ATV

Author: G.O.

  • Shefja e UNMIK-ut për vrasjen e gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë

    Shefja e UNMIK-ut për vrasjen e gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë

    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.

    Kjo vdekje, sipas saj, “është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë”.

    Ajo u kërkoi autoriteteve të sigurojnë drejtësi të shpejtë.

    “UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi në X shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

  • Macron: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për tërë rajonin

    Macron: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për tërë rajonin

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në një konferencë për shtyp të premten në Paris me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, Macron tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për të gjitha çështjet rajonale.

    “Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor. Kjo ka të bëjë me bashkimin e Evropës për ta bërë atë më të fortë në sfondin e agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri, besim në mbështetjen tonë. Ne jemi të impresionuar nga totaliteti të reformave dhe kapacitetit për të avancuar. Dua të mirëpres zërin e fuqishëm në rajonin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Në të gjitha çështjet rajonale, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i nevojshëm”, tha Macron.

    Rama u prit me një ceremoni shtetërore nga Macron, ndërsa tha se nuk e kishte imagjinuar një mikpritje të tillë.

    Pas takimit me Vuçiqin, Macron kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën e normalizimit, të arritur vitin e kaluar, duke theksuar se Franca do të sigurohet që çdo hap i kësaj marrëveshjeje të përmbushet.

  • Për tre muaj mbi 22 mijë pacientë në Shërbimin Emergjent, mbi 1 mijë raste si pasojë e aksidenteve

    Për tre muaj mbi 22 mijë pacientë në Shërbimin Emergjent, mbi 1 mijë raste si pasojë e aksidenteve

    Numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Shërbimin Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tremujorit të parë të këtij viti është mbi 22 mijë e 200 pacientë, raporton Ekonomia Online.

    Drejtori i Shërbimit Emergjent në QKUK, Naser Syla, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se 1381 raste kanë qenë nga aksidentet e komunikacionit, kurse 12 raste te lëndimeve me armë zjarri dhe 17 me armë të ftohta.

    “Gjatë këtij tremujorit në Qendrën Emergjente prape kemi pas numër tepër të madh të pacientëve, ka qenë shumë e frekuentuar pavarësisht prej asaj që e dimë prej vitit të kaluar ku kanë qenë mbi 92 mijë pacientë që janë trajtuar. Gjatë kësaj periudhe në Qendrën Emergjente kanë kërkuar ndihmë dhe janë trajtuar 22mijë e 219 pacientë, d.m.th prapë i bie mesatarja përmbi 270pacientë brenda 24 orëve, çka tregon se në një hapësirë prej 503 metra katror dhe me vetëm 29 shtretër dhe me një staf ku dihet që numri i mjekëve dhe specializantëve të mjekësisë emergjente është i vogël në Kosovë”, thotë Syla.

    “Prej këtyre që 523 operacioneve duhet ta ceki prej numrit total të pacientëve (5801 pacientë), 1381 raste kanë qenë nga aksidente të komunikacionit kurse 12 raste te lëndimeve me armë zjarri dhe 17 me armë të ftohta, me mjete janë mjete shpuese, prerje etj, kurse 62 prej tyre kanë qenë si shkak i traumës apo rrahjes. Këto janë shifrat që hyjnë ë në kuadër të 5081 pacientëve”, thotë tutje Syla.

    Sfidë, Syla e sheh ballafaqimin me familjarë të pacientëve, pasi shpesh herë stafi shëndetësor fyhet e sulmohet nga ta. Për këtë, thotë se kanë rritur edhe numrin e pjesëtarëve të sigurimit.

    “Puna në mjekësinë emergjente është shumë sfiduese e tash sfidat janë të shumta. Janë edhe të aspektit fizik, emocional, psikik, edhe aspektit stresogjen. Kur flasim fizik është qasje e shumë palëve në qendrën emergjente, disa prej tyre nuk kanëqasje humane, për ata edhe e kemi edhe numrin më të lartë tësigurimit në qendrën emergjente. Shpesh kemi probleme tëaspektit të një sjelljes sulm të kuadrit përcjellës, po them për njerëzit përcjellës sepse me pacientë nuk ka ndodhur asnjë spital të ketë mospajtim apo mos koordinim, mirëpo problemin më tëmadhe e bën përcjellësi kështu që kemi x raste që stafi shëndetësor keqtrajtohet dhe fyhet në mënyrën më të keqe prej cilëve dhe stafit përcjellës”, u shpreh Syla.

    Syla potencon se Qendra Emergjente ka një hapësirë prej 503 metrave katrorë, të cilën e konsideron të pamjaftueshme në krahasim me vëllimin e kërkesave për trajtim. Sa i përket furnizimit me aparatura thotë se ata qëndrojnë mirë, e që njëjtë vlerëson edhe gjendjen me sigurimin e barnave esenciale.

    “Qendra Emergjente e ka një hapësirë të ngushtë edhe atëherëkur është kriju prej vitit 99’ e ka një hapësirë tejet të ngushtëdikur 503 metra katror. I kemi 20 shtretër dhe po presim me shku renovimi i Qendrës Emergjente ku do shtohet edhe për tre shtretër kapacitet por prape se prape 503 metra janë, jemi ngushtë por me veprimin e fundit te QKUK-së dhe Ministrisë sëShëndetësisë… po presim të shohim në rinovim dhe shpresojmëqë do të kryhen në afat sa më të shkurt dhe të freskohet pak, tëmarrim aparatura, shtretër dhe gjëra të reja”, u shpreh Syla.

  • Alergjia në qumësht më e zakonshmja tek fëmijët

    Alergjia në qumësht më e zakonshmja tek fëmijët

    Një studim i fundit zbulon se alergjia e qumështit prek mbi gjysmën e 1 vjeçarëve në botë dhe përbënë 40% të alergjive ushqimore për fëmijët nga një deri dy vjeç.

    “Publiku i përgjithshëm duhet të jetë më i vetëdijshëm për alergjitë e qumështit. Ata mendojnë se kjo gjë nuk është serioze”, tha Dr Ruchi Gupta, profesor i pediatrisë në Shkollën Northwestern të Mjekësisë në Çikago.

    Në një hulumtim kombëtar prej rreth 52 mijë familjeve amerikane ku u përfshinë më shumë se 38 mijë familje me fëmijë, studiuesit zbuluan se gati 2% e fëmijëve raportojnë simptoma të qëndrueshme të alergjisë ndaj qumështit IgE.

    Simptomat e kësaj alergjie janë shtrëngimi i fytit dhe vështërsi në frymëmarrje.

  • Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

    Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur nga vrasja e 21-vjeçares dje në Ferizaj dhe me rrethanat e krimit.

    Sveçla tha se përkundër përpjekjeve për ta rritur sigurinë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e djeshme, sipas tij, janë thirrje për reflektim për të gjitha institucionet e për shoqërinë.

    ”Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, shkroi Sveçla.

    Dje rreth orës 14:40 një grua 21-vjeçare është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa i plagosur nga ish-bashkëshorti i saj ka mbetur vëllai i viktimës, 15-vjeçar.

  • Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

    Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

    Procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

    Kështu po vlerëson edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili njoftoi për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

    ”Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, ka shkruar Rohde.

  • ​Vjedhje e rëndë në Gjilan

    ​Vjedhje e rëndë në Gjilan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjilan.

    Në raportin 24-orësh thuhet se disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës (mashkull kosovar) ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

    Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij kane vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar I cili ka udhezuar fillimin e hetimeve”, njofton policia.

  • Rama sot do të takohet me presidentin Macron në Francë

    Rama sot do të takohet me presidentin Macron në Francë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim “tetë a tetë” me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Francë, Rama do të pritet sot në orën 12:30 në një ceremoni zyrtare, e më pas në orën 13:00, do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mirëpritet nga Macron me të cilin do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp.

    Më pas, në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

    Kurse në orën 14:45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

  • Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

    Shpërthim në Prishtinë, dyshohet për granatë dore – gjashtë vetura të dëmtuara

    Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

    Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

  • Shtiu me armë zjarri, arrestohet një person në Vushtrri

    Shtiu me armë zjarri, arrestohet një person në Vushtrri

    Të enjten pas mesnate në Vushtrri është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

    Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të njëjtit gjatë kontrollit i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.

    Derisa, në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja. I dyshuari me vendim të prokurorit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt”.