ATV

Author: G.O.

  • Shtime: Dy djemtë e rrahin babain, arrestohen nga policia

    Shtime: Dy djemtë e rrahin babain, arrestohen nga policia

    Dy persona janë arrestuar në Shtime, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

    Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes, teksa policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

    ”Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

  • Të hënën protestohet në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

    Të hënën protestohet në Prishtinë: Siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të hënën nga ora 17:30 do të organizojë protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si përgjigje për vrasjen e gruas në Ferizaj. Kjo organizatë do të kërkojë që siguria e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

    E.C., 21 vjeç, u vra sot nga ish-bashkëshorti V.A., 36 vjeç, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I plagosur mbeti vëllai i viktimës 15 vjeç. Dyshohet se çifti kishin mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka thënë se vrasja e fundit tregon se gratë në Kosovë nuk janë të sigurta askund.

    “Edhe një grua tjetër u vra në sytë e shtetit. Edhe një jetë e humbur që kumbon luftën që na është shpallur grave në Kosovë e që disa nga ne po i vret. Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti. Femicidi dhe lufta që iu është shpallur grave duhet të na revoltojë të gjitha/ë dhe të na ngrisë në këmbë shesheve dhe rrugëve në Prishtinë e kudo për të kërkuar që shteti me të gjitha strukturat e saj t’iu dalë në krah vajzave dhe grave dhe ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare. Ne si shoqëri duhet të ngrihemi e ta luftojmë bashkë këtë patriarkalitet që nuk po lë strehë të sigurtë për gratë deri sa ua merr edhe frymën e fundit”, thuhet në reagimin e tyre.

    “Teksa vajzat e gratë janë duke luftuar me këtë sistem vdekatar me jetën e trupat e tyre, ne nuk mund të qëndrojmë të qeta/ë e të vazhdojmë jetën me ritme normale. Ne duhet të dalim nga shtëpitë, zyret, punishtet, klasët e mësimit e kafenetë dhe ta denoncojmë e sfidojmë rendin patriarkal që po ushqen dhunë të përditshme ndaj vajzave dhe grave dhe femicid. Ne thërrasim në revoltë dhe demonstratë gjithëpopullore, këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 17:30. Të hënën e çdo ditë tjetër luftojmë për sigurinë tonë dhe të çdo vajze dhe gruaje në Kosovë. Luftojmë që asnjë grua të mos frikësohet, dhunohet a vritet”, vijon tutje reagimi.

  • ​Sulm me thikë në një qendër tregtare në Australi, sulmuesi qëllohet nga policia

    ​Sulm me thikë në një qendër tregtare në Australi, sulmuesi qëllohet nga policia

    Një person u qëllua dhe disa njerëz u goditën me thikë në një qendër tregtare të Sidneit të shtunën, tha policia australiane.

    Incidenti ndodhi brenda Westfield Bondi Junction, sipas një deklarate nga Policia e Uellsit të Ri Jugor për CNN.

    Oficerët thanë se ata u thirrën në vendin e ngjarjes pas raportimeve për disa njerëz të therur me thikë dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.

    Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë blerësit që vrapojnë nga daljet e shumta të qendrës tregtare, ndërsa helikopterët e policisë mund të dëgjohen lart.

    Policia nuk konfirmoi nëse ata qëlluan një të dyshuar apo nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.

    “Hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë dhe nuk ka detaje të tjera”, thuhet në deklaratë.

    Dega australiane e CNN, 9 News Sydney, foli me një dëshmitar okular i cili tha se njerëzit po vraponin nëpër qendrën tregtare dhe po binin mbi njëri-tjetrin, duke e përshkruar situatën si “rrëmujë”.

    Kanalit 9 iu tha se njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtasin: “Mos zbrit, ka pasur një therje, ka pasur një therje”.

    Media shfaqi gjithashtu video live të njerëzve që futeshin në ambulanca dhe trajtoheshin në vendngjarje.

  • Greqia goditet nga një tërmet i fortë

    Greqia goditet nga një tërmet i fortë

    Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 05:23 të mëngjesit të së shtunës në ishullin Evia në Greqi, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Atikë.

    Epiqendra e tërmetit ndodhej 2 kilometra në jug-juglindje të Vasilikos Istiia dhe thellësia u vlerësua në 18.7 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik grek.

    Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi lëkundjen në 4.6 të shkallës Rihter 23 kilometra në jug të Skiathos.

    Tërmeti me magnitudë 4.5 u pasua nga shtatë pasgoditje të tjera deri në orën 7:30 të mëngjesit, ku më i madhi ndodhi në orën 6:36 të mëngjesit me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

  • Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, diskutohet për situatën në veri dhe veprimet kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës

    Sveçla takohet me zyrtaren e NATO-s, diskutohet për situatën në veri dhe veprimet kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me Ariella Viehe, Shefe e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s.

    Siç bën të ditur ministri përmes një njoftimi në Facebook, në takim është biseduar për situatën e veriut në vend.

    Sveçla tha se ka shprehur shqetësimin e tij për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë dhe për gjuhën dhe veprimet e saj kërcënuese në raport me Kosovën.

    Tutje në njoftim u theksua edhe rëndësia për t’i ndëshkuar ekstremistët e dhunshëm, si garancë për të mos u përsëritur sulmet me të cilat janë përballur pjesëtarët e KFOR-it.

  • 15-vjeçari i plagosur në Ferizaj lirohet nga spitali

    15-vjeçari i plagosur në Ferizaj lirohet nga spitali

    Në orët e pasdites të së premtes, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndodhi një rast i rëndë, ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti, dhe një 15-vjeçar mbeti i plagosur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, 15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

    Ndërkohë, trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore.

    Dorasi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Përndryshe, këtë ngjarje të rëndë e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar dënim maksimal për dorasin.

  • Kurti bën sot homazhe në përkujtim të masakrës së Studenicës dhe masakrës së Llashticës

    Kurti bën sot homazhe në përkujtim të masakrës së Studenicës dhe masakrës së Llashticës

    Kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në përkujtim të Masakrës në Studenicë dhe Masakrës në Llashticë.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të shkojë për homazhe në Studenicë të Istogut, në orën 10:00, ndërkohë në Llashticë të Gjilanit në orën 17:30.

  • Analistët politikë mirëpresin largimin e Lajçakut, presin një figurë tjetër më të angazhuar

    Analistët politikë mirëpresin largimin e Lajçakut, presin një figurë tjetër më të angazhuar

    I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas katër vitesh do të largohet nga kjo detyrë, dhe pritet të jetë ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër nga 1 shtatori.

    Njohës të çështjeve politike në Kosovë kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me punën dhe angazhimin e tij në këtë proces.

    Politologu Albinot Maloku ka thënë për Ekonomia Online se mbarimi i misionit të Lajçakut duhet të shihet si pozitiv, në kuptimin që një person tjetër do të jetë më i angazhuar dhe më neutral.

    “Është pritur që mbarimi i Lajçakut të jetë pozitiv në kuptimin që një person tjetër të jetë më i angazhuar më neutral dhe të jap ndikimin e vetë personal në këtë drejtim. Se a do të bëhet kjo duhet me pritë për me e pa, por konsideroj që Lajçak, ka pasur një mision në traditën e vet të dështuar të angazhimeve ndërkombëtare dhe nuk kam pasur aspak pritje duke e njohur angazhimin e tij ndërkombëtar. Tani çdo person që do të vijë do të jap ndikimin e vet pozitiv. Paralelisht kësaj dihet se BE-ja në raport me çështjen e dialogut është një mekanizëm i cili e mban një trase thelbësore të dialogut. Individi në këtë proces mundet të jap kontributin e vet të ruajtjes së neutralitetit që ka qenë shumë e rëndësishme në procesin mes Kosovën dhe Serbisë dialogut”, ka thënë Maloku.

    Njohësi i çështjeve politike, Maloku ka shtuar se përmbyllja e dialogut do të ishte bërë nëse kishim pas marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese përfundimtare që e ka në qendër njohjen mes Kosovës dhe Serbisë

    “Përmbyllja e dialogut do të ishte bërë nëse kishim pas marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese përfundimtare që e ka në qendër njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. Këto marrëveshje që kanë ndodhur, pajtimet të gjitha janë vetëm kontribuuese në normalizimin e raporteve dhe për pasojë nuk konsideroj që do të ndodh përfundimi i dialogut si i tillë dhe tani që me pajtimin e fundit që Kosova e dha me shkrimin e vetë dhe pajtoj që dialogu të jetë përcaktues edhe i integrimeve evropiane të saj. Kjo është pjesa tjetër shqetësuese e hapave të qeverisë aktuale pas pajtimit që ndodhi në Bruksel dhe Ohër që kishte vullnet për ta dhënë nënshkrimin dhe tani si mundësi nuk e shoh përmbylljen e dialogut sidomos në një të afërme dhe sidomos nëse nuk do ta kemi këtë dokumentin gjithëpërfshirës i cili kishte më qenë mision obligues i njohjes mes palëve mirëpo do të merr dinamikën e vet fatkeqësia është se po diskutohet në Bruksel për një çështje që ka qenë e brendshme siç është dinari dhe kjo ka qenë një dalje jo e mirë nga binarët që ka pas dialogu si i tillë në të gjitha dështimet që i ka pas, të gjitha defektet që i ka pas si proces prej nisjes së saj”, ka thënë ai.

    Ndërsa Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kolegjin UBT ka thënë se do të ketë ndryshime në gjithë strukturën e Komisionit Evropian sepse po afrohen zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

    “Po, është e vërtetë që ka me pas ndryshime në gjithë strukturën e Komisionit Evropian sepse po afrohen zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe mbi bazën e pasi të ndërtohet Parlamenti Evropian si strukturë e BE –së, atëherë do të votohet edhe Komisioni Evropian i cili mund të ketë përbërje krejtësisht të re. Pra duke filluar që nga shefi i diplomacisë së jashtme, Borell dhe i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, jam i bindur që do të ketë ndryshime në këtë fushën e jashtme. Por edhe te zoti Lajçak si i dërguar special i BE-së, apo dialogun Kosovë-Serbi sepse është pa që ka nevojë për një rifreskim për këtë fushë dhe besoj që do të jetë një figurë e re”.

    “Por kisha pas dëshirë që figura të jetë më shumë politike se sa teknike në kuptimin që edhe zoti Lajçak ka qenë politike por një figurë  pak më e fuqishme apo të paktën që vie nga një shtet më i fuqishëm politik pra një shtet mos njohës. Mund të jetë nga Gjermania, Franca, Italia por jo një vend shumë i vogël i pafuqishëm politikisht dhe që nuk ka mjohue pra sepse po vërehet që po ka shumë disbalanc. Por sidoqoftë edhe nëse do ndryshon kryenegociatori prap mendoj se është fillim pozitiv pra në substancë përbeje nuk do ndryshojë shumë sepse Kosova veç se e ka pranuar planin Franko-Gjermanran dhe është zotuar që do ta zbatojë kështu që kryenegociatori i ri krejt çka do të ketë për detyrë është ta sekuencojë gjithë marrëveshjen kur dhe sa do të implementohet edhe pse Kosova i din detyrat e veta, siç i din edhe Serbia. Pra jemi në fazën e implementimit të dialogut. Do jetë më shumë një mbikëqyrës i zbatimit të marrëveshjes por megjithatë mendoj që në BE duhet të merret një vendim shumë më i vështirë se sa kjo, a do të krijohet një lidership i ri i cili merr vendim për njohje të Kosovës, sepse mendoj se pa njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së mendoj që vështirë do ketë zgjidhje për dialogun, Kosovë Serbi”, ka thënë Arifi.

  • Policia shqiptoi 15 mijë gjoba për tetë ditë

    Policia shqiptoi 15 mijë gjoba për tetë ditë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nga tre prilli deri më 11 prill, ka shqiptuar 15 mijë e 347 gjoba.

    Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor, Policia ka vazhduar me zbatimin e këtij ligji.

    PK-ja ka deklaruar se fokus kanë qenë kundërvajtjet që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik dhe janë shkaktarë më të shpeshtë të aksidenteve.

    Shqiptimi i gjobave:

    · 6,923 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë

    · 1,205 kundërvajtje për mos përdorim të rripit të sigurisë

    · 639 kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

    · 63 kundërvajtje për tejkalim në vijë të plotë apo vende të ndaluara

    ·18 kundërvajtje për ngasje nën ndikim të alkoolit

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje pjesëmarrëve në trafik që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të jenë vigjilentë në rrugë dhe të respektojnë rregullat nga ligjet e reja në trafik.

  • Biden paralajmëron se Irani mund ta sulmojë Izraelin së shpejti

    Biden paralajmëron se Irani mund ta sulmojë Izraelin së shpejti

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden deklaroi sot se ai priste që Irani të sulmonte Izraelin “më herët se sa vonë”, duke dhënë një vlerësim pesimist edhe pse ai paralajmëroi Teheranin kundër ndërmarrjes së një veprimi të tillë.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi mbajti vërejtjet në një konventë të liderëve të të drejtave civile, Biden tha se këndvështrimi i tij i zymtë bazohej në raportet e inteligjencës që ai nuk kishte lirinë t’i përshkruante më tej.

    I pyetur se çfarë do t’i thoshte Iranit për një sulm të mundshëm, Biden ishte i shkurtër. “Mos”, u përgjigj ai.

    Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë të paprecedentë nga Irani ndaj objektivave të qeverisë që të shtunën, sipas njerëzve të njohur me vlerësimet e inteligjencës perëndimore, raporton Bloomberg.