Kosovës

    Mungesa e investimeve të huaja dhe tensionet – Dëmet që po i shkaktojnë Kosovës

    Mungesa e investimeve të huaja ka dëmtuar tejmase Kosovën, ndërsa dëm poaq të madh po i sjellin edhe tensionet në veri. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

    Rafuna ka deklaruar se tensionet në veri e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencial, ndërkaq kërkon më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë.

    “Tek pjesa investimeve kemi nevojë shumë, është e vërtetë që nuk qëndrojmë mirë, sidomos me miq shumë kualitative kuptimin që me sjell prodhues, me sjell brende që janë të njohur jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë. Pra brende që janë të njohura botërisht, të cilat neve nuk kishin me na sjell vetëm të mira materiale në kuptimin e makinerisë por do të na kishin sjell edhe njohuri domethënë kohën e njëjtë do të na kishin shërby edhe për të mirë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës dhe për të përçuar një mesazh edhe të investitorë të tjerë që Kosova është një vend stabil”, thotë Rafuna, teksa thekson nevojën për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. E për ta bërë këtë, Rafuna kërkon përmbyllje të dialogut me Serbinë.

    “Çështjet e hapura që i kemi me Serbinë, ne duhet të i mbyllim sa më shpejtë që është e mundur në mënyrën më të mirë të mundshme me njohje, me marrëveshje finale për njohje të ndërsjellët domethënë edhe Serbia me na njoft si shtet, edhe na me njoft Serbinë si shtet, ashtu siç ka qenë qëllimi prej fillimi”, u shpreh Rafuna.

    Duke folur për tensionet që ndodhën viteve të fundit në Kosovë, Rafuna i sheh të dëmshme për investitorët e huaj. Thotë se në mediat ndërkombëtare paraqitet Kosova si shtet jostabil dhe me tensione.

    “Tensionet që ndodhin në Kosovë pa dyshim që nuk janë një mesazh i mirë për investitorët e huaj. Dihet që mediat botërore thuajse hiq ose rrallë shumë japin lajme të mira ose mesazhe që Kosova është një vend me një rini shumë të mirë ose që Kosova ka një potencial të mirë për të thithë investime të huaja, por zakonisht ato i paraqesin fotografitë kur ka tensione, kur mbyllet një rrugë ose siç e kishim rastin e  sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e ekstremistëve serb në pjesën veriore dhe një investitor i huaj, një qytetar i huaj, ai nuk e dinë siç është gjendja çfarë lloj incidentesh janë ato dhe kështu që njëfarë forme sikur hezitojnë me ardhë me investua në Kosovë”, u shpreh Rafuna.

    Ndërsa dëmet e shkaktuara prej masave të Bashkimi Evropian, kapin shifrën e 300 milionë euro. Kjo shumë, thotë Rafuna shkon duke u rritur përditë.  Për këtë ai kërkon koordinim nga institucionet kosovare me ato ndërkombëtare.

    “Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejtë, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që të i plotësojnë kushtet që kërkohet mënyrë që të largohen sa më shpejt këto masa se jo vetëm që po ndikojnë që ne mos me thith burime mos me thith projekte, projekte që deri më tani sipas informatave që i kemi sillen rreth 300 milionë, mirëpo kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vinë projekte të reja që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund të implementojmë për shkak të masave që janë vendos”, thotë Rafuna.

  • Sogojeva: S’ka ikje masovike të punëtorëve por Qeveria s’ka plan për parandalimin e kësaj dukurie

    Sogojeva: S’ka ikje masovike të punëtorëve por Qeveria s’ka plan për parandalimin e kësaj dukurie

    Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë informata nga bizneset që kanë mungesë të punëtoreve, si shkak i liberalizmit të vizave, por që situata në teren nuk është ashtu siç kishin parashikuar se do të këtë ikje të madhe.

    Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është shqetësuese mos interesimi i qeverisë së Kosovës në hartimin e ndonjë plani apo strategjie për parandalimin e kësaj dukurie.

    Sogonjeva ka thënë se nuk ka ikje masovike të punëtoreve, por që largim të tyre mund të ketë më vonë pas përmirësimit të kohës.

    “Edhe pse kemi paralajmërime që do të kemi një lëvizja pak më të madhe të punëtoreve, megjithatë deri më tani nuk është vërejt shumë. Por shihen tendencat, ka raste që çdo ditë ka dy, tre, katër biznese më lajmërojnë se janë në mungesë të punëtoreve. Mirëpo nuk kemi fluks të hovshëm, mendojmë që ndoshta pas tre mujorit të parë ndoshta do të ketë për shkak të përmirësimit të kohës dhe atje qytetaret gjejnë punë në perëndim. Ndoshta do të ketë ndonjë kusht, por mendoj që ajo që duhet të potencohet është se nuk është me ajo Evropa që jep para”, ka thënë ai.

    Kryetari i OHT-së ka thënë se në biznese është duke u vërejtur se kanë përmirësuar kushtet e punës për punëtoret dhe se ka rritje të pagave.

    “Në bazë të informatave do të thotë ka tendencë të përmirësimet të kushteve në krahasim me para dy viteve, ka tendencë sepse kanë filluar që edhe pronarët me pa që me rroga të vogla nuk mbahet punëtori. Ne si Odë e mbrojmë biznesin por edhe biznesi duhet ta ketë parasysh se me këtë standard normal që duhet të rritet paga dhe ti plotësohen kushtet atij për me mujt me qëndruar në vend të punës”, ka thënë ai.

    Sogojeva ka thënë se po ka ekzagjerimi sa i përket ikjes së punëtoreve nga vendi dhe se kjo nuk duhet të ekzagjerohet.

    Ai ka pasur kritika ndaj qeverisë se nuk është duke bërë plan për parandalimin e kësaj dukuri dhe se nuk është duke u takuar as më Odat e bizneset për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

    “Deri më tani nuk kemi lëvizje, nuk ka lëvizje masovike. Nuk duhet që të fryhen gjërat, se kanë filluar disa analist e disa njerëz po ekzagjerojnë këtë numër të largimit të punëtoreve nuk është ashtu. Unë nuk po shoh plan të qeverisë, as një takim nuk është mbajtur në lidhje me këtë dukuri. Duhet që të shpërndahen, duhet me dalë nëpër teren, duhet me sensibilizuar këtë çështje edhe me mujt që nëpërmjet Odave, shoqatave të ndryshme, me biznese me punuar që me ofruar më afër biznesin që në të ardhmen mos të kemi largim të punëtoreve. Nuk ka strategji, nuk ka as takime që mbahen në lidhje më sensibilizimin e kësaj çështje që është goxha dukuri. Krejt çka e shini zhvillimin e turizmit në Kosovë është fal sektorit privat”, ka thënë ai për EO.

  • Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit – Eksperti i komunikacionit kërkon të vendosen kamera statike në rrugë

    Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit – Eksperti i komunikacionit kërkon të vendosen kamera statike në rrugë

    Aksidentet gjatë muajit janar të vitit 2024, shënojnë në ulje krahasuar me vitin 2023. Në një përgjigje për Ekonomia Online nga Policia e Kosovës, bën të ditur se në janar të këtij viti, katër persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve, ndërsa vitin e kaluar pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

    Krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar, viti 2024 është më mirë edhe sa i përket aksidenteve me lëndime, ku gjatë 2023 ishin 621 në total, ndërsa në janar të këtij viti ishin 543 aksidente me të lënduar.

    Por këto statistika po shihen me shqetësim të lartë nga njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Ai për Ekonomia Online thotë se ndër shkaktarët kryesor për numrin e madh të aksidenteve, është mosrespektimi i shenjave të trafikut.

    “Ka shumë faktorë sidomos prej tyre është mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes me shenjë edhe mos respektimi i shenjave tjera, paaftësia për ngasje, temperamenti e lloje tjera në komunikacion, po krejt kjo po ndodh nga mos respektimi i shpejtësisë, së lëvizjes sepse po të ishte respektuar ajo atëherë automjeti ndalohet para vend rrezikut si ishte rasti ku është dëmtuar semafori me një shpejtësi që nuk dëmtohet lehtë dhe patëm për pasojë vdekjen e një qytetari e që është tragjike”, thotë Ahmeti.

    Ai ka kërkuar që në rrugë të ndryshme në vend të vendosen kamera statike, në mënyrë që të ulet ndjeshëm numri i aksidenteve. Ai merr si shembull një praktikë të tillë në vendet perëndimore.

    “Diku 80 për qind e rregullave nuk respektohen në Kosovë e 20 për qind po. Këtu funksionon një parullë e vjetër ‘ta bajt fytyra bëje, e s’ta bajti e lë’. Çka duhet të bëhet është të vendosen kamera, radar mobil e statik, e pastaj e shihni se çka do ndodh me ngasësit. Ne e dimë sa hyjnë në dritën e kuqe, sa e respektojnë shpejtësinë dhe është më e lehtë për ekspertin me marr vendim deri tek vlerësimi i gjendjes se çka ka ndodh. Imagjinojeni me ua largu Evropës radarët mobil bëhet kaos, na nuk i kemi fare”, deklaroi ai.

    E vendimin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës për t’i rritur dënimet, nuk i sheh si zgjidhje, pasi vonesat nga institucionet e drejtësisë po jenë të mëdha.

    “Nuk është problemi me e ngrit ne çmimin e dënimit mirëpo Gjykata dhe Prokuroria mos me i vonua dënimet. E dërgon polici tek gjykatat të kthehen shpejt sepse lënda po vjetrohet dhe kur vjetrohet nuk merret aq për bazë. Unë kisha menduar që të bëhet një dikaster i veçantë për aksidentet në komunikacion dhe gjoba, dhe kështu nuk vonohet gjoba, e si rezultat e kemi një shpejtësi më të madhe. Do ndryshoja që çdo person që dyfishon  shpejtësinë e lëvizjes, shembull 50 ai shkon në 100 ose hyn në dritën e kuqe me qëllim, me arsye të veta atëherë do e bëja me heqje lirie”, u shpreh ai.

  • Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Deçan, Policia nis hetimet

    Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Deçan, Policia nis hetimet

    Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Deçan. Lidhur me rastin, tashmë kanë nisur hetimet.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    “HETIM I VDEKJES-Deçan / 08.03.2024 – 07:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

  • Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot, shkak punimet në rrjet

    Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot, shkak punimet në rrjet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë:

    Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    1.

    Nga TS 110/10(20)kV Mazgit do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Shkabaj  (kodi: 15019002)  nga ora 10:30 deri 15:00.

    Vendet: Shkabaj,pjese te Mazgitit,”American School of Kosova,Ibrahim Bacaliu “HIB PETROL” shpk,gim Lluka “Radio TV-DUKAGJINI”SH.P.K,Iber Lepenci,Ambullanta (e Kek-ut),Lagje e Re Hade- Shkabaj,Agim Gashi NTP “AGIMI COM,BAST Trade.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    * * *

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehen:

    Në NS 10/0.4[kV] Stabiliment te Fati Im    nga ora 10:00 deri 14:00   këta TS:

    1. NS 10/0.4kV Llapnasella 3   (kodi: 19000035121).
    2. NS 10/0.4kV Llapnasella 1 (kodi: 19000035123).
    3. NS 10/0.4kV Llapnasella 2 (Kodi: 19000035122).
    4. NS 10/0.4kV Kamp shtëpiza- Petrit Deçani (Kodi: 19000035011).
    5. NS 10/0.4kV “EDA” Spitali intermed Preoc (Kodi: 19000035013).
    6. NS 10/0.4kV NTP” Arbëria”(Çlirimi) (Kodi: 19000035016).
    7. NS 10/0.4kV Banesat Private te shkolla L.P. (Kodi: 19000035020).
    8. NS 10/0.4kV Zenel Beqiri (Depo te Luli) (Kodi: 19000035028).
    9. NS 10/0.4kV Petroll Company (Kodi: 19000035029).

    10.NS 10/0.4kV Autoservis Kepa (Te Isaku) (Kodi: 19000035097).

    1. NS 10/0.4kV UKABI (Kodi: 19000035098).
    2. NS 10/0.4kV Marigona 3 (Kodi: 19000035099).
    3. NS 10/0.4kV JEHONA TS Priv. (Kodi: 19000035100).
    4. NS 10/0.4kV NTSH” ELEKTRO AG”Alush Hasani  (Kodi: 19000035101).
    5. NS 10/0.4kV Autosallon Toni (Kodi: 19000035105).
    6. NS 10/0.4kV Shaip Kadriu  (Kodi: 19000035153).
    7. NS 10/0.4kV Grupi I bizneseve”Delux”(Toverlani) (Kodi: 19000035247).
    8. NS 10/0.4kV Preoci 3 ( TE Mercedesi)  (Kodi: 19000035003).
    9. NS 10/0.4kV Mercedes  Mita (Pumpa e benzinit)    (Kodi: 19000035004).
    10. NS 10/0.4kV Muja Preniqi “Autosallon” (Kodi: 19000035156).
    11. NS 10/0.4kVGani Aliu (Kodi: 19000035161).
    12. NS 10/0.4kV Driton Mehmeti  (Kodi: 19000035164).
    13. NS 10/0.4kV Blerim Imeri “DEJA VU” shpk (Kodi: 19000035237).
    14. NS 10/0.4kV Merkom Komp.PEZHO(Arif Elshani) (Kodi: 19000035039).
    15. NS 10/0.4kV Fura Kobake  (Kodi: 19000035042).
    16. NS 10/0.4kV N.T.”Luli”-Lulzim Marevci    (Kodi: 19000035044).
    17. NS 10/0.4kV Albert Rudari  (Kodi: 19000035045).
    18. NS 10/0.4kV Naser Mustafa- objekt banesor    (Kodi: 19000035047).
    19. NS 10/0.4kV Afrim Hoxha    (Kodi: 19000035048).
    20. NS 10/0.4kV Afrim Krasniqi”Star Trade”SH.P.K. (Kodi: 19000035137).
    21. NS 10/0.4kV Objejkti privat Hamdi Mehmeti (ob. elipsa) (Kodi: 19000035012)
    22. NS 10/0.4kV Internation health centar(spitali turk) (Kodi: 19000035043)
    23. NS 10/0.4kV Betonjerka-Renulual Betoni (Kodi: 19000035049.)
    24. NS 10/0.4kV Betoniera FITORJA (Kodi: 19000035104).
    25. NS 10/0.4kV Basri Shahini   (Kodi: 19000035108)
    26. NS 10/0.4kV Kompleksi kulturor Sportiv-Llapla Selle (Kodi: 19000035109)
    27. NS 10/0.4kV Muhamet Haxhimusa-objekti afarist (Kodi: 19000035113)
    28. NS 10/0.4kV Llapnasella 4  (Kodi: 19000035120).
    29. NS 10/0.4kV NTSH “Zhaki Advertising”-Zhermin Durguti  (Kodi: 19000035129).
    30. NS 10/0.4kV Thesar Llapashtica     (Kodi: 19000035138).
    31. NS 10/0.4kV Durmish Hamit Durmishi “DURMISHI” shpk (Kodi: 19000035146).
    32. NS 10/0.4kV Hamdi Beqiri”Hart Point R.H.”Sh.p.k (Kodi: 19000035159).
    33. NS 10/0.4kV Nexhat Fazliu “Binni” shpk   (Kodi: 19000035162).
    34. NS 10/0.4kV F-SHPED SH.P.K Faton Nishevci   (Kodi: 19000035163).
    35. NS 10/0.4kV Ferki Bajrami N.T.P.AUTOSALLON”GENI” (Kodi: 19000035240).
    36. NS 10/0.4kV Xhemail Ismajli”VAM-TRADE”SH.P.K (Kodi: 19000035241).
    37. NS 10/0.4kV Besim Hetemi (Kodi: 19000035245).
    38. NS 10/0.4kV “AKOMA TE ISAKU”-Isak Ademi  (Kodi: 19000035248).
    39. NS 10/0.4kV Hysen Shabani NPT “GAMMA” (Kodi: 19000035249).
    40. NS 10/0.4kV Te Fati IM (Kodi: 19000035264).
    41. NS 10/0.4kV ALBATROS COMPANY (Kodi: 19000035276).
    42. NS 10/0.4kV DIZI METAL SH.P.K Idriz Hasani (Kodi: 19000035271).
    43. NS 10/0.4kV Fitim Lutfi Hasani (Kodi: 19000035270).
    44. NS 10/0.4kV EURO ABI”SHPK-  (Kodi: 19000035286).
    45. NS 10/0.4kV American Hospital Kosova II SH.P.K K. A.  (Kodi: 19000035290).
    46. NS 10/0.4kV Fitim Lutfi Hasani (Kodi: 19000035273).
    47. NS 10/0.4kV Veprim Hajredin Karaçica (Kodi: 19000035302).

    Vendet: Llapnasella 1,2,3 dhe përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë –Ferizaj.

    Arsyeja:  Punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetie dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike- demontimin e kabllove 10kV nga TSSH ekzistuese dhe vendosja në kthinën hyrëse si dhe nga kthina dalëse në TSSH ekzistuese (hyrje dalje).

    Pejë:

    Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    1.

    Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Loxha (kodi: 51000008) nga ora 10:30 deri ora 15:00.

    Vendet: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja,Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci I Ulët, Raushiq Xhamia, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj, Raushiq Kulla.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Prizren:

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Levisha (kodi: 31000012) nga ora 10:00 deri 14:30.

    Vendet: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, Qyteti, Jabllanica, Novoselan.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjës së re sipas projektit investiv.

    Ferizaj:

    Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Baza e Asfalltit (kodi: 41000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Baza e Asfaltit, Jeta  e Re, Gracka e Vjetër, Topliqani dhe Gracka e Vogël.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ngritja e  një shtylle të tensionit të mesëm në degëzimin 10kV për tek TS Kulla Gracka e Vjetër si dhe bartja e rrjetit përmes dy konzollave-anije të tensionit të mesëm.

    Mitrovicë:

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    TS 110/10(20) kV Vushtria 2 do të ndërprehet:

    LP 10kV J20 Studime-Grupi I bizneseve (kodi: 73000013) prej orës 09:30 deri në ora 13:00.

    Vendet: Studime-2,TS Muharrem Zariqi, TS “Ariani company” te moteli, Migjeni, TSB Mbi asfallt, Begaj, Moteli, Rashicët, ETC,TSSH-Zjarrefikset (Studime),TSSH 2-Maji, Studime, Grupi i biznesit, Fabrika Ekstra, PROEX SH.P.K.  Ylber Kuraja.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente, bartja e rrjetit nga shtyllat e dëmtuara në shtylla të reja.

    Gjilan:

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 35/10[kV] Kllokot do të ndërprehet:

    LP 10kV Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 09:00 deri 12:00.

    Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, T.S Privat 1

    Arsyeja: punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjtik dhe projektit te aprovuar (ndërrimi i konzollës).