ATV

Author: G.O.

  • Grand Prix Upper Austria: Akil Gjakova kalon në raundin e tretë

    Grand Prix Upper Austria: Akil Gjakova kalon në raundin e tretë

    Akil Gjakova (-73 kg) e ka fituar ndeshjen e parë në turneun e xhudos, Grand Prix Upper Austria.

    Akili në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me Wazaari, garuesin nga Irlanda Joshua Green.

    Në raundin e tretë takohet me garuesin nga Azerbajxhani Rashid Mammadaliyev.

  • ​Dy të vrarë si pasojë e një sulmi rus në Kherson

    ​Dy të vrarë si pasojë e një sulmi rus në Kherson

    Në rajonin Kherson, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse gjatë ditës së kaluar.

    Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson, Oleksandr Prokudin, e ka raportuar këtë në Facebook, raporton Ukrinform.

    Sipas tij, gjatë ditës së kaluar, armiku qëlloi në Tiahynka, Mylove, Kachkarivka, Bilozerka, Tomaryne, Mykhailivka, Olhivka, Havrylivka, Kizomys, Antonivka, Vesele, Kozatske, Veletenske, Pryozerne, Sofiivka, Stanislavry, dhe Kherson.

    Katër ndërtesa të larta dhe 30 shtëpi private janë dëmtuar.

    Natën Rusia hodhi një bombë ajrore në Kherson ku goditi një ndërtesë të lartë. Më vonë, Prokudin publikoi një video nga vendi i bombardimit.

    Granatimet dëmtuan gjithashtu një ndërtesë mjekësore dhe infrastrukturë portuale në qendrën rajonale.

    Në rajonin Kherson, dy ndërtesa administrative, një kopsht fëmijësh, tubacione gazi, një garazh dhe makina u goditën.

    Si pasojë e agresionit rus mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre një fëmijë.

    Siç raportohet, më 8 mars, ushtria ruse hodhi një bombë në Kherson, duke plagosur një djalë 7-vjeçar.

  • PDK: Të shqetësuar me bastisjet e Speciales, kjo përndjekje duhet të ndalet

    PDK: Të shqetësuar me bastisjet e Speciales, kjo përndjekje duhet të ndalet

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se si parti janë të shqetësuar për bastisjet nga Dhomat Specializuara, me ç’rast të premten iu konfiskua telefoni ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. 

    Gruda në një konferencë për media këto bastisje i quajti spektakël duke shtuar se kjo fushatë e përndjekjes duhet të ndalohet, raporton Ekonomia Online.

    “PDK shpreh shqetësimin e saj lidhur me fushatën e re të ndalimit dhe bastisje nga Dhomat e Specializuara. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e Dhomave të Specializuara”, tha ai.

    “PDK kërkon që të ndalin këtë fushatë të përndjekjes dhe t’i kthehen mandatit ligjor që iu ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

    Kujtojmë se, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale në mbrëmjen e së premtes së 8 marsit dhe ishte dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë për intervistim.

  • Erdogan thotë se Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

    Erdogan thotë se Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja “mbështet fuqishëm” grupin palestinez, Hamas, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    “Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste”, tha ai gjatë një fjalimi në Stamboll më 9 mars.

    “Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, shtoi ai.

    Endogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gazë.

    Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme të pareshtura tokësore dhe ajrore dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

    Erdogan e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës./REL/

  • Irani dënon raportin e OKB-së për protestat e vitit 2022

    Irani dënon raportin e OKB-së për protestat e vitit 2022

    Teherani ka dënuar fuqishëm një raport të Kombeve të Bashkuara lidhur me përgjigjen e Republikës Islamike ndaj protestave masive më 2022, duke denoncuar “iranofobinë” e shteteve perëndimore.

    Raporti u ndërtua “mbi pretendime të pabaza” dhe “informacion të rrem dhe të njëanshëm, pa bazë ligjore”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.

    Ekspertët ndërkombëtarë thanë se shtypja e protestave, kryesisht paqësore, që nisën në shtator të vitit 2022 dhe “diskriminimi i institucionalizuar” ndaj grave dhe vajzave çoi në “krime kundër njerëzimit”.

    Këshilli për të Drejtat i Njeriut i OKB-së dha mandatin për hetimin e ekspertëve. Në këtë proces, autoritetet iraniane refuzuan të merrnin pjesë. Raporti u përpilua lidhur me protestat që tronditën Republikën Islamike pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, 22-vjeçare.

    Amini ishte arrestuar nga “policia e moralit” në Teheran nën pretendimet se kishte shkelur kodin strik të veshjes për gratë në Iran.

    Në raportin e ekspertëve të OKB-së u gjet se Qeveria iraniane ishte përgjegjëse për dhunën fizike që çoi në vdekjen e Aminit, dhe për shtypjen brutale të protestave që pasuan.

    “Jo vetëm që komiteti i ekspertëve nuk tha të vërtetën, por në mënyrë të qëllimshme shtrembëroi faktet”, tha Kanani.

    Raporti, tha ai, “u përgatit nga regjimi zionist [referencë për Izraelin], Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete perëndimore”, të cilët “vazhdojnë të shfaqin iranofobi dhe shpifin ndaj Iranit”.

    Këto shtete “janë të zemëruara për shkak të dështimit të ndërhyrjeve të tyre gjatë trazirave”, tha Kanani duke iu referuar protestave.

    Autoritetet iraniane thonë se “trazirat” u nxitën “nga armiqtë” e Republikës Islamike, veçmas nga Shtetet e Bashkuara.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se një komitet i posaçëm për hetim të protestave, i formuar me urdhër të presidentit Ebrahim Raisi, “së fundi ka dërguar një raport final te presidenti”, duke mos dhënë detaje për gjetjet e këtij raporti.

    Ekspertët e OKB-së thanë se “jo më pak se 551” protestues u vranë nga forcat e sigurisë, të cilët “përdorën forcë të panevojshme dhe disproporcionale”./REL/

  • Lista Serbe i reagon nënkryetares së Zveçanit: Tomaniq dhe shefi i saj Kurti e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi

    Lista Serbe i reagon nënkryetares së Zveçanit: Tomaniq dhe shefi i saj Kurti e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi

    Para dy ditësh është djegur në Zveçan lokali i nënkryetares së kësaj komune Natasha Tomaniq. Pas kësaj ngjarje, Tomaniq tha se nuk frikësohet nga Lista Sebe dhe strukturat kriminale në veri. E nga kjo parti politike thanë se dënojnë ashpër akuzat nga Tomaniq, pasi siç thonë ata janë të rrejshme.

    Nga kjo parti thonë se Tomaniqi e ka shef Albin Kurtin, teksa shtuan se të dy e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi.

    “Është interesant fakti se Natasha Tomaniq, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi dhe rezultatet e shërbimeve të ekspertëve. Për më tepër, Kurti dhe Tomaniqi insinuojnë se edhe ata e dinë se kush e ka kryer këtë akt”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

    Tutje në këtë reagim thuhet se Lista Serbe është duke luftuar për mbrojtjen e popullit serb dhe se komuniteti ndërkombëtar është duke bërë presion të madh mbi pushtetin në Kosovë.

    “Në kohën kur ne po luftojmë për ruajtjen e popullit serb dhe kur presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi regjimin në Prishtinë nuk ka qenë kurrë më i madh, ne kemi bërë thirrje për paqe të panumërta, të vetëdijshëm se ngjarje të tilla nuk janë në favor të popullit tonë, por fakti është se ata janë në favor të Kurtit për të larguar vëmendjen e publikut nga presioni që është nën të dhe për të justifikuar praninë e trupave pushtuese në zonat serbe në veri të Kosovës…”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

  • Gruda: Qeveria miratoj projektligjin për Zyrtarët Publikë në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, PDK nuk do ta lejoj këtë arbitraritet

    Gruda: Qeveria miratoj projektligjin për Zyrtarët Publikë në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, PDK nuk do ta lejoj këtë arbitraritet

    Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa adresuar shkeljet kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

    “Ajo që ka ndodhur është skandaloze, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është shpërfillur në tërësi nga Qeveria. Konkretisht, me nenin 17 Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas aktemërimeve që kanë pasur”, ka thënë Gruda.

    Më tej, ai ka cituar paragrafin 3 të këtij ligji, ku thuhet: Nëpunësit civil të emëruar në pozitat e kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese para hyrjes në fuqi të ligjit bazik konsiderohet se filloj mandatin e parë më hyrjen në fuqi të këtij ligji.

    “Kjo kështu nuk ka asnjë kuptim sepse dispozitat e Ligjit bazik për Zyrtar publikë Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si jo kushtetuese dhe ato pozita nuk mund të konsiderohen me mandat. Me këtë akt, Qeveria Kurti dëshiron të mbush administratën e shtetit me militantët e saj partiak, siç ka bërë deri tani, ta politizoj atë dhe të zbatojë politika në mënyrë tërësisht jo kushtetuese dhe në shkelje të plotë të aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosu për këtë rast”, ka thënë Gruda.

    Ai ka thënë se trumbetimet e shumta për reforma në administratën publike janë harruar, sepse atyre ju kanë zënë vendin shkeljet e kushtetutës dhe tendencat për kapjen e administratës publike.

    “Kjo është një fazë e re e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria, ku edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dispozitat jokushtetuese përfshihen në ligje. Një qeveri normale do të duhej të ndjehej keq kur shkel kushtetutën dhe jo të shkoj edhe një hap më shumë duke mos zbatuar as aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Koordinatori për Drejtësi i KQM-së.

    Gruda ka thënë se Qeveria mendon se institucionet politike kanë autoritet mbi gjykatën në vendimmarrjen e tyre kushtetuese dhe jo anasjelltas.

    “Ata duan të ja nënshtrojnë kushtetutën dhe rendin kushtetuese vullnetit dhe bindjeve të tyre politike. Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lejoj këtë arbitraritet. Nëse ky ligj miratuar në kuvend më këtë përmbajtje, ne do ta dërgoj atë në Gjykatën Kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndalë këto veprime jokushtetuese, këto sulme ndaj kushtetutës dhe rendit kushtetuese të Kosovës, dhe të angazhohet për reformat e administratës publike për të cila Kosova ka aq shumë nevojë”, ka përfunduar Koordinatori për Drejtësi, Përparim Gruda.

  • Derbi i madh mes Trepçës dhe Pejës luhet sot

    Derbi i madh mes Trepçës dhe Pejës luhet sot

    Fundjava na sjell dy super derbi në javën e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Xhiroja do të hapet me super ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

    Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje.

    ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktualë, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

    Takim shumë i vlefshëm edhe ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit.

    Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

  • Ajri jo i shëndetshëm sot, IKShPK-ja del me disa rekomandime

    Ajri jo i shëndetshëm sot, IKShPK-ja del me disa rekomandime

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të bëjnë kujdes sot ajri nuk është i shëndetshëm në Prishtinë.

    Lidhur me këtë, IKSHP ka dalë me disa rekomandime:

    -Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëmgjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.

    -Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet.

    -Qendroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë

    -Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura

    -Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat

    -Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunjë të lagësht për ngrohje

    -Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall, si dhe

    -Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane.

  • Tahiri: Qeveria ka miratuar projektligjin për Zyrtarët Publikë pa përfshirjen e rekomandimeve të BE, ky ligj i shërben LV-së

    Tahiri: Qeveria ka miratuar projektligjin për Zyrtarët Publikë pa përfshirjen e rekomandimeve të BE, ky ligj i shërben LV-së

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se qeveri e Kosovës mbrëmë e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa konsultime paraprake, pa përfshirjen e rekomandimeve të BE e SIGMES si dhe pa trajtimin e kërkesave që kanë dal nga aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe në këtë formë është problematik dhe në funksion të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai tha se VV, përmes këtij projektligji është duke kapur e politizuar administratën e shtetit.

    “Qeveri e Kosove dje në një takim në një mbledhje elektronike e ka votuar ligjin për zyrtaret publikë pa as një ditë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të BE e SIGMES e pa trajtimin e kërkesave që kanë dal nga aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese”.

    “Ky projekt ligj shkel të drejtat e punëtorit, është një hap për kapjen e administratës së shtetit dhe akomodimit të personave publik. E bën ligjin problematik dhe në funksion të VV-së. Kjo Qeveri do mbahet mend për numrin më të madh të ushtruesve të detyrës. Shteti i Kosovës është shteti i vetëm në Evropën Juglindore që institucionet udhëhiqen me ushtrues detyre, në administratë, kryeministri dhe presidencë udhëhiqen me ushtrues detyre. Ajo çka na brengos është kthimi i mandatit që është në kundërshtim me mandatin sipas të cilit mandatet vlejnë vetëm. Është tragjike për një shtet që përmes një procesi jo transparent të konsolidohet kapja. Dera e fundit është Gjykata Kushtetuese dhe për këtë do të marrim veprime”, ka thënë ai.

    Ai para mediave ka paraqitur pikat, që sipas AAK-së janë problemet fundamentale të këtij projektligji.

    “1. Mungesa e konsultimit me palët e afektuara, që janë zyrtarët publikë. Kjo e bënë projektligjin pa legjitimitetin e nevojshëm; 2. ⁠Projektligji shkon kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paraparë që nëpunësit që janë emëruar në pozitat e nivelit të ulet dhe të mesëm drejtues, të privohen nga e drejta ligjore e fituar me ligjin që ka qenë në fuqi kur janë emëruar. Projektligji i ri, duke i dhënë vetes efekt retroaktiv, e cenon të drejtën ligjore të fituar të kësaj kategorie. Krejt kjo në kundërshtim flagrant me parimet e SIGMA-së dhe BE-së, si një detyrim që Kosova ka marrë me MSA-në, që RAP ta bëjë në koordinim me BE-në, të cilën gjë nuk po e bënë; 3. ⁠Ky projektligj shkel të drejtat e njeriut, pasi që bazohet në supozimin e paargumentuar se nëpunësit civilë nuk vlejnë dhe se ata duhet të largohen masivisht nga puna, për të sjellë në ato pozita persona të dëgjueshëm për politikën në pushtet. Thjesht, është një hap në kapjen e administratës shtetërore, krahas edhe hapave që kjo qeveri ka ndërmarrë në kapjen e shtetit; 4. Largim nga fushëveprimi i Ligjit për Zyrtarët Publik në mënyrë të qëllimshme dhe pa bazë (kjo vlen edhe për nëpunësit civilë me status të veçantë); 5. Zgjatja e afatit deri në dy vjet për ushtrues detyre, tendencë e qartë për ligjësimin e këtij fenomeni të rrezikshëm; 6. Heqja e pragut minimal, që së paku dy kandidatë duhet t`i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues është e gabuar dhe me pasoja në zbatimin në praktikë; 7. Vendosja e marrëveshjes për pranim të nëpunësve civilë, të cilët janë tepricë sipas paragrafit 3 të nenit 67 është shumë e rrezikshme dhe me qellim mund të vijë në situatat që institucionet mos t`i pranojnë nëpunësit dhe të njëjtit të largohen nga shërbimi civil (shih paragrafin 5 të nenit 67); 8. Pezullim i paarsyeshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë; 9. Kthimi i mandatit për nëpunësit civilë aktualë në kategorinë e ulët dhe të mesme në kundërshtim me aktgjykimin, rastet: nr. KO216/22 dhe KO220/22 sipas të cilit mandate mund të vlejë vetëm për nëpunësit e ri të cilët krijojnë marrëdhënie pune pas hyrjes në fuqi të ligjit. 10. Tragjike kjo kapje e shtetit dhe nevoja që refomën ta mbrojmë nga politizimi e partizimi në Gjykatë Kushtetuese, prap”, ka thënë ai.