ATV

Author: G.O.

  • ​Djegia e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist

    ​Djegia e lokaleve të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist

    Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, i janë djegur dy lokale në qendër të Zveçanit, duke thënë se kjo paraqet një akt terrorist e qyqar.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo po ndodh ndaj Tomaniq dhe serbëve që duan të pavarësohen nga Beogradi që i shantazhon.

    “Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”, ka shkruar Kurti.

    Ai tha se ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, “është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre.”

    Kurti shpreson që edhe ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar.

  • Ndeshje interesante edhe këtë fundjavë në Serie A

    Ndeshje interesante edhe këtë fundjavë në Serie A

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 28-të në Serie A, ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Lideri Inter këtë fundjavë do të jetë në udhëtim tek Bologna, ku neuroazzurët synojnë që me fitore të marshojnë drejt titullit në Serie A dhe të thellojnë distancën nga skuadrat përcjellëse në renditjen tabelare, kurse Bologna synon që të marrë pikë dhe të përforcohet edhe më tutje në pozitën e 4-të e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

    Në anën tjetër dy gjigantët tjerë Juventus dhe Milan do të kenë punë me skuadrat si Empoli respektivisht Atalanta.

    Rossonerët kundër Empolit synojnë në mënyrë që të mbesin edhe më tutje në pozitën e trete,kurse Zonja e Vjetër ndaj Atalantës nuk mendon asgjë tjetër përpos fitores dhe po ashtu shpreson në një gabim të Interit për të mbetur në garë për titull.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali,Roma do të jetë në udhëtim tek Fiorentina, kurse Lazio do të presë në shtëpi Udinesen.

  • ​Bullgaria po bën hapa drejt emërimit të Kristalina Georgieva për mandatin e dytë si drejtoreshë e FMN-së

    ​Bullgaria po bën hapa drejt emërimit të Kristalina Georgieva për mandatin e dytë si drejtoreshë e FMN-së

    Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitar Radev ka diskutuar me drejtoreshën menaxhuese të FMN-së Kristalina Georgieva mundësinë e emërimit të saj për një mandat të dytë dhe ajo tha se do të ishte e nderuar të emërohej, tha Radev në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të bankës qendrore të premten. Guvernatori i BNB është gjithashtu Guvernator i FMN-së për Bullgarinë.

    “Kam pasur një bisedë telefonike me zonjën Georgieva në të cilën diskutuam mundësinë e nominimit të saj për një mandat të dytë në FMN dhe e pyeta nëse do të ishte e gatshme të vazhdonte të shërbente në postin e saj. Jam i kënaqur që thonë se ajo konfirmoi se do të ishte e nderuar ta bënte këtë, duke iu nënshtruar mbështetjes së anëtarësimit në FMN. Në këtë kontekst, autoritetet bullgare do të vazhdojnë konsultimet me partnerët e tyre evropianë për një pikëpamje të përbashkët rreth një nominimi të mundshëm në përputhje me procesin e FMN-së. zgjedhja e Drejtorit Menaxhues të institucionit,” tha Radev.

    Guvernatori i BNB-së tha më tej se Kristalina Georgieva “ka fituar respektin dhe besimin e madh të vendeve anëtare të FMN-së gjatë viteve të mandatit të saj si Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit”.

    “Nën udhëheqjen e saj, FMN-ja ka mbështetur ekonominë globale me financime në shkallë të gjerë për afro 100 vende anëtare ndërsa ata u përballën me pandeminë COVID, luftën në Ukrainë dhe krizën e kostos së jetesës. Shumë nga kolegët e mi, guvernatorët e FMN, do të donte ta shihte atë të vazhdojë si drejtoreshë menaxhuese e institucionit për një mandat të dytë – një pikëpamje e shprehur edhe nga ministri i Financave i Francës Bruno Le Maire në kohën e takimit të fundit të G20 në Sao Paolo”. /BTA

  • Szunyog përshëndet vendimin e KQZ-së, tani të krijohen kushte për votim të lirë e të drejtë

    Szunyog përshëndet vendimin e KQZ-së, tani të krijohen kushte për votim të lirë e të drejtë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi datën për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.

    Ai ka thënë se BE-ja e vlerëson procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja si dhe vendimin e sotëm.

    Szunyog është shprehur se i mbetet KQZ-së të përgatitet për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.

    “Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar ai në platformën X.

    Ai ka theksuar se “BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë këtij procesi”.

  • Edhe dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se mbyti me thikë vjehrrin

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se mbyti me thikë vjehrrin

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Edon Bujupit, i cili dyshohet për vrasjen e vjehrrit të tij, A.K., me thikë.

    Kjo është bërë e ditur r për “Betimi për Drejtësi” nga mbrojtësi i Bujupit, avokati Driton Muharremi.

    “Po edhe dy muaj i është vazhduar, konkretisht deri me 28 prill 2024”, tha avokati Muharremi.

    “Betimi për Drejtësi”, kishte siguruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ku ndër të tjera thuhej se i dyshuari kishte shkuar në banesë dhe pas një mosmarrëveshje me babën dhe vëllain e gruas fillojnë përleshjet fizike mes tyre.

    Gjithnjë sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari pastaj e ka goditur vjehrrin e tij me thikë, i cili pastaj vdes në QKUK.

    I dyshuari për vrasjen e vjehrrit të tij ishte dorëzuar vet në polici me 1 dhjetor të 2023/BetimipërDrejtësi

  • Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

    Nga atje, Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.

    Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e falënderoi Osmanin për vizitën dhe për festën në ditën, siç e quajti ai, historike për Suedinë.

    “Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, shkroi ai.

  • ​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

    ​ASK-ja e gatshme për regjistrimin e popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është e gatshme për regjistrimin e popullsisë, që do të fillojë më 5 prill.

    Kështu tha kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për medie të premten, me rastin e hapjes së fushatës për komunikim dhe sensibilizim për regjistrimin e popullsisë.

    Ai tha se regjistrimi i popullsisë do të bëhet në tërë territorin e Kosovës dhe se objekt kryesor i regjistrimit janë popullsia, ekonomitë familjare dhe banesat/shtëpitë.

    “ASK-ja është e gatshme me shku në regjistrim të popullsisë. Deri te kjo gjendje sot ku jemi ka pasur shumë sfida. Pak a shumë ata që janë brenda këtu e dinë se procesi ka shumë faza dhe shumë sfida, por nuk do të thotë se ka mbaruar regjistrimi i popullsisë. Është faza kryesore grumbullimi i të dhënave në teren që është planifikuar në datën e caktuar…Pyetësori do të bëhet publik së shpejti për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, do të jetë online për me i pa pyetjet të gjithë qytetarët. Kanë qenë një fushatë intensivë për me finalizuar pyetësorin. Kur themi intensive dhe masive pasi ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, lokale, OJQ, bizneset dhe organizatat ndërkombëtare…Aktivitetet që janë të domosdoshme dhe të nevojshme janë kryer qind për qind. Janë disa aktivitete minore që kanë impakt me rritë kualitetin, por deri tani janë siguruar tabletë, laptop, pajisjet të shumta të tjera në fushën e IT-së, hartat janë digjitalizuar si dhe janë bërë shërbimet e nevojshme për regjistrimin e popullsisë. Njëra ndër to është edhe fushata që e keni gati për të lansuar”, theksoi ai.

    Kastrati shtoi se regjistrimi do të bëhet përmes tabletëve, ku mes tjerash do të regjistrohet edhe diaspora, përmes të afërmeve të tyre ose aplikacioneve online.

    Sipas tij, ASK-ja përmes këtij regjistrimi do të del edhe me raporte për strukturën e popullsisë, moshën, gjendjen civile dhe punësimin.

    “Gjatë regjistrimit janë tri objekte thelbësore që do të listohen. E para është popullsia, secili individë, qytetarë i Republikës së Kosovës, po edhe ata që janë në Kosovë, të cilët jetojnë në Kosovë edhe që nuk e kanë nënshtetësinë do të regjistrohen, përveç ata që janë të specifikuar në ligj, ambasadat, KFOR-i dhe një pjesë e EULEX. Por jo përfaqësues të organizata ndërkombëtare apo shoqërisë civile. Pra, në regjistrim do të listohen individë, popullsia, ekonomitë familjare si janë të organizuara dhe të gjitha banesat, shtëpitë dhe objektet që janë fizike do të regjistrohen. Në formular do të jepen alternativa se për çka shfrytëzohen këto objekte”, tha Kastrati.

    Në anën tjetër, përfaqësuesi tjetër i ASK-së, Yll Shala, tha se edhe në aspektin teknik janë gati për regjistrimin e popullsisë, derisa tregoi sa regjistrues dhe mbikëqyrës janë angazhuar për të finalizuar këtë proces.

    “Gjithsej i kemi të angazhuar 891 mbikëqyrës, prej tyre janë 677 aktiv dhe një pjesë e kemi planifikuar me qenë rezervë në këtë proces. Sa i përket mbikëqyrëseve e kemi bërë përzgjedhjen e listës preliminare, ndërkaq atë finale do të publikojmë në ditët në vazhdim. Sa i përket regjistrueseve po ashtu kemi një numër prej 3536 regjistruesve të përfshirë në këtë proces. Prej tyre aktiv i kemi 2697, ku janë përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.

    Regjistrimi i popullsisë është shtyrë disa herë përgjatë viteve të fundit në Kosovë.

  • Ambasada e ShBA-së paralajmëron për një sulm ekstremist në Moskë

    Ambasada e ShBA-së paralajmëron për një sulm ekstremist në Moskë

    Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.

    Ambasada amerikane, që vazhdimisht u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia, nuk dha detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit, por tha se njerëzit duhet të shmangin turmat.

    “Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.

    Lufta që Rusia nisi në Ukrainë më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962 dhe presidenti rus, Vlaidmir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë.

    Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se SHBA-ja po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë./REL/

  • 52 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa për kundërvajtje në 24 orë

    52 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa për kundërvajtje në 24 orë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2007 tiketa për kundërvajtje në trafik.

    Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej të cilave 15 janë më të lënduar, kurse 37 më dëme materiale.

    Tutje, Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 persona dhe 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

  • Kurti: Mezi presim t’i mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë për mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë

    Kurti: Mezi presim t’i mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë për mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësim në NATO.

    Ai përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se tani Evropa është edhe më e sigurt.

    Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

    Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti.